Aplikacion
Pak para fejesës me Princ Harry, dukesha duket se i ka marrë këshillat më të mira nga mamaja e saj, Doria Ragland.
“Do ketë njerëz që nuk do të kenë qëllime të mira në zemrën e tyre ndaj teje, por ti nuk duhet të fokusohesh tek ta. Ti duhet të shohësh më larg se ta”, ka qenë një prej këshillave të Dorias, e cila e ka ndihmuar Markle për një kohë të gjatë.Ragland ka qenë gjithmonë në dijeni të jetës së ‘vështirë’ që e priste Meghan për shkak të paragjykimeve të shumta.
Ajo është mbështetësja më e madhe e Markle, gjë që është e dukshme sa herë që ato shihen së bashku. Në fakt, Ragland është aq shumë e pëlqyer nga familja mbretërore, saqë u ftua të kalonte pushimet me ta në Sandringham. Ragland ka qenë një model për vajzën e saj dhe ato kanë një nga lidhjet më të forta. Ajo i drejtohet Dukeshës Meghan me pseudonimin e lezetshëm “Lule”./L.K
/Zoom.al