Aplikacion
Fundi i vitit shpesh sjell emocione të papritura, reflektime mbi të kaluarën dhe, për disa shenja të horoskopit, edhe një mesazh surprizë nga një ish-partner.
Sipas astrologëve, lëvizjet planetare të kësaj periudhe favorizojnë rikthimin e kontakteve të vjetra, sidomos në formën e urimeve për Vitin e Ri.
Gaforrja është një nga shenjat më të ndjeshme dhe më e lidhur emocionalisht me të kaluarën. Këtë fundvit, një ish mund të ndjejë nevojën të dërgojë një mesazh të ngrohtë, ndoshta për të mbyllur një kapitull me paqe ose për të shprehur pendesë.
Peshorja, e njohur për marrëdhëniet dhe balancën emocionale, ka gjasa të marrë një urim nga një ish me të cilin ka mbetur respekt i ndërsjellë. Ky kontakt mund të jetë i thjeshtë, por do të zgjojë kujtime të forta.
Akrepi nuk harron lehtë dhe as nuk harrohet. Ish-partnerët e kësaj shenje mund të ndihen të shtyrë të rikthehen me një mesazh misterioz ose emocional, sidomos në ditët e fundit të dhjetorit.
Peshqit, shenjë romantike dhe ëndërrimtare, pritet të marrin një urim të sinqertë, ndoshta me tone nostalgjike. Për ta, ky mesazh mund të jetë emocionalisht i fortë, edhe nëse nuk çon në ribashkim.
Skandali i AKSHI-t/ Hoxha: Kamerat e Agasit na kanë bërë një shërbim shumë të madhGazetari Artan Hoxha, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet për skandalin e AKSHI-t, duke theksuar se pamjet e regjistruara nga kamera në zyrën e Ergys Agasit kanë nxjerrë në dritë mënyrën reale se si ka funksionuar një strukturë e errët pushteti.
Sipas tij, fakti që AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës, ishte artikuluar më parë si akuzë politike, por tashmë është vërtetuar me prova konkrete.
Sipas Hoxhës, autoritetet dhe publiku kanë parë vetëm një pjesë minimale të materialeve të sekuestruara, pasi janë hapur shumë foldera por vetëm 1 është publikuar sipas tij.
“Pavarësisht çfarë thuhet lart e poshtë, po të mos ishte kamera e Gys Agasit, ne nuk do ta shikonim çfarë ndodhte atje brenda. Pra, ajo kamerë na ka bërë një shërbim shumë të madh. Atë ta kishim porositur për ta futur atje dhe ata s’do ta lejonin. Jo që e kishin vetë, dhe unë po them është hapur vetëm një folder.
Është hapur, janë hapur shumë foldera, por një na kanë treguar neve. Pra, po të mos ishte ajo kamerë, çfarë do të ndodhte? Po të mos ishte ai koleksioni, çfarë do të ndodhte? Pra, ai na ka dhënë një, një volum kaq të madh elementësh, detajesh, provash, që na ka bërë çdo gjë që është artikuluar deri tani, na e ka bërë, na e ka vërtetuar. Dhe na ka treguar se deri ku është i kapur ky, ëh, ky pushtet dhe ky sistem.
Pra, që ti të kesh në zyrë gjithë kohës drejtoreshën më jetëgjatë të kryeministrit Rama, pra ka qenë nga 2013-ta, sa ç’ka Rama ka dhe zonja Karçanaj. Ti ta kesh aty nën kontroll, të kesh atë që quhet arritja më e madhe e Ramës, qeveria virtuale, pa të kesh informacion për çdo gjë që ndodh në këtë vend. Dhe për më tepër, e di çfarë kanë bërë ata me…
Diella në këtë rast ka ikur. Unë po them, a di çfarë ka ndodhur aty? Ore në momentin kur të dhënat e kadastrës kaluan në e-Albania, a di çfarë probleme ka ndodhur me mbivendosjet? Po kush i bënte mbivendosjet? Kush kishte akses të fuste hundët atje”,- është shprehur Hoxha në Syri TV.
