Aplikacion
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë sekuestruar një pajisje përgjimi audio-video në zyrën e biznesmenit Ergys Agasi, e cila ndodhej në zonën e ish-Bllokut. Pajisja regjistronte me zë dhe figurë të gjithë personat që hynin dhe dilnin nga ambientet e zyrës.
Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nga kjo pajisje janë nxjerrë materiale të shumta komprometuese, të cilat tashmë përbëjnë prova kyçe në hetimin ndaj Agasit. Dyshohet se pajisja ishte vendosur nga vetë ai, me qëllim regjistrimin e bisedave me zyrtarë të lartë të administratës shtetërore dhe të Policisë së Shtetit.
Përveç pajisjes së përgjimit, SPAK ka sekuestruar edhe një laptop si dhe rreth shtatë telefona celularë në zyrën dhe banesën e Agasit. Këto prova kanë çuar në ngritjen e akuzave të rënda ndaj Ergys Agasit, biznesmenit Ermal Beqiri, drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si dhe zyrtarëve të tjerë.
Nga materialet e sekuestruara ka dalë edhe një takim mes Mirlinda Karçanajt dhe Ergys Agasit. Po ashtu, në pamjet dhe regjistrimet rezultojnë takime të Agasit me ministra, deputetë, drejtues dhe punonjës të administratës shtetërore, zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe Drejtorive Vendore të Policisë, biznesmenë, si dhe persona të botës së krimit.
Për shkak të volumit të madh të materialeve komprometuese, SPAK ka vendosur të ndajë dosjen nr. 20, që lidhet me kontrabandën e cigareve, në disa fraksione hetimore: 20/1, 20/2 dhe 20/3. Hetimi fokusohet në bisedat, takimet dhe përfitimet që Agasi dyshohet se ka siguruar nga administrata shtetërore.
Në këto dosje janë vënë në fokus punonjës policie, biznesmenë të call center-ave dhe basteve sportive, si dhe zyrtarë të tjerë publikë. Ndërkohë, edhe dosja e AKSHI-t ndaj Ergys Agasit, Mirlinda Karçanajt, zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni dhe biznesmenit Ermal Beqiri ka origjinën nga hetimet për kontrabandën e cigareve nga Shqipëria drejt Greqisë, Turqisë dhe Qipros./ Zoom.al
Dalin pjesë nga dosja e AKSHI-t: Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit!Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një pjesë nga dosja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), operacion i kryer disa ditë më parë, dhe ku u dhanë 8 masa sigurie, 6 prej të cilave u ekzekutuan.
Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi u lanë në arrest shtëpie, ndërsa dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndj të cilëve është dhënë masa e arrestit në burg, janë shpallur në kërkim. Të përfshirë janë edhe Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta, si edhe zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, i cili u pezullua nga detyra. Të përfshirët SPAK i akuzon se kanë vepruar si grup kriminal.
Në pjesën e dosjes së publikuar nga Bardhi, shpjegohet se si Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri vepronin për të përfituar në mënyrë të paligjshme fondet e marra nga kontratat publike me AKSHI. Në dosje thuhet se nga hetimet e kryera, të përfshirët, kanë organizuar dhe implementuar një skemë për paracaktimin e fituesve në procedurat e paligjshëm të fondeve publike që rrjedhin nga pagesat lidhur me kontratat publike të prokuruara.
Kjo skemë, sipas Prokurorisë, konsiston në përcaktimin e paligjshëm të kritereve konkurruese për procedurat e prokurimit, të cilat vendoseshin me qëllim për për përjashtimin nga gara të operatorëve ekonomikë ofertues dhe paracaktimin e fituesit duke nxjerrë arsye të ndryshme për skualifikim.
Po ashtu në pjesën e publikuar zbardhen disa biseda të Agasit, i cili flet për një projekt dhe thotë që “projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4″.
Në një moment tjetër, ai shton: “Tja them…ka një gjë që, i them Kapos ë e ka gjithë një raport”.
Reagimi i Bardhit:
Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi Rama ka rënë në rrjetë dhe është në hall të madh. Largimi i tij i menjëhershëm është shpëtimi i vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai ka kryer genocid ndaj Buxhetit të Shtetit dhe parave të qytetarëve shqiptarë!
Dosja e AKSHI-t provon se skema korruptive e ndjekur është identike me atë që kemi parë edhe në çështjet e tjera. Paracaktim i kritereve, paracaktimi i fitueseve, dyfishimi i fondit limit, ndarja e parave mes kompanisë fituese dhe autoritetit që përcakton fituesin. Sepse korrupsioni nuk është një akt i izoluar i Belinda Ballukut apo dikujt tjetër, por skemë qeverisjeje e Edi Ramës.
Logjika që ndiqet është se, nëse shërbimi kushton 2 milion, fondi limit bëhet 4 milion. Pra, taksa e korrupsionit merret po nga paratë e Buxhetit të Shtetit, jo nga vlera e fitimit të kompanive private.
