Aplikacion
Tiranë – Një seri zhvillimesh të njëpasnjëshme po tronditin rrjetin e call center-ave në Shqipëri dhe lidhjet e tyre me struktura të Policisë së Shtetit.
Shpallja në kërkim e Ergys Agasit, pezullimi i nëndrejtorit të Policisë së Tiranës Erjon Ismaili dhe sekuestrimi i telefonit të Drejtoreshës së Krimit Kibernetik, Ervina Gjana, kanë krijuar një situatë alarmi në një sektor që për vite ka qarkulluar miliona euro, që u janë vjedhur nëpërmjet mashtrimit online dhe me telefonata qindra mijëra qytetarëve europianë.
Burime pranë hetimit konfirmojnë për Zoom.al se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH)ka sekuestruar telefonin e Ervina Gjanës dhe ka ushtruar kontrolle në zyrën dhe banesën e saj. Paralelisht, sipas raportimeve, telefoni i është sekuestruar edhe bashkëshortit të saj, Renato Hristiç. Gjana mban një post kyç në Policinë e Shtetit, me kompetenca direkte mbi hetimin e mashtrimeve online, aktivitetin e call center-ave, ndërhyrjet në sisteme informatike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar kundër krimit kibernetik.
Sekuestrimi i telefonave vjen pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit, ku SPAK dyshon se komunikime dhe ndikime të paligjshme kanë shërbyer për rekrutimin dhe emërimin e drejtuesve të Policisë së Shtetit nën ndikimin e grupeve kriminale. Në këtë kuadër, hetimet janë zgjeruar drejt punonjësve të policisë që dyshohet se kanë lejuar aktivitetin e call center-ave, kanë ushtruar ndikim të paligjshëm brenda strukturave dhe kanë konsumuar vepra të tjera penale.
Po nën dyshimin e aferave me call centera, Erjon Ismaili, nëndrejtor i Policisë së Tiranës është pezulluar nga detyra me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO.
Burimet thanë për Zoom.al se SPAK po e ngushton kështu rrethin e hetimit drejt kupolës së policisë së shtetit dhe kreut të saj, Ilir Proda.
Ky trekëndësh emrash, i lidhur në mënyra të ndryshme me hetimet e SPAK, po shihet si nyja ku ndërthuren interesat e call center-ave dhe miliona eurove që ata vjedhin çdo muaj dhe i pastrojne kryesisht në sektorin e ndërtimit, veçanërisht në Tiranë dhe në bregdet.
Tronditja e skemave të call center-ve
Sektori i call center-ave ka funksionuar prej vitesh si një industri me qarkullim të lartë parash, ku një pjesë e aktivitetit është zhvendosur drejt skemave të dyshimta të mashtrimit online, veçanërisht ndaj shtetasve të huaj. Çdo goditje në majat e policisë dhe në strukturat e krimit kibernetik përkthehet menjëherë në panik, ndalim aktivitetesh, zhvendosje serverësh, mbyllje të përkohshme dhe “pastrim” komunikimesh.
Shpallja në kërkim e Agasit dhe sekuestrimi i telefonave të shefes së zyrës që merret pikërisht me hetimin e call center-ave po shihet nga mashtruesit e call center si fundi i aktivitetit të tyre. Pezullimi i nëndrejtorit të policisë së Tiranës dhe hetimi ndaj drejtoreshës së krimit kibernetik sinjalizojnë se SPAK po shkon drejt atyre që e kanë garantuar deri tani këtë aktivitet kriminal pëkundrejt përfitimit të qindra mijëra eurove.
Çfarë pritet
Burime hetimore flasin për analizë të thelluar të komunikimeve, verifikim të flukseve financiare dhe bashkëpunim ndërkombëtar për rastet e mashtrimeve online. Çelësi i dosjes mbetet lidhja mes milionave të call center-ave, lidhjes së mashtruesve me kupolën e Policisë së Shtetit dhe pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit dhe jo vetëm.
Për herë të parë pas shumë vitesh, SPAK po jep sinjale se rrjeti i call center-ave po goditet në pikën e duhur. Dhe me çdo telefon të sekuestruar, rrethi i të dyshuarve ngushtohet.
