Aplikacion
Udhëheqës fetarë e politikë botërorë kanë përcjellë mesazhe reflektimi, shprese dhe paqeje me rastin e ndërrimit të viteve, duke bërë thirrje për solidaritet, stabilitet dhe një të ardhme më të sigurt në vitin 2026.
Në audiencën e fundit për vitin 2025, Papa Leo XIV, në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve, i ftoi ata të shprehin mirënjohje për vitin që po mbyllet, të kërkojnë falje dhe t’ia besojnë rrugëtimin e së ardhmes mëshirës së Zotit.
Duke rikujtuar fjalët e Shën Palit VI se “Zoti është dashuri”, Papa theksoi se fundi i vitit është një moment reflektimi mbi gëzimet dhe vuajtjet e përjetuara. Ai përmendi pelegrinazhet e shumta gjatë Vitit Jubilar, por edhe humbjen e Papa Françeskut, si dhe luftërat që vazhdojnë të shkatërrojnë botën.
Papa Leo XIV nënvizoi se Kisha i fton besimtarët t’i vendosin të gjitha përjetimet para Zotit, duke kërkuar që edhe në vitin e ri të ripërtërihen mëshira dhe shpresa. Viti u mbyll me këndimin solemn të “Te Deum”, si shprehje falënderimi dhe lavdie, jo në kuptim tokësor, por si akt i sinqertë besimi.
Mesazh për Vitin e Ri ka dhënë edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili uroi stabilitet dhe paqe në rajon.
“Kombi im i dashur, ju përshëndes të gjithëve me ndjenjat e mia më të sinqerta, me respekt dhe dashuri. Sot i japim lamtumirën vitit 2025 dhe po përgatitemi ta mirëpresim vitin 2026 me shpresa të reja dhe qëllime të reja. Uroj që viti i ri të sjellë mirëqenie dhe të mira për vendin tonë, kombin tonë, hapësirën tonë më të gjerë shpirtërore dhe për mbarë njerëzimin”, ka thënë presidenti turk.
Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz, në fjalimin e tij të parë për Vitin e Ri si kancelar, bëri thirrje për besim dhe siguri pavarësisht tensioneve të shumta ndërkombëtare. Merz foli për luftën në Ukrainë, zhvillimet e brendshme politike dhe për vitin 2026, të cilin e cilësoi si një vit që mund të shënojë rikthimin e paqes, lirisë dhe prosperitetit.
Mesazh për Vitin e Ri ka dhënë edhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, i cili tha se viti 2026 shënon fillimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe Kina duhet të ndërmarrë hapa të fuqishëm për zhvillim me cilësi të lartë, thellim të reformave dhe hapje të mëtejshme në të gjitha fushat. Xi Jinping shtoi gjithashtu se, sipas tij, “trendi i ribashkimit të Kinës nuk mund të ndalet”.
Berisha uron shqiptarët për Vitin e Ri: Në 2026-ën do t’i bëjmë funeralin “Rilindjes”!Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar në prag të mbrëmjes së ndërrimit të viteve, të gjithë shqiptarët kudo që janë, duke e shoqëruar urimin e tij me kritika të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe me thirrje për mobilizim politik të qytetarëve shqiptarë.
Berisha e cilësoi Vitin e Ri si një vit shprese, por njëkohësisht duke bërë një bilanc negativ të vitit 2025, të cilin e përshkroi si një vit që, sipas tij, shqiptarët nuk e meritonin.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë! Sonte ne presim vitin e ri 2026! Ndaj dhe unë nga zemra ju uroj, kudo që ndodheni, në votrat familjare, në lokale, në udhëtime, në Shqipëri, në botë, në institucionet e vuajtjes së dënimit, në spitale, Gëzuar vitin e ri 2026. Viti i ri për të gjithë shqiptarët, për të gjithë njerëzit, është vit shprese. Por, siç është tradita, nuk mund të ndahemi nga ky vit pa hedhur një vështrim drejt tij. Viti 2025 ishte një vit që shqiptarët kurrë nuk e meritonin. Ky vit i gjen ata qytetarët më të keqpaguar në Europë. Qytetarët me tavolinat më të pakta, sepse blejnë me çmimet më të shtrenjta, me rroga më të ulëta, me pensionet më të ulëta. Por ky vit i gjen ata gjithashtu me drejtorët, ministrat, qeveritarët më të pasur në Europë. Pasuritë e tyre marramendëse arrijnë pasuritë e regjimeve diktatoriale të dikurshme të Afrikës së 30 viteve më parë. Viti që lamë pas ishte një vit në të cilin kombi u pakësua dhe më shumë. Mijëra shqiptarë u ndanë nga jeta më shumë sesa erdhën në këtë jetë. Viti 2025 ishte viti i agonisë së plotë të demokracisë shqiptare.”, u shpreh Berisha në videomesazhin e tij të fundvitit.
Kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Rama për manipulim të zgjedhjeve dhe për lidhje me krimin e organizuar, duke pretenduar se në zgjedhjet e vitit 2025 u “rrëmbye vota e shqiptarëve” dhe u konsolidua ajo që ai e quajti “narkoshtet”.
“Narkodiktatori, duke përdorur të gjitha mjetet dhe potencialet e një shteti, rrëmbeu votën e shqiptarëve dhe ndërtoi mazhorancën e krimit. Viti që lamë pas ishte viti i zjarreve, përmbytjeve më të mëdha, të cilat nuk ndodhën vetëm në Shqipëri, por ato për ne shqiptarët erdhën si në një vend pa shtet. Në fakt, viti 2025 do të mbahet mend edhe si viti i zbulimit të vjedhjeve më të mëdha në historinë kombëtare të shqiptarëve nga Edi Rama, Lubi Balluku, familja Rama, Erjon Veliaj, drejtorët e tij në ministri, në bashki, zyrtarë në tërësi. Ky ishte viti në të cilin u burgos pas 46 protestave, kryetari i Bashkisë Tiranës. Viti në të cilin në regjistrat e prokurorisë, dolën emrat dhe vjedhjet e paimagjinueshme të Lubi Ballukut me 300 apartamente, dy jahte, 15 supermarkete. Emri i Edi Ramës në të gjitha mesazhet si përcaktues i tenderave dhe vetëm në tunelin e Llogarasë u zhdukën të paktën 50 milionë euro. AKSHI, përbën skandalin më të madh korruptiv jo të Shqipërisë, po të Europës. AKSHI, kopshti privat i Edi Ramës, ishte epiqendra e krimit shtetëror, të padëgjuar më parë.”, deklaroi ish-kryeministri.
Berisha deklaroi se viti 2026 do të jetë një vit vendimtar për shqiptarët, të cilin e cilësoi si vitin e shpresës dhe të bashkimit qytetar për ndryshim.
“Pra miq, të gjitha këto përbëjnë një bazë të fuqishme për çdo qytetar shqiptar për veprim, ndaj dhe me besim të plotë mund të themi se viti 2026 është viti i shpresës së madhe, për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është viti në të cilin ata do bashkohen si kurrë më parë për t’i bërë funeralin organizatës kriminale që quhet Rilindja dhe kryesohet nga Edi Rama. Do bashkohen si kurrë më parë për të shpëtuar demokracinë shqiptare, rikthimin e votës së lirë. Për të shpëtuar familjen shqiptare nga një ligj shkatërrimtar për gjininë dhe familjen. Për të shpëtuar Shqipërinë nga rrokullisja e saj e madhe. Pra, këtë vit çdo shqiptar që e do këtë vend, e fillon si misionar, e fillon në lartësinë e një misioni të madh shpëtimtar.”, shtoi më tej ai.
Në përfundim të mesazhit, Berisha uroi shqiptarët për Vitin e Ri, duke shprehur dëshirën që 2026 të jetë një vit në lartësinë e pritshmërive dhe shpresave të tyre.
Kjo ditë është e gjitha mbi reflektimin. Ndërgjegjësimi mbi gjërat që janë vërtet të rëndësishme dhe si mund të përpiqemi të arrijmë akoma edhe më shumë gjatë vitit të ardhshëm.
Këto tre shenja horoskopi e mbyllin vitin me një ndjenjë drejtësie dhe rritje emocionale. Nuk bëhet fjalë për ndonjë festë, më shumë se sa për një ndjesi gëzimi e kënaqësie të ardhur nga disa gjëra që as nuk i prisnit.
