Aplikacion
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka nisur publikimin e të ashtuquajturave “dosjet Epstein”, pas muajsh debatesh politike, presioni publik dhe përpjekjesh për të shmangur vëmendjen mbi lidhjet e Presidentit Donald Trump me financierin dhe të dënuarin për trafik seksual, Jeffrey Epstein.
Publikimi vjen pasi zëvendësprokurori i përgjithshëm, Todd Blanche, deklaroi se gjatë së premtes do të bëhen publike “disa qindra mijëra dokumente”, duke lënë të kuptohet se një pjesë e materialeve mund të mbahen përkohësisht konfidenciale për arsye që lidhen me mbrojtjen e viktimave. Sipas tij, dokumente të tjera pritet të publikohen gjatë javëve në vijim.
Ndërkohë, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve, të udhëhequr nga Robert Garcia dhe Jamie Raskin, kanë reaguar ashpër ndaj vonesave në publikimin e plotë të dosjeve, duke e cilësuar këtë si shkelje të ligjit federal dhe duke paralajmëruar ndjekjen e të gjitha rrugëve ligjore.
Skandali Epstein ka dominuar prej muajsh skenën politike në Uashington, veçanërisht që prej rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë. Çështja ka përçarë bazën konservatore dhe ka nxitur akuza për një përpjekje të mundshme “mbulimi” nga aktorë të ndryshëm politikë.
Një pjesë e dokumenteve më të shumëpritura lidhet me marrëdhënien mes Trump dhe Epstein, të cilët kanë qenë miq për vite me radhë përpara se të prishnin raportet. Epstein u vetëvra në vitin 2019 në një burg të Manhatanit, teksa priste gjyqin për akuza federale për trafik seksual.
Donald Trump nuk akuzohet për ndonjë shkelje ligjore në lidhje me këtë çështje. Megjithatë, janë ngritur pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies së tij me Epstein, momentin e prishjes së saj dhe nivelin e dijenisë së tij mbi veprimtarinë kriminale të financierit. Trump dhe bashkëpunëtorët e tij kanë mohuar vazhdimisht çdo dijeni apo përfshirje, dhe deri më tani nuk ka prova që ta lidhin atë me rrjetin e trafikimit të Epstein.
Zoom.al/
SHBA, sanksione të reja në BallkanShtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur masa të forta ndaj individëve dhe subjekteve që kërcënojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Ligji i miratuar më 7 dhjetor në Kongres, Seksioni 8335, u jep fuqi autoriteteve amerikane të bllokojnë pasuritë dhe të ndalojnë hyrjen në SHBA për këdo që vepron kundër paqes dhe demokracisë në rajon.
Sanksionet vihen ndaj atyre që kryejnë korrupsion, shkelin të drejtat e njeriut, pengojnë marrëveshjet e paqes, ose kërcënojnë integritetin territorial të vendeve të Ballkanit. Dokumenti përmend Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen e Ohrit, Rezolutën 12/44 të OKB-së, Marrëveshjet e Dejtonit dhe vendimet e Konferencës së Londrës.
Masat përfshijnë bllokimin e çdo pasurie që personat e sanksionuar mund të kenë në SHBA, dhe ndalimin e hyrjes në vend. Vizat ekzistuese do të revokohen menjëherë dhe çdo dokument tjetër për hyrje do të anulohet automatikisht.
Sipas zyrtarëve amerikanë, këto masa janë një paralajmërim i qartë për këdo që mund të destabilizojë rajonin dhe riafirmojnë angazhimin e SHBA-së për paqen dhe demokracinë në Ballkanin Perëndimor.
Zoom.al/
Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës (Video)Skandal në stadiumin Flamurtari të Vlorës ku po zhvillohej ndeshja Flamurtari-Teuta.
Takimi i vlefshëm për javën e 17-të të Abissnet Superiores u ndërpre në minutën e 68-të kur disa tifozë kaluan rrethimin dhe hyn në fushë duke krijuar një përleshje të pakuptimtë me lojtarët kundërshtarë.
Futbollistët vendas dhe policia ndërhyri me shpejtësi pë rtë ndërprerë këtë përleshje të turpshme, që gjithësesi ndeshja është ndërprerë dhe nuk dihet ende vendimi që do të merret pasi ekipet dhe arbitrat janë futur në ambientet e brendshme të stadiumit.
Zoom.al/
Putini foli për katër orë/ Deklaratat e tij për Evropën, Zelenskin dhe TrumpinKonferenca maratonë dhe vjetore katër-orëshe për shtyp e Vladimir Putinit nuk ka shumë lajme të reja për të ofruar.