Zoom.al do të vijojë të ndjekë këtë dosje, që po shfaqet si një nga më të rëndësishmet për raportin mes krimit dhe shtetit. /Zoom.al
Armando Broja shpëton Burnley-n në minutat e fundit ndaj BournemouthArmando Broja shënoi me kokë një gol dramatik në fund të ndeshjes, duke i dhënë Burnley një pikë të vlefshme në Premier League ndaj Bournemouth, duke i dhënë fund një serie prej shtatë humbjesh radhazi.
Derisa goli i Antoine Semenyo në pjesën e dytë dukej se do të vendoste ndeshjen në favor të vendasve, ndërhyrja e Broja-s ndryshoi gjithçka në minutat e fundit.
Ky rezultat lë Bournemouth-in, i cili ka një seri prej tetë ndeshjesh pa fitore, në vendin e 14-të të tabelës. Ndërkohë, Burnley mbetet në vendin e 19-të, por trajneri i tyre Scott Parker mori një lehtësim të vogël, pasi ekipi shmangu barazimin e rekordeve të klubit për humbjet më të shumta radhazi në histori.
Trajneri i Bournemouth, Andoni Iraola, u shpreh i zhgënjyer për mungesën e shfrytëzimit të disa rasteve të pastra për gol. Mesfushori i Uellsit, David Brooks, nuk shfrytëzoi disa mundësi të mira, ndërsa goli i Semenyo-s nga një gabim i Josh Laurent ishte goli i parë drejt portës nga ndonjë nga ekipet në këtë ndeshje.
Ky ishte goli i tetë i sulmuesit nga Ghana në këtë sezon të suksesshëm, duke rritur edhe më shumë reputacionin e tij, ndërsa disa klube të mëdha të Premier League janë të interesuara për një transferim të mundshëm në janar për 25-vjeçarin.
Sherr i dhunshëm në burgun e Reçit! Safet Bajri rreh dhëndrin e Qazim SejdinitNjë përplasje e rëndë fizike ka ndodhur ditët e fundit në burgun e Reçit në Shkodër, ku u rrah Sokol Sanxhaktari, i dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Florian Lamçes më 30 korrik 2020 në Elbasan.
Sanxhaktari, i njohur edhe si dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, fillimisht u përfshi në një konflikt verbal me disa gardianë të burgut. Burimet bëjnë me dije se konflikti ka nisur pasi ai ka ofenduar rëndë një punonjës të institucionit, dhe përpjekjet e gardianëve për ta qetësuar situatën nuk dhanë rezultat.
Më pas, në konflikt ndërhyri edhe Safet Bajri, i izoluar në Reç për urdhër të SPAK, i akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër. Mes Sanxhaktarit dhe Bajrit u shkëmbyen fyerje dhe ofendime, duke çuar në një përplasje fizike ku përfshihen edhe persona të tjerë të afërt me Bajrin. Si pasojë, Sanxhaktari pësoi dëmtime nga rrahja.
Burimet raportojnë se sherri u favorizua edhe nga kushtet e sigurisë në sektorin përkatës, ku dyert e brendshme të dhomave qëndronin të hapura, duke lejuar lëvizje të lirë mes të dënuarve dhe paraburgosurve.
Pas ngjarjes, Sanxhaktari u transferua në një sektor tjetër të burgut për të parandaluar incidente të mëtejshme, informon JOQ.
Kupa e Kombeve të Afrikës do të zhvillohet çdo katër vjet nga 2028-taKupa e Kombeve të Afrikës (AFCON) do të zhvillohet çdo katër vjet duke nisur nga viti 2028, ka njoftuar presidenti i Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF), Patrice Motsepe.
Turneu kontinental është organizuar çdo dy vjet që prej vitit 1968, me përjashtim të një periudhe kalimtare mes edicioneve 2012 dhe 2013.
Megjithatë, pas AFCON 2027 që do të mbahet në Afrikën Lindore dhe një edicioni në vitin 2028, gara do të kalojë zyrtarisht në një cikël katërvjeçar.
Në vend të zhvillimit dyvjeçar të AFCON-it, Motsepe njoftoi krijimin e Ligës së Kombeve Afrikane, e cila do të nisë nga viti 2029 dhe do të zhvillohet çdo vit.
