zoom

Aktualitet

I publikonte dhe dërgonte foto vajzës së re në rrjetet sociale, nën akuzë 40-vjeçari

Edhe pse alarmi dhe sensibilizimi këto kohë kanë qenë në vëmendje të opinionit dhe organeve ligjzbatuese pas vetëvrasjes së 27-vjeçares në Kamëz, sepse i publikuan një foto intime në TikTok, “virusi” i përndjekjes dhe shantazheve me natyrë seksuale nuk ndalet.

Policia e Lushnjës njoftoi sot se ka proceduar penalisht një 40-vjeçar, pasi dyshohet se i ka publikuar foto personale një vajze në rrjetet sociale.

“M. Ç., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 21 vjeçe, se ndihet e kanosur sepse ky shtetas i dërgon në rrjete sociale, foto të saj personale”, thuhet në denoncim dhe njoftimin zyrtar.

Materialet për hetim i kaluan prokurorisë vendore, teksa i dyshuari ka mohuar qëllimet dashakeqëse ndaj të resë. /ZOOM.AL/