zoom

Lajme

5 muaj pas emërimit/ Shkarkohet drejtori sportiv i Manchester United

Drejtori sportiv i Manchester United, Dan Ashworth, ka lënë detyrën vetëm 5 muaj pas emërimit të tij.

Shkak është bërë humbja e fundit në kampionat ndaj Nottingham Forest.

Pas trajnerit Erik Ten Hag, të larguar pak javë më parë, klubi anglez ka shkarkuar edhe drejtorin sportin, Dan Ashëorth.

Të emëruar vetëm pesë muaj më parë, te United, Ashëorth shihet si një nga fajtorët për situatën aspak të mirë të skuadrës.

Afrimet e bëra në merkato, ku u shpenzuan 200 milionë euro, shihen si të gabuara dhe për këtë arsye, i është komunikuar largimi.

Manchester United, aktualisht renditet në vendin e 13-të me vetëm 19 pikë të grumbulluara.