Sipas SPAK-ut vetëm për 9 muaj, për periudhën 11.12.2024-26.9.2025, përmes kësaj skeme, vetëm nga fondet e AKSHI-t, Ergys Agasi, krahu i djathtë i lidhjeve me krimin e organizuar i Edi Ramës, ka përfituar plot 30.2 milion euro. Po po, 30.2 milion euro për 9 muaj ka përfituar taksë korrupsioni vetëm nga AKSHI, për një tender sekret që fondin limit ia kanë caktuar 60 milion euro.
Kjo nuk është vjedhje! Ky është genocid ndaj Buxhetit të Shtetit. Prandaj nuk kanë fonde për të rritur pensionet dhe pagat. Prandaj nuk kanë fonde për t’u dhënë punonjësve të shtetit shpërblim për fundvit, prandaj s’kanë fonde për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Këta nuk janë Qeveri. Këta janë një bandë që ka marrë peng vendin përmes një Kryeministri të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, që ndryshe nga Belinda Balluku që e quante “Palloshi i gjatë”, Ergys Agasi e respektonte dhe e quante “Kapo”! Prandaj, ka nisur pengimin e drejtësisë, sepse e ka kuptuar që ka rënë në rrjetën e drejtësisë, në mos si “Palloshi i gjatë”, ka rënë si “Kapo”!




Zoom.al/
Digjet një banesë e pabanuar në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshmeLushnje, digjet tërësisht një shtëpi e pabanuar në fshatin Kosovë e vogël, njësia administrative Fiershegan.
Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë forcat zjarrfikëse të Lushnjes si dhe efektive të policisë së shtetit.
Zjarrfikësit kanë arritur të venë nën kontroll zjarrin ndërsa policia po kryen veprimet procedurale pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Banesa në pronësi të shtetasit Fiqiri Nexha, prej vitesh ishte e zbrazët pasi pronari i saj nuk jetonte aty.
Pronari kishte lënë porosi një fqinji të tij që të kujdesej për banesën në të cilën vinte rrallë.
Ka qenë pikërisht fqinji i cili pasi ka vënë re flakët ka kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Zoom.al/
Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohetKënga “Nan” u shpall fituese e Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH, duke i dhuruar artistit Alis një moment të paharrueshëm.
Kënga fituese u shpall përmes votimit të jurisë profesioniste, bashkuar me votat me SMS nga Shqipëria dhe Kosova.
Në Post Fest 64, ai ndau emocionet e fitores, duke e cilësuar si realizimin e një ëndrre të madhe.
“Jam njeriu më i lumtur në botë dhe nuk më besohet akoma. Më është bërë ëndrra realitet dhe qershia mbi tortë ishte përqafimi i publikut që nuk e prisja të ishte në këtë masë. E prisja të më shtynte për mirë, të ishte ai suporti i përhershëm që kam pas, por jo në këtë formë. Ishte një surprizë dhe kam mbetur pa fjalë,” tha Alis.
Në vendin e dytë u rendit Inis Neziri me këngën “Ta kam fal”, ndjekur nga Sheila me “Zemra e tokës” në vendin e tretë.
Në vendin e katërt u pozicionua dueti i Fifit dhe Tiri Gjocit, “Rri”, dhe top 5-shja u plotësua me “Kur fjala mbaron” nga Vedat Ademi.
Eurovision Song Contest 2026 do të zhillohet në Vjenë, Austri, pas fitores së JJ me këngën “Wasted Love” vitin e kaluar. Konkursi do të mbahet më datat 12, 14 dhe 16 maj.
Agresioni rus, Rutte: Putin është pengesa kryesore për përfundimin e luftës në UkrainëSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se pengesa kryesore për përfundimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës është Presidenti rus Vladimir Putin.
Rutte bëri këto komente në një intervistë për gazetën gjermane Bild, e publikuar sot.
Sipas tij, Putin është i gatshëm të sakrifikojë numra të mëdhenj të ushtarëve dhe civilëve të tij, edhe pse nuk ka arritur fitore të rëndësishme në terren. Forcat ruse kanë bërë vetëm fitore minimale teritoriale këtë vit, më pak se 1% e territorit ukrainas, ndërsa humbjet në anën ruse vlerësohen deri në 1.1 milionë të vrarë ose të plagosur.
Rutte shtoi se presidenti amerikan Donald Trump është i angazhuar për të sjellë fundin e konfliktit dhe mund të jetë lideri i vetëm që mund ta detyrojë Putinin të pranojë paqen. Ai konfirmoi se Trump ka humbur durimin disa herë gjatë këtij viti për shkak të ngecjeve në procesin e negociatave, por theksoi se roli i SHBA-së mbetet kyç për të udhëhequr drejt paqes.
Në një intervistë të mëparshme në El País, Rutte kishte thënë se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës mund të përfundojë deri në fund të vitit 2025.
Zoom.al/
Plagosje me thikë në Durrës, detajet e paraNjë plagosje me thikë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit, në Durrës.
Mësohet se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit.
Nuk dihet ende rrethanat në të cilat është regjistruar ngjarja dhe as identiteti i të plagosurit.