Parashikimet e frikshme të Baba Vangës/ Çfarë ndodh në 2026?Nga kontakti me jashtëtokësorët te marrja nën kontroll nga IA, shihni çfarë pretendojnë parashikimet e Baba Vangës për 2026 rreth së ardhmes sonë në konflikt, shkencë e më tej!
Baba Vanga zakonisht “rikthehet” sa herë që afrohet një vit i ri dhe ndihet pasiguri. Dhe 2026-a? Le të themi se ka plot të tilla. Edhe pse transkripte të qarta, të datuara, nga Baba Vanga (ose nga cilado parashikuese tjetër) janë të rralla, një grumbull pretendimesh të lidhura me 2026-ën vazhdon të qarkullojë. Ja çfarë të keni parasysh në 2026, sipas mistikes dhe shërueses bullgare.
Kontakti i parë me një qytetërim tjetër
Pretendimi më dramatik për 2026-ën është se njerëzimi mund të ndeshë jetë jashtëtokësore, ndonjëherë i formuluar si një anije e madhe që i afrohet Tokës në nëntor 2026. Përmbledhjet mediatike flasin për një anije gjigante që zbret në Planetin Tokë dhe përziejnë spekulimet rreth objektit ndëryjor 3I/ATLAS për të argumentuar se qielli është jashtëzakonisht “i ngarkuar”.
Fatkeqësi natyrore katastrofike
Një pretendim tjetër i përhapur thotë se tërmete masive, shpërthime të dhunshme vullkanike dhe mot ekstrem do të godasin 7–8% të sipërfaqes tokësore të planetit në 2026. Parashikimet e Baba Vangës rrallë specifikojnë vende apo edhe data, por duke pasur parasysh valët rekord të të nxehtit në Europë, zjarret shkatërruese në Australi e Kanada dhe tërmetet me shumë viktima në vende si Mianmari, ky parashikim për fatkeqësi natyrore ka fituar shumë terren.
Një vit me përshkallëzim konfliktesh
Emri i Baba Vangës lidhet edhe me parashikime për rritje të konflikteve globale, herë-herë deri te retorika e Luftës së Tretë Botërore ose sugjerimi se 2026-a do të shënojë një pikë kthese të rrezikshme. Në 2025 kjo kornizë u përqendrua te tema Lindje kundër Perëndimit dhe te fillimi i “rrëzimit të njerëzimit”. Në 2026, ithtarët e Baba Vangës po e shtyjnë motivin më tej si një përshkallëzim më i gjerë i konflikteve në mbarë globin. Sa i përket fundit? Baba Vanga, sipas “legjendës”, ka parashikuar se bota do të marrë fund në vitin 5079.
Pikë kthese për inteligjencën artificiale
Disa besimtarë ia atribuojnë Vangës paralajmërimin se inteligjenca artificiale do të fillojë të dominojë sektorë kyç rreth vitit 2026, duke sjellë jo vetëm tronditje në tregun e punës, por edhe dhimbje koke serioze nga pikëpamja etike.
Një vit i vështirë për ekonominë globale
Edhe pse shumica e pretendimeve ekonomike të Baba Vangës i janë bashkangjitur vitit 2025, disa entuziastë e shtyjnë temën përpara dhe paralajmërojnë pasiguri të vazhdueshme në 2026. Shtysa? Parashikime të tjera të Baba Vangës si konfliktet politike, fatkeqësitë natyrore e madje edhe kontakti me jashtëtokësorë. Ideja është se këto ndërprerje do të përhapen nëpër zinxhirët e furnizimit dhe tregje.
Nxjerrja e energjisë nga Venusi
Ky parashikim, teknikisht, është planifikuar për vitin 2028. Por siç do t’ju thotë kushdo në NASA, eksplorimi hapësinor është një proces i gjatë. Nëse parashikimi i Baba Vangës se njerëzimi do të nisë të korrë energji nga Venusi deri në 2028 është i vërtetë, atëherë puna përgatitore me siguri duhet të nisë SA MË SHPEJT.
