Aplikacion
Markle dhe Princi Harry themeluan “Archewell Productions” në vjeshtën e vitit 2020 në një përpjekje për të krijuar seriale, dokumentarë, dokumentarë artistikë dhe programe për fëmijë. Pearl pritej të ishte seriali i parë i animuar i krijuar nga kompania e prodhimit.
Pavarësisht largimit të “Pearl”, burime pretendojnë se Netflix mbetet optimist për marrëveshjen me “Archewell” dhe ka një numër projektesh të planifikuara. Netflix ka bërë disa shkurtime ditët e fundit, duke përfshirë heqjen e dy shfaqjeve të tjera për fëmijë dhe shkarkimin e stafit.
Ndërsa ishin publikuar pak detaje rreth serialit, shumë besuan se shfaqja bazohej të paktën pjesërisht në fëmijërinë e vetë Markle, duke përmendur se si ajo e quajti shfaqjen dhe personazhin e tij kryesor Pearl, i cili është kuptimi i origjinës së emrit të saj./L.K
/Zoom.al
SKANDAL/ 37-vjeçari italian prej 8 muajsh në spital pas trajtimit dentar në Shqipëri