Presidenti rus, herë me orakuj dhe herë me brutalitetin e tij karakteristik, sigurohet që ta bëjë të ditur paraprakisht qëndrimin e vendit të tij për të gjitha çështjet e hapura ndërkombëtare. Por është një mënyrë unike që programi televiziv i gjatë të dërgojë mesazhin e një presidence të palëkundur brenda vendit.
Edhe këtë vit, kur negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë më intensive se në çdo fazë tjetër të luftës, ajo që presidenti rus kishte për të thënë gjatë paraqitjes së tij katër-orëshe ishte se qëndrimet e Moskës… ishin të njohura që nga viti i kaluar.
Logjika e tij, është e njohur dhe ai e paraqet atë në çdo situatë të mundshme, siç bëri edhe sot: “Topi” është në fushën e “të ashtuquajturve kundërshtarë perëndimorë, kreut të regjimit të Kievit dhe sponsorëve të tyre evropianë” dhe ne presim lëvizjet e tyre’, tha Putin.
Në këtë kontekst, në intervistën e tij sot (e cila sigurisht mbulon shumë çështje të brendshme), Vladimir Putin pohoi se Kievi është ai që refuzon t’i japë fund konfliktit ushtarak me mjete paqësore.
Megjithatë, vazhdoi ai, ai sheh disa shenja se “ata duan të angazhohen në një lloj dialogu”.
“Ne nuk e konsiderojmë veten përgjegjës për vdekjet e njerëzve, sepse nuk e nisëm ne këtë luftë ”, tha ai, duke fajësuar autoritetet ukrainase për luftën. Qëndrimi rus, siç ia paraqiti publikut, është se Moska dëshiron t’i japë fund konfliktit të armatosur, por “në bazë të parimeve që përshkrova vitin e kaluar ”, të cilat, sipas Putinit, adresojnë problemet që shkaktuan konfliktin në rrënjë të tyre.
Ukraina i konsideron sistematikisht këto parime maksimaliste dhe e tëra çfarë duan është ta poshtërojnë Ukrainën deri në bërjen e lëshimeve të mëdha.
Sigurisht, ai ka një mendim tjetër dhe e tregoi me hartën pas tij: Nëse shikohet me kujdes në të majtën ekstreme, nuk përshkruhet vetëm Krimea, por edhe katër rajonet lindore të Ukrainës që Rusia aneksoi në vitin 2022, Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson.
Ai nuk mungoi të përmendte Donald Trump me fjalë të mira, për të cilin tha se po bën përpjekje serioze dhe të sinqerta për t’i dhënë fund luftës. Në takimin që patën në gusht në Anchorage të Alaskës, Putin tha se Rusia bëri disa kompromise (të panjohura se cilat) me të cilat Trump u pajtua. Ai madje mbështeti veprimin ligjor të Trump kundër BBC-së.
Nuk i shpëtoi vëmendjes së tij se teksti mbi strategjinë amerikane nuk e përmend Rusinë si kërcënimin kryesor.
Së fundmi, ai pohoi se forcat ruse po përparojnë përgjatë gjithë frontit në Ukrainë – diçka që Kievi e kundërshton.
Pasi foli për aftësitë e aktrimit të homologut të tij Volodymyr Zelensky (në një mënyrë që mund të jetë njëkohësisht lëvdatë dhe ironi), ai tha se tabela është rreth një kilometër larg qytetit. “Nëse e kontrolloni qytetin, pse nuk hyni?” Është si të kesh një shtëpi dhe të jesh jashtë, pyeti veten ai.
Lidhur me çështjen e mprehtë të aseteve të ngrira ruse në Evropë dhe perspektivën e dhënies së tyre Ukrainës, Putin foli drejtpërdrejt për grabitjen. Mospajtimet e udhëheqësve evropianë dhe pamundësia për të arritur një konsensus, siç e shpjegoi Putin, janë për shkak të faktit se ata e kuptuan se pasojat e grabitjes “mund të jenë shumë të ashpra për hajdutët”.
“Herët a vonë ata duhet të kthejnë atë që vodhën. Gjëja më e rëndësishme është që ne do të shkojmë në gjykatë për të mbrojtur interesat tona, në një juridiksion që do të jetë i pavarur nga konteksti politik”, paralajmëroi ai në një koment mjaft të paqartë. Ai nuk kishte asgjë të re për të thënë as për NATO-n. Rusia ka reaguar ndaj zgjerimit drejt lindjes për të cilin kishte marrë garanci se nuk do të ndodhte, shpjegoi ai.
