Aplikacion
Një tërmet i fortë me magnitudë 7.0 ka goditur brigjet e Kalifornisë veriore, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.
Një paralajmërim për cunami u lëshua fillimisht përgjatë brigjeve të Kalifornisë veriore dhe Oregonit jugor, një zonë që përfshin rreth 4.7 milion njerëz, por më vonë u anulua.
Epiqendra e tërmetit goditi më afër qytetit Ferndale, rreth 418 km në veri të San Franciskos. Zyrtarët lokalë thanë se nuk ishin raportuar vdekje apo dëme të mëdha të përhapura si pasojë e tërmetit, i cili është një nga vetëm nëntë tërmetet me magnitudë 7 ballë që goditi globalisht këtë vit.
7.0 EARTHQUAKE HITS NORTHERN CALIFORNIA tsunami warning IT may hit very soon look at these waves right now..EVACUATE EMERGENCY IN PLACE pic.twitter.com/zgHDMe25k3
— Dortie (@24SevenEyes) December 5, 2024
Zyra e Sherifit të Qarkut Humboldt i tha CBS News, se nuk kishte pasur shkatërrim katastrofik në ndërtesa apo infrastrukturë, por disa shtëpi raportuan dëme të vogla.
Disa dyqane në zonë raportuan se artikujt kishin rënë nga raftet dhe energjia u ndërpre për pak kohë për shumë banorë, tha zyra e sherifit.
Më shumë se 10,000 njerëz ishin pa energji elektrike në kontenë Humboldt pas tërmetit që goditi, sipas poweroutage.us.
Ndërsa tërmeti nuk shkaktoi, një banor i Ferndale, tha se pjesa e brendshme e ndërtesës në të cilën ndodhej “dukej sikur një bombë të ketë shpërthyer në çdo dhomë”.