Aplikacion
Presidenti i klubit të futbollit të Tiranës, Refik Halili, është rrahur sot pak para derbit mes Partizanit dhe Tiranës. Ngjarja, siç mëson Zoom.al, ka ndodhur afër stadiumit “Selman Stërmasi”.
Burimet thanë për Zoom.al se presidenti i Tiranës ka qenë në shoqërinë e disa miqve, kur disa persona ende të paidentifikuar e kanë goditur pas një sherri verbal, duke i shkaktuar dëmtime.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje, Halili nuk ishte i pranishëm mbrëmë në stadium, ku Tirana u mund nga Partizani në derbin e kryeqytetit me rezultatin 2-0.
Nuk dihet ende nëse Halili ka bërë denoncim në polici për ngjarjen. Situata e tij nuk duket aspak pozitive as me tifozët, të cilët e bëjnë përgjegjës që Tirana gjendet në vendin e fundit të kampionatit me vetëm 7 pikë në 15 ndeshje. /Zoom.al
Ra në kontakt me energjinë elektrike, marinari 24-vjeçar humb jetën rrugës për në spitalin e DurrësitNjë ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit, ku një marinar 24-vjeçar nga Azerbajxhani ka humbur jetën teksa punonte në bord.
Rreth orës 17:50, i riu, i identifikuar me inicialet J. A., u transportua me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, por ndërroi jetë gjatë rrugës. Ai ishte pjesë e ekuipazhit të një anijeje me flamur panamez.
Sipas informacioneve paraprake, 24-vjeçari dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në anije.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Skandal në Maqedoninë e Veriut! Libri i Gjeografisë e paraqet Kosovën si “Metohi” të SerbisëNjë foto e publikuar në rrjetet sociale ka ndezur debat të madh lidhur me sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut.
Analistja Nafie Selmani ka bërë publike një imazh nga një libër shkollor, ku Kosova paraqitet me emrin “Metohi” dhe figuron si pjesë e territorit të Republikës së Serbisë
Selmani akuzon partinë në pushtet “VLEN” dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se si aleatë politikë nuk duhet ta kishin lejuar një skandal të tillë.
“A është Kosova – Kosovë për burrat e VLEN-it, apo ‘Metohia’, siç paraqitet në librin e Gjeografisë për klasën e shtatë, botim i vitit 2025?
Dhe a është në dijeni për këtë emërtim aleati i tyre më i madh politik, kryeministri i Kosovës, i njohur për deklarata nacionaliste? A pajtohet edhe ai që Kosova qenka ‘Metohi’?
A s’u vjen turp burrave të VLEN-it që nuk arrijnë të mbrojnë as gjënë më elementare të identitetit tonë kombëtar? Apo, sipas zakonit, fajin e ka sërish Ali Ahmeti, Taravari, ai, ata, unë… të gjithë, vetëm ata jo?
Sa herë duhet t’ju poshtërojnë ata juve, ju pastaj neve, e pastaj sërish ata juve, vetëm për atë kockë të vogël pushteti që ju kanë hedhur në sofrën e qeverisë?
A gjeni të paktën një grimë guximi politik për të kërkuar tërheqjen e këtij botimi skandaloz dhe për të treguar se ekzistoni përtej rolit dekorativ në qeveri?”, shkruan Selmani.
Një pjesë të Kosovës, Serbia vazhdon ta quajë “Metohi”, një term me ngarkesë politike dhe fetare që e paraqet si territor të saj. Këtë pretendim e pasqyron edhe libri zyrtar i Gjeografisë në shkollat shtetërore të Maqedonisë së Veriut.
Tre shenjat që do të shkëlqejnë në karrierë gjatë vitit 2026Viti 2026 pritet të sjellë zhvillime të mëdha profesionale për disa shenja të horoskopit. Ndërsa një pjesë do t’i hapin rrugë vendimeve të guximshme që mund t’ua ndryshojnë karrierën, të tjerët do të përballen me rritje të të ardhurave, projekte të reja apo edhe një ngritje në detyrë – pikërisht atë që e kanë pritur prej kohësh.