Organe sintetike: faza e ndërtimit drejt pikës së vitit 2046
Parashikime të mëparshme të Baba Vangës vendosin në tryezë prodhimin masiv të organeve sintetike në 2046. Ky lloj avancimi mjekësor nuk ndodh brenda natës, ndaj mendojmë se 2026 mund të jetë viti kur “skeleti” ngurtësohet. Mendoni për më shumë transplantime veshkash derri të modifikuara gjenetikisht (programi i Mass General që nisi në 2024/25 vazhdon të vendosë standarde), prova të hershme klinike për pajisje bio-artificiale të mëlçisë dhe implante të indeve të gjalla të bioprintuara (si veshi i printuar 3D). Këto lloj përparimesh do të ndihmojnë në rrugëtimin drejt asaj pike të vitit 2046 dhe, potencialisht, do ta bëjnë realitet parashikimin e Baba Vangës për organet sintetike të prodhuara në masë.
“Bilanci” i Baba Vangës (të paktën siç e tregon legjenda)
Gjatë viteve, emri i Baba Vangës i është bashkëngjitur një përzierjeje ngjarjesh kryelajmesh: katastrofa e Çernobilit, vdekja e Princeshës Diana, sulmet e 11 Shtatorit dhe zgjedhja e Barack Obamës si president i SHBA. Disa thonë se gjurmët dokumentare pas këtyre atribuimeve janë të holla dhe shpesh të dorës së dytë. Të tjerë janë besimtarë të palëkundur në fuqitë e saj parashikuese. Sido që të jetë, këto lloj “suksesesh” janë bërë pjesë e gojëdhënës që rrethon emrin e saj.
Zoom.al/
Fotoja e vjetër: Kur Troplini e Agasi shfaqeshin së bashku me kryetarin e KuvenditNjë fotografi e 24 prillit 2017, gjatë vizitës së ish-kryetarit të Kuvendit Ilir Meta kompaninë Ovvital në Kullë të Durrësit, tregon më shumë sot sesa kur u shkrep 8 vjet më parë.
Në krah të Metës është biznesmeni Xhevdet Troplini, i njohur si “Poja”. Pas tij, në plan të dytë dhe në profil, shfaqet Ergys Agasi, i shpallur në kërkim për mega-aferën korruptive me tenderat e AKSHI. Koordinatori i krimit me kryeministrin Rama, e quajti ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i pari që e ekspozoi publikisht aktivitetin e tij. Eminenca gri e Ramës, e quajnë sot disa analistë politikë.
Sali Berisha i ka akuzuar publikisht Troplinët si “bandën më të madhe në Durrës”, duke i lidhur ata me drejtorin e Policisë së Shtetit Ilir Proda. Sipas tij, Agasi është po ashtu i lidhur me Prodën.
Fotoja në atë kohë nuk tregonte asgjë më shumë se mbështetjen e politikës për një biznes. Agasi vetë ka punuar në disa ministri të drejtuara nga LSI. Por sot, në dritën e akuzave, ajo shërben si provë e disa lidhjeve që kanë ekzistuar shumë përpara se të shpërthente mega-skandali i AKSHI-t. /Zoom.al
Akuzohet se po jep bonuse për shkak të zgjedhjeve, Kurti reagon për “blerjen” e votaveNë prag të zgjedhjeve, qeveria e Kosovës ka premtuar se do të ndajë bonuse nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët për fundvit.
“Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët dhe pensionistët,- tha Kurti kur njoftoi për bonuset në fjalë.
Megjithatë, kjo shihet si blerje e votës, pasi zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se kjo është metoda se si Kurti dhe Vetëvendosje duan të mbesin në pushtet.
“100 euro për fëmijë dhe pensionistë. Mënyrë e përsosur për me ble vota. Një ose dy vendime me nga një faqe, pa bazë ligjore, pa ndonjë arsyetim të bazuar, që kushtojnë mbi 100 milionë euro”,– u shpreh Miftaraj.
Ndërkohë, vetë kryeministri në detyrë tha se këto bonuse janë të përvitshme: “A kanë qenë këto shtesa edhe vitin e kaluar edhe para atij viti? Ne në fundvit i gëzojmë më të moshuarit dhe fëmijët. S’ka asgjë të re, e re është qeverisja jonë.”