Universi ju ofron siguri se jeni në rrugën e duhur, edhe pse rruga përpara është ende duke u zbuluar. Keni bërë diçka të drejtë dhe e dini këtë.
1. Gaforrja
Gjatë kësaj dite, universi do të të afrojë edhe më shumë me vendin ku ti ndihesh i/e lumtur. Ky është një moment i rëndësishëm për ty, Gaforre, sepse universi të tregon se jetesa aty mund të jetë shumë më e lehtë nga sa e kishe menduar. Po e mbyll vitin duke u ndier mirë me zgjedhjet që ke bërë këtë vit, sot më shumë se kurrë mund ta besosh këtë.
Një problem që të kishte shqetësuar për një kohë të gjatë, thjesht nuk do të ndikojë më te ti. Je i/e lumtur, dhe kjo lumturi buron nga besimi në vetvete. E mbyll vitin duke e ditur që e ke mbrojtur zemrën pa e mbyllur atë, Gaforre. Ky balancim të lë të qetë dhe të sigurt, duke e ditur që jeta jote do të bëhet shumë më e mirë.
2. Virgjëresha
Për ty, Virgjëreshë, energjia astrologjike e kësaj të mërkure tregon prova të qarta se gjithçka që ke bërë këtë vit po jep fryte. Ke investuar përmes kohës e disiplinës, dhe tani po kupton se ia ka vlejtur.
Mund të mos i kesh ende të gjitha përgjigjet, por në vend të dyshimit ndien dëshirën për të vazhduar përpara. 31 dhjetori, është periudha perfekte për ta mbyllur këtë cikël. Ke bërë gjithçka mundeshe.
Kjo kënaqësi është e merituar, Virgjëreshë. Po e mbyll vitin duke u ndier i/e dobishëm/e, i/e vlerësuar dhe i/e lidhur me qëllimin tënd. Nuk ka gjë më të bukur se kjo, edhe pse viti i ri duket mjaft premtues!
3. Shigjetari
Energjia astrologjike e kësaj të mërkure do të të bëjë të qeshësh me gabimet e tua, Shigjetar. Më 31 dhjetor, kupton se nuk ka nevojë të përfshish dyshimin dhe frikën në vizionin e vitit të ri.
Jeta të solli shumë surpriza këtë vit dhe disa prej tyre ishin më të papritura nga çfarë kishe imagjinuar. Dashuria, për shembull, tani duket si një mundësi e realizueshme. Kush e kishte menduar këtë?
Lumturia të buron nga besimi në vetvete, por edhe nga ideja se mund të vazhdosh siç je. Ndryshimi është i pashmangshëm, por të paktën e di se mund ta vazhdosh jetën ashtu siç ti ndihesh tani, i/e lumtur, i/e ditur, i/e lirë.
Nga skandali i AKSHI-t tek energjia, Rama uron shqiptarët për Vitin e RiKryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2026, përmes një video-mesazhi, ku ka përsëritur arritjet që sipas tij ka arritur qeverisja socialiste në 3 mandatet dhe sfidat e radhës në mandatin e katërt.
Rama nuk ka harruar të lëvdojë AKSHI-n megjithë skandalin e abuzimit me tenderat, ku janë vënë në hetim drejtues të këtij institucioni.
Gjithashtu, Rama përmendi investimet në sektorin energjetik, infrastrukturë e fusha të tjera që sipas tij e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend që sot aspiron për t’ju bashkuar në 2030 familjes evropiane.
Mesazhi i Kryeministrit Edi Rama drejtuar qytetarëve në vigjilje të ndërrimit të viteve:
Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, kudo ku jeni,
Ja edhe një vit tjetër mbërriti tek dera për të dalë, duke e lënë Shqipërinë më lart, se në ditën kur hyri.
Gjatë rrugëtimit të këtij viti, shumica prej jush, në Shqipëri, Europë, gjetkë nëpër botë, e bekoi përpjekjen e përbashkët të dekadës së fundit, duke i dhënë qeverisë sonë, fuqinë e jashtëzakonshme të 83 mandateve.