Me Jupiterin, Marsin dhe Saturnin që bashkëveprojnë fuqishëm, viti i ri duket i favorshëm për këdo që ka punuar me përkushtim dhe është gati të kapë mundësitë që shfaqen. Lëvizjet planetare krijojnë terrenin ideal për hapa të mëdhenj profesionalë dhe përparim të shpejtë.
Demi – vit i fortë për ambicie dhe fitime
Demi e nis 2026-n me energji të re dhe me synime të qarta. Mbështetja e Jupiterit gjatë gjysmës së parë të vitit u hap dyer për projekte të rëndësishme, investime të mençura apo nisjen e sipërmarrjeve të reja. Çdo përpjekje e Demit ka gjasa të shoqërohet me rezultate pozitive dhe fitimprurëse.
Luani – shpërthim krijimtarie dhe ngritje profesionale
Që nga pranvera, Luanët do të marrin vëmendje dhe vlerësim për punën e tyre. Me Jupiterin që hyn në shenjën e tyre më 1 korrik, 2026 ofron mundësi të mëdha për zgjerim profesional. Ndikimi i Uranit nga prilli sjell ide të reja, kreativitet të shtuar dhe projekte të guximshme.
Ky është momenti ideal për të zgjeruar kontaktet, për të nisur iniciativa të reja dhe për të kërkuar shpërblimin profesional që meritojnë. Me planifikimin e duhur, fitimet mund të rriten ndjeshëm.
Peshorja – vit i zgjerimit dhe inovacionit
Peshorja është një nga shenjat më të favorizuara të vitit 2026. Urani i nxit drejt ndryshimeve, risive dhe sfidave që i çojnë shumë përpara në karrierë. Ndërsa Jupiteri në verë forcon aftësinë e tyre për të treguar talentet dhe për të përfituar nga çdo mundësi.
Ky është një vit i shkëlqyer për të ndërmarrë iniciativa të reja, për të inovuar dhe për të ndërtuar drejtime të reja profesionale. Nëntori pritet të jetë periudha kulmore, duke sjellë suksesin dhe njohjen më të madhe për këtë shenjë.
Salah kërcënon të largohet nga Liverpool pas përplasjes me Arne Slot: Dikush s’më do në klubMohamed Salah ka shkaktuar një debat në Liverpool duke pretenduar se dëshiron të largohet nga Anfield pasi klubi “shkeli premtimet” që i kishte bërë.
Pas barazimit 3-3 me Leeds United, Salah i la të Kuqtë të habitur kur u tha gazetarëve në Elland Road se marrëdhënia e tij me Arne Slot ishte prishur, pasi u la në stol për ndeshjen e tretë radhazi.
“Dikush dëshiron që unë të marr të gjithë fajin. Klubi më premtoi shumë gjatë verës. Tani jam ulur në stol, kështu që mund të them se nuk e mbajtën atë premtim”, tha 33-vjeçari egjiptian për Viaplay.
Duke shtuar se: “Kisha një marrëdhënie të mirë me trajnerin [Slot]. Por papritmas nuk kemi asnjë marrëdhënie dhe nuk e di pse. Me sa duket, dikush nuk më do më në klub.”
Kontrata e Salah është e vlefshme deri në vitin 2027, pasi e ka zgjatur atë vetëm në prill pas negociatave të gjata dhe spekulimeve për një transferim.
Sipas raportimeve të medias, klubi kryesor i Arabisë Saudite, Al-Hilal, është ende i interesuar ta nënshkruajë atë, dhe kampionët turq Galatasaray janë përmendur gjithashtu në thashethemet e fundit për transferime.
Anësori, fitues i shumë çmimeve, bëri një njoftim domethënës përpara ndeshjes në shtëpi të së shtunës: “I telefonova prindërit e mi dhe u thashë të vinin në ndeshjen kundër Brighton. Nuk ka rëndësi nëse luaj apo jo. Do ta shijoj. Do të jem në Anfield dhe do t’u them lamtumirë tifozëve para Kupës së Kombeve të Afrikës, sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë atëherë.”
Më 22 dhjetor, kombëtarja egjiptiane do të luajë ndeshjen e parë kundër Zimbabvesë në turne në Marok. Salah do të udhëtojë për t’u bashkuar me ekipin.
Veterani ka luajtur për Liverpoolin që nga viti 2017. Ai tha se situata e tij aktuale është “e papranueshme”, duke theksuar se: “Nuk mendoj se jam unë problemi. Kam bërë kaq shumë për klubin”.
Salah iu referua gjithashtu sezonit fitues të titullit të sezonit të kaluar, ku ai ishte golashënuesi më i mirë me 29 gola. Ai ka kontribuar me 250 gola dhe 116 asiste në 420 ndeshje për Reds. Ai renditet i treti midis golashënuesve më të mirë të klubit pas Ian Rush (346) dhe Roger Hunt (285)./Zoom.al
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeveNdonëse ka ardhur deri te transferimi i pushtetit lokal në katër komunat në veri – zhvillim që u përshëndet nga faktorët relevantë ndërkombëtarë dhe që ishte ndër kushtet kryesore për heqjen e masave – duket se Bashkimi Evropian ende nuk është i gatshëm të ndërmarrë këtë hap, të paktën jo para zgjedhjeve.
Në kuadër të miratimit të konkluzave për takimin ministror të dhjetorit, po zhvillohen diskutime mes shteteve anëtare për formulimin e mesazhit që i referohet heqjes së masave. Sipas burimeve diplomatike, ekzistojnë ndasi sa i përket qasjes ndaj kësaj çështjeje. Shtetet janë të ndara mes atyre që dëshirojnë heqjen e menjëhershme dhe atyre që preferojnë një qasje graduale.
Ndasitë janë të pranishme edhe mes institucioneve evropiane. Ndërsa Shërbimi i Veprimit të Jashtëm, nën drejtimin e kryediplomates Kaja Kallas, mbështet heqjen e plotë të masave, Komisioni Evropian, sipas burimeve, mban qëndrimin e shteteve anëtare që hezitojnë t’i largojnë tërësisht masat.
Takimet në nivel ambasadorësh do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme, pasi duhet gjetur kompromisi për formulimin që do të përdoret në konkluzat e 16 dhjetorit sa i përket masave.
Ajo që është e qartë në këtë moment është se, pavarësisht premtimeve të mëhershme se heqja e masave do të ndodhte pas transferimit të qetë të pushtetit lokal, tani po kërkohet një riformulim që e ruan premtimin për heqjen e masave në të ardhmen, por jo menjëherë./RTK
Ritmi i shpejtë i Shqipërisë drejt BE-së rrezikon të ngecë pa reforma më të thelluaraShqipëria po ecën me ritme të shpejta në përpjekjen e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, e shtyrë përpara nga ajo që ekspertë të europiane e përshkruajnë si “dinamizëm i paprecedentë” në rrugën e anëtarësimit. Megjithatë, ata paralajmërojnë se ky progres i shpejtë rrezikon të fshehë dobësi në rritje të natyrës strukturore dhe demokratike.
Dokumenti i publikuar nga Clingendael, “Sprinti i Shqipërisë drejt Anëtarësimit në BE: Balancimi i Momentit, Reformës dhe Mbikëqyrjes së BE-së”, bazohet në një mision të përbashkët verifikimi në terren në Tiranë nga 5-7 tetor 2025 nga ekspertë të Clingendael, Carnegie Europe, DGAP të Gjermanisë dhe Institutet Jacques Delors. Sipas tyre, Shqipëria është shfaqur si “një nga vendet kandidate që po avancon më shpejt drejt BE-së”, me të gjitha grupet e negociatave të hapura dhe me një plan qeveritar për t’i përmbyllur bisedimet deri në vitin 2027.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se “mungesa e verifikimit të mjaftueshëm të BE-së mbi reformat kyçe rrezikon të dobësojë fuqinë transformuese të Unionit”, dhe se ruajtja e ritmit aktual do të kërkojë “më shumë pronësi të brendshme dhe vlerësime më rigorozë e të sinqertë nga BE-ja”.
