zoom

Day ArchiveDy shenjat e horoskopit që do kenë fat në dashuri gjatë fundjavës

Fundjava që vjen pritet të sjellë emocione të forta dhe surpriza romantike për disa shenja të horoskopit.

Lëvizjet planetare favorizojnë lidhjet sentimentale, komunikimin e sinqertë dhe afrimet e papritura. Sipas parashikimeve astrologjike, dy shenja do të jenë veçanërisht me fat në dashuri dhe do të ndiejnë një energji pozitive që mund të ndryshojë rrjedhën e marrëdhënieve të tyre.

Luani

Luani do të jetë në qendër të vëmendjes këtë fundjavë. Karizma dhe vetëbesimi i tij do të jenë më të theksuara se kurrë, duke e bërë tërheqës si për partnerin aktual ashtu edhe për persona të rinj. Për ata që janë në një lidhje, kjo është një periudhë ideale për të forcuar raportin, për të diskutuar plane të përbashkëta ose për të ringjallur pasionin. Beqarët e kësaj shenje mund të përjetojnë një njohje të papritur që mund të kthehet shpejt në diçka më serioze.

Peshqit

Peshqit do të ndihen emocionalisht më të hapur dhe më të lidhur me ndjenjat e tyre. Fundjava sjell momente romantike, biseda të thella dhe ndjesi sigurie në dashuri. Ata që janë në çift do të përjetojnë një afrimitet më të madh me partnerin, ndërsa keqkuptimet e vjetra mund të marrin fund. Për Peshqit beqarë, yjet sugjerojnë një takim domethënës, ndoshta me dikë që i kupton në një nivel më të thellë emocional.

Në përgjithësi, kjo fundjavë është ideale për të ndjekur zemrën, për të shprehur ndjenjat dhe për të mos pasur frikë nga fillimet e reja. Dashuria është në ajër për Luanin dhe Peshqit.

Zoom.al/

Raportet SHBA-Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se Beogradi kishte pritur hapa të mëdhenj përpara nga administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, por se deri një ndikim i tillë nuk është ndier.

“Kur flasim edhe për tarifat, kur flasim për sanksionet ndaj NIS-it, asgjë nga këto nuk ka qenë në dobi të interesave të Serbisë, prisja më shumë nga Trump. Njëkohësisht, kur u përballëm me çaste të vështira, nuk e morëm atë mbështetje as nga fuqitë e tjera të mëdha, as nga Lindja, as nga BE-ja”, tha Vuçiç në hapjen e Konferencës së Ambasadorëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Beograd.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione në tetor ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), kompanisë kryesore të naftës dhe gazit në Serbi, për shkak të pronësisë ruse.

Nga ana tjetër, Rusia nuk ka treguar gatishmëri për t’i shitur aksionet e saj shumicë në NIS, në mënyrë që ta bëjë të mundur heqjen e sanksioneve dhe ta ndihmojë Serbinë ta shmangë një krizë gazi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha ditë më parë se Moska “ka ide” se si NIS-i mund të dalë nga kriza, por nuk dha hollësi.

Sa i përket tarifave amerikane mbi produktet e huaja, të cilat Trumpi i vendosi në prill të vitit 2025, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor më e goditura është Serbia.

Tarifat doganore të SHBA-së për Serbinë që nga ajo kohë janë 37 për qind, ose dy për qind më të larta se tarifat e reja doganore të vendosura për produktet nga Bosnja.

Rel/

Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër”


Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta – në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik.

Prokuroria e Posaçme, e njohur për shqiptarët si SPAK, u krijua për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në kuadër të një procesi madhor të reformës në drejtësi. I mbështetur nga SHBA-ja dhe BE-ja, SPAK-u ka fituar një reputacion të madh për hetimin e zyrtarëve dhe politikanëve të lartë, si dhe mbështetje të gjerë publike në Shqipëri.

I pyetur nga BIRN se cilat do të jenë prioritetet e tij kryesore gjatë mandatit si kreu i SPAK-ut, 43-vjeçari Braho tha se planifikon “të garantojë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij”.