“Ne kemi strukturën më emocionuese të re për futbollin afrikan”, u shpreh Motsepe. “Unë veproj gjithmonë në interes të Afrikës. Kalendari global duhet të jetë shumë më i sinkronizuar dhe i harmonizuar”, shtoi ai.
Ndërkohë, CAF ka rritur shpërblimin financiar për fituesin e AFCON-it nga 7 milionë dollarë në 10 milionë dollarë.
Njoftimi surprizë për të ardhmen e AFCON-it u bë nga Motsepe pas një mbledhjeje të Komitetit Ekzekutiv të CAF-it në Marok, pak para nisjes së finaleve të vitit 2025 në Rabat, të dielën.
/Zoom.al
Dosja ndaj Belinda Ballukut, Berisha: Babysitter që mezi siguronte kafshatën e gojës në Athinë, tani me dy jahte, të blera me paratë tuajaKreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se Belinda Balluku, nga një babysitter që mezi siguronte kafshatën e gojës në Athinë, tani ka dy jahte, të blera me paratë e qytetarëve shqiptarë.
Berisha deklaroi se në dosjen e SPAK thuhet se Belinda Balluku disponon 300 apartamente.
“Dy jahte, Belinda Balluku, dy jahte, ish-babysitter që mezi mezi siguronte kafshatën e gojës në lagjet e Athinës, kthehet punonjëse në bashki, dhe tani me dy jahte, me paratë tuaja, të blera të gjitha”, tha ai.
Duke shtuar se: “Ajo pra, me paratë tuaja, me taksat tuaja, me paratë e shkollave të fëmijëve tuaj, me taksat e kafshatës gojës, me ilaçet e të sëmurëve tuaj, duke ndarë taksat me ndërtuesit e veprave publike, kishte siguruar për vete 300 apartamente.”
Sali Berisha: Një dosje e parë u hetua për një ministre, zv/kryeministre, dhe në shfletimet e para del se ajo dispononte 300 apartamente. As ju, as unë nuk e mirrni me mend se ajo mund të dispononte 300 apartamente.
Ajo pra, me paratë tuaja, me taksat tuaja, me paratë e shkollave të fëmijëve tuaj, me taksat e kafshatës gojës, me ilaçet e të sëmurëve tuaj, duke ndarë taksat me ndërtuesit e veprave publike, kishte siguruar për vete 300 apartamente.
Dhe ju garantoj, këtu do jemi, nuk është lista e plotë. Kemi dëgjuar për diktatorë, për hajdutë, për bizhura, diamante, po vetëm njëri prej tyre, që quhej Gys Agasi, një kriminel, kishte në vinotekën e tij shishe vere që s’i ka perandori i Japonisë. 4 milionë euro shishe vere. 33 mijë, 40 mijë euro shishe verës. Të gjitha me paratë tuaja. Të gjitha me paratë e vjedhura. Njeriu më i afërt i kryeministrit ishte ky, i familjes së kryeministrit.
Ky koordinatori i karteleve të drogës që bënte çdo ditë, edhe në qoftë se u kujtohet kthehemi në fushatë, e denoncoja pothuaj çdo natë se i mblidhte i mblidhte Troplinët dhe Çelajt në një lokal tek në një lokal tek shkëmbi i Kavajës. Dhe kur i denoncova aty ndërruan lokali, shkuan në një lokal tjetër.
Ja ky njeri, më i afërt i Edi Ramës, kishte pra shishet e verës në Bodrum ku shkruhej vinoteka e kryeministrit, më të kushtueshme që ekzistojnë.
S’keni parë akoma se çfarë fshehin në kutitë dhe kasafortat e luksit dhe super luksit.
Por mësuam ama se vjedhjet e tyre nuk kanë kufij.
Dy jahte, Belinda Balluku, dy jahte, ish-babysitter që mezi mezi siguronte kafshatën e gojës në lagjet e Athinës, kthehet punonjëse në bashki, dhe tani me dy jahte, me paratë tuaja, të blera të gjitha.
Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, u ka kërkuar falje shokëve të skuadrës pas shpërthimit të tij të fundit publik, ka bërë të ditur mesfushori i “Reds”, Curtis Jones.
