Aplikacion
Te Real Madrid situata është tensionuar pas humbjes ndaj Celta Vigos. Trajneri Xabi Alonso rrezikon shkarkimin, me drejtuesit që kanë pasur një mbledhje, ku kanë folkur për të ardhmen e tij.
Sipas mediave spanjolle, ndeshja e së mërkurës në Champions League ndaj Manchester City do të jetë vendimtare. Humbja dhe paraqitja e dobët kundër Celta Vigos nuk janë pritur mirë nga drejtuesit.
Në Spanjë ka nisur lista e kandidatëve të mundshëm, mes tyre Santiago Solari, Alvaro Arbeloa dhe Jurgen Klopp. Emri i Zidane është përmendur, por rikthimi i tij konsiderohet i pamundur për shkak të planeve me Francën pas Botërorit 2026.
Xabi Alonso ka pranuar pakënaqësinë për rezultatin, por ka theksuar se skuadra duhet të reagojë. Trajneri deklaroi se ndeshja e së mërkurës është e rëndësishme, por e cilësoi si një sfidë për tre pikë si çdo tjetër në Champions.
Zoom.al/
Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do t’i kushtojë RusisëPresidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se mbështetja ndaj Ukrainës dhe forcimi i mbrojtjes evropiane mbeten përparësitë kryesore të “Koalicionit të të Gatshmëve”, një grup shtetesh që po kërkon mënyra të reja për të ushtruar presion ndaj Rusisë dhe për t’i dhënë fund luftës.
Në një deklaratë pas një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të vendeve evropiane, Von der Leyen foli për mundësinë e përdorimit të aseteve të ngrira ruse përmes një skeme kredish që do të ndihmonte Ukrainën në rindërtim, por e cilësoi procesin si “çështje komplekse”.
“Propozimi për përdorimin e aseteve të ngrira ruse është kompleks, por ai do të rriste koston e luftës për Moskën,” – theksoi ajo.
Von der Leyen paralajmëroi se Rusia do të përballet me pasoja gjithnjë e më të rënda sa më shumë të zgjasë agresioni në Ukrainë.
“Sa më gjatë që Putini të vazhdojë luftën e tij, duke derdhur gjak, duke marrë jetë dhe duke shkatërruar infrastrukturën ukrainase, aq më e lartë do të jetë kostoja për Rusinë,” – deklaroi presidentja e Komisionit.
Ajo shtoi se Bashkimi Evropian është më i bashkuar se kurrë përballë agresionit rus dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kievit me mbështetje politike, ekonomike dhe ushtarake.
“Lidhjet brenda Evropës janë më të forta se kurrë. Shtetet anëtare do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku, duke mbështetur Ukrainën dhe duke mbrojtur Evropën,” – nënvizoi Von der Leyen.
Deklaratat e saj vijnë në një moment kur BE-ja dhe aleatët perëndimorë po kërkojnë të zgjerojnë paketat e ndihmës për Ukrainën dhe të gjejnë mënyra ligjore për të përdorur pasuritë e ngrira të Rusisë në mbështetje të viktimës së agresionit. Zoom.al/
“Fëmijët fshehin armët nëpër varre”, Karamuço: Disa i fusin në çantat e vajzave, kam fotoProfesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë deklarata tronditëse lidhur me mënyrën se si të miturit po përfshihen gjithnjë e më shumë në akte dhune dhe mbajtje armësh.
Gjatë emisionit “Top Story”, ku u diskutua për krizën e sigurisë në shkolla dhe për rritjen e kriminalitetit tek të rinjtë, Karamuço zbuloi se fëmijët fshehin armë të ftohta madje edhe në varreza, ndërsa disa i mbajnë brenda çantave të vajzave.
“Fëmijët çdo ditë ndërronin varret, shtynin pllakat. E kam këtu fotografinë. Çdo ditë e vendosnin dhe mbyllnin pllakën. Mbanin armë. Prokurori mbylli sytë, dolën të lirë Ia hodha drejtësisë është një tjetër term që po përdoret.
Dënohen me 12 vite, del pastaj me 6-7. I futin ato armët e ftohta te çantat e vajzave, nuk marrin çantë këta, se e kanë si status. E shikon zysha këtë status? Këta sikur shkojnë në luftë.
