zoom

Day ArchiveAgjentët e BKH në Kryeministri/ Shehaj jep detaje: Rama i la 2 orë jashtë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka komentuar përplasjen mes Kryeministrit Edi Rama dhe krerëve të BKH, të cilët shkuan në Këshillin e Ministrave për të zbatuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë që kishte pezulluar zëvendëskryeministren Belinda Balluku nga detyra.

Shehaj tregoi në emisionin “Top Story” se kur drejtuesit e BKH trokitën në dyert e kryeministrisë, Rama i mbajti jashtë për rreth dy orë, për të kuptuar arsyet e vizitës së tyre. Sipas tij, kjo tregon se kryeministri u ndje i frikësuar nga situata.

“E para, koha ka treguar që politikanët e korruptuar nuk ikin vetë, por ikin se merren të pandehur. Duhet të dënohen që të largohen nga posti apo karrigia. Kjo është thelbësore. Jemi apo s’jemi një nga vendet më të korruptuar në botë. Ajo drejtësia që thoshin nuk mund të merreni me peshqit e vegjël. Tani që po vehet te rrethi i ngushtë i Ramës, që po i vete SPAK-ut zyra Ramës. Krerët e BKH ikën me urdhër nga SPAK-u në kryeministri. Mendoni çfarë mund të ketë ndodhur aty. Këta kanë trokitur atje. Imagjinoni Ramën, gjëja e parë që bënë Garda merr në telefon shefin.

Ramën e ka kapur frika. E di çfarë ka ndodhur aty. I kanë mbajtur jashtë 2 orë krerët e BKH sepse Rama donte ta dinte pse po i venin ata. Për çfarë arsye po shkonin. Është shumë domethënëses ajo që ka ndodhur dhe tregon edhe pse Rama ka reaguar ashtu. Rama është trembur. Është e qartë që Radha do i vi Ramës. Ne duhet të shohim çfarë ndodh jashtë Europës. Jashtë janë arrestuar janë dënuar edhe me burg. Ne vazhdojmë me këtë shikimin tonë të ngushtë, provincial, e dorëzojë pistoletën apo jo. Se ca faj ka oficeri”, u shpreh Shehaj./ Zoom.al

“Topi i Artë 2025”, zbulohen fituesit

Lojtarët më të mirë të futbollit shqiptar si edhe protagonistët e Kombëtares u shpërblyen gjatë mbrëmjes gala të organizuar nga FSHF, “Topi i Artë 2025”.

Ceremonia u zhvillua në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku u ndanë çmime për golashënuesit më të mirë, talentet e vitit, trajnerët dhe arbitrat, si dhe për formacionin më të mirë të kampionatit.

Fituesit kryesorë të këtij edicioni u shpallën Bekim Balaj te djemtë dhe Megi Doçi te vajzat. Balaj shpalli gjithashtu lajmin e veçantë se do të bëhet baba këtë vit. Në kategorinë “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u zgjodh kapiteni Berat Gjimshiti, ndërsa çmimi i tifozëve shkoi për Mario Mitajn. Trajneri i vitit u shpall Edlir Tetova, ndërsa formacioni më i mirë përfshinte emra si Balaj, Djasinani, Bregu e Aliji.

Gjatë mbrëmjes, u nderuan gjithashtu futbollistët e Kombëtares me çmimin “Ëndërr Botërori”, ndërsa për femra u shpërndanë trofe për “Talentin e Vitit” dhe “Këpucën e Artë”. Festa përfshiu edhe momente të veçanta, si urimet për Alen Sherrin për ditëlindjen e tij dhe prezantimin e kujtimeve të muzeut të FSHF-së./ Zoom.al

EMRI/ Shqiptari gjendet i vdekur në Gjermani

Një 23-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Valentin Volaj, është gjetur i vdekur këtë të hënë në Gjermani, pas më shumë se një muaji që ishte shpallur i zhdukur.

Volaj kishte humbur kontaktet me familjen që nga data 9 nëntor.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur të afërmit përmes rrjeteve sociale, ndërsa autoritetet gjermane ende nuk kanë dhënë detaje të sakta për rrethanat e ngjarjes. Hetimet pritet të sqarojnë shkaqet e ndarjes së tij nga jeta./ Zoom.al

Tronditet Franca/ Shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë, të paktën 6 të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një ndërtesë katërkatëshe banimi në Trévoux, pranë Lionit në Francë, pasditen e sotme. Nga shpërthimi kanë mbetur të vdekur të paktën gjashtë persona, përfshirë edhe dy fëmijë të vegjël.

Sipas zyrtarëve lokalë, një grua dhe tre fëmijët e saj ndodheshin në shtëpi në momentin e shpërthimit. Ajo dhe djali i saj i madh shpëtuan, ndërsa dy fëmijët më të vegjël, të moshës 3 dhe 5 vjeç, fatkeqësisht humbën jetën pas përpjekjeve të shpëtimit.

Ndërtesa nuk është shembur, por banorët janë evakuuar dhe janë strehuar në një palestër afër vendit të ngjarjes. Shpërthimi ishte aq i fortë saqë thyen dritaret e dy shkollave të afërta, megjithëse nuk raportohet për të lënduar.

Forcat e emergjencës kanë vendosur një perimetër sigurie dhe po vijojnë operacionet e shpëtimit. Në vendngjarje janë angazhuar 50 zjarrfikës me 36 automjete dhe personel mjekësor. Shkaku i shpërthimit mbetet ende i panjohur, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen tragjike./ Zoom.al

Detaje nga ngjarja në Llogara, zbulohet biseda e fundit e ish-efektivit që u gjet i djegur në makinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Llogarën, ku një ish-polic është gjetur i djegur brenda makinës së tij. Viktima është identifikuar si 32-vjeçari Artjol Xhelo, nga Ura Vajgurore e Beratit, i cili kishte dhënë dorëheqjen nga policia në vitin 2023.

Sipas familjarëve, Xhelo vuante nga depresioni dhe biseda e tij e fundit për ta ishte: “Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më sot në shtëpi”. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një akti vetëvrasës.

Autoritetet po hetojnë për rrethanat e ngjarjes, ndërsa familjarët e Xhelos kanë kërkuar privatësi gjatë këtyre çasteve të vështira./ Zoom.al

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Elbasan

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në lagjen “6 Maji” të qytetit të Elbasanit, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese private, duke shkaktuar zjarr dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë menjëherë ambientet e banesës, e cila si pasojë është dëmtuar rëndë dhe është bërë e pabanueshme. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se zonja e shtëpisë ka konstatuar fillimisht flakët që po dilnin nga bombola e gazit dhe ka arritur të dalë jashtë për të kërkuar ndihmë, duke shmangur kështu pasoja më të rënda për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë neutralizuar flakët, ndërsa po kryhen verifikime për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit./ Zoom.al

Lapaj rikthehet para Kryeministrisë: Qeveria po tenton të krijojë përçarje mes opozitës

Adriatik Lapaj, së bashku me aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, është rikthyer mbrëmjen e sotme në hapësirën përpara Kryeministrisë, pasi më herët ishte zhvendosur nga policia për shkak të zhvillimit të protestës së Partisë Demokratike.

Duke folur për mediat, Lapaj deklaroi se ndërhyrja e policisë dhe situata e krijuar kishin si qëllim përplasjen e tij me protestuesit e PD-së. Sipas tij, kjo ishte një përpjekje e qëllimshme për të nxitur konflikt mes forcave opozitare.

Lapaj theksoi se ka zgjedhur të shmangë çdo incident dhe se aktivistët e lëvizjes janë pozicionuar pranë Kryeministrisë për të vijuar protestën e tyre në mënyrë paqësore. Ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë interes për të hyrë në konflikt me mbështetësit e opozitës.

“Demokratëve u dërgoj përshëndetjet e mia, por tentativa ishte që të më viheshin përballë tyre. Për këtë arsye u zhvendosëm pak më larg. Qeveria ka qeverisur gjithmonë me parimin ‘përça dhe sundo’ dhe unë nuk do t’ia jap këtë kënaqësi”, u shpreh Lapaj.

Ai nënvizoi se protesta e “Shqipëria Bëhet” do të vazhdojë dhe se fokusi i saj mbetet kundërshtimi i qeverisë, pa u përfshirë në përplasje apo tensione me grupe të tjera opozitare./ Zoom.al

Ngjarja në Llogara/ Identifikohet ish-efektivi që u gjet i djegur në makinë (EMRI)

Është identifikuar personi që u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në zonën e Qafës së Llogarasë, pasditen e kësaj të hëne. Bëhet fjalë për Artjol Xhelo, 32 vjeç, ish-efektiv i Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve, Xhelo ishte me origjinë nga Ura Vajgurore e Beratit dhe kishte dhënë dorëheqjen nga radhët e policisë në vitin 2023. Ai u gjet në sediljen e drejtuesit të mjetit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ngjarja lidhet me gjendjen e rënduar personale dhe sociale të 32-vjeçarit, i cili kohët e fundit kishte hasur vështirësi në gjetjen e një vendi pune.

Policia punon për të sqaruar rastin, ndërsa priten edhe konkluzionet zyrtare të ekspertizës./ Zoom.al

Aksident i rëndë në Tiranë, një makinë futet në dyqan

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Kombinat në Tiranë, konkretisht në zonën e njohur si rruga e “Qelqit”.

Si pasojë e përplasjes, dy automjete janë përfshirë në aksident, ku njëri prej tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda një ambienti tregtar, ndërsa automjeti tjetër është përmbysur në mes të rrugës.

Nga përplasja janë dëmtuar gjithashtu edhe dy makina të parkuara pranë vendngjarjes, duke shkaktuar dëme materiale. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për persona të lënduar, ndërsa në zonë janë shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Qarkullimi në këtë segment rrugor është vështirësuar përkohësisht, ndërsa autoritetet po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale./ Zoom.al

“Protestë kombëtare më 22 dhjetor”/ Paralajmëron Berisha: Do të ketë përballje dhe kacafytje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk ka alternativë tjetër për largimin e qeverisë aktuale përveç protestës së vazhdueshme dhe përballjes direkte qytetare. Duke folur nga Foltorja e organizuar para Kryeministrisë, Berisha theksoi se mazhoranca në pushtet, sipas tij, mund të largohet vetëm nën presionin e sheshit.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ardhur dhe ka qëndruar në pushtet përmes lidhjeve me krimin e organizuar dhe bandat e drogës, duke shtuar se kjo situatë, sipas tij, e ka futur vendin në një krizë të thellë politike dhe institucionale. Ai deklaroi se Rama tashmë është i kapur peng nga këto struktura dhe nuk mund të veprojë i lirë.

Berisha njoftoi se më 22 dhjetor do të zhvillohet një protestë e përgjithshme kombëtare, ku, sipas tij, rrugët e Tiranës do të mbushen me qytetarë që do të kërkojnë largimin e qeverisë. Ai u shpreh se Partia Demokratike do të synojë krijimin e frontit më të gjerë opozitar dhe se do të përdorë të gjitha format e rezistencës politike dhe qytetare.

Në përfundim, Berisha u bëri thirrje mbështetësve të tij që të qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur, duke theksuar se objektivi i opozitës është mbajtja e sheshit deri në arritjen e ndryshimit politik, të cilin e cilësoi si të pashmangshëm.

Fjala e Berishës:

është tejkaluar cdo gjë, ka provokuar gjithcka. Bllokon me gjykatë pezullimin e bashkëhajdutes, ska ndodhur kurrë në historinë e botës dhe vazhdojnë tani të vjedhin, të vjedhin çdo ditë. Pra data 22, është data e protestës së përgjithshme kombëtare.

Data në të cilën rrugët e Tiranës do të ushtojnë “Largohu hajdut, se koha jote ka marrë fund”. Ju garantoj se PD do të bëjë gjithçka për frontin më të gjerë të mundshëm në këtë betejë.

Ju garantoj se PD do të përdorë të gjitha format e qëndresës dhe rezistencës deri në largimin e tij. Por nëse më pyesni cila është më e mira, më kryesore zënia për 3 javë e këti sheshi, këtu duhet të arrijmë ne. Këtu duhet të betohemi ne, për këtë duhet të betohemi ne.

Ai i bën të gjithaa këto se ja lejojmë ne. Ju jap fjalën e nderit se kur ta zëmë këtë shesh deri në largimin e tij, ai do ja mbathë. Por duhet të them këtu, koha ka kaluar por megjithatë vijmë më të vendosur se kurrë. 2 mbledhje janë bërë ditët e fundit nga forumet e PD. Kanë dalë me një vendim solemn, ti përvishemi deri në fitore se rrugë tjetër përvec protestës, përballjes dhe kacafytjes me të nuk mund të ketë./ Zoom.al