Kjo nuk është hera e parë që qeveria e Kosovës ndan bonuse për kategori të ndryshme. Para zgjedhjeve të 26 tetorit mori vendimin për shtesa për kategori sociale, tre ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale ekzekutoi bonuset nga 100 euro për studentë dhe katër ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ekzekutoi bonuset për grupin e dytë të studentëve./ Zoom.al
Kërcet sherri në BBVK/ Përplasje fizike mes vajzaveNjë sherr që ka degraduar në përplasje fizike është regjistruar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.
Dy banoret, Dolce dhe Alba janë konfliktuar me njëra tjetrën verbalisht dhe më pas situata ka agravuar në konfrontim fizik.
Sipas raportimeve përplasja nisi pas një komenti të Albës, i cili u interpretua si provokues nga Dolce, duke sjellë reagime të menjëhershme mes tyre, por banorët e tjerë kanë ndërhyrë duke shmangur agravimin e situatës.
Pjesë nga debati:
Dolce: Me ujë mos lag, pse më lag?! Mos më lag pellushin!
Alba: Dua ta lag.
Dolce: Ti jashtë ke për të kërkuar falje. Ti, po!
Aktualisht, mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të ketë pasoja në vijim apo do të mbetet një episod i izoluar në dinamikën e përditshme të shtëpisë.
https://www.facebook.com/reel/1232454072064817/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v
Zoom.al/
Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë/ Ndërron jetë një 16- vjeçarNjë aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Cakranit”.
Rreth orës 19:00, dy automjete, një “Benz” dhe një “Peugeot”, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën një i mitur rreth 16 vjeç, i identifikuar me inicialet O. M., i cili ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se automjeti i drejtuar nga i mituri i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi S. B., 30 vjeç, dhe po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik./ Zoom.al
Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet dhe rrezikohet burgu për të pabinduritNë shumicën e vendeve të botës 25 dhjetori është ditë feste, në disa të tjera është një ditë e zakonshme.
Por ka edhe disa shtete ku Krishtlindja nuk festohet dhe arsyet lidhen shpesh me kulturën ose fenë.
Koreja e Veriut
Nuk ka vend për festa fetare si Krishtlindja në Korenë e Veriut. Ideologjia totalitare e shtetit nuk toleron fenë sepse e sheh si konkurrencë ndaj pushtetit shtetëror dhe kultit të personalitetit që është ndërtuar rreth dinastisë Kim prej vitesh, raporton “Index”. Çdo formë e festimit të Krishtlindjes mund të çojë në burgim ose ndëshkime të tjera të rënda.
Arabia Saudite
Si vendlindje e islamit, Arabia Saudite ka një qëndrim të qartë për Krishtlindjen: nuk është në pajtueshmëri me doktrinën islame. Për vite, dekorimet publike, bredhat e Krishtlindjes, apo çdo festim i dukshëm është i ndaluar rreptësisht dhe festimet janë të kufizuara në hapësira private.
Në vitet e fundit, ka pasur disa ndryshime të vogla, më shumë për shkak të përpjekjes për hapje ndaj turizmit. Në disa hotele luksoze dhe qendra tregtare dekorime modeste “sezonale” mund të shihen, por pa simbole fetare.
Brunei
Brunei zbaton një version të rreptë të Sheriatit që vendos për hapësirën publike. Edhe pse ata që nuk janë myslimanë lejohen ta festojnë Krishtlindjen në privatësi, gjithçka që mund të duket si “promovim i një feje tjetër” mes myslimanëve konsiderohet e ndaluar. Bredhi, dritat apo vetëm një kapele babagjyshi mund të ndëshkohen me gjobë.
Somalia
Somalia, një shtet me shumicë myslimane dhe situatë komplekse të sigurisë, shkon një hap më tutje: Krishtlindja është komplet e ndaluar. Arsyet janë për shkak të identitetit fetar dhe për siguri – autoritetet besojnë se festimi në publik mund të nxisë tensione dhe reagime nga grupet ekstremiste.