Faleminderit edhe njëherë nga unë sot, për atë fuqi me të cilën falë jush, unë dhe të zgjedhurit tuaj do të bëjmë për Shqipërinë, në katër vitet e ardhshme, gjithçka duhet që ta ngremë flamurin tonë kombëtar, në oborrin e Shtëpisë së Bashkimit Europian.
Në një dekadë kemi bërë çfarë nuk imagjinohej kur nisi numërimi i viteve tona në qeverisje.
Kemi bërë realitet një Shqipëri tjetër, ku këtë vit u mblodhën krejt udhëheqësit e Europës Demokratike, nga Parisi në Ankara, dhe nga Kievi në Londër për të diskutuar të nesërmen e kontinentit tonë.
Një Shqipëri tjetër, ku për 18 muaj do të mblidhen të gjithë udhëheqësit e NATO-s, për Samitin vjetor të Aleancës, që plot vende të tjera, të cilat kanë hyrë në NATO, kohë përpara nesh, ende s’e kanë patur privilegjin ta mikpresin.
Një Shqipëri tjetër, e cila ndryshe nga jo shumë vite më parë, nuk ia ul më kokën asnjë shqiptari kur del jashtë kufijve të saj, prej ku tanimë vërshojnë drejt këtij vendi miliona e miliona turistë.
Një Shqiperi tjetër, më e prekshme se kurrë në çdo skaj të saj, me Dibrën e kthyer në zgjatim të Tiranës, falë rrugës së Arbrit; me Vermoshin, Thethin e Valbonën, të kthyera në destinacione turistike, falë kthimit të shtigjeve të vjetra të dhive në akse me standarte europiane; me Shkodrën e rilindur, falë kthimit të shpresës dhe rikthimit të turizmit si burim ekonomie i tharë qysh prej viteve‘30; me Lezhën, Beratin, Korçën, Pogradecin, Gjirokastrën, Përmetin, Tepelenën, Kolonjën, e me radhë, të kthyera në qytete të rilindura e fshatra rrotull tyre, ku vejevijnë njerëz nga Shqipëria e mbarë bota dhe hapen për t’i mikpritur, dyer pas dyersh, e ku numrat e turistëve, kanë arritur në shifra që nuk imagjinoheshin kur nisi kjo dekadë; me luginën e Lumit të Vlorës, të kthyer në një aks panoramik i Shqipërisë tjetër, ku të tjera e të tjera akse të reja, autostradash, rrugësh, tunelesh të hapur në veri e në jug, me standarde europiane e ritëm të pandalur gjatë këtyre viteve, i kanë dhënë kësaj Shqipërie, jo thjesht infrastrukturë më të mirë, po energjinë ripërtëritëse të një vendi në ngjitje.
Të gjithë këtë transformim, që vazhdon e do të vazhdojë pa ndalim, me kantiere të hapura e projekte të reja, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian, nuk e solli koha siç thonë disa, nuk e sollën as alienët apo bandat siç bërtasin disa të fantaksur të tjerë, po e solli forca jonë qeverisëse, besimi juaj tek ne dhe besimi ynë i përbashkët tek Shqiperia, e solli puna pa orar e mijëra e mijëra njerëzve, e ministrisë, agjencive shtetërore dhe kompanive private, përpjekja e madhe në shumë frontet e betejës për Shqipërinë Europiane, ku të metat, dobësitë, gabimet apo edhe rrëshqitjet ose mëkatet e disave brenda nesh, nuk e zvogëlojnë dot kurrsesi përmasën historike të një transformimi të tillë.
Kjo është një Shqipëri tjetër, edhe falë kthimit të infrastrukturës digjitale nga një dorë kioskash me internet, në një shtyllë qeverisëse me maturitet të lartë, siç e vlerësojnë organizmat më prestigjozë ndërkombëtarë të fushës.
Një Shqipëri që tre vitet e fundit ka ngjitur plot 54 vende, duke u renditur e 14-ta ndër 197 vende të botës për qeverisjen digjitale dhe duke vendosur në dispozicion të qytetarëve, një platformë shërbimesh publike në kohë reale, falas nga çdo cep i globit.
E-Albania u ka kursyer shqiptarëve 620 milione euro dhe 7500 vjet radha nëpër sportele, ose e thënë ndryshe, një radhë të gjatë sa 25 mijë rrotullime rreth tokës.