Në një intervistë të fortë, Salah deklaroi se ishte ndjerë sikur ishte “hedhur nën autobus” nga Liverpooli dhe se marrëdhënia e tij me trajnerin Arne Slot ishte prishur. Komentet e tij erdhën pas një serie rezultatesh të dobëta për skuadrën dhe pasi ai mbeti në stol pa u aktivizuar në barazimin 3-3 ndaj Leeds United të shtunën, më 6 dhjetor.
Më pas, egjiptiani u la jashtë formacionit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit, fituar nga Liverpooli, për t’u rikthyer si zëvendësues në fitoren në shtëpi kundër Brightonit.
“Mo mund të thotë çfarë të dojë”, tha Jones për Sky Sports, para ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Tottenhamit të shtunën.
“Ai na kërkoi falje duke thënë: ‘Nëse kam ndikuar te dikush apo ju kam bërë të ndiheni në ndonjë mënyrë, ju kërkoj falje’. Ky është njeriu që ai është”, u shpreh Jones.
“Mund të flas vetëm nga ajo që njoh unë për Mon dhe si sillet me ne. Ai ishte pozitiv, ishte i njëjti Mo si gjithmonë. Kishte një buzëqeshje në fytyrë dhe të gjithë u sollën njësoj me të. Besoj se kjo është pjesë e dëshirës për të qenë fitues dhe nuk mendoj se ai do të jetë i fundit”, përfundoi mesfushori i Liverpoolit.
Princi William përgatit ushqimin për të pastrehë me djalin George, në organizatën që vizitoi me Princeshë Dianën kur ishte fëmijëPrinci i Uellsit ka marrë me vete djalin e tij 12-vjeçar, Princin George, në një organizatë bamirëse një lidhje të fortë personale për të – “The Passage”, në Westminster – ku ai vetë ishte çuar fëmijë nga nëna e tij, Diana, Princesha e Uellsit.
Ky “kalim i stafetës” ndodhi javën e kaluar, ku George ndihmoi në përgatitjen e drekës për personat që mbështeten nga “The Passage”, organizatë që punon me të pastrehët në qendër të Londrës.
Princi George firmosi librin e vizitorëve në të njëjtën faqe që ishte firmosur nga Princi William dhe gjyshja e tij Diana në dhjetor të vitit 1993.

Mick Clarke, drejtori ekzekutiv i organizatës “The Passage”, tha se Princi George kishte ardhur në momentin kur po përgatitej dreka e Krishtlindjes për 150 persona.
“Pra, gjithçka kishte të bënte me pyetjen: ‘A je gati t’i përveshësh mëngët dhe të angazhohesh?’ Dhe ai ishte plotësisht i gatshëm”, u shpreh Clarke.
“Shumë i ngjashëm me babain e tij, në fakt – thjesht donte të përfshihej dhe të ndihmonte”, shtoi kreu i organizatës bamirëse.
/Zoom.al
Lindi foshnjën dhe e braktisi në ballkonin e banesës, arrestohet 20-vjeçarja indonezianeAyu Putri, 20-vjeçarja me origjinë indoneziane, është arrestuar nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë, e akuzuar për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.
Sipas hetimeve, e reja kishte lindur fëmijën e saj rreth dy muaj më parë, por dyshohet se e ka braktisur atë duke e lënë në ballkonin e banesës ku jetonte me qira. Ayu Putri kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë së bashku me disa shoqe, me të cilat bashkëjetonte në një apartament në kryeqytet. Ato punonin si pastruese në lokale të ndryshme në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se në momentin e ardhjes nga Indonezia, 20-vjeçarja ka qenë rreth pesë muajshe shtatzënë. Gjatë muajit tetor, ajo ka shfaqur kriza të forta stresi, ndërsa pas lindjes dyshohet se ka braktisur foshnjën brenda banesës. Vajzat e tjera që jetonin me të kanë njoftuar fillimisht pronarin e shtëpisë dhe më pas policinë.
Foshnja është transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë më vonë, si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore. Fillimisht, për shkak të rrethanave dhe gjendjes së nënës, ndaj saj ishte nisur një hetim në gjendje të lirë. Megjithatë, pas thellimit të hetimeve, autoritetet kanë lëshuar urdhër ndalimi dhe kanë arrestuar 20-vjeçaren.