Taxhikistani
Taxhikistani nuk e ka ndaluar zyrtarisht Krishtlindjen, por autoritetet vazhdimisht i dekurajojnë njerëzit kundër festimit. Është pjesë e një politike më të gjerë për kufizimin e kulturave të huaja dhe ndikimit fetar, ndërsa synon forcimin e identitetit kombëtar. Autoritetet këshillojnë shkollat dhe bizneset kundër dekorimeve apo festimeve, dhe shitja e bredhave apo dekorimeve është e ndaluar.
Zoom.al/
“Kemi prova të reja”/ Këlliçi paralajmëron padi të re ndaj Carlo BollinosDeputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ndaj pronarit të Report TV, Carlo Bollino, do të bëhen padi të reja në SPAK.
Sipas Këlliçit, dosjet ndaj Bollinos janë bashkuar në një të vetme në SPAK, por do të ketë edhe denoncime të tjera, për shkak të materialeve të reja që janë mbledhur në lidhje me ngritjen dhe financimin e medias së Bolinos.
Sipas Këlliçit, padia lidhet me ndikimin e tij të paligjshëm te zyrtarët e shtetit, korrupsionin pasiv dhe përgjimet që dolën në dosjen e Ballukut ku thuhej se Bollino kishte përfituar miliona para nga ARRSH-ja.
‘Janë bërë tashmë publike dhe kanë ardhur tek ne informacione të reja në raport me abuzimin që është bërë me ngritjen dhe financimin e kësaj medieje. Është pikërisht media e Carlo Bolinos që mishëron më së miri keqpërdorimin dhe kapjen, nga pushteti të një medieje.
Apo më saktë dhe krijimin, sepse mediat e tjera kombëtare kanë vite dhe kanë qenë në treg në fakt edhe më përpara sesa Edi Rama të bëhej kryeministër, por në fakt me Bolinon ka ndodhur tjetër gjë. Pra Bolino është një ide fillestare e Edi Ramës, është ushqyer me paratë e buxhetit të shtetit nga Edi Rama, i është dhënë truall publik nga Edi Rama dhe është ngritur si media po nga Edi Rama.
Keni parë dhe pamjet te Plugu të hapjes së shampanjës e Edi Rama që inspektonte mediat e tjerë e tjerë, po nga Edi Rama. Pra është një projekt i mendjes djallëzore dhe të sëmurë të Edi Ramës, që e ka ekzekutuar Carlo Bolino dhe për këtë arsye, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, në vijim të dy kallëzimeve që ka bërë, për Carlo Bolinon, të cilat janë të bashkuara në një kallëzim të vetëm dhe janë objekt i SPAK-ut dhe i hetimit për momentin nga prokurori Sotir Kllapi dhe kanë rreth dy vite, shumë shpejt do të depozitojë dhe informacione të reja që kanë të bëjnë jo vetëm me shpronësimin e truallit, me kompensimin dhe më pas me dhënien me 1 euro të truallit për Bolinon.
Por kanë të bëjnë dhe me faktet e reja që kanë dalë tashmë dhe janë bërë publike. Kanë të bëjnë me tenderat që ka marrë Bolino, ndikimin e tij të paligjshëm te zyrtarët e shtetit, korrupsionin pasiv dhe sigurisht detajet e reja të dosjes Balluku që lidhin drejtpërdrejtë, ëhë, Ballukun, paratë publike me Carlo Bolinon dhe Report TV’,u shpreh Këlliçi në SYRI TV.
Horoskopi 2026: Çfarë sjell gjysma e parë e vitit për secilën shenjëDashi
Nëse do të keni mundësi dhe fuqi të ëndërroni, duhet ta merrni seriozisht dhe të planifikoni ndryshime në strukturat e punës suaj. Për të nisur emrin tuaj nga fillimi, për të zgjeruar bazën ku fitoni para, duhet të jetë prioritet në ëndrrat tuaja. Rimendojeni pjesën e karrierës. Vendoseni punën dhe emrin tuaj në një bazë tjetër. Mundësitë për të marrë më të mirën do të jenë shumë të mira në 6-mujorin e parë të vitit 2026.
