zoom

Të gjitha

“Ale Ale”/ Kënga e Xhensila Myrtezajt, tipike verore

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka prezantuar projektin e ri muzikor. “Ale Ale” mban titullin kënga.

Ajo vjen me një look më ndryshe e mjaft sensuale me veshjet e veçanta që ka përzgjedhur për këtë videoklip. Teksti dhe vija melodike është realizuar nga Lum Dakaj me muzikë dhe producim nga Bigdeal Records.

Videoja ndërkaq i është besuar produksionit të njohur, “Fullmoon Production”. Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të artistes së njohur. Xhensila i ka qëndruar besnike zhanrit dhe stilit të saj muzikor që nga fillimi i karrierës./L.K

/Zoom.al