Kjo është një Shqipëri tjetër, e cila pas sulmit terrorist kibernetik mbi pikërisht këtë infrastrukturë moderne digjitale, ngriti një nga muret më të fortë të mbrojtjes kibernetike në Europë, ku deri më sot kanë dështuar të gjitha sulmet e vazhdueshme që kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë më pas e askush nuk flet për to.
Një Shqipëri tjetër, e shërbyer në këto vite transformimi me dijen dhe përkushtimin e skuadrave të AKSHI-t e të AKCESK-ut, ku vajza e djem të talentuar, e kanë rritur vit pas viti aftësinë e këtij shteti për t’u shërbyer njerëzve dhe vendit, duke e bërë Shqipërinë një histori suksesi edhe ndërkombëtarisht.
Kjo është një Shqipëri tjetër, e dalë nga errësirat kronike të ikjes së dritave, falë vizionit, projekteve e punës këmbëngulëse të mbështetur nga investime të vazhdueshme, që kanë transformuar krejt panoramën e sektorit, duke rritur kapacitetet prodhuese, diversifikuar burimet e energjisë së rinovueshme, ulur çmimin për konsumatorët familjarë, e duke u ngjitur vit pas viti drejt majës së sovranitetit energjetik, të cilën do ta mbërrijmë brenda këtij mandati për të mos harxhuar më asnjë qindarkë për të importuar energji nga jashtë.
Kjo Shqipëri tjetër, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë e pikënisjes së kësaj dekade, kur ishim të shpërfillurit e damkosur të Europës.
Ky vit mbyllet për Shqipërinë, jo vetëm me negociatat e anëtarësimit të hapura në çdo kapitull, po edhe me ngjitjen e Shqipërisë në pozicionin e të ashtuquajturit front-runner, pararendës, i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
As këtë rezultat shembullor, fantastik për emrin e vendit tonë dhe për dinjitetin e kombit tonë, nuk e solli koha, por përkushtimi i ekipit kombëtar të negociatave dhe dija, puna, këmbëngulja e më shumë se 1000 patriotëve publikë në ministritë e në institucionet e pavarura të shtetit shqiptar.
Dekada e fundit ka qenë për Shqipërinë dhe shqiptarët, një kohë me një shpejtësi të re shqiptare, një përpjekje e madhe për të fituar kohën e humbur të një tranzicioni të çartur përplasjesh me muret e prapambetjes, një projekt kombëtar reformash transformuese për të hapur rrugën e të vërtetës sonë si popull europian, që meriton të ulet në sofrën e përbashkët europiane.
Nuk është sot gjëkundi koha për një nga ato fjalimet e mia të gjata. Ky është momenti për mua qe t’ju siguroj se kohën e re të Shqipërisë nuk e kthen dot më mbrapsht askush dhe se më e mira është e gjitha përpara për Shqipërinë dhe shqiptarët; që t’ju garantoj se viti i ardhshëm e ata pas tij, do të sjellin edhe me shumë frute se sa ka sjellë deri më sot puna transformuese e kësaj dekade dhe që t’ju uroj gëzuar, kudo ku jeni, me këdo që keni pranë, e me shëndet dhe mbarësi në vitin që po hyn në derë.
Gëzuar!
Mirupafshim, 2025! Nuk ishte kënaqësi të të njihnimFaleminderit për asgjë, 2025. Ishte një vit në të cilin shumica prej nesh do të donte të ishte ose Suni Williams, ose Butch Wilmore.
Williams dhe Wilmore ishin astronautë që duhej të qëndronin në hapësirë rreth 10 ditë, por përfunduan duke ndenjur gati 10 muaj, duke mos u kthyer në Tokë deri në mars të këtij viti dhe duke humbur pothuajse tre muaj nga ky mjerim.
“Mirë se u kthyet, djema. Ka lajme të mira dhe lajme të këqija: lajmi i mirë është se jeni kthyer shëndoshë e mirë; lajmi i keq është se Kamala Harris nuk i fitoi zgjedhjet.”
