Aplikacion
Shoqëria e Zakynthos është e tronditur nga vdekja e një djali 2-vjeçar shqiptar në fshatin Agios Leontas, pasi u sulmua barbarisht nga qeni PitBull i familjes.
“Vajza ime e vogël më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend. Djali im i vogël iku”, tha babai i djalit për Alpha me zërin që i dridhej.
Sipas informacioneve nga ERT, çifti, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte nisur për të blerë furnizime për shtëpinë dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël i shpëtoi vëmendjes dhe shkoi drejt pemës ku ishte lidhur qeni, i cila e sulmoi duke i shkaktuar lëndime të rënda.
“Qeni ishte endacak, e kishin lëshuar dhe e morëm sepse njerëzit në fshat bërtisnin se do t’i hante kafshët. E mora që të kishte një vend për të qëndruar dhe hëngri fëmijën tim . Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë”, shtoi babai i fëmijës.
Prindërit e fëmijës e çuan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, ku mjekët luftuan për ta sjellë në jetë, por për fat të keq nuk ia dolën dot.
Autoritetet kompetente janë mobilizuar për të hetuar rrethanat e sulmit, ndërsa prindërit po mbahen në paraburgim.
Mbytet varka me emigrantë në Kretë, të paktën 18 të vdekurNjë ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në jug të ishullit të Kretës, ku një varkë me emigrantë është fundosur duke shkaktuar një tragjedi me dhjetëra viktima.
Sipas mediave greke, të paktën 18 trupa janë nxjerrë nga deti në zonën 26 milje në jugperëndim të ishullit Chryssi, ndërsa vetëm dy persona janë shpëtuar deri më tani.
Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon me intensitet, ku janë angazhuar dy anije të Rojës Bregdetare greke, një anije e Frontex, tre anije civile që ndodheshin pranë vendngjarjes, si dhe një helikopter “Super Puma” e një avion patrullues të Frontex.
Mjeti lundrues u pikas fillimisht nga një anije me flamur turk, e cila njoftoi autoritetet greke për gjendjen e tij gjysmë të fundosur.
Sipas të dhënave paraprake, në zonë fryjnë erëra perëndimore me forcë 4 ballë, gjë që ka vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.
“I kemi dorëzuar USB-në”, Veliaj i përgjigjet SPAKAvokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i japin përgjigje SPAK, pasi një ditë më parë institucioni i drejtësisë theksonte se ka vënë në dispozicion të qytetarit të parë të kryeqytetit të gjithë dosjen, pas pretendimeve të këtij të fundit se nuk kishte marrë materialin.
Në reagimin e sotëm avokatët e Veliajt theksojnë se nuk mund të vijojë procesi pa u garantuar më parë që i pandehuri dhe mbrojtja janë njohur në mënyrë reale dhe jo formale me materialet mbi të cilat do të zhvillohet gjykimi.
Reagimi i avokatëve të Veliajt:
Në përgjigje të njoftimit të SPAK datë 05.12.2025
Mbrojtësit ligjorë të z. Erion Veliaj vlerësojnë të nevojshëm sqarimin e disa elementeve proceduralë, që janë thelbësore për publikun dhe për garantimin e një procesi gjyqësor të drejtë. Kjo deklaratë synon të qartësojë rrethanat konkrete që lidhen me njohjen e akteve dhe ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për përgatitjen e mbrojtjes.
1.Mbrojtja e z. Veliaj ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se e drejta për t’u njohur plotësisht me aktet është kusht themelor për ushtrimin e një mbrojtjeje efektive. Procesi nuk mund të vijojë pa u garantuar më parë që i pandehuri dhe mbrojtja janë njohur në mënyrë reale dhe jo formale, me materialet mbi të cilat do të zhvillohet gjykimi, një standard i pandryshueshëm në çdo sistem të së drejtës dhe pjesë përbërëse e parimit të “due process” (neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë). Kjo kërkesë buron drejtpërdrejtë nga neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili garanton çdo qytetari nën akuzë kohën dhe lehtësitë e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes vetë, të drejtën për t’u mbrojtur vetë ose me avokat të zgjedhur prej tij, si dhe të drejtën për të komunikuar lirshëm dhe privatisht me mbrojtësin.
2.Të gjitha kërkesat për kohë shtesë janë paraqitur vetëm për të garantuar të drejtën themelore të njohjes së plotë dhe efektive me materialet e çështjes. Çdo shtyrje është vendosur nga gjykata pas vlerësimit se kërkesat ishin të arsyetuara dhe të domosdoshme për ushtrimin e mbrojtjes. Në asnjë rast mbrojtja nuk ka synuar vonesë, por ka kërkuar vetëm respektimin e standardeve ligjore të një procesi korrekt, të cilat deri më tani nuk janë garantuar plotësisht nga gjykata.
