zoom

Të gjitha

Një fëmijë në horizont ?! JLO dhe Afleck duan të shijojnë romancën

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po planifikojnë dasmën e tyre të ëndrrave, ndërkohë që kërkojnë shtëpinë e përsosur për t’u bërë një familje e lumtur. Edhe pse çifti ka fëmijë në martesat e tyre të mëparshme (Lopez më parë u martua me Marc Anthony dhe Affleck ishte i martuar me Jennifer Garner), ardhja në jetë e një fëmije së bashku pas rindezjes së romancës së tyre duket si historia e përsosur e dashurisë.

Por, a do ta mendojnë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mundësinë e të paturit një fëmijë së bashku?

Sipas një burimi të afërt me çiftin, kjo nuk është në planet e tyre. “Ata nuk duan fëmijë pasi të dy e kanë kaluar atë pjesë në jetën e tyre,” zbuloi burimi i brendshëm për HollywoodLife.

Çifti është i lumtur me mendimin që thjesht të bashkojnë familjet e tyre dhe të jetojnë së bashku. Një burim tjetër zbuloi se Jennifer ka një marrëdhënie të shkëlqyer me fëmijët e Benit, Violet, 16, Seraphina, 13 dhe Samuel, 10 vjeç./L.K

/Zoom.al