Zoom.al/
“Vjedhje sade”/ Eksperti denoncon skandalin e kamerave në TushemishtInxhinieri i teknologjik, Azmer Duleviç ka bërë një denoncim dhe ka ngritur shqetësimin e abuzimit shtetëror në investime të panevojshme.
Duleviç ka publikuar pamjet nga Tushemishti, një fshat i vogël i Pogradecit në kufi me Maqedoninë e Veriut, ku janë instaluar rreth 200 shtylla ndriçimi dhe mbi secilën prej tyre është vendosur nga një kamerë PTZ.
Sipas ekspertit, ky është një investim absurd për një zonë me qarkullim të kufizuar, ku do mjaftonin dy ose tre kamera të vendosura në pika strategjike për të garantuar monitorim efektiv.
“Kjo nuk ka shpjegim tjetër veçse ka qenë ndonjë tender për t’ju dhënë dikujt”- shprehet Duleviç.
Kamera PTZ janë pajisje të kushtueshme, dhe kërkojnë mirëmbajtje përfshirë energji dhe staf.
https://www.facebook.com/share/r/1BtsRsZPfP/?mibextid=wwXIfr
Zoom.al/
Paralajmërimet për përshkallëzim/ Blindohet kryeministria, për protestën e opozitësNdërtesa e kryeministrisë është blinduar që prej pasdites së sotme me veshje metalike, parapërgatitje këto për protestën kombëtare të thirrur ditën e nesërme nga Partia Demokratike.
Kjo protestë, e cilësuar nga demokratët si “madhështore” do të nisë në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qëllimi i këtij tubimi është rrëzimi i qeverisë së Edi Ramës. Ndërkohë ende nuk dihet nëse Berisha apo të tjerë do të mbajnë fjalë përpara qytetarëve apo se cili është organizimi.
Sipas kryedemokratit Sali Berisha kjo protestë do të jetë pa ndalim deri në realizim të qëllimit ndërsa nuk janë mohuar dhe skenarët e tjerë deri në arritjen e grevës së urisë.
Protesta është kombëtare çka pritet pjesëmarrja e qytetarëve dhe nga rrethet, por sesa do të jetë prezenca reale kjo mbetet për tu parë. Nëse i referohemi foltoreve që Berisha organizon prej 5 javësh poshtë zyrës së Ramës, mbështetja nga qytetarët ka qenë çdo javë në rënie.
Zoom.al/
Ambasada Amerikane: Mashtrimi për martesë në SHBA mund të sjellë dënime të rënda dhe pasoja seriozeAmbasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë me një mesazh paralajmërues për qytetarët shqiptarë, duke vënë theksin te rreziku dhe pasojat ligjore të martesave fiktive të përdorura si mjet për emigrim.
Në njoftimin e saj zyrtar, përfaqësia diplomatike sqaron se çdo tentativë për të përfituar dokumente emigracioni përmes një martese të rreme konsiderohet shkelje serioze e ligjit amerikan dhe klasifikohet si krim federal. Sipas Ambasadës, raste të tilla nuk tolerohen dhe mund të çojnë në ndëshkime të rënda ligjore, përfshirë gjoba, dënime penale dhe ndalim të përhershëm për hyrje në SHBA.
Autoritetet amerikane u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve apo “zgjidhjeve të shpejta” për emigrim, duke theksuar se e vetmja rrugë e sigurt dhe e pranueshme është ndjekja e procedurave ligjore të emigracionit dhe aplikimi përmes kanaleve zyrtare.
Në reagim theksohet gjithashtu se shkeljet e ligjeve të emigracionit nuk ndikojnë vetëm në rastin konkret, por mund të dëmtojnë seriozisht çdo përpjekje të ardhshme për udhëtim, studim apo qëndrim në Shtetet e Bashkuara. Një vendim i gabuar sot, paralajmëron Ambasada, mund të ketë pasoja afatgjata dhe të pakthyeshme.
Qytetarët këshillohen të informohen saktë, të kërkojnë këshilla vetëm nga burime zyrtare dhe të zgjedhin gjithmonë rrugën ligjore, duke shmangur veprime që mund t’i vendosin përballë problemeve të rënda ligjore në të ardhmen.
Zoom.al/
Tifozët i dolën kundër, Vinicius “zhduk” Realin nga rrjetet socialeNdeshja ndaj Sevillas në “Santiago Bernabeu” shënoi një moment delikat në marrëdhënien mes Vinicius Jr. dhe Real Madridit.
Sulmuesi brazilian u prit me fishkëllima nga tifozët në momentin e zëvendësimit në minutën e 83-të. Reagimi i publikut erdhi në një periudhë të vështirë për lojtarin, i cili nuk ka shënuar prej 17 ndeshjesh radhazi.
Vinicius mbante shiritin e kapitenit dhe u largua nga fusha, pas një tjetër ndeshjeje zhgënjyese. Pas takimit, ai ndryshoi foton e profilit në rrjetet sociale, duke hequr fanellën e Real Madridit.
Ky veprim nxiti spekulime mbi të ardhmen e tij. Ky episod hap diskutime, pasi më herët është përfolur për një largim të mundshëm të brazilianit.
Zoom.al/