Berisha: Top Channel dhe Ben Blushi përfituan miliona nga BallukuKryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sot se në dosjen e hetimeve për Belinda Ballukun, nuk është vetëm emri i Karlo Bolinos ai që përmendet.
Berisha tha se shuma të mëdha parash janë përvetësuar gjithashtu nga Top Channel, duke përfshirë dhe Ben Blushin, i cili sipas tij është identifikuar me inicialet “BB”.
Ai denoncoi atë që e quajti një “rreth vicioz” të përfitimeve dhe manipulimit të mediave, duke theksuar se pasojat më të rënda i përjetojnë qytetarët, të cilët mbeten pa ilaçe për shkak të këtij sistemi.
“E vërteta, në përgjime përfshihej Karlo Bolino dhe gjithashtu ai BB, pra Ben Blushi. Por nuk është vetëm ai, përfshihen edhe të tjerë”, tha Berisha.
Berisha akuzoi se ky rrjet ka përfituar nga fondet publike.
“Imagjino pak, ky mafioz që e ka filluar jetën si i tillë, vjell vrer, shpif dhe trillon kundër opozitës, ndërkohë që ka marrë tokat e lënë për gjimnaz nga pronarët me 4 vendime të Edi Ramës.
Katër vendime për tokën në mes të Tiranës, për të ndërtuar zyrat e tij.
Karlo Bolino, vetëm në një nga këto regjistrimet, ka qindra milionë me këste që Evis Berberi të shpifte për Sali Berishën, të shpifte për ju, të mashtronte shqiptarët për të vërtetat, të lavdëronte Edi Ramën.
Por Karlo nuk është i vetëm. Të themi atë që është. Shuma më të mëdha ka marrë Top Channel.
Aty BB-ja. Tek tuneli, nuk e quajtën kot Top Tuneli, etj. Dhe sa portale mbahen me paratë që u vidhen taksapaguesve për të shpëlarë fytyrat e nxira të këtyre hajdutëve ministra. Pra një rreth vicioz.
Por edhe njëherë do kërkoj mirëkuptimin se forma më e zezë për mua është kjo bie tek të sëmurët me sëmundje të rënda se mbeten pa ilaçe se u vidhen fondet.
Dhe mediat heshtin, dhe në të gjitha mediat është vetëm një gazetar që pranon çdo lloj kërcënimi për t’u bërë zëri i atyre të sëmundjeve.
Uroj që këto dokumente të zgjojnë tek shqiptarët zemërimin e merituar ndaj kësaj mafie”, tha Berisha./ Zoom.al
Bardhi kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve për BallukunKreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi sot se Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet sa më shpejt për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Bardhi tha për mediat se çdo ditë që Balluku qëndron e lirë rrezikon prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve.
Ai shtoi se opozita ka kërkuar me insistim që mbledhja të mbahet menjëherë, duke theksuar se vonesat mund të ndikojnë në procesin e hetimeve dhe mund të rrezikojnë drejtësinë.
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut për shkak të dyshimeve se ajo ka qenë e përfshirë në praktika korruptive që favorizojnë kompani të caktuara në projekte infrastrukturore, përfshirë Unazën e Madhe të Tiranës dhe ndërtimin e një tuneli.
Bardhi akuzoi mazhorancën për pengim të drejtësisë dhe përpjekje për të mbrojtur interesat e qeverisë, ndërsa Partia Demokratike kërkon që Kuvendi të veprojë me transparencë dhe të respektojë procedurat ligjore.
“Dënojmë me forcë aktin që kryetari i Kuvendit bëri gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Mandateve gjatë shqyrtimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Si në asnjë rast tjetër, Niko Peleshi shtyu mbledhjen e Këshillit pa caktuar një afat, kur do të marrë në shqyrtim kërkesën.
Është akt politik, i urdhëruar nga Edi Rama, për të mbrojtur korrupsionin e tij, zv.kryeminsitres dhe qeverisë së tij.
Kemi kërkuar me forcë mbledhjen një orë e më parë të Këshillit të Mandateve për miratimin e kërkesës së Prokurorisë.
Çdo ditë në liri e Belinda Ballukut, nënkupton prishje të provave e intimidim të dëshmitarëve”, tha Bardhi./ Zoom.al