zoom

Aktualitet

”Kam klientë VIP e biznesmenë”- Nga Amerika e Jugut në Shqipëri, eskorta e luksit: Janë xhentilë! Fitoj 150 deri në 500 euro për takim

”Kam klientë VIP e biznesmenë”- Nga Amerika e Jugut në Shqipëri, eskorta e luksit: Janë xhentilë! Fitoj 150 deri në 500 euro për takim

Një vajzë nga Amerika e Jugut, e cila ushtron aktivitetin e prostitucionit në Shqipëri, ka dhënë një dëshmi mbi mënyrën se si funksionon kjo veprimtari dhe profilin e klientëve të saj.

Ajo tregon se punon me klientë të përzgjedhur, kryesisht persona me të ardhura të larta, dhe se kontaktet sigurohen përmes platformave online, por edhe përmes një personi që e ndihmon në organizimin e takimeve.

Sipas saj, klientët në Shqipëri janë kryesisht biznesmenë, burra të martuar dhe persona të njohur publikisht.

“Klientët janë të sjellshëm dhe xhentilë. Në përgjithësi kemi të bëjmë me klientë të mirë. Shumica janë biznesmenë ose burra të martuar”, shprehet ajo për Inside Story.

E reja tregon se ka profile në platforma të dedikuara për eskorta, ndërsa bashkëpunon edhe me një person që i siguron klientë dhe kujdeset për organizimin e takimeve.

“Nuk më pëlqen ta quaj tutor. Ai nuk më ka detyruar të bëj asgjë pa dëshirën time. Më ndihmon të gjej klientë dhe të jem e sigurt, ndaj preferoj ta quaj menaxher. Punojmë së bashku”, thotë ajo.

Ndryshe nga raste të tjera të denoncuara, vajza pohon se e ushtron këtë aktivitet me vullnetin e saj dhe se nuk ka qenë e detyruar nga askush.

Ajo ka folur edhe për të ardhurat që siguron nga kjo veprimtari, duke treguar se numri i klientëve ndryshon nga muaji në muaj.

“Zakonisht kemi rreth 20 deri në 22 klientë në muaj. Fitimet ndryshojnë, por zakonisht variojnë nga 150 deri në 500 euro”, deklaron ajo.

Sipas dëshmisë së saj, mes klientëve nuk mungojnë edhe figura publike nga fusha të ndryshme, ndërsa pjesa më e madhe e tyre i përkasin një niveli të lartë ekonomik.