Kryeministri Edi Rama e ka vendosur anëtarësimin në BE në qendër të projektit të tij politik. Dokumenti thekson se Rama ka “investuar pothuajse gjithë kapitalin e tij politik” në avancimin e procesit, duke shfrytëzuar lidhjet personale me liderë të BE-së si presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Sipas analizës, Shqipëria synon të marrë sivjet një vlerësim pozitiv për Raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme (IBAR), në mënyrë që të nisë mbylljen e kapitujve të negociatave. Komisioni Europian e ka quajtur objektivin e mbylljes së negociatave deri në 2027 ambicioz, por “në rrugën e duhur”, nëse qeveria “ruan ritmin e reformave” dhe nxit “dialog politik gjithëpërfshirës”.
Megjithatë, dokumenti paralajmëron se sistemi i brendshëm që mbështet reformat mbetet i brishtë. Peizazhi politik i Shqipërisë, sipas raportit, “vështirë se mund të përshkruhet si konkurrues”. Partia Socialiste e Ramës dominoi ekzekutivin, parlamentin dhe pothuajse të gjitha bashkitë, ndërsa opozita kryesore është bërë “e përçarë, e mbyllur në vetvete dhe pa besueshmëri”.
Raporti citon gjetjet e OSBE/ODIHR se zgjedhjet e majit 2025 u cenuan nga “mungesa e kushteve të barabarta, presioni ndaj votuesve dhe raste të keqpërdorimit të burimeve publike”. Studiuesit thonë se bashkimi i komisioneve parlamentare të BE-së dhe punëve të jashtme ka “transferuar në praktikë drejtimin e procesit të integrimit nga opozita tek mazhoranca”, duke e kthyer procesin e anëtarësimit “në një nismë pothuajse tërësisht të qeverisë”.
Shqipëria përballet me një barrë të madhe administrative teksa tenton të transpozojë mbi 500 ligje dhe akte nënligjore deri në fund të vitit 2027. Ministritë qendrore përshkruhen si shumë të motivuara, por të mbingarkuara, ndërsa pushteti vendor raporton përfshirje të kufizuar në planifikimin e procesit. Dokumenti përmend vlerësimin e Komisionit Europian se Shqipëria duhet të “forcojë kapacitetet e qeverisjes vendore” dhe të adresojë “nevojën e menjëhershme për rritjen e të ardhurave të tyre”, duke argumentuar se pronësia e reformave jashtë Tiranës mbetet e dobët.
Shoqëria civile, gjithashtu, është e angazhuar vetëm pjesërisht. OJF-të ankohen për mungesë konsultimesh dhe përdorim të shpeshtë të procedurave të përshpejtuara, gjë që ngre pikëpyetje për cilësinë e legjislacionit.
Raporti identifikon edhe disa fusha ku progresi është i ngadaltë. Media mbetet sektori më i brishtë. Sipas autorëve, peizazhi mediatik i Shqipërisë është “një hapësirë kryesisht e parregulluar, e cenueshme nga ndikimi politik dhe presioni ekonomik”, me pronësi të përqendruar që çon në “autocensurë mes gazetarëve”. Paditë SLAPP “vazhdojnë të jenë një sfidë e vazhdueshme”, dhe theksohet se “dekriminalizimi i shpifjes… mbetet një parakusht kyç”.
Reforma në drejtësi përshkruhet si në avancim, por e papërfunduar. Vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve ka reduktuar korrupsionin, por ka krijuar vonesa të mëdha të çështjeve, ndërsa SPAK ka fituar besimin e publikut duke ndjekur penalisht zyrtarë të të dyja anëve të spektrit politik. Megjithatë, raporti paralajmëron se pavarësia e tij “nuk është ende plotësisht e garantuar” dhe se disa OJF kanë ngritur shqetësime për “tejkalime gjyqësore dhe metodat e arrestimeve”.
Standardet mjedisore dhe të prokurimit mbeten gjithashtu problematike. Clingendael thotë se zbatimi është “i pabarabartë” dhe se hapësirat ligjore shfrytëzohen shpesh. Raporti thekson ndërtimin e aeroportit të Vlorës pranë një zone të mbrojtur dhe vendimin për të anashkaluar rregullat e prokurimit në dhënien e statusit të investitorit strategjik një kompanie të lidhur me Jared Kushner, duke e përshkruar këtë si një përpjekje “për të forcuar marrëdhëniet me Presidentin amerikan [Donald] Trump”. Ndërmarrja e shumëdiskutuar e portit në Durrës, me mbështetje nga Emiratet e Bashkuara, ka tërhequr po ashtu kritika nga BE-ja.
Pavarësisht këtyre sfidave, Shqipëria vazhdon të gëzojë mbështetje të fortë gjeopolitike në Bruksel. Ajo është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe ka pritur samite të rëndësishme të BE-së dhe NATO-s, duke forcuar imazhin si partner i besueshëm. Turizmi dhe kultura popullore e kanë afruar Shqipërinë edhe më shumë me opinionin publik europian, por mbështetja në shtetet anëtare mbetet e pabarabartë.
Duke cituar të dhënat e Eurobarometrit, dokumenti thotë se 45% e qytetarëve të BE-së mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë pasi të jenë plotësuar kriteret, krahasuar me 44% që e kundërshtojnë, duke paralajmëruar se “mbështetja e vazhdueshme publike dhe politike nga BE-ja nuk është e garantuar”, veçanërisht teksa partitë e ekstremit të djathtë po rriten.
Raporti argumenton se, edhe pse institucionet e BE-së i njohin mirë mangësitë e Shqipërisë, komunikimi i tyre publik është më shumë lavdërues sesa kritik. “Dëshira e BE-së për një histori suksesi duket se pengon një vlerësim publik më realist të rreziqeve”, thuhet në të, duke paralajmëruar se kjo dobëson aftësinë e Brukselit për ta mbajtur Tiranën të përgjegjshme.
Dokumenti përfundon se anëtarësimi i Shqipërisë do të jetë “një provë kyçe për aftësinë e BE-së për të vepruar mbi zgjerimin në përputhje me momentin që ajo vetë ka shpallur”. Me vendimet e IBAR që priten këtë dimër, studiuesit thonë se Brukseli duhet ta shfrytëzojë këtë dritare kohore “për të ruajtur verifikimin e duhur mbi reformat e Shqipërisë”. Ata shtojnë se, megjithëse BE-ja duhet të njohë arritjet e vendit, duhet të jetë “po aq e qartë se faza sfiduese e zbatimit të ndryshimeve dhe mbylljes së kapitujve ende qëndron përpara”.
/Zoom.al
Britaniku Norris fiton titullin e tij të parë në F1 në Çmimin e Madh të Abu DhabitLando Norris ka fituar kampionatin e tij të parë botëror në Formula 1 në Çmimin e Madh të Abu Dhabit.
Një podium ishte i mjaftueshëm për pilotin 26-vjeçar britanik pavarësisht fitores së Max Verstappen të Red Bull dhe fitores së shokut të tij të skuadrës në McLaren, Oscar Piastri.
Norris bëri pikërisht atë që kërkohej prej tij në një garë jashtëzakonisht intensive dhe me presion të lartë në pistën Yas Marina, duke përfshirë edhe një sërë parakalimesh të guximshme, me një ekzekutim të përsosur nga ai vetë dhe nga ekipi i tij McLaren.
Duke fituar kampionatin e tij të parë botëror, ai bëhet piloti i 11-të britanik që e arrin këtë dhe kjo i jep fund mungesës së kampionatit për pilotë të McLaren, e cila shtrihej që nga viti 2008, kur Lewis Hamilton e fitoi për herë të fundit për ekipin. Kishin kaluar 27 vjet që kur McLaren siguroi për herë të fundit dopietën e pilotëve dhe konstruktorëve në vitin 1998, me Mika Häkkinen.
Ky është qyteti më i vizituar në botë për 2025Çdo vit, Euromonitor krijon një listë me 100 qytetet më të mira në botë, bazuar në kritere që përfshijnë infrastrukturën turistike, qëndrueshmërinë dhe rritjen ekonomike. Gjithashtu, Euromonitor publikoi informacione mbi qytetet më të ngarkuara për mbërritjet ndërkombëtare në vitin 2025, duke theksuar vendet ku njerëzit kanë qenë duke u dyndur me turma këtë vit.
Qytetet aziatike përbënin tre nga pesë vendet më të vizituara në vitin 2025, me Bangkokun që doli në krye.
Bangkoku u shpall qyteti mė i vizituar në botë, me rreth 30.3 milionë mbërritje ndërkombëtare në vitin 2025.
Qyteti ka qenë prej kohësh popullor me udhëtarët me çanta shpine dhe po sheh një numër në rritje vizitorësh të tërhequr nga jeta e tij e natës, restorantet e shkëlqyera dhe skena e lulëzuar e hoteleve. Është gjithashtu shtëpia e një prej rrugëve më të bukura në botë këtë vit, Cahroen Nakhon Road.
10 qytetet më të vizituara në vitin 2025
Këto janë vendet ku udhëtuan më shumë njerëz nga jashtë vendit këtë vit, duke përfshirë edhe numrin e mbërritjeve ndërkombëtare, sipas Euromonitor International:
Bangkok, Tajlandë – 30.3 milionë
Hong Kong – 23.2 milionë
Londër, Mbretëria e Bashkuar – 22.7 milionë
Makao, Kinë – 20.4 milionë
Stamboll, Turqi – 19.7 milionë
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – 19.5 milionë
Mekkë, Arabi Saudite – 18.7 milionë
Antalia, Turqi – 18.6 milionë
Paris, Francë – 18.3 milionë
Kuala Lumpur, Malajzi – 17.3 milionë
Frutat që duhen konsumuar në dhjetor janë të pasura me vitamina dhe ushqyes që ndihmojnë trupin të përballojë temperaturat e ulëta dhe të forcojë imunitetin.
Portokallet dhe mandarinat janë zgjedhjet më tipike të dimrit falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C, e cila mbron organizmin nga ftohjet dhe viruset.
Kivit, një tjetër frut i stinës, përmban edhe më shumë vitaminë C se portokalli dhe ndihmon tretjen, duke e bërë të domosdoshëm në këtë periudhë.
Shegët janë shumë të pasura me antioksidantë që luftojnë inflamacionet dhe mbrojnë zemrën, ndërsa mollët dhe dardhat ofrojnë fibra dhe energji të qëndrueshme gjatë ditës.
Banania, edhe pse nuk është frut sezonal, është ideale në dimër sepse jep kalium dhe fuqi shtesë.
Po aq të rëndësishme janë edhe frutat e thata si arrat, bajamet, lajthitë dhe kumbullat e thata, të cilat ofrojnë yndyra të mira, proteina dhe minerale që mbështesin shëndetin e trurit dhe të zemrës.
Konsumimi i këtyre frutave gjatë dhjetorit ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit ushqimor, përmirëson imunitetin dhe i jep trupit ushqyesit thelbësorë që i duhen në stinën e ftohtë.