Ai madje nxitoi të siguronte në çdo drejtim se Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë Evropën, me kusht që “do të trajtohet me respekt”. Ai theksoi gjithashtu se Rusia është e hapur për bashkëpunim “në kushte të barabarta” me Perëndimin.
Zoom.al/
Qeveria miraton vendimin, rritet paga minimaleNga 1 janari 2026, çdo person fizik apo juridik do të paguajë minimalisht 50 mijë lekë punonjësit e vet.
Ky vendim është miratuar nga Këshilli i Ministrave këtë të premte.
“Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme vendimin për përcaktimin e pagës bazë minimale në shkallë vendi, e cila detyron çdo person fizik apo juridik, vendas ose të huaj, ta zbatojë atë në masën 50 000 lekë në muaj.
Sipas vendimit, paga bazë minimale mujore llogaritet për 174 orë pune të kryera gjatë kohës normale të punës, ndërsa paga bazë minimale orare përcaktohet në nivelin 287.3 lekë”, thuhet në njoftim.
Zoom.al/
Aksident në superstradën Lezhë-Shkodër, tre të plagosurNjë aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 18:00, pranë kryqëzimit të Gjadrit, në superstradën Lezhë–Shkodër.
Sipas të dhënave paraprake, dy automjete, një “Mercedes” dhe një mjet tip “Ford”, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke bërë që mjeti tip “Ford” të dalë nga rruga dhe të përmbyset jashtë saj.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me autoambulancë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe tre autoambulanca, ndërsa ka qenë e nevojshme edhe ndërhyrja e Policisë për monitorimin dhe menaxhimin e trafikut. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Zoom.al/
Konfirmohet zyrtarisht një tjetër banor i BBVAnxhelo Haruni do të jetë banor i Big Brother VIP Albania 5. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori përmes një reagimi publik, ku konfirmoi se do të jetë pjesë e reality show-t më të ndjekur në vend.
Autori dhe moderatori i emisionit ekonomik “Top Talk” u shpreh se nga ky moment hyn në izolim total, sipas rregullave të formatit, duke lënë pas angazhimet e tij televizive.
“Nga nesër, zyrtarisht, do të jem konkurrent në Big Brother VIP Albania 5. Loja nis për të gjithë njësoj. Pa role dhe pa plane, por si njeri i vërtetë”, u shpreh Haruni, duke shtuar se synon të shkojë deri në fund të garës.
Sipas mediave, një konkurent tashmë i konfirmuar është edhe personazhi Ilir Vrenozi.
Zoom.al/
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish lidhur me mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve, ku u shqyrtua kërkesa për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Sipas Bardhit, vendimi për ta zhvilluar mbledhjen pa praninë e publikut është marrë me qëllim fshehjen e së vërtetës dhe zvarritjen e procesit, duke penguar drejtpërdrejt drejtësinë.
Në një deklaratë publike, Bardhi theksoi se rasti i njohur si “Balluku–Rama” po trajtohet në mënyrë të qëllimshme larg transparencës, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje dhe pengim të procesit ligjor.
Gazment Bardhi:
Mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve për rastin “Balluku-Rama” u bë për të fshehur të vërtetën, për të fshehur pengimin e drejtësisë që po bën Edi Rama dhe për të prodhuar lajme të rreme.
Qëndrimi i PD në mbledhje ka qenë i qartë:
Mbledhja duhet të jetë e hapur për publikun, ku secili deputet të jap llogari për qëndrimin e tij.
Mbështetje e plotë për kërkesën e SPAK dhe miratimi sa më parë i autorizimit.
Deputetët dhe e pandehura të kenë vetëm 3 ditë kohë për njohjen e provave, të cilat na u dhanë vetëm sot. 3-5 ditë kohë kërkoi edhe Prokuroria e Posaçme.
Mbledhja e ardhshme e Këshillit të bëhet të hënën, datë 22 Dhjetor 2025, ku Këshilli të rekomandojë dhënien e autorizimit për arrestim.
Edi Rama vendosi që të zvarrisë çështjen, duke e mbyllur mbledhjen pa caktuar një datë të mbledhjes së ardhshme. Kjo përbën PENGIM TË DREJTËSISË. Prokuroria konfirmoi se e pandehura Belinda Balluku po prish provat, duke intimiduar dëshmitarët. Është çështje e ngutshme miratimi i autorizimit nga ana e Kuvendit.
