Aplikacion
Pas Cikaleshit, Rey Manaj, Roshi, Dejvi Bregut, Muçit e shumë të tjerë, në Turqi, në orët e fundit të merkatos zbarkoi edhe Arbnor Muja.
Në mënyrë surprizë sulmuesi shqiptar u largua nga Belgjika, nga Royal Antwrp për t’u transferuar te Samsunspor. Klubi turk me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi transferimin e Mujas:
“Mirësevjen Arbnor Muja! Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, i cili së fundmi ishte pjesë e Royal Antwerp FC, Arbnor Muja ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Samsunspor”-bëri me dije klubi turk.
Kjo lëvizje vjen pas një periudhë jo shumë pozitive të Mujas në Belgjikë ku humbi jo pak nga statusi i tij titullar. Muja shpreson që me këtë transferim në Turqi të këtë më shumë minuta për të qenë në kushte perfekte për “Euro2024”. /ZOOM.AL/