Aplikacion
Mendes ishte në lidhje romantike me yllin e hitit “Havana”, për më shumë se 2 vjet, por në nëntor të vitit të kaluar çifti vendosi të ndahet. 23-vjeçari nga Kanadaja pranoi se procesi i shkrimit të këngës “When You’re Gone”, e ka lejuar atë të adaptohet me idenë e të qenit përsëri vetëm.
Ylli i hitit “Stitches”, vazhdoi duke shpjeguar se ndarja e teksteve të cenueshme me fansat ka qenë gjithmonë e rëndësishme për të, pasi i ndihmon njerëzit të lidhen më ngushtë me muzikën e tij dhe tekstet e shkruara nga ai.
Dy artistët e famshëm, Mendes dhe Cabello, e bënë të ditur lajmin e ndarjes kah fundi i vitit 2021, duke deklaruar se dashuria për njëri-tjetrin vazhdon të jetë më e fuqishme se kurrë. Shawn aktualisht është duke punuar në një album të ri si dhe po bëhet gati për turneun botëror “Wonder”. Ylli i hitit “Senorita” ka deklaruar se është i vendosur të krijojë muzikë autentike./L.K
/Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet