Aplikacion
Endri Shabani zgjidhet Avokati i Popullit me 85 vota pro dhe 3 kundër.
Endri Shabani është zgjedhur Avokati i Popullit.
Kandidatura e tij u miratua me 85 vota pro, ndërsa 0 deputetë abstenuan dhe 3 votuan kundër.
Procesi i votimit u zhvillua pa praninë e opozitës, e cila braktisi sallën përpara nisjes së procedurës, duke kundërshtuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatit.
Votimet për të 6 kandidaturat e propozuara nga opozita:
Tartar Bazaj/ 1 pro,79 abstenim, 7 kundër
Aranita Brahaj / 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër
Skënder Haluci / 1 pro, 72 abstenim, 14 kundër
Adriana Kalaja / 0 pro, 69 kundër, 17 abstenim
Beism Ndregjoni / 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër
Endri Shabani / 85 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër
Zoom.al/
Morën peng një kosovar/ Arrestohen katër vlonjatëKatër persona të dyshuar për pengmarrje në qytetin e Vlorës, janë shoqëruar nga policia.
Katër të shoqëruarit nga policia e Vlorës dyshohet se kanë marrë peng një shtetas kosovar, të cilin e mbanin në një banesë në afërsi të Rrugës së Re.
Policia e Vlorës bën me dije se shtetasit ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin personit 70 mijë euro.
Shtetasi kosovar është mbajtur peng prej dy javësh dhe sipas policisë dyshohet se është dhunuar.
Ndërkohë, motra e pengut, që jeton në Suedi, ka njoftuar policinë e Vlorës, e cila ka bërë të mundur gjetjen e banesës dhe shoqërimin e katër personave. Zoom.al/
Kuvend/ Deputeti i PS-së i kthehet Berishës: Të shoh në sy dhe të sfidoj për ligj e kanun, për atdhe e flamurDeputeti i PS, Ardit Bido, në fjalën e tij, iu kthye liderit të PD-së, Sali Berisha.
Socialisti u shpreh se Berisha është fajtor për humbjen e emigrantëve, sidomos në Greqi, pasi sipas tij, Berisha zgjodhi të fliste nën flamurin dhe himnin grek.
“E kuptoj që kur përmend çamë ortodoks e ke problemë. Por sot ai që është thelbi i thelbëve ka të bëjë me kujt duhet t’i shërbejmë Shqipërisë, apo shtetësisë së dytë e të tretë që kemi. Në këtë rast ju keni patur humbjen më të tmerrshme të emigrantëve, sidomos atyre në Greqi, pasi vendosët të shkonit atje, të flisnit nën flamurin grek me himnin grek dhe me një person që shteti grek e ka akuzuar si të ishte pjesë e organizatës MAVI që ka vrarë 2 ushtarë shqiptarë.
E meqenëse këto ditë ai ka dalë sërish, të shoh në sy dhe të sfidoj për ligj e për kanun, për atdhe e flamur, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve veçanërisht të Çamërisë, të cilët nga përzgjedhjet tuaja personale u akuzuan si të ishin bashkëpunëtorë të nazizmit. Keni sjellë për 3 mandate rresht njerëz me patericë që s’kanë asnjë votë. Keni mbështetur njerëz që cenojnë integritetin territorial të këtij vendi”, tha Bido. Zoom.al/
“Ku është ky Pirro Vengu?”/ Berisha-mazhorancës: A e dini që ministri juaj nuk shkel në dy shtete të NATO-s!Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha renditi një sërë akuzash ndaj qeverisë Rama.
Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe kanë vjedhur paratë e shqiptarëve.
Më tej kreu i PD, drejtuar mazhorancës tha se ministri i tyre , Pirro Vengu, nuk shkel në dy shtete të NATO-s,
“Kujdes…se është vetëm fillimi i tregimeve të mia. Ku është ky Pirro Vengu? A e dini që ministri juaj nuk shkel në dy shtete të NATO-s. Ai është zagoriot dhe nuk duhet të gënjesh, ka marrë shtetësi greke dhe duhet t’i përgjigjet shtetësisë dhe jo të ikë”, tha Berisha. Zoom.al/
“Do ta dua gjithnjë”, e dashura e Liam Payne ka një kusht të panegociueshëm për partnerin e ardhshëmE dashura e Liam Payne, Kate Cassidy, u tha ndjekësve se kushdo që do të jetë krah saj në të ardhmen duhet ta pranojë se ajo do ta dojë gjithnjë këngëtarin.
25-vjeçarja përjetoi tragjedinë e tetorit të kaluar kur ylli i One Direction gjeti vdekjen pasi u rrëzua nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë.
Kate e ka ndarë dhimbjen publikisht përmes videove e fotove me të. Në një video të fundit ajo iu përgjigj një komentuesi që i thoshte se mezi priste ditën që ajo do të njihte dikë tjetër dhe do të ndalonte së foluri për Liam.
“Dua të qartësoj diçka. Me këdo që të përfundoj në të ardhmen, do t’i duhet të pranojë faktin se unë gjithmonë do ta dua Liam, do të flas gjithmonë për Liam, do të qesh gjithmonë për Liam, do të qaj gjithmonë për Liam.”
Më tej shtoi se nuk u kushton vëmendje kritikave, por kjo temë e ngacmoi.
“T’ju them diçka, Liam Payne ishte i dashuri im. Nuk ishte vetëm figurë e famshme për mua. Më dhemb shumë sepse kritikohem gjithë kohën që flas për të dashurin tim që ndërroi jetë, njeriun që doja dhe dua ende. Nuk do të pranoj kurrë dikë që nuk ndihet rehat mjaftueshëm me mua duke folur për Liam.”
Cassidy u shpreh se çdokush që nuk do ta pranojë se Liam do të mbetet një pjesë e rëndësishme e jetës së saj, nuk do të jetë i duhuri për të.
“Liam ishte një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime. Ai ishte shoku im i ngushtë, dikush që vërtet mendoja se do të kaloja jetën dhe sigurisht, e di që një ditë do të më duhet të vazhdoj përpara. Dua të martohem një ditë. Dua të bëj fëmijë.”
Më pas ajo kujtoi shprehjen se njerëzit vdesin dy herë, pra fizikisht dhe kur ndalon së foluri për ta. “Nuk do të lejoj që Liam të vdesë dy herë. Do ta dua përgjithnjë”, përfundoi ajo. Zoom.al/
Ervin Salianji shkon në Gjirokastër/ Takime me mbështetësit demokratIsh-deputeti i PD Ervin Salianji siç edhe kishte paralajmëruar ka nisur takimin e tij në Gjirokastër, me qytetarë, mbështetës e demokratë.
Salianji më herët është shprehur se është shumë e rëndësishme që Partia Demokratike të hapet.
Ai ka nënvizuar se takimet e tij të zhvilluara me demokratët kanë “zgjuar” partinë, ndërsa është shprehur se qëllimi i tij nuk është aspak personal, por që Partia Demokratike të jetë parti fituese.
Zoom.al/
Paralajmërimi i fortë i shefit të NATO-s: Objektivi i radhës i Rusisë jemi neShefi i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve që të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar mbrojtjen me qëllim që të parandalohet një luftë e nisur nga Rusia, që mund të jetë “në shkallën e një lufte që gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë e kanë përjetuar”.
Gjatë një fjalimi në Berlin, Rutte tha se shumë aleatë të aleancës ushtarake perëndimore nuk e ndiejnë urgjencën e kërcënimit të Rusisë në Evropë dhe se ata duhet të rrisin me shpejtësi shpenzimet dhe prodhimin për mbrojtje për të parandaluar një luftë në shkallën që e kanë përjetuar brezat e mëparshëm.
“Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë. Shumë nuk e ndiejnë urgjencën. Dhe, shumë besojnë se koha është në favorin tonë. Nuk është. Koha tani është për veprim”, tha Rutte.
“Konflikti është në derën tonë. Rusia e ka kthyer luftën në Evropë. Ne duhet të jemi të përgatitur”, shtoi ai.
Sipas Ruttes, Rusia mund të jetë e gatshme të përdorë forcë ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetësh.
Për pothuajse katër vjet, Rusia po vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, që është konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Tensionet janë rritur që kur ka nisur lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kremlini ka përmendur zgjerimin e mundshëm të NATO-s si një nga arsyet e nisjes së luftës, e cila, sipas Ruttes dhe burimeve të tjera të inteligjencës perëndimore, ka shkaktuar më shumë se 1 milion viktima.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar fuqitë evropiane më 2 dhjetor se nëse nisin një “luftë” me Rusinë, Moska është gati që të luftojë.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një tryeze të rrumbullakët me ambasadorët në Moskë më 11 dhjetor deklaroi se Kremilini nuk ka plane për të kryer sulme ushtarake ndaj asnjë vendi të Bashkimit Evropian ose NATO-s, duke shtuar se është “gati të vendosë në letër garancitë përkatëse” për ta pohuar këtë “në mënyrë kolektive dhe të ndërsjellë”.
Muajin e kaluar, avionë luftarakë gjermanë dhe rumunë u ngritën në ajër për të gjurmuar inkursionet në hapësirën ajrore të Rumanisë nga dronë, teksa Rusia vazhdonte të sulmonte caqe në Ukrainën fqinje.
Shkeljet e hapësirës ajrore të Rumanisë dhe Polonisë nga dronë rusë, së bashku me inkursione nga avionët ushtarakë rusë në hapësirën ajrore të Estonisë, e detyruan NATO-n të niste iniciativën “Roja Lindore” me qëllim që të forcohet mbrojtja ajrore e 32-anëtarëve të aleancës. Rel/
Operacion policor në Gjirokastër/ Iu gjenden armë dhe municione të akuzuarve si vrasës me pagesëGjatë operacionit “Provat” në banesat e katër shqiptarëve të arrestuar pak ditë më parë në Greqi, u gjetën dhe skuestruan në cilësinë provës materiale 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.
Bëhet me dije se si rezultat i kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër gjetën të fshehura, në banesën e shtetasit Dhimitër Meci, 45 vjeç, 2 kallashnikovë dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.
Me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dh. M., 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; Andrea Brokeri, 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; Fatjon Prendi, 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe Petro Theohari, 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.
Njoftimi:
Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke çoi në zbulimin dhe sekuestrimin të një arsenali armësh zjarri dhe municioni luftarak.
Sekuestrohen 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.
Armët dhe municioni luftarak u gjetën në një nga banesat e një prej të arrestuarve në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë.
Në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, pas shkëmbimit të informacionit për kapjen e disa shtetasve shqiptarë në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Policisë së Shtetit në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, zhvilluan kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.
Si rezultat i kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër gjetën të fshehura, në banesën e shtetasit Dh. M., 45 vjeç, 2 kallashnikovë dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.
Me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dh. M., 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; A. B., 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; F. P., 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe P. Th., 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
2 shenjat më me fat për vitin 2026Gaforrja
Për të lindurit në shenjën e Gaforres, Jupiteri do të qëndrojë me ta deri në fund të qershorit 2026. Ky tranzit sjell më shumë pjekuri emocionale, stabilitet dhe një ndjesi mbështetjeje universale. Marrëdhëniet bëhen më të shëndetshme, baza profesionale më e qëndrueshme dhe krijohet një “shtëpi” qoftë reale apo shpirtërore që sjell qetësi.
Luani
Duke filluar nga 30 qershori, Luani hyn fuqishëm në qendër të vëmendjes kozmike. Me hyrjen e Jupiterit në këtë shenjë, viti 2026 rrjedh me vetëbesim, kreativitet dhe rritje personale.
Luanët do të shohin se përpjekjet e bëra në prapaskenë më në fund shndërrohen në rezultate konkrete. Karriera, projektet personale dhe planet afatgjata marrin drejtim të ri dhe të favorshëm.
Edhe në jetën sentimentale, energjia bëhet më e ngrohtë dhe më bujare. Beqarët mund të takojnë dikë me potencial të qëndrueshëm, për sa kohë që mbeten të sinqertë dhe autentikë./ Zoom.al
Klodian Braho në krye të SPAK/ Ambasada amerikane: Presim të vazhdojmë partneritetinPas zgjedhjes së Klodian Brahos si kryeprokuror i ri i SPAK, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë reagoi duke përgëzuar Brahon për marrjen e detyrës, si dhe Altin Dumanin për shërbimin e tij trevjeçar në krye të institucionit.
Në njoftimin e saj, ambasada thekson se SHBA pret me kënaqësi të vazhdojë partneritetin e fortë me kryeprokurorin e ri, duke u angazhuar për mbështetje të vazhdueshme të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.
Ambasada vlerëson integritetin dhe guximin e Dumanit për të goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe pret bashkëpunimin e ri me Brahon në këtë drejtim.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”, është reagimi i ambasadës./ Zoom.al