zoom

Të gjitha

“5 vjet bëja gjilpëra si drogë”, Atdheu zbulon periudhën e vështirë të fëmijërisë

Konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka zbuluar shumë detaje nga jeta e tij private, që nuk i kishte thënë asnjëherë më parë.

Atdheu ka rrëfyer se pesë vitet më të vështira të jetës së tij, i ka kaluar në fëmijëri. Ai ka treguar se ajo periudhë e ka bërë që të ndihet shumë keq.

“Në Kosovë, më thanë se kisha një infeksion në kocka, por nuk ishte e vërtetë. Terapia që kam pasur për 5 vite ka qenë e panevojshme dhe çdo muaj duhet të bëja një gjilpërë. Më ka bërë të ndihem shumë keq ajo periudhë, sepse ajo gjilpëra ishte si një lloj droge”, ka thënë konkurrenti i “Për’puthen” teksa ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone”.

Ai ka shtuar se ditën që e bënte gjilpërën i kapeshin sytë, ndërsa më pas i vinte gjumë.

“Pastaj ika për tu kuruar në Stamboll, dhe mësuam që unë nuk kisha asnjë infeksion. Kisha një problem të vogël, që u kurua vetëm me 2 tablete”, ka treguar Atdheu.