zoom

Blog

4 nenet që detyrojnë SPAK të nisë hetimet, pas deklaratave të Arben Ahmetajt

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi hapur në një intervistë për SYRITV se pronari i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj dhe se ai e ka sulmuar Ahmetajn politikisht. Gjatë ‘dëshmisë’ së tij, ish ministri i Financave futi në lojë dhe kryeministrin Edi Rama, duke treguar se e ka kërcënuar ka motivuar ‘luftë’ ndaj tij.

Lidhur me këto akuza, janë 4 nene të cilët detyrojnë prokurorët të vihen në lëvizje. Nenet i ka bërë të ditur avokati Sokol Hazizaj. Në rrjetet sociale ai ka treguar se SPAK-ut i lind e drejta të nisë hetimet kryesisht. Sipas tij, nëse do bëhej fjalë për qytetarë të thjeshtë, do u kishin shqyer derën tashmë.

Postimi i plotë i Hazizaj:

Publiku dëshiron të dijë, a është riregjistruar ndonjë (njoftim për vepër penale) ndaj fakteve apo personave që përmendi Arben Ahmetaj në “ligjërimin” e tij në media, sepse ligji thotë që:

Fillimi kryesisht i procedimit penal dhe pavarësia e prokurorit.

Neni 24 i KPP

Funksionet e prokurorit – 6. Kur nuk është i nevojshëm ankimi i viktimës, ndjekja penale ushtrohet kryesisht.

Neni 287 i KPP

Regjistrimi i njoftimit të veprave penale – 1. Prokurori shënon në regjistër çdo njoftim të veprës penale që i vjen ose që ka marrë me iniciativën e vet dhe në të njëjtën kohë ose nga momenti në të cilin rezulton, emrin e personit të cilit i atribuohet vepra penale.

Neni 5 i Ligjit Nr. 97/2016

Detyrueshmëria e ndjekjes penale – Ushtrimi i ndjekjes penale është i detyrueshëm, me përjashtim të rasteve kur ligji parashikon ndryshe.

Neni 45

Pavarësia procedurale e prokurorëve – 1. Prokurorët ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë të pavarur, gjatë hetimit dhe përfaqësimit të akuzës në gjykim.

Burimet e hapura të njoftimit “notitia criminis”.

“Mediat, publikime te shkruara, audio-vizive, online, etj. Shumica e hetimeve kryesisht kanë filluar pikërisht nga publikimet e mediave audio-vizive;

•Raportet e institucioneve si DPT, KLSH, DPPP, APP, ILDKPKI, etj.

Hë pra jepi! Se po të ishin qytetarë të thjeshtë, do u kishit shqyer derën!!