“Do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet e thelluara, përfshirë analizën e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre. Një kusht i rëndësishëm për funksionimin e duhur të SPAK-ut është forcimi i pavarësisë dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe hetuesve”, tha prokurori.

Braho, i cili mori detyrën më 19 dhjetor, shtoi se “do të punojmë gjithashtu për forcimin institucional të SPAK-ut dhe rritjen e kapaciteteve për mbledhjen dhe analizën e informacionit”.

“Qëllimi ynë është të rrisim besimin e publikut te drejtësia dhe këtë mund ta arrijmë vetëm duke vendosur standarde të larta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh ai.

SPAK-u rrallëherë mungon nga titujt e lajmeve këto ditë në Shqipëri. Aktualisht, prokurorët e tij po hetojnë zv/kryeministren Belinda Balluku, e cila akuzohet për ndërhyrje në prokurime publike në çështje të ndërtimit të rrugëve.

Balluku mohon çdo shkelje, duke i quajtur akuzat “insinuata”, “gjysmë të vërteta” dhe “gënjeshtra”.

SPAK-u i ka kërkuar parlamentit t’i heqë asaj imunitetin që të mund ta arrestojë; pritet që një vendim të merret në janar. Megjithatë, legjislativi dominohet nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama, e cila ka 83 nga 140 mandatet.

Rama ka shprehur mbështetjen e tij për Ballukun; opozita ka denoncuar situatën dhe mbajti një protestë të hënën para zyrës së tij, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Tubimi u organizua nga Partia Demokratike rivale – lideri i së cilës, Sali Berisha, është marrë gjithashtu i pandehur nga SPAK-u për korrupsion të dyshuar, akuza që ai i mohon. Protestues të zemëruar më pas hodhën kokteje Molotov dhe u zotuan për protesta të mëtejshme.

Balluku është zyrtarja publike me nivelin më të lartë që aktualisht po hetohet nga SPAK-u. Një tjetër hetim në vazhdim që ka tërhequr vëmendjen e publikut është rasti i një grupi kriminal të dyshuar me bazë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), i akuzuar për drejtimin e një skeme për manipulimin e tenderëve.

AKSHI është një nga institucionet më të rëndësishme në vend. Ai menaxhon pothuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes portalit e-Albania, duke vepruar njëkohësisht si ndërmjetës mes qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme për lëshimin e dokumenteve online.

Kritikët thonë se çështja është veçanërisht shqetësuese sepse nxjerr në pah lidhje të dyshuara mes krimit dhe institucioneve shtetërore.

Vetëm vitin e kaluar, SPAK-u thotë se ka vënë nën hetim 33 ish-zyrtarë të lartë publikë, 19 prej të cilëve janë dërguar për gjykim.

Mes tyre përfshihen disa figura të rëndësishme politike: Berisha, një figurë qendrore e politikës shqiptare që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990, është aktualisht në gjyq për korrupsion. Një tjetër ish-president, Ilir Meta, dhe bashkëshortja e tij, ish-deputetja Monika Kryemadhi, po ashtu po gjykohen për akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një aleat politik i Ramës, ndodhet në paraburgim për akuza të ngjashme, ndërsa ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është në arrati nga një hetim për korrupsion dhe pastrim parash.

Besimi i publikut, hetime cilësore

Braho u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2004 dhe në Shkollën e Magjistraturës në Shqipëri në vitin 2008. Ai ka punuar në prokuroritë e qyteteve të Beratit dhe Vlorës, përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda. Që nga viti 2019, kur u krijua, ai është prokuror në SPAK; si prokuror karriere, ka përvojë të gjerë në hetimin e krimeve të rënda dhe korrupsionit.

Pritet që ai të jetë në qendër të vëmendjes publike, pasi do të pasojë Altin Dumanin, i cili perceptohet gjerësisht si prokurori që theu kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, në krye të SPAK-ut. Dumani tha se dëshironte t’i uronte Brahos suksese në atë që e përshkroi si një “detyrë shumë të rëndësishme dhe sfiduese”.

“Të jesh kreu i SPAK-ut është një përgjegjësi e madhe, jo vetëm për institucionin, por edhe për besimin e qytetarëve te drejtësia”, tha Dumani për BIRN.

“Jam i bindur se zoti Braho do ta përmbushë këtë detyrë me profesionalizëm dhe integritet. SPAK-u ka vendosur tashmë standardet e tij dhe jam i bindur se do të vazhdojë të funksionojë duke përmbushur misionin e vet, në shërbim të ligjit dhe qytetarëve”, shtoi ai.

Armand Bajrami, gazetar kronike në Tiranë që ndjek aktivitetin e SPAK-ut, tha për BIRN se ishte optimist për perspektivën e prokurorisë antikorrupsion nën drejtimin e Brahos.

“Klodian Braho e mori detyrën në një institucion që tashmë është konsoliduar dhe gëzon besimin e publikut, por që aktualisht po vihet në pikëpyetje dhe po kritikohet nga aktorët kryesorë të dy forcave politike më të rëndësishme në vend (Rama dhe Berisha)”, tha Bajrami.

“Përvoja e tij e gjatë në detyrë dhe në hetime të ndërlikuara, si dhe njëkohësisht përvoja e ekipit të SPAK-ut, më bën të besoj se Struktura e Posaçme nën drejtimin e tij do të synojë hetime cilësore me rezultate konkrete”, përfundoi ai. Reporter al/

Turqi/ Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, akuzohet për trafik droge

Sadettin Saran, president i klubit turk Fenerbahce dhe biznesmen i njohur, u ndalua mbrëmjen e së mërkurës si pjesë e një hetimi në zhvillim për drogë në Stamboll, njoftoi Prokuroria e Qytetit.

Sipas deklaratës zyrtare, Saran u ndalua nga ekipet e Gardës Provinciale të Stambollit pas shfaqjes së “provave shtesë”. Ai akuzohet për shitje të lëndëve narkotike, lehtësimin e përdorimit të drogës dhe përdorimin e tyre. Autoritetet raportuan se një mostër flokësh e tij kishte rezultuar pozitive në ekzaminimet forenzike të mëparshme.

Më herët, Saran mohoi publikisht çdo përfshirje në përdorim droge, duke deklaruar në Instagram se nuk e kishte përdorur asnjëherë substancën dhe madje nuk e kishte parë kurrë nga afër. Ai u thirr për t’u marrë në pyetje të premten dhe në shtëpinë e tij u krye një kontroll.

Gjatë marrjes në pyetje në Gjykatën e Stambollit, Saran qëndroi rreth dy orë, më pas u dërgua në Këshillin e Mjekësisë Forenzike për marrjen e mostrave të gjakut dhe flokëve për analiza të mëtejshme. Ai pritet të kthehet në gjykatë për hapa të mëtejshëm ligjorë.

Hetimi në Stamboll ka sjellë tashmë arrestime të tjera, përfshirë redaktorin e Mehmet Akif Ersoy dhe prezantuesen Ela Rumeysa Cebeci. Prokurorët po shqyrtojnë nëse Saran ka ndihmuar në përdorimin ose furnizimin me droga. Sadettin Saran është biznesmen turko-amerikan dhe pronar i Saran Holding, kompani që vepron në sektorët e medieve, mbrojtjes dhe aviacionit.

Zoom.al/

A po e dëmton inteligjenca artificiale aftësinë e të menduarit?

Çfarë ishte gjëja e fundit që i kërkuat një chatbot-i me inteligjencë artificiale të bënte për ju?

Ndoshta i kërkuat një strukturë eseje për të dhënë një përgjigje për një pyetje të vështirë, një analizë të zgjeruar të një sasie të madhe të dhënash, apo thjesht të kontrollonte nëse letra juaj e motivimit përputhej me përshkrimin e vendit të punës.