Demi
Ndryshimet dhe korrigjimet duhet t’i kanalizoni në drejtimin ku keni pasur më shumë lodhje gjatë këtij 9-vjeçari. Sidomos në drejtimin emocional, duhet të rishqyrtoni me veten se çfarë kërkoni dhe çfarë ju bën të ndiheni mirë e të sigurt.
Binjakët
Uranin do ta keni te vetja. Për sa kohë nuk e shmangni dot ndryshimin, kanalizoni energjinë aty ku doni ndryshimin. Gjeni atë që nuk doni dhe atë që nuk ju shkon, dhe që nga sot projektoni ndryshimin. Me Jupiterin do të keni mundësi të realizoni atë që doni dhe të minimizoni pasiguritë.
Gaforrja
Është një projektim që kërkon të punoni me veten për të lënë pas atë që nuk doni më. Për të hequr nga vetja atë që ju ka lodhur dhe munduar. Do të ishte mirë që të mos mbartni nga inercia gjëra që nuk ju shkojnë. Hiqni nga vetja atë që do t’ju lehtësojë dhe gjithçka do të jetë shumë më e thjeshtë në këtë periudhë.
Luani
Urani te Binjakët do t’ju ndihmojë shumë për të riformatuar projektimin tuaj. Si në rrugëtimin profesional, ashtu edhe në rrugën që zgjidhni për objektivat, duhet korrigjim. Përqendrohuni në atë që vërtet e keni të rëndësishme në 6-mujorin e parë, që në 6-mujorin e dytë të merrni më të mirën.
Virgjëresha
Me Uranin mbi Binjakët dhe hyrjen e vitit 2026, që sjell riorganizim, zgjerim dhe shtim të degëve të prodhimit nga ju, Jupiteri është në fundin e një cikli shumë të gjatë. Shpesh do të ndiheni sikur fati nuk po ju ndihmon, por kjo varet nga ju. Sa më me instinkt dhe inteligjencë të ecni në fillim të vitit, aq më produktiv dhe i mirë do të jetë për ju. Prioritet mbetet zhvillimi ekonomik.
Peshorja
Duhet të bëni projektime të natyrës ligjore. Mbyllini dhe lini pas. Çështjet e pronësisë mbyllini në 6-mujorin e parë. Zgjerimi familjar – është momenti juaj për një bebe. Është shumë i mbarë.
Akrepi
Pa Uranin përballë, do të jeni më të sigurt. Vendime jete që do t’i doni gjithmonë, vendosini si prioritet në pjesën e parë të vitit, që nga sot. Do të jetë shumë i mbarë dhe i thjeshtë në fillim të pranverës. Mënyra se si funksiononi profesionalisht kërkon një mini-revolucion në pjesën e parë të vitit, që të jeni në vijë të parë në vazhdimësi.
Shigjetari
Uranin do ta keni përballë. Kjo imponon ndryshimin e formës së bashkëpunimit; ndryshime me bashkëpunëtorët janë të sigurta këtë vit. Përgatituni të jeni më fleksibël që në fillimet e vitit 2026, sepse do të shpërbleheni shumë shpejt.
Bricjapi
Me punën dhe karrierën, që nga viti 2025, keni nisur të jeni shumë më të qartë dhe e keni projektimin. Energjinë kanalizojeni te raportet njerëzore, duke nisur nga raportet në çift deri te pjesa sociale. Ka një tendencë të fortë për të dalë nga kontrolli si në çift, ashtu edhe me rrethin social.
Ujori
Një vendosje që nuk do ta shmangni dot ndryshimin. Ndryshime të forta, që mund t’ju vijnë të papritura. Kjo vendosje ndihmon shumë ata që duan çështje studimore dhe lëvizje. Investimet ekonomike për të ardhmen dhe gjithçka që lidhet me teknologjinë mund të korrin sukses në vitin 2026.
Peshqit
Një Uran në shtëpinë e katërt nuk është komod dhe sjell vështirësi. Megjithatë, nuk do të mungojnë ndryshime adrese, shtëpie, ndryshime me trupin apo një martesë. Sot, me Hënën te vetja, nisni të ëndërroni bukur për atë që ka rëndësi për ju.