Anëtarët e opozitës do të kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Mandateve, në fillimin e javës së ardhshme, për të shqyrtuar dhe miratuar kërkesën për autorizim të Prokurorisë së Posaçme.
Zoom.al/
I vunë tritol makinës në oborrin e shtëpisë/ Kush është Dritan Jano, nipi i prokuroritNjë sasi lënde plasëse është hedhur gjatë orëve të para të mëngjesit në një automjet të parkuar në oborrin e një banese në zonën e Selitës së Vogël, në Tiranë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas policisë, makina i përket, 39-vjeçarit, Dritan Jano dhe shpërthimi ndodhi në oborrin e banesës së tij.
Në dëshminë e tij, Dritan Jano ka mohuar të ketë konflikte të hapura ose të ketë pasur debate me ndonjë person duke mohuar që të ketë dijeni për rrethanat pse autorët e mundshëm që i vendosën lëndën plasëse në makinë.
Burime bëjnë me dije se, Dritan Jano është nipi i Thoma Janos, ish-zëvendësprokuror i përgjithshëm për pjesën e përgjimeve, që ka lënë sistemin e drejtësisë pak kohë më parë. Hetuesit po shqyrtojnë disa pista, përfshirë edhe lidhjet me xhaxhain e tij, për të zbardhur motivin e sulmit. Ndërsa bashkëshortja e 39-vjeçarit Dorina Jano rezulton se është një nga Administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.
Sipas burimeve, prej gati 10 vitesh ai ishte i punësuar në Institutin Metrologjisë dhe nuk është person i skeduar më herët nga policia.
AI tashmë mundëson komunikimin me…Jezusin!Puna e një pastori është t’i udhëheqë besimtarët drejt një marrëdhënieje më të afërt me hyjnoren. Me afrimin e Krishtlindjeve, shumë prej tyre po bëjnë predikime me shpresën se do ta arrijnë pikërisht këtë. Megjithatë, sondazhet tregojnë se besimi i amerikanëve te kleri ka rënë në nivelin më të ulët ndonjëherë. Më shumë njerëz tani luten në makinat e tyre sesa në kisha.
Ndoshta në mënyrë të pashmangshme, edhe këtu po ndërhyn teknologjia. “Text ëith Jesus”, një aplikacion i ndërtuar me modelin ChatGPT të OpenAI-t, u lejon përdoruesve të bëjnë pyetje personale dhe teologjike. I përfaqësuar nga një avatar me mjekër hipsteri të rregulluar mirë, Jezusi përgjigjet me nxitje miqësore dhe citate nga Shkrimi i Shenjtë. “Të dëgjoj, motër; dyshimi i ndershëm ka rëndësi dhe nuk je e vetme në këtë,” përgjigjet ai ndaj një rrëfimi skepticizmi për ringjalljen. Aplikacioni sugjeron zgjedhjen e një denominacioni (grupimi) dhe ofron një sërë figurash biblike dhe apostujsh për t’u konsultuar. Për këshilla të buta, merrni Marinë; për një bisedë më të ashpër, ndoshta Kainin ose Judën.
Aplikacioni ka rreth 150.000 përdorues dhe është popullor në qytete të mëdha amerikane si Nju Jorku, por edhe në Meksikë dhe në mbarë Amerikën e Jugut. Ka edhe skeptikë.
“Jezusi” i inteligjencës artificiale përpiqet tepër t’u pëlqejë njerëzve modernë, në vend që të thotë të vërteta të vështira ose të rrepta, siç i thotë Bibla., shkroi James Spencer i “Christian Post”, një faqe lajmesh. Sipas tij, roboti mezi i ngjan Jezusit biblik dge për tmerrin e tij, ai shkruan se nuk do ta pohonte pa ekuivok se Jezusi është Zot.
Stéphane Peter, themeluesi francez i aplikacionit, pranon se edhe vetë nëna e tij mendon se inovacioni i tij është blasfemi.
Papa Leo i ka paralajmëruar katolikët që të mos kërkojnë urtësi në të dhëna të agreguara. Pritet që edhe udhëheqës të tjerë fetarë ta ndjekin këtë shembull. Elon Musk ka paralajmëruar dikur se “me inteligjencën artificiale po thërrasim demonin”. Të paktën për momentin, funksioni Satan në “Text ëith Jesus” nuk është i aktivizuar, por abonentët mund ta aktivizojnë vetë dhe vetëm ata që janë regjistruar. /TheEconomist