Fituesi i zgjedhjeve, Donald Trump, sigurisht që dominoi axhendën e lajmeve në të njëjtën mënyrë siç do ta dominonte një ari sektorin e mjaltit po ta lije të lirë në një supermarket.
Ai vendosi tarifa të menduara me nxitim mbi gjithçka dhe këdo, përfshirë ishuj të pabanuar pranë Antarktidës.
Dhe u grind në mënyrë spektakolare me Elon Musk-un, i cili, si Lazari, fluturoi shumë afër diellit të ndritshëm.
Në Europë, ka qenë një vit i çuditshëm.
Gjermania e zëvendësoi Kapiten Karizmën Olaf Scholz-in, me Friedrich Merz-in, i cili gjithmonë duket sikur sapo i ke zënë vendin e parkimit në supermarket, edhe pse ai kishte pritur me durim për një kohë të gjatë.
Franca dhe Italia i ndërruan rolet: kjo e fundit u shndërrua në model stabiliteti, ndërsa e para u kthye në një rast problematik ku aq shumë njerëz u bënë kryeministra saqë, në momentin e shkrimit, Eric Cantona është mbajtësi i asaj detyre.
Në Bruksel, Ursula von der Leyen ka qenë pothuajse po aq popullore sa një operacion i padëshiruar invaziv dhe i mbijetoi jo një, por tre votëbesimeve në Parlamentin Europian, i cili sot anon aq shumë djathtas sa rrezikon të përmbyset.
Por ka pasur edhe disa histori suksesi
Papa i ri duket njeri i mirë, që do të thotë se Kisha Katolike e ka thyer ciklin e kohëve të fundit “papë i mirë / papë i keq”.
Dhe António Costa po bën një punë shumë më të mirë si president i Këshillit Europian – një rol që, nga sa kuptojmë ne, përfshin porositjen e sasisë së duhur të ujit me gaz për mbledhjet – sesa Charles Michel.
Pra, ja ku jemi: drejt lartësive të ndriçuara nga dielli të vitit 2026. Nuk mund të jetë më keq, apo jo?
Kush ka qenë në ngjitje
Putha një kryeministër: Me fjalët e pavdekshme të Avril Lavigne: Ai ishte kryeministër, ajo ishte yll popi – a mund të bëhet më e qartë?
Justin Trudeau dhe Katy Perry janë zyrtarisht në një lidhje. Rezulton se gjithçka që duhet për të lulëzuar një çift “power” është një marifet i sikletshëm turizmi hapësinor dhe një dorëheqje në turp. Ka shpresë për të gjithë, njerëz.
Mirupafshim, 2025! Nuk ishte kënaqësi të të njihnim
Justin Trudeau dhe Katy Perry
Mbijetuesja: Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, arriti t’i mbijetojë gjithsej tre mocioneve mosbesimi këtë vit. Partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtë provuan fatin e tyre, duke vërtetuar se nuk ka të bëjë me ideologjinë — thjesht nuk e pëlqejnë atë. Dhe njerëzit thonë se shoqëria është e përçarë pa shpresë.
Kush ka qenë në rënie
Marrëdhëniet SHBA-BE:
Ju kujtohet kur SHBA-të e pëlqenin vërtet BE-në? Zëvendëspresidenti JD Vance nuk e pëlqen. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai goditi demokracitë europiane, duke këmbëngulur se kërcënimi i tyre më i madh nuk është Rusia, por luftërat e tyre kulturore. Me miq të tillë…
Titujt mbretërorë:
Duka i Jorkut, Princi Andrew, nuk ekziston më. Tani ai do të njihet si Andrew Mountbatten Windsor. Që, për nga emrat e mesëm, është ndëshkim i mjaftueshëm. Vëllai i tij i madh, Charlie, ia preu gjithashtu financimin publik. Nëse Mountbatten-i ndonjëherë ka nevojë për punë, gjithmonë ka Pizza Express.
Çmim ironik për përdorimin e shkëlqyer të kaosit politik në një demokraci
Çfarë viti ka qenë për Marine Le Pen-in dhe politikën franceze, e cila i dha Italisë një vit të rrallë pushimi nga të qenit maskota kaotike e Europës.
Udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, u ndalua të kandidojë për poste publike për pesë vjet, pas një skandali me vende pune fiktive në Parlamentin Europian në mars.
Në teori, kjo e përjashton nga gara presidenciale e vitit 2027 – duke supozuar se deri atëherë do të kemi ende demokraci funksionale. Karriera e saj duhej të kishte marrë fund aty.
Por Marine nuk është nga ato që dorëzohen, sidomos kur krahu i djathtë, Barbie Bardella, pret – paksa tepër i etur – në prapaskenë për të marrë stafetën.
Gjithçka që i duhej ishte që elektorati francez të shpërqendrohej nga skandale më të freskëta dhe ta linte të planifikonte rikthimin e saj në heshtje.
Dhe ja ku hyn: Presidenti Emmanuel Macron dhe një studim rasti për sindromën “burrë i sigurt në vetvete, heteroseksual, i bardhë, në kufijtë e iluzionit”.
Ai i konsumoi kryeministrat më shpejt sesa Samantha Jones ndërronte të dashurit, duke u dukur çdo herë i habitur kur njëri largohej.
Është gati e lezetshme që asnjëherë nuk e konsideroi mundësinë se problemi mund të ishte vetë ai. Ndoshta vërtet ka ardhur koha për një presidente grua që t’i sjellë stabilitet Francës: shikoni Italinë dhe qeverinë e saj absolutisht-jo-neo-fashiste, për shembull. Ah, sa janë ndërruar pllakat.
Mirupafshim, 2025! Nuk ishte kënaqësi të të njihnim
Nata e ndërrimit të viteve, Vlora sërish pa ujëNdonëse defekti i shkaktuar në tubacionin kryesor të Ujësjellësit arriti të riparohej, sërish një pjesë e Vlorës mbetet akoma pa ujë në prag të ndërrimit të viteve.
Dhe shkaku, sipas Ujësjellës Kanalizimeve të Vlorës, është vjedhja e saraçineskës, në stacionin e ujësjellësit në lagjen ‘24 Maji’, pranë Stacionit të Trenit të Mallrave.
Sipas njoftimit, vjedhja e saracineskës së stacionit, ka bërë të pamundur funksionimin normal të rrjetit të shpërndarjes duke lënë pa ujë lagjen ‘24 Maji’, zonën e Petroliferës, zonën e TEC-it, Portin e Peshkimit dhe Zvërnecin.
Ky defekt i ri në rrjetin e ujësjellësit pason atë që la për 5 ditë pa ujë qytetin, situatë që shkaktoi revoltën e banorëve, që protestuan jo vetëm në sheshin para Bashkisë së Vlorës, por hynë edhe në mjediset e Teatrit ‘Petro Marko’ atje ku autoritetet vendore kishin vendosur të organizonin një mbrëmje gala.
Darka e Vitit të Ri/ Zbuloni ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezëNëse ëndërron të fitosh llotarinë, të të rritet rroga apo të gjesh dashurinë e jetës bën mirë të mos i anashkaloni fasulet, rrushin apo mishin e gicit në natën e ndërrimit të viteve.
Viti i Ri është koha kur ne i vemë kapakun disa gjërave dhe hapim dyert për të renë. Në shumë vende të botës, për superticion ose jo, ka një listë me ushqime që shërbejnë si ogur i mirë.
Në Shqipëri nuk kemi një traditë supersticioni për ushqimin, por një rit e kemi. Nëse personi i parë që hyn në shtëpi pas ndërrimit të viteve, është një djalë i vogël, familja do të ketë mbarësi për vitin e ri.
Pavarësisht nëse besoni ose jo, mund të gjeni një ushqim të preferuar në këtë listë ushqimet me fat.
Dhe nëse fati nuk ju troket në derë, të paktën natën e ndërrimit të viteve nuk do ta kaloni me stomakun bosh.
Rrushi
Spanjollët konsumojnë 12 kokrra rrush para mesnatës- një kokërr rrush për çdo muaj.
Kjo traditë daton që në vitin 1909, kur vreshtarët e zonës Alicante ne Spanjë e nisën këtë praktikë pas një viti të bollshëm me rrush.
Çdo kokërr rrushi përfaqëson një muaj, kështu nëse kokrra e tretë përshembull iu rastis e thartë, Marsi mund të jetë një muaj i vështirë.
Për pjesën më të madhe, synimi është që të gjithë kokrrat e rrushit të konsumohen në më pak se 12 sekonda, para se akrepat të shënojnë orën 00.00, por Peruanët këmbëngulin që të konsumohet edhe kokrra e 13-të, që të jenë brenda.
Jeshillëqe për të thirrur paranë
Jeshillëqet, duke përfshirë këtu jo vetëm sallatën jeshile, rukolën por dhe lakrën konsumohen në shumë vende në natën e Vitit të Ri.
Kjo për një arsye të thjeshtë-gjethet e tyre jeshile duken si para të palosura, ndaj dhe janë simbol i prosperitetit ekonomik.
Besohet se sa më shumë jeshillqe të konsumohen aq më i madh do të jetë fati që do ta shoqërojë personin në Vitin e Ri.
Bishtajore
E kush mund ta mendonte që bishtajoret, duke përfshirë këtu fasulet, bizelet dhe thjerrëzat janë gjithashtu simbol i parasë.
Kokrrat e tyre ngjasojnë disi me monedhat dhe kur gatuhen fryhen, duke na dhënë idenë e një rritje financiare.
Mish derri
Zakoni i të ngrënit mish derri në Vitin e Ri bazohet në idenë që derri simbolizon progres.
Mishi i derrit të pjekur shërbehet për Vitin e Ri në Kubë, Spanjë, Portugali, Hungari dhe Austri, ku këta të fundit madje dhe e dekorojnë tavolinën me gicë të bërë me brumë.
Derri gjithashtu konsumohet në Itali dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vlerësohet si ushqimi i mirëqenies.
Peshku
Peshku është një zgjedhje mëse llogjike për natën e ndërrimit të viteve.
Madje thuhet se merluci ka qenë popullor që në mesjetë. Në shumë vende ai krahasohet dhe me gjelin e detit të Krishtlindjeve.
Arsyeja? Shumë kohë para se frigoriferi dhe transporti urban të ekzistonin, merluci mund të rezervohej dhe të transportohej duke bërë të mundur që të shkonte deri në Mesdhe apo akoma më larg në Afrikën Veriore dhe në Karaibe.
Embëlsira të ndryshme
Keku dhe ëmbëlsira të ndryshme janë tipike për festat e fund vitit në të gjithë botën, kryesisht në formë të rrumbullakët ose unaze.
Në disa vende është e traditës që të fshihet një monedhë ose një shënim ku ka një urim.
Në Shqipëri ne nuk kemi ushqim tipik fat-lënës por sipas mjeshtrit të kulinarisë dhe shefit të kuzhinëës Armand Kikino ne kemi një tjetër traditë “kryesisht zona e jugut (Përmeti, Berati etj) që vendosin një lek në mes të mesnikut ose lakrorit dhe kush e gjen i sjell fat dhe duhet që në fund të vitit tjetër ta hedhë në lumë.
Po përveç kekut, në Skoci ashtu si dhe në Shqipëri është tradita e personit të parë që shkel pragun e derës, në mënyrë të veçantë nëse është një djalë i vogël.
Zoom.al/
15-vjeçari kapet duke shitur fishekzjarrë në Kamëz, pas ndalimit dhunon policinNjë 15-vjeçar u kap duke shitur fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike në rrugën “Besim Cera” në Kamëz.
Gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në ambientet e Policisë, i mituri ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i ka dhunuar.
Ai akuzohet për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.
Zoom.al/
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet.
Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.
Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.
Ai ua uroi Vitin e ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”.
Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në UKrainë, teksa humbjet në njerëz të dyja palët vlerësohet se janë të larta.
Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Data 31 dhjetor shënon 26-vjeotrin e ngritjes në pushtet të Putinit.
Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen.
Fjalimi televiziv i Vitit të Ri, që vazhdon një traditë të nisur nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev, është një ritual i festave në Rusi dhe ndiqet nga miliona familje.
Ai transmetohet në televizionin shtetëror pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë.
Zoom.al/
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët për Vitin e Ri.
Në njoftimin e SHBA-së thuhet se partneriteti mes dy vendeve do të forcohet vazhdimisht, duke u bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.
“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.
Zoom.al/