zoom

Aktualitet

41-vjeçarja në Berat i jep fund jetës! Telefonoi vëllanë: Amanet fëmijët

Një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme duke pirë fotoksinë. Viktima Shpresa Krëku mësohet se përpara se të kryente aktin e rëndë ka telefonuar vëllanë duke i thënë: “Nuk mundem më, amanet fëmijët”.

Pas telefonatës nga 41-vjeçarja, i vëllai ka shkuar menjëherë në banesën e saj në fshatin Bilçë të Beratit ku e ka gjetur në gjendje kritike.

Ai e ka dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku gjeti humbi jetën 15 minuta pas mbërritjes.

Nëna e dy fëmijëve raportohet se ka pirë 3 kokrra fostoksinë pas një debati në telefon me bashkëshortin e saj, Çlirim Krëku, i cili prej një viti jeton në Selanik të Greqisë.

Ende është mister shkaku i vetëhelmimit të nënës së dy fëmijëve, ndërkohë që në lajmërinin e vjekjes nuk përmendet emri i bashkëshortit, vetëm prindërit, vëllai dhe fëmijët.

41-vjeçarja ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj pranë familjes së saj./ Zoom.al