3.Dosja përmban rreth 60.000 faqe, të cilat përfshijnë dokumente teknike, analiza financiare, transkriptime audio dhe materiale të tjera të dendura. Është fakt i njohur në literaturën shkencore se: një i rritur lexon rreth 50 faqe/orë në tekste të thjeshta; në materiale komplekse, ritmi bie në 10–20 faqe/orë. Vetëm për leximin e thjeshtë (jo për analizën juridike) të 60.000 faqeve, brenda 30 ditëve, duke punuar 8 orë në ditë, do të duheshin 20–40 avokatë me kohë të plotë, pa kryer asnjë detyrë tjetër. Një detyrë e tillë është objektivisht e pamundur në çdo sistem drejtësie dhe bie ndesh me standardin kushtetues dhe europian të proporcionalitetit dhe të “reasonable time” në përgatitjen e mbrojtjes.
4.Pavarësisht mungesës së kohës së mjaftueshme dhe mungesës së aksesit të plotë në materiale – përfshirë faktin që z. Veliaj nuk ka ende në dispozicion asnjë provë të dosjes – mbrojtja ka punuar intensivisht për të qenë plotësisht bashkëpunuese me gjykatën dhe për të mos u bërë shkak vonesash. Qindra orë pune janë dedikuar për shqyrtimin e pjesëve të vëna në dispozicion, por kjo nuk mund të konsiderohet e mjaftueshme për të garantuar standardet e kërkuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut për një përgatitje reale dhe efektive të mbrojtjes.
5.Prokuroria ka pranuar në deklaratën për shtyp kryerjen e veprimeve hetimore jashtë afatit formal të hetimit, rrethanë që ngre dyshime legjitime mbi përputhshmërinë e materialeve të prokurorisë me dosjen e depozituar në gjykatë. Për sigurimin e korrektësisë së procesit, është thelbësore që mbrojtja dhe z. Veliaj të kenë akses të plotë në dosjen gjyqësore, pasi mbi atë dosje do të zhvillohet shqyrtimi gjyqësor. Ky është një standard minimal i çdo procesi të drejtë dhe nuk përbën as pengesë, as kontestim, por një kërkesë bazike për transparencë dhe qartësi procedurale.
6.Marrëdhënia avokat–klient është një raport profesional i rregulluar me ligj dhe me kode etike, dhe nuk ka asnjë lidhje me detyrimin procedural të organeve të hetimit dhe ndjekjes penale për të garantuar akses të plotë të të pandehurit në provat që përdoren ndaj tij në gjykatë. Në këtë fazë gjyqësore fokusi mbetet i vetëm: krijimi i kushteve që mundësojnë përgatitjen reale dhe efektive të mbrojtjes.
Mbrojtja nxit Prokurorinë të zbatojë plotësisht standardet e pjekurisë institucionale, duke u përqendruar në detyrimet që burojnë nga Kushtetuta në sallën e gjyqit dhe jo jashtë saj në deklarata publike që nuk zëvendësojnë transparencën dhe qartësinë e procesit gjyqësor.
Ne presim nga gjykata garantimin e këtij detyrimi themelor, pasi çdo devijim nga ky standard do ta reduktonte procesin në një ushtrim formal, duke cenuar qëllimin thelbësor të tij: realizimin e drejtësisë dhe jo prodhimin e një rezultati statistik.
Mbrojtja e z. Erion Veliaj,
06/12/20025
U fut për të grabitur në një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorëtNjë burrë 40-vjeçar shqiptar u plagos gjatë një përleshjeje me banorët pas një tentative vjedhjeje në Arnad, në veriperëndim të Italisë të Italisë, më 5 dhjetor.
Ai dyshohet se u sulmua me një objekt të mprehtë, dyshohet një kazmë, duke pësuar frakturë të legenit dhe plagë në pjesën e poshtme të barkut.
Karabinierët e arrestuan menjëherë dhe sekuestruan mallrat e vjedhura: 500 euro cash, bizhuteri dhe një çantë me vlerë totale rreth 5,000 euro. Një bashkëpunëtor i tij arriti të arratisej në zonën pyjore përreth. Hetuesit zbuluan se hajdutët kishin hapur me forcë një derë me rrjetë për të hyrë në banesë, ndërsa në qytet kishte pasur një tjetër tentativë vjedhjeje më parë.
I ndaluari ndodhet aktualisht në Spitalin Parini dhe do të qëndrojë aty deri sa gjendja e tij të lejojë transferimin në paraburgim.
Hetimet nga Karabinierët e Châtillon/Saint-Vincent vazhdojnë për identifikimin e personave që sