zoom

Day ArchiveRezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, Abdixhiku: Nuk e përjashtoj dorëheqjen nga kreu i LDK-së

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se rezultati zgjedhor në Koso nuk është ai që ka pritur, duke shtuar se ky është moment i një reflektimi të thellë dhe i përgjegjësisë politike.

Në bazë të numërimit të 95 përqind të votave, LDK-ja është e treta me 13.80 përqind të votave. Kjo parti kishte 18 përqind të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti.

Abdixhiku tha se sa më shpejt do të thërrasë Kuvendin e partisë, duke mos e përjashtuar as mundësinë e dorëheqjes së tij nga kreu i LDK-së.

“Të gjitha janë në diskutim në Kuvendin e Përgjithshëm, natyrisht edhe dorëheqja, pa diskutim,”-tha ai.

Abdixhiku, që udhëheq me LDK-në që pesë vjet, uroi fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin, duke shtuar se vendi meriton stabilitet.

“E uroj fituesin, sepse Kosova ka nevojë për demokraci funksionale”, tha ai./ Zoom.al

Vetëvendosje fiton zgjedhjet në Kosovë, Kurti: Me opozitën do të flas për zgjedhjen e presidentit

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit është fituesja e zgjedhjeve të parakohëshme në Kosovë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet paraprake, me këto rezultate:

Vetëvendosje  49,74%% me 427,277 vota.

Partia Demokratike të Kosovës  21,18% me 181,926 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës 13,75%, me 118,109 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5,75% me 49,361 vota.

Lista Sërska 3,93% me 33,790 vota

Me këtë rezultat Vetëvendosje mund ta formojë qeverinë e vetme, pa nevojën e aleancave.

Duke e konsideruar të mbyllur çështjen e qeverise, Kurti, në fjalimin e fitores tha se me opozitën do të duhej të negocionte për zgjedhjen e presidentit.

‘’Është tepër herët të flasim tani, sonte do të festojmë, dhe jo vetëm sonte, gëzuar vitin e ri 2026 të gjithëve. Por natyrisht që nuk do të vonohemi që ta trajtojmë edhe këtë çështje, na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për çështjen e presidentes apo presidentit të ardhshëm., Por siç e kam thënë edhe mbrëmë, paraprakisht do të ulem të bisedoj me presidenten aktuale me pastaj do t’i ndërmarrim dhe hapat e ardhshëm në mënyrë që të ecim përpara bashkë, sepse dihet që si për marrëveshjet ndërkombëtare, ashtu për zgjedhjen e presidentit është e nevojshme që të qëndrojnë së paku 80 veta në sallë, edhe nëse votojnë kundër, dhe për këtë do të na duhet të bisedojmë’’.

Për të parë rezultatet e fundit të KQZ, mund të klikoni KËTU: /Zoom.al

Pas mbylljes së votimit në Kosovë, Kurti me deklaratë: Të mbrojmë vullnetin e qytetarëve

Pas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë sot më 28 dhjetor, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë me një deklaratë publike duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vullnetit të qytetarëve të shprehur përmes votës.

Në fjalën e tij drejtuar opinionit publik, Kurti u shpreh se procesi zgjedhor hyn tashmë në një fazë po aq të rëndësishme sa edhe vetë dita e votimit. “Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit. Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor”, deklaroi ai.

Sipas Kurtit, vota e qytetarëve përfaqëson përcaktimin për drejtimin e ardhshëm të vendit dhe funksionimin e institucioneve. Ai nënvizoi se përgjegjësia tani bie mbi komisionerët dhe vëzhguesit zgjedhorë, të cilët kanë rol kyç në garantimin e një procesi të rregullt dhe transparent të numërimit. “Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij”, theksoi Kurti.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt atyre që janë të angazhuar në administrimin e procesit pas votimit, ai tha se vëmendja e plotë e institucioneve dhe partisë që drejton është e përqendruar tek ta. “E për këtë gjë, mendjet, sytë dhe veshët tanë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Keni detyrë tejet të rëndësishme, vendimtare”, u shpreh Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes bëri thirrje për profesionalizëm, integritet dhe përkushtim maksimal gjatë procesit të numërimit të votave, duke shtuar se çdo parregullsi eventuale do të cenonte besimin e qytetarëve në demokraci. Ai theksoi se zgjedhjet nuk përfundojnë me mbylljen e qendrave të votimit, por vetëm kur çdo votë numërohet drejt dhe rezultati përfundimtar pasqyron realisht vullnetin e shprehur nga qytetarët.

Kurti gjithashtu falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje, duke e cilësuar angazhimin e tyre si shenjë të pjekurisë demokratike të shoqërisë. Ai u shpreh optimist se procesi do të përmbyllet në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me standardet demokratike.

Exit poll-et: Albin Kurti fiton zgjedhjet

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, tri televizione në Kosovë kanë publikuar rezultatet e exit poll-eve, duke e nxjerr të parën Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Sipas sondazhit të televizionit Dukagjini, LVV-ja pritet të fitojë 45.7 për qind, PDK-ja 22, LDK-ja 15.6 për qind dhe AAK-ja 5.3.

Sondazhi i Klan Kosovës parashikon që LVV-ja të fitojë 44.1 për qind, PDK-ja 23.9, LDK-ja 16.1 për qind dhe AAK-ja 5.8 për qind.

Ndërkaq, exit poll-i i T7-shit nxjerr LVV-në me 43.5 për qind, PDK-në me 23.6 për qind, LDK-në me 15.9 për qind dhe AAK-në me 7.2 për qind.

Asnjëra nga këto sondazhe nuk ka parashikuar që Nisma Socialdemokrate të kalojë pragun zgjedhor. Rel/

Zgjedhjet parlamentare/ Mbyllet votimi në Kosovë

Në orën 19:00 ka nisur mbyllja e qendrave të votimit në 38 komunat e Kosovës.

Në qendrat ku ka ende votues ato mbesin të hapura edhe pas orës 19:00, për t’iu mundësuar qytetarëve që të votojnë.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 17:00 votuan mbi 38 për qind e afër 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Dalja më e madhe është regjistruar në komunat në veri, të banuara me shumicë serbe, ndërkaq në kryeqendër, Prishtinë, dalja deri në orën 17:00 ishte 45.59 për qind.

KQZ pritet të publikojë së shpejti në platformën e saj shifrat për daljen e përgjithshme në votime. Rezutatet e para pritet të dalin pas orës 20:00.

Zoom.al/

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Luis Enrique është shpallur zyrtarisht Trajneri më i Mirë në edicionin 2025 të Globe Soccer Awards, duke u vlerësuar për suksesin e jashtëzakonshëm në krye të Paris Saint-Germain.

Tekniku spanjoll ka udhëhequr PSG-në drejt një sezoni historik, duke fituar plot gjashtë trofe gjatë vitit 2025, një arritje që e ka vendosur atë në krye të trajnerëve më të suksesshëm në futbollin europian.

Ky çmim konfirmon ndikimin e madh të Luis Enrique te klubi parisien, si në aspektin taktik ashtu edhe në ndërtimin e një skuadre konkurruese në të gjitha frontet. Sukseset e tij kanë forcuar pozitat e PSG-së në arenën ndërkombëtare dhe kanë rritur pritshmëritë për vazhdimësinë e këtij projekti ambicioz.

Zoom.al/

Qeveria njofton amnisti/ Lirohen 380 të burgosur, 900 përfitojnë ulje të dënimit

Qeveria Shqiptare ka bërë amnistinë e fundvitit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale të Kryeministrit Edi Rama, shfaqet ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ku prezanton amnistinë nga e cila 380 të burgosur përfitojnë lirinë, ndërsa 900 të tjerë ulje dënimi.

“Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, komunikon nismën e Qeverisë Shqiptare për amnistinë e ndërmarrë si një akt i frymëzuar nga humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet europiane.

Pjesë e një politike penale moderne, që synon rehabilitimin, uljen e mbipopullimit në burgje dhe forcimin e sigurisë afatgjatë, amnistia hap rrugën që 380 persona të përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe rreth 900 të tjerë ulje dënimi, duke ulur në këtë mënyrë edhe popullimin në burgje me gati 7%.

Të vendosur deri në fund për një drejtësi të drejtë, që mishëron sundimin e ligjit dhe humanizmin e respektin për dinjitetin njerëzor, sipas standardeve demokratike europiane”, shkruhet në postimin e Ramës.

Takimi i rëndësishëm me Trump/ Zelensky zbarkon në Florida

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Florida, aty ku do të mbajë një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Bisedimet vijnë menjëherë pas një sulmi masiv rus ndaj Kievit dhe pasojnë muaj të tërë diplomacie amerikane që synojnë t’i japin fund luftës.
Sipas mediave ndërkombëtare, presidenti ukrainas, i cili mbërrin në SHBA me propozimet e tij të fundit mbi çështjen e vështirë territoriale.

“Mendoj se ai do të shkojë mirë me të. Mendoj se ai do të shkojë mirë me Putin”, me të cilin planifikon të takohet së shpejti”, u shpreh Trump.

Homologu i tij ukrainas shprehu shpresë të shtunën, gjatë një ndalese në Kanada, se takimi do të ishte shumë konstruktiv dhe kishte folur më parë me partnerët e tij europianë.

Këta të fundit e siguruan atë për mbështetjen e tyre të plotë, sipas kancelarit gjerman Friedrich Merz. Në Kanada, Zelensky siguroi ndihmë financiare prej 2.5 miliardë dollarësh kanadezë nga kryeministri kanadez Mark Carney.

Për cilat shenja të zodiakut sjell janari pasuri dhe bollëk?

Saturni përmbyt me energjinë e tij në muajin e parë të vitit 2026, duke hapur rrugën për një fillim të ri.

Hyrja e Mërkurit në Bricjap në Ditën e Vitit të Ri ofron motivim dhe rrit produktivitetin. Ndërsa Hëna e Plotë në Gaforre më 3 janar na mëson të shprehim emocionet tona dhe të jemi empatikë. Këto janë disa nga gjërat interesante që ndodhin ndërsa fillon viti i ri, veçanërisht duke favorizuar katër shenja të zodiakut, të cilat do të shohin qëllimet e tyre të bëhen realitet dhe llogaritë e tyre bankare të mbushen.

Bricjapi
Këtë muaj mësoni nga përvojat që Saturni ju solli vitin e kaluar. Me Merkurin në shenjën tuaj në fillim të muajit, ju vini në praktikë ide të shkëlqyera, në fushën e karrierës ose studimeve tuaja. Hëna e Plotë në Gaforre më 3 të muajit vazhdon t’ju mësojë se si të bashkëpunoni në mënyrë më efektive me të tjerët dhe të kërkoni ndihmë. Ju kultivoni empatinë tuaj dhe të jeni të pranishëm në jetën e njerëzve tuaj dhe kjo është një shenjë pjekurie. Me hyrjen e Venusit në Ujor më 17 të muajit, dhe më vonë, më 19, të Diellit, ju e drejtoni vëmendjen tuaj te financat tuaja, duke organizuar një plan menaxhimi dhe kursimi. Në javët në vijim do të zbuloni se bëhet më e lehtë të vendosni qëllime të forta.

Ujori
Edhe pse viti hyn me stinën e Bricjapit, janari është gjithashtu një muaj i rëndësishëm për ju, duke përgatitur terrenin për pjesën tjetër të vitit. Më vonë, kur Jupiteri të hyjë në shenjën e Luanit, do t’i përkushtoheni dashurisë dhe romancës. Për momentin, megjithatë, më 23 të muajit ju mirëprisni Marsin në shenjën tuaj, i cili ushqen ambiciet tuaja dhe ju jep motivim për të evoluar, veçanërisht nëse ndiheni sikur keni ngecur kohët e fundit. Nëse jeni beqarë, ka shumë mundësi për një njohje të re. Nëse jeni në një lidhje, mund të kaloni në fazën tjetër. Sidoqoftë, me hyrjen e Diellit në shenjën tuaj më 19, përgatituni të mirëprisni një sezon festimi, harmonie dhe evolucioni. Gjithashtu përgatituni të mirëprisni ide të reja që do t’ju lejojnë të punoni më me efikasitet. Por me hyrjen e Marsit në Ujor në dhjetë ditët e fundit, do të thirreni të jepni përparësi kujdesit për veten. Do të jetë gjithashtu konstruktive, pasi do të takoni njerëz të rinj që do të kontribuojnë në transformimin tuaj.

Gaforrja
Përqafojeni energjinë që ju sjell muaji i parë i vitit. Që nga Viti i Ri, Mërkuri ka hyrë në sektorin tuaj të marrëdhënieve, ndërsa më datën 3 të muajit Hëna e Plotë ju kujton se gjatë gjashtë muajve të fundit perspektiva juaj mbi botën ka ndryshuar dhe ju keni evoluar. Tani është e rëndësishme të vini në kontakt me ide dhe mënyra të reja të të menduarit, të cilat do t’ju nxjerrin nga zona juaj e xhirimit dhe do t’ju zgjerojnë horizontet, duke ju bërë të ndiheni më të sigurt edhe kur bëheni qendra e vëmendjes. Me hyrjen e Venusit në Ujor më datën 17 të muajit, fillon një periudhë relaksimi dhe vetëanalize, e cila ju jep hapësirën për të gjetur forcën tuaj, ndërsa Hëna e Re më datën 18 hap kapituj të rinj si në karrierën tuaj ashtu edhe në marrëdhëniet tuaja. Është fakt, po filloni të shihni një dashuri të re në horizont ose, nëse jeni në një lidhje, e shihni atë të rinovohet.

Luani
Ky muaj ju rikthen në kontakt me idetë tuaja. Ju eksploroni horizonte të reja, krijoni njohje të reja, shijoni mundësitë për t’i bërë realitet qëllimet që keni vendosur për gjashtë muajt e ardhshëm. Që në 3 janar, me Hënën e Plotë në Gaforre, mësoni se si t’i merrni gjërat më lehtë dhe të kënaqeni me kujdesin ndaj vetes që ju nevojitet për të rimbushur bateritë tuaja. Me hyrjen e Venusit në sektorin tuaj të marrëdhënieve më 17 të muajit, ju mirëpresni një kohë të favorshme për miqësi të reja dhe rrjete sociale. Ndërsa planeti i dashurisë lehtëson tensionet me kolegët dhe partnerët, më në fund shihni atë që ishte e dukshme në karrierën tuaj dhe përmirësoni dinamikën e marrëdhënieve tuaja, veçanërisht me shefat dhe punëdhënësit tuaj. Dhe të nesërmen, më 18 janar, Hëna e Re në Bricjap vjen për t’ju kujtuar qëllimet tuaja. Tani, keni mjetet që ju nevojiten për t’i arritur ato.

Skandali i AKSHI-t, “Pronat tona në rrezik, bandat kanë futur duart në Kadastër”

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka ngritur sot alarmin për rrezikun serioz që paraqet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për sigurinë rrjetet sociale, Shehaj deklaroi se AKSHI ka në dorë çdo informacion jetik për qytetarët, përfshirë të dhënat e pronësisë, shëndetit, biometriket, lëvizjet, gjobat dhe llogarivtë bankare, duke theksuar se ky është një rrezik i madh për çdo qytetar nën dritën e zbulimit nga SPAK se AKSHI kontrollohet nga bandat kriminale.

Shehaj theksoi se sipas hetimeve të SPAK-ut, përmes AKSHI-t janë kryer ndërhyrje të paligjshme në Kadastrën Shtetërore, ku janë ndryshuar pronarë pronash. Ai e cilësoi këtë situatë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për pronën dhe sigurinë juridike të çdo qytetari.

“Është e paimagjinueshme që drejtoresha e AKSHI-t, e vendosur në arrest shtëpie dhe e cilësuar nga SPAK si pjesë e një bande kriminale, vazhdon të mbahet në detyrë nga Edi Rama, ndërkohë që ka akses mbi çdo të dhënë të jetës sonë,” u shpreh Shehaj.

Sipas tij, heshtja e kryeministrit Rama dhe mbajtja në detyrë e zyrtarëve nën hetim përbëjnë një rrezik serioz për demokracinë, pasi krijojnë kushte që të dhënat personale dhe pronësore të qytetarëve të përdoren për shantazh, presion apo manipulim.

Shehaj i bëri thirrje qytetarëve të reagojnë dhe të mos e normalizojnë këtë situatë, duke paralajmëruar se sot rrezikohen pronat, ndërsa nesër mund të vihet në rrezik vetë liria personale përmes keqpërdorimit të të dhënave biometrike.

“Qeveria Rama dhe bandat e saj kontrollojnë çdo aspekt të jetës sonë. Ka pasur raste kur kanë ndërruar pronarët e pronave. Sot janë pronat. Nesër me të dhënat tona biometrike mund të inkriminojnë kë të duan, kur të duan.

Kjo nuk është demokraci. Jemi të gjithë pengje të Bandave!” – thotë Shehaj mes të tjerash.

Fjala e Agron Shehaj:

Para disa ditësh, një miku im më shkruajti e më tha: “Mora përgjigje të analizave të gjakut në e-Albania. Çfarë do të thotë kjo, që Mirlinda Karçanaj dhe banda e saj, apo edhe qeveria, dinë çdo lloj informacioni? Dinë edhe përgjigjet e analizave të gjakut që mora unë?”

Përgjigja është: Po! Absolutisht, po.

Por jo vetëm kaq. Çfarë është më e rëndë, është që SPAK-u ka zbuluar që, nëpërmjet AKSHI-t, kanë futur duart në Kadastrën, kanë ndryshuar pronarët e disa pronave dhe për këtë po heton SPAK-u.

Është e paimagjinueshme pushteti që ka AKSHI, dhe drejtoresha e Edi Ramës që vazhdon të jetë në detyrë, pavarësisht se SPAK-u e ka vendosur në arrest në shtëpi. Mund të fusin duart kudo! Kanë në dorë pronat tona. Kanë çdo lloj informacioni që ka të bëjë me jetën tonë të përditshme: nga gjendja jonë shëndetësore, sëmundjet, ilaçet, hyrjet dhe daljet në Shqipëri, gjobat që marrim. Çdo lloj informacioni që kalon nëpërmjet AKSHI-t është në dorë të Mirlinda Karçanaj, për të cilën SPAK-u thotë që është pjesë e një bande kriminale. Dhe Edi Rama vazhdon ta mbajë në detyrë.

Duhet të zgjohemi! Është skandal ajo që po ndodh. Jeta jonë, jeta e çdo qytetari të Shqipërisë, është në duart e Mirlinda Karçanaj, një anëtare e një bande kriminale, që Edi Rama vazhdon ta mbajë në detyrë./ Zoom.al