U kam thënë policëve, shkoni merrni nëpër lokale. Ka të mitur që janë vrarë edhe pse s’kanë qenë pjesë e sherrit. Bandat bëjnë manipulime emocionale, u thonë fëmijëve shiko se s’të kap drejtësia”-u shpreh Karamuço.
Si të kujdeseni për lulen e Krishtlindjeve!Ylli i Krishtlindjeve, simbol i bukur dhe i kuq i festave të fundvitit, kërkon pak kujdes për të mbijetuar dhe lulëzuar për një kohë të gjatë.
Me disa hapa të thjeshtë, mund ta mbani këtë lule të shëndetshme dhe të bukur jo vetëm gjatë festave, por edhe vitin e ardhshëm. Ja 6 rregulla që duhet të ndiqni:
1. Drita
Ylli i Krishtlindjeve ka nevojë për shumë dritë. Vendoseni në një hapësirë të ndriçuar mirë dhe kur të vijë vera, mbajeni jashtë në ballkon. Megjithatë, drita direkte duhet të jetë e kufizuar, sidomos kur temperaturat janë të ulëta.
2. Krasitja
Krasitja është e rëndësishme për të mbajtur lulen të shëndetshme. Ajo bëhet gjatë periudhës shkurt-mars, dhe pas kësaj, sythat e rinj do të dalin. Gjethet me ngjyra të gjalla shpërthejnë nga qershori deri në korrik.
3. Rimbjellja
Për të rritur rrënjët dhe për të siguruar një zhvillim të shëndetshëm, ndryshoni vazon në pranverë. Kjo do të ndihmojë oksigjenimin dhe do të sigurojë zhvillim të shpejtë të lules.
4. Sezonaliteti
Në dimër, ujitni çdo javë dhe sigurohuni që toka të jetë e thatë. Në pranverë, krasitini degët dhe mbilleni në vazo më të mëdha. Mbajeni jashtë gjatë verës dhe brenda gjatë natës në vjeshtë.
5. Siguria
Ylli i Krishtlindjeve është i rrezikshëm për kafshët shtëpiake, sidomos për qentë dhe macet. Mbetjet e lules mund të shkaktojnë helmim të rëndë, kështu që mbajeni lart dhe larg kafshëve.
Përmes kujdesit të duhur, ylli i Krishtlindjeve mund të lulëzojë çdo vit dhe t’ju sjellë gëzim gjatë festave.
Zoom.al/
Tre italianë u kapën me pajisje përgjuese në Portin e Durrësit, Lala: Skandal i madhGazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja në lidhje me tre shtetas italianë që u ndaluan në Portin e Durrësit me pajisje përgjuese.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se personat në fjalë qëndruan për rreth 12-13 orë në vendin tonë dhe sipas burimeve të gazetares, dyshohet se kanë kryer përgjime të paligjshme ndaj personave ende të paidentifikuar.
Gazetarja rikujtoi se kjo nuk është hera e parë që pajisje të tilla tentojnë të futen në Shqipëri. Ajo përmendi rastin e njohur të pajisjes IMSI Catcher, që në të kaluarën u dyshua se ishte përdorur për përgjime të paligjshme, si dhe dy raste të tjera kur mjete të ngjashme janë bllokuar në kufi.
“Ngjarje që nuk ka marrë vëmendjen në media, nuk e kuptoj pse. Bëhet fjalë për një skandal të madh që po konsumohet në territorin e Shqipërisë. Pajisjet janë pajisje të sofistikuara përgjimi, janë në ambjentet e Prokurorisë së Durrësit. Kam rënë në dijeni të shtunën, më është konfirmuar se disa persona kishin udhëtuar me traget të linjës Bari-Durrës, kishin mbërritur të premten në Portin e Durrësit. Në automjetin e tyre, sipas burimeve të besuara, janë tre shtetas italianë, kanë hyrë në Shqipëri, kanë qëndruar 12-13 orë, mendohet se kanë kryer përgjime të paligjshme, të paautorizuar, nuk ka patur skuadër të përbashkët, pasi kanë përfunduar punën këta shtetas janë ndaluar kur do të merrnin tragetin Durrës-Ankona.
Janë prezantuar si punonjës të Guardia di Finanza. Dy prej tyre kanë rezultuar se ishin vërtetë të tillë. Nuk dihet a kanë autorizim nga eprorët e tyre. I treti, është person i kontaktuar dhe është marrë nga zyrtarët e Guardias për të përdorur pajijset. Janë marrë në pyetje, të tre janë lejuar të largohen drejt Italisë. Pajisjet janë të bllokuara dhe pritet ti nënshtrohen ekspertimit. Prokuroria ka caktuar një prokuror. Policia e ka referuar, nuk ka reagim zyrtar, në mënyrë të fshehtë e ka dërguar në prokurori për dy vepra, përgjimi i paligjshëm dhe futja e mallrave kontrabandë. Ne kemi patur historik në lidhje me pajisje përgjuese të dyshimta, nëse ju kujtohet ka qenë pajisja IMSI Catcher, që u dyshua e u përdor edhe në burgje. U arrestua një izraelit. Ka patur edhe dy raste të tjera që janë bllokuar në hyrje ose dalje.
Rasti konkret është shqetësues pasi dy persona janë të Guardia di Finanza, ata lëvizin për anëtarë të krimit të organizuar ose politikanë që mund të kenë lidhje me krimin e organizuar. Se kush është përgjuar, cili është itenerari, dhe çfarë ka ndodhur me rezultatet e përgjimit, këtë përgjigje duhet ta japë prokuroria. Autoritetet po heshtin, skandali bëhet edhe më i madh. Pse këta persona janë lejuar të largohen? Mund të mbaheshin të pakten më bllokim pasaporte derisa të bëhej ekspertimi i pajisjeve”, tha ndër të tjera Lala. Zoom.al/
“Si mos më keq dasma”, Balla për protestën e PD-së: Po mirë të paktën…Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së PD-së përpara Kryeministrisë, sonte më datë 8 dhjetor 2025.
Balla shprehet se “dasma e PD-së”, shkoi si mos më keq këtë javë.
Ai shton se e mira këtë herë ishte fakti, që Berisha foli së paku për gjeneratën Z.
“Si mos më keq dasma këtë javë. Dhe më keq duket se do të shkojë dhe kij parasysh që ishte edhe 8 Dhjetor. Po mirë të paktën që foli i pari i dasmës për gjeneratën Z. Më thoni një emër, që fillon me këtë shkronjë?”, shkruan Balla. Zoom.al/
Përmbysen planet, yjet e Meri Shehut “nuk u buzëqeshin” shenjaveDatat 9-10 dhjetor do të trondisin paksa shenjat e zodiakut pasi gjërat nuk do të shkojnë sipas planit duke përmbysur gjithçka.
Energjia është e paparashikueshme dhe sipas parashikimit të Meri Shehut, të papriturat nuk do të mungojnë. Është një periudhë që duhet të tregojmë kujdes të shtuar, edhe pse ndoshta sezoni festiv na bën të jemi pak më të çlirët duke e humbur kontrollin.
Vlerësimi me yje i shenjave që astrologia realizon për programin “Rudina” në Tv Klan nuk është shumë pozitv. Asnjëra nuk merr 5 yje duke treguar se planetët na kërkojnë të jemi vigjilentë. më të ndikuarit do të jenë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës përkatëse.
Meri Shehu: Kjo javë fillon mirë, të paktën sot sepse Mërkuri në Akrep bën një lidhje shumë të bukur me Saturnin në Peshk dhe shenjat e ujit Peshqit, Akrepi dhe Gaforrja do të ecin shumë mirë dhe marrin hov. Prishet në datën 9 me Marsin në Shigjetar që bën një katërkëndësh me Saturnin në Peshk dhe fillon rrëmuja, pasiguria, debatet, shtrëngohen gjërat, njerëzit duan të dinë që t’i kenë gjërat sa më të sigurta ekonomikisht, por ngushtohen Shigjetarët, Binjakët, Virgjëreshat dhe Peshqit që do ta ndiejnë përballjen. Më datë 10 është kundërshtimi i Mërkurit në Akrep me Uranin në Dem.
Dashi – 2 yje
Sot është një ditë pozitive për çështjet ekonomike, marrin reputacion, besim, angazhim për një punë, por në datën 10 duhet të kenë kujdes sepse u pritet hovi. Çështjet ekonomike vihen në diskutim sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Kini kujdes, mos rrezikoni shumë në jetën ekonomike e personale. Ka debate rreth datës 9.
Demi – 1 yll
Në datën 10, Mërkuri është përballë shenjës së tyre, bën lidhjen e vështirë me Uranin në Dem dhe i lodh. Do të ndodhin ngjarje, lajme e situata të papritura, sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e tretë që do t’i trazojnë urat në marrëdhëniet në çift, në bashkëpunime dhe situata që nuk po i kontrollojnë dot, sidomos me punën e shëndetit.
Binjakët – 3 yje
Pavarësisht se data 9 i bën të ndiejnë një prekje, ajo thjesht i zgjon sepse u tregon që kanë kundërshtim me Marsin në Shigjetar përballë shenjës së tyre me Saturnin në Peshk që lidhet me karrierën, eprorët e njerëz të rëndësishëm. Sot kanë një ditë shumë të mirë dhe një çështje pune e rëndësishme menaxhohet mirë dhe merr drejtim pozitiv.
Gaforrja – 3 yje
E fillojnë mirë, bëhet një lidhje shumë e bukur me Mërkurin në Akrep dhe përfitojnë erotikisht, ekonomikisht dhe në komunikimet me jashtë. Në datën 10 ndahen gjërat e mira nga ato që s’bëhen dot dhe disa fiksime që nuk duhet t’u shkojnë pas. Në datën 9 të kenë kujdes në lidhje me punën, eprorët dhe çështjet ligjore. Për Gaforret që kanë problematika, ky vit u jep një lloj ashpërsie.
Luani – 2 yje
Të lindurit në 10-ditëshin e tretë përballen me çështje familjare e karriere për shkak të Mërkurit në Akrep, sjell debate, dyshime për njerëzit e afërt që nuk i lë të stabilizojnë një punë, projekt ose një çështje të rëndësishme.
Virgjëresha – 1 yll
Në datën 9 kanë vështirësi sepse Marsi në Shigjetar kundërshton Saturnin në Peshk që ka dalë përballë Virgjëreshës, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë mund të kenë debate e situata të vështira në çift, bashkëpunime ose mund të mos ndihen mirë psikologjikisht. Kjo ditë mund t’i bëjë që mos t’i analizojnë mirë situatat.
Peshorja – 2 yje
Ka një problem me çështjet ekonomike në datën 10 dhe duhet ta marrin mirë parasysh. Sado që i kanë analizuar dhe i kanë bërë diplomatike gjërat, nuk u sjell çfarë kërkonin e meritonin në çështjet ekonomike ose në sqarimet e marrëdhënieve të vështira në çift.
Akrepi – 3 yje
Kjo është ditë e mirë sepse kanë Mërkurin në shenjën e tyre. Në datën 11 ikën në Shigjetar dhe do të merren shumë me çështjet ekonomike. Kanë një pengesë të fuqishme në datën 10 sepse Mërkuri kundërshtohet me Uranin në Dem dhe sjell lajme e përmbysje që nuk i parashikojnë.
Shigjetari – 3 yje
Do të mirëpresin Mërkurin në shenjën e tyre në datën 11 që do t’i bëjë të udhëtojnë, kontaktojnë, bisedojnë, do të jenë në qendër të vëmendjes. Në datën 9 Marsi në shenjën e tyre kundërshtohet me Saturnin në Peshk dhe të lindurit në 10-ditëshin e tretë do të kenë problematika, pasiguri, përballje, sherre, debate e situata të pasigurta.
Bricjapi – 2 yje
Çështjet ekonomike dhe prapaskenat do të jenë shumë keq në datën 9. Sot kanë marrëveshje, aleancë, bashkëpunim me dikë që do t’u sjellë shumë fat. Data 10 nuk është shumë pozitive dhe kanë humbje në çështje ekonomike e personale.
Ujori – 2 yje
Do të merren shumë me familjen, sidomos tani para festave që kthehet në një fenomen të fuqishëm për ta. Kujdes të lindurit në 10-ditëshin e tretë sepse disa gjëra i kanë humbur dhe nuk i rifitojnë dot me kohën.
Peshqit – 1 yll
Në datën 9 kundërshtohet Marsi në Shigjetar me Saturnin në Peshk dhe një çështje shumë e preferuar që lidhet me karrierën, një takim me dikë të fuqishëm ose një sqarim, nuk shkon siç duhet. Dita e sotme është shumë e mirë, mund të kenë marrë energji pozitive që mund ta shfrytëzojnë. Data 9 duhet parë me kujdes, sidomos nga të lindurit në 10-ditëshin e tretë.
Europa “kriset” me SHBA-në/ Takimi i Zelenskyt në Londër, Gjermania del kundërKryeministri Starmer pas takimit të tre liderëve evropianë në Downing Street me presidentin Zelensky, tha se negociatat e sotme janë në një fazë kritike në shtysën drejt paqes në Ukrainë.
Në takimin e Londrës ku ishin të pranishëm presidenti francez Macron dhe kancelari gjerman Frederich Merz, mesa duket çështja e garancive të sigurisë për Ukrainën dhe roli i evropianëve dhe amerikanëve mbetet kyç sipas liderëve evropianë për një paqe të qëndrueshme. Ndërkohë më shumë se ushtarakisht, evropianët kanë në dorë disa karta në këtë fazë të negociatave për një marrëveshje paqësore, detajet e të cilave sipas kancelarit gjerman mbesin skeptike.
Territoret janë çështja më problematike e bisedimeve sipas burimeve që kanë kontakte me negociatat. Takimi ndodh pas dy ditë bisedimesh mes zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë në Miami, të cilët duket se nuk kanë çuar në ndonjë rezultat konkret të paktën publikisht. Gjithsesi Zelenski ka nënkuptuar për një marrëveshje kompromisi për paqen e propozuar nga presidenti amerikan.
Bisedimet në Downing Street të tre vendeve të Natos me buxhetet ushtarake më të mëdha të Nato-s, përveç kontributit amerikan, bëhen në kushtet kur qëndrimi amerikan është larg dëshirave dhe pozicioneve të Evropës, e cila nuk ka atë peshë që kanë amerikanët në zgjidhjen e sfidave të tilla gjeopolitike si lufta në Ukrainë. Starmer ka deklaruar sot në Londër se nuk do të ushtrojë presion ndaj presidentit Trump për këtë çështje në këtë fazë.
Amerikanët janë të etur për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë pavarësisht se kush fiton a humbet më shumë, pasi ka një etje të madhe në Uashington për marrëdhënie më të mëdha dhe më të ngushta me rusët në fushën ekonomike, në hapjen e Arktikut dhe për një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar me Moskën, ku rusët do të ripranoheshin në strukturat botërore të trajtimit të çështjeve të mëdha që sfidojnë botën.
Ndërkaq, ukrainasit janë nën një presion të jashtëzakonshëm nga rusët në fushëbetejë nga njëra anë, pas suportit të mëparshëm amerikan, dhe presionit politik dhe publik të presidentit Trump nga ana tjetër, në periudhën më të vështirë të historisë së tyre si komb, argumentueshme edhe më të pafat./ Zoom.al
Protesta e PD/ Të pranishëm Ervin Salianji dhe AlimehmetiPasditen e së hënës opozita mbajti protestën e radhës para Kryeministrisë. Kjo e sotmja përkon me Ditën e Rinisë.
Në protestën e thirrur nga opozita këtë të hënë nuk ka munguar dhe ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji.
Ditët e fundit, Salianji ka qenë organizator i disa takimeve me demokratë cila nisi nga Durrësi, lëvizje që, sipas tij, synon rizgjimin e PD.
Në protestë është i pranishëm edhe Ilir Alimehmeti./ Zoom.al
PD sërish në protestë, demokratët mblidhen poshtë KryeministrisëKëtë të hënë demokratët u rikthyen në bulevard përballë Kryeministrisë, në “Foltore”, për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku.

Pjesëmarrja ishte e kufizuar, me dhjetëra protestues të pranishëm. Sipas programit, pas qytetarëve dhe anëtarëve të tjerë të partisë, fjalim mbajti edhe Sali Berisha.

Në tubim ishte i pranishëm edhe Ervin Salianji dhe ish-kandidati për deputet Ilir Alimehmeti, i cili ditët e fundit ka nisur një lëvizje rebele brenda PD-së, duke kërkuar hapje të partisë dhe frymë të re./ Zoom.al