Por disa ekspertë po ngrenë alarmin se delegimi i këtyre detyrave tek inteligjenca artificiale mund të nënkuptojë që truri ynë po punon më pak. Kjo sipas tyre, mund të dëmtojë aftësitë tona për të menduar në mënyrë kritike dhe për të zgjidhur probleme.

Në fillim të këtij viti, Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT) publikoi një studim që tregonte se personat që përdornin ChatGPT për të shkruar ese shfaqnin më pak aktivitet në rrjetet e trurit që lidhen me përpunimin kognitiv, gjatë kohës që kryenin detyrën.

Studiuesit deklaruan se studimi i tyre nxjerr në pah “nevojën urgjente për të eksploruar një rënie të mundshme të aftësive të të nxënit”.

Në kërkim morën pjesë 54 persona, të gjithë të rekrutuar nga MIT dhe universitete përreth. Aktiviteti i trurit të tyre u regjistrua përmes elektroencefalografisë (EEG), një metodë që përfshin vendosjen e elektrodave në skalp.

Disa nga “prompte”-t e përdorura nga pjesëmarrësit përfshinin kërkesa për përmbledhjen e pyetjeve të esesë, gjetjen e burimeve, si dhe përmirësimin e gramatikës dhe stilit.
AI u përdor gjithashtu për të gjeneruar dhe formuluar ide, megjithëse disa përdorues ndjenë se inteligjenca artificiale nuk ishte veçanërisht e mirë në këtë drejtim.

“AI e bën shumë të lehtë gjetjen e përgjigjeve”

Në një studim tjetër, Universiteti Carnegie Mellon dhe Microsoft, kompania që operon Copilot, zbuluan se aftësitë e zgjidhjes së problemeve te njerëzit mund të dobësohen nëse ata bëhen tepër të varur nga inteligjenca artificiale.

Ata anketuan 319 punonjës të sektorit administrativ (white-collar), të cilët përdornin mjete AI për punën e tyre të paktën një herë në javë, duke i pyetur se si e aplikonin të menduarit kritik gjatë përdorimit të tyre.

Studiuesit analizuan rreth 900 shembuj detyrash të dhëna inteligjencës artificiale, që varionin nga analiza e të dhënave për të nxjerrë njohuri të reja, deri te verifikimi nëse një punim i plotësonte rregulla të caktuara.

Studimi zbuloi se sa më e lartë të ishte besimi i përdoruesve në aftësinë e mjetit për të kryer një detyrë, aq më i ulët ishte “angazhimi në të menduar kritik”.

“Ndërsa GenAI mund të rrisë efikasitetin e punonjësve, ajo mund të pengojë angazhimin kritik me punën dhe potencialisht të çojë në varësi afatgjatë nga mjeti, si dhe në dobësim të aftësive për zgjidhje të pavarur të problemeve”,thuhet në përfundimet e studimit.

Edhe nxënësit e shkollave në Mbretërinë e Bashkuar u anketuan në një studim të publikuar në tetor nga Oxford University Press (OUP). Rezultatet treguan se gjashtë në dhjetë prej tyre mendonin se AI kishte ndikuar negativisht në aftësitë e tyre në lidhje me detyrat shkollore.

Atëherë, me shpërthimin masiv të përdorimit të inteligjencës artificiale, a janë vërtet në rrezik aftësitë tona njohëse?

Sipas Dr. Alexandra Tomescu, specialiste e inteligjencës artificiale gjenerative në OUP dhe bashkëautore e studimit me nxënësit, përgjigjja nuk është aq e thjeshtë.

“Hulumtimi ynë tregon se nëntë në dhjetë nxënës thonë se AI i ka ndihmuar të zhvillojnë të paktën një aftësi të lidhur me shkollën, qoftë zgjidhjen e problemeve, kreativitetin apo përsëritjen”, shpjegon ajo.

“Por në të njëjtën kohë, rreth një e katërta thonë se përdorimi i AI e ka bërë shumë të lehtë kryerjen e punës për ta… Pra, kemi të bëjmë me një panoramë me nuanca.”

Ajo shton se shumë nxënës dëshirojnë më shumë udhëzime se si ta përdorin saktë inteligjencën artificiale.

ChatGPT, i cili sipas drejtorit ekzekutiv Sam Altman ka më shumë se 800 milionë përdorues aktivë çdo javë, ka publikuar një listë me 100 “prompte” për studentët, të dizajnuara për t’i ndihmuar ata të përfitojnë sa më shumë nga teknologjia.

Por profesori Wayne Holmes, studiues i inteligjencës artificiale dhe edukimit në University College London (UCL), thotë se kjo nuk mjafton.

Ai kërkon shumë më tepër kërkime akademike mbi efektet e mjeteve AI në procesin e të nxënit, përpara se nxënësit dhe studentët të inkurajohen gjerësisht t’i përdorin ato.

“Sot nuk ka prova të pavarura, në shkallë të gjerë, për efektivitetin e këtyre mjeteve në arsim, as për sigurinë e tyre, apo madje për idenë se ato kanë ndikim pozitiv”, thotë ai për BBC-në.

Rezultate më të mira, por nxënie më e dobët?

Prof. Holmes i referohet edhe kërkimeve mbi atë që quhet atrofi kognitive, ku aftësitë e një personi dobësohen pas përdorimit të AI.

Ai përmend rastin e radiologëve që përdorin mjete AI për të interpretuar rrezet X përpara se të vendosin diagnozën.

Një studim i Shkollës së Mjekësisë në Harvard, i publikuar vitin e kaluar, zbuloi se ndihma e AI përmirësonte performancën e disa klinicistëve, por e dëmtonte atë të të tjerëve, për arsye që studiuesit ende nuk i kuptojnë plotësisht.

Autorët bënë thirrje për më shumë kërkime mbi mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me inteligjencën artificiale, në mënyrë që të gjenden forma përdorimi që “rrisin performancën njerëzore, në vend që ta dëmtojnë atë”.

Prof. Holmes shpreh shqetësimin se studentët, si në shkollë ashtu edhe në universitet, mund të bëhen tepër të varur nga AI për të kryer punën e tyre dhe, si pasojë, të mos zhvillojnë aftësitë themelore që ofron arsimi.

Një ese mund të marrë nota më të mira falë ndihmës së inteligjencës artificiale, por pyetja kryesore mbetet kjo: A përfundojnë studentët duke kuptuar më pak?

Siç e përmbledh ai, “Produktet e tyre janë më të mira, por në fakt të nxënit është më i dobët”.

Nga ana tjetër, Jayna Devani, drejtuese e arsimit ndërkombëtar në OpenAI, kompania që zotëron ChatGPT dhe e përfshirë në marrëveshjen me Universitetin e Oksfordit, thotë se kompania është “shumë e vetëdijshme për këtë debat”.

“Ne definitivisht nuk mendojmë se studentët duhet ta përdorin ChatGPT për të bërë punën”, thotë ajo për BBC-në.

Sipas saj, mjeti funksionon më mirë si tutor sesa si një burim i thjeshtë përgjigjesh. Ajo jep shembull përdorimin e ChatGPT në “study mode”, ku studenti mund të zhvillojë një dialog me chatbot-in.

Studenti fut pyetjen që e ka të vështirë dhe chatbot-i e ndan atë në pjesë, duke ndihmuar në kuptimin e saj.

Shembulli që ajo sjell është ai i një studenti që punon vonë natën për një temë që nuk e kupton plotësisht.

“Nëse keni një prezantim për të bërë dhe është mesnatë, nuk do t’i dërgoni email tutorit tuaj universitar për ndihmë. Mendoj se potenciali është realisht aty që ChatGPT të përshpejtojë të nxënit, nëse përdoret në mënyrë të duhur”, thotë ajo.

Megjithatë, Prof. Holmes këmbëngul se çdo student që përdor mjete AI duhet të jetë i vetëdijshëm se si funksionon arsyetimi i tyre dhe si i trajtojnë të dhënat kompanitë që i ofrojnë ato. Ai thekson se rezultatet duhet gjithmonë të verifikohen.

“Nuk u them kurrë studentëve të mi se nuk duhet ta përdorin AI-në… Por ajo që përpiqem të them është se duhet ta kuptojmë mirë, që të mund të marrim vendime të mira.”

Zoom.al/

Operacion antidrogë në Tiranë/ Arrestohen dy drejtorë të One Albania

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të gjerë kundër trafikut të lëndëve narkotike, duke arrestuar 22 persona të dyshuar si pjesë e një rrjeti kriminal të strukturuar.

Ndër personat e arrestuar janë edhe individë të lidhur me kompaninë ONE Albania.

Sipas burimeve për Zoom.al/ , mes të arrestuarve ndodhen:

Përfshirja e tyre ka ngritur shqetësime lidhur me mundësinë e implikimit të personave me role drejtuese në kompani të mëdha private në veprimtari të paligjshme, duke e vendosur ONE Albania nën fokusin e mediave dhe opinionit publik.

Të arrestuarit

Në kuadër të këtij operacioni janë ndaluar: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Sekuestrimet

Gjatë kontrolleve në banesa dhe automjete, efektivët e policisë kanë sekuestruar:

Vijojnë hetimet

Policia bën me dije se:

Hetimet vazhdojnë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e grupit, për të sqaruar rolin e secilit të përfshirë dhe për të verifikuar çdo lidhje të mundshme mes veprimtarisë kriminale dhe pozicioneve profesionale të personave të arrestuar, përfshirë ata të lidhur me ONE Albania.

Zoom.al/

Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet

Kosova dhe Serbia duhet t’i “normalizojnë” marrëdhëniet mes vete, tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithatë, ai tha se ky proces është i vështirë.

Kurti është në pushtet që nga viti 2021 dhe dy vjet pasi mori pushtetin, arriti Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin e zbatimit të saj, por marrëveshja ende nuk është zbatuar.

“Ne duhet t’i normalizojmë raportet me Serbinë”, tha Kurti. “Por, normalizimi i raporteve me një fqinj që ka regjim autoritar dhe që nuk të njeh, dhe po ashtu nuk i pranon krimet e kryera gjatë luftës, është shumë i vështirë”, shtoi ai.

Tensionet mes dy vendeve vazhdimisht janë të larta dhe një rikthim i trazirave do t’i ofronte Rusisë mjete për ta destabilizuar Kosovën.

“Ne kemi një marrëveshje për normalizim”, tha Kurti duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2023, të arritur nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Ne duhet ta zbatojmë, që nënkupton njohje të ndërsjellë mes shteteve, të paktën njohje de facto”.

Kjo marrëveshje, me 11 nene, veç tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Por, për të rinisur dialogu, Serbia “duhet ta dorëzojë Millan Radoiçiqin”, tha Kurti, duke iu referuar ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 2023.

Kurti tha se shpreson që “BE-ja, Franca dhe Gjermania do t’i bëjnë presion” Serbisë që ta dorëzojë Radoiçiqin, ndaj të cilit dhe disa personave të tjerë Kosova ka ngritur aktakuzë për sulmin në Banjskë.

Që nga shtatori i vitit 2023, disa ditë para sulmit të armatosur në Banjskë, nuk është mbajtur asnjë rund i nivelit të lartë në Bruksel, teksa bisedimet në nivel kryenegociatorësh kanë vazhduar, por nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje.

Serbia po ashtu nuk ka ndërprerë raportet me Rusinë, pavarësisht luftës në Ukrainë, dhe Beogradi varet nga energjia ruse.

“Ka shumë lidhje” mes dy shteteve, tha Kurti, dhe nëse Rusia vendos ta destabilizojë rajonin, “në marshin e saj drejt Evropës Perëndimore, mund të llogarisë në Serbinë si aleat. Dhe, kjo është shqetësuese për shtetin tonë. Por, ne po punojmë me partnerët tanë për të parandaluar një gjë të tillë”.

Kosova, që shpreson t’i bashkohet NATO-s, së voni ka hequr tarifat ndaj produkteve amerikane dhe është pajtuar që të pranojë deri në 50 migrantë nga shtetet e treta që do të dëbohen nga SHBA-ja. Deri më tani, në Kosovë ka arritur vetëm një migrant.

“Nuk po kërkojmë asnjë ndihmë financiare në këmbim”, tha Kurti. “Ne po e bëjmë këtë për të ndihmuar SHBA-në, që është partnerja, aleatja dhe mikja jonë”, shtoi Kurti, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e arritjeve të marrëveshjeve të ngjashme edhe me vendet evropiane.

Rel/

Qeveria e Diellës bie viktimë e Inteligjencës Artificiale

Qeveria e Diellës është vënë në qendër të kritikave dhe talljeve në ditët e fundit pas publikimit të përmbajtjeve të krijuara me Inteligjencë Artificiale, si të vërteta në rrjetet sociale.

Rasti më i komentuar lidhet me një postim të bërë nga Taulant Balla, i cili publikoi një fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale si duket, pa e kuptuar.

Në foton e shpërndarë shfaqet një arushë me të vegjlit e saj në një zonë të Kukësit ku lehtësisht dallohet që nuk është reale. 

Siç shihet në foto familja e arushëve nuk ka lënë pas asnjë gjurmë.

Të tjerë e kanë përdorur pamjen për të bërë “meme” dhe ironi me naivitetin dhe injorancën e qeveritarëve.


Megjithë investimin dhe mburrjen që qeveria Rama i ka bërë Inteligjencës Artificiale, shanset për ta ngatërruar apo edhe keqpërdorur duken të mëdha. 

Zoom.al/

Afërdita përplaset me Neptunin: Çfarë parashikojnë yjet për jetën romantike të 12 shenjave

Dashi
Ky është një moment që thekson tensionin midis pritshmërive tuaja për dashurinë dhe realitetit që ndodh në heshtje. Mund të ndiheni të tërhequr nga një lidhje që duket e destinuar, por disa detaje të rëndësishme mund të jenë të fshehura. Kushtojini vëmendje asaj që nuk thuhet, sidomos kur situata duket e paqartë ose e njëanshme.

Demi
Fokusi është tek lidhjet dhe pritshmëritë e përbashkëta, veçanërisht për besnikërinë dhe planet për të ardhmen. Një mik ose person i veçantë mund të premtojë më shumë sesa mund të ofrojë realisht. Nëse ndiheni se situata nuk është e balancuar, ndoshta është koha të reflektoni dhe të mos besoni gjithçka që duket magjepsëse.

Binjakët
Marrëdhëniet janë në qendër, por qartësia mund të mungojë. Mund të hasni sinjale të përziera nga një i dashur ose dikush në punë, veçanërisht nëse përfshihet karriera ose imazhi publik. Kujdes me tendencën për të justifikuar sjelljen e të tjerëve – ndonjëherë të ruash paqen nuk do të thotë të injorosh të vërtetën.

Gaforrja
Rutina dhe komunikimi mund të jenë në tension me aspiratat tuaja afatgjata. Mund të idealizoni një lidhje që duket të përshtatet me vizionin tuaj të jetës, por përpjekja reale mungon. Veprimet flasin më shumë sesa premtimet në këtë periudhë.

Luani
Tema të lidhura me argëtimin dhe romancën mund të duken joshëse, por shoqërohen me konfuzion. Një flirt ose një projekt krijues mund të ndikojë në jetën personale. Nëse diçka duket emocionuese, por e paqëndrueshme, është e mençur të ngadalësoni dhe të vlerësoni realitetin.

Virgjëresha
Marrëdhëniet e afërta kërkojnë vëmendje dhe emocionet janë intensive. Mund të justifikoni sjelljet e të tjerëve për të shmangur zhgënjimin, por duhet të kujdeseni që të mos toleroni diçka që ju bën të ndiheni keq.

Peshorja
Bisedat për dashurinë dhe marrëdhëniet mund të jenë të paqarta. Fjalët e ëmbla dhe shpresat mund të jenë të pranishme, por është e rëndësishme të shikoni veprimet dhe qëndrueshmërinë e dikujt me kalimin e kohës, jo vetëm komunikimin verbal.

Akrepi
Investimet tuaja emocionale dhe vlerat personale janë në qendër të vëmendjes. Mund të ndiheni të tërhequr nga dikush që ju bën të ndiheni të vlerësuar, por ekziston rreziku të jepni më shumë sesa merrni. Rishikoni marrëdhëniet që ju kushtojnë më shumë sesa ju japin.

Shigjetari
Dashuria mund të mjegullojë gjykimin tuaj. Mund të shihni dikë përmes “syzeve rozë” ose të besoni në një version të marrëdhënies që nuk është real. Është e rëndësishme të ngadalësoni ritmin dhe të shqyrtoni ndjenjat tuaja në mënyrë të qetë dhe të vetëdijshme.

Bricjapi
Ndjenjat e fshehta dhe pritshmëritë e papërmendura mund t’ju gërryejnë nga brenda. Mund të mbani një lidhje në heshtje duke shpresuar në diçka më shumë. Është më mirë të kërkoni qartësi sesa të supozoni.

Ujori
Marrëdhëniet sociale dhe romantike mund të duken të përziera. Një mik mund të duket si diçka më shumë, ose një interes romantik mund të dërgojë sinjale të paqarta. Zgjidhni atë që ndiheni se është e drejtë për ju dhe mos e lejoni opinionin e të tjerëve të ndikojë në vendimet tuaja.

Peshqit
Jeta personale dhe profesionale mund të bien në konflikt. Mund të idealizoni një lidhje që përputhet me fantazitë tuaja, por është e rëndësishme të analizoni nëse kjo plotëson nevojat tuaja reale para se të angazhoheni emocionalisht.

5 arsye pse duhet të konsumoni ananas

Në kultivimin e ananasit nuk përdoren pesticide dhe mjete të tjera mbrojtëse.

Ananasi është frut i adhuruar në gjithë botën, për shkak të shijes dhe aromës së këndshme që ka, mirëpo pakkush e di që është i shërueshëm.

Në molekulat e këtij fruti specifik gjendet edhe përbërësi i fuqishëm antikanceroz, gjë që do të mund t’i kontribuojë prodhimit të ilaçit të ri kundër kësaj sëmundjeje të rrezikshme.

Ananasi rekomandohet edhe si ndihmë në humbjen e peshës trupore, për eliminimin e celulitit, kundër rrudhave dhe ënjtjeve.

Pesë arsye përse duhet të hani më shpesh ananas:

1. Ananasi i freskët ka vlerë të ulët të kalorive, mirëpo është i pasur me vitamina dhe minerale të shumta.

2. Në 100 g ananas ka rreth 50 kalori, ngjashëm me mollën.

3. Ananasi përmban enzimë proteolitike bromelaine, e cila merr pjesë në tretjen e ushqimit dhe zbërthen proteinat. Për bromelainën besohet që ka cilësi antiinflamatore, antikancerogjene dhe cilësi kundër ngjizjes së gjakut.

Hulumtimet tregojnë që konsumimi i rregullt i ananasit ndihmon në luftën kundër artritit, tretjes së keqe dhe infeksionet e parazitëve siç janë skratë.

4. Anasi i freskët është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, të domosdoshme për sintezën e kolagjenit në trup, i cili është i rëndësishëm për ndërtimin e venave të gjakut, lëkurës, organeve dhe eshtrave.

Veç tjerash, vitamina C është e rëndësishme për punën normale të imunitetit.

5. Ananasi përmban edhe vitaminën A në formë të beta-karotenit, mirëpo përmban edhe në masën më të mirë të vitaminës B dhe kalium.

Kaliumi është i rëndësishëm për kontrollin e pulsit dhe për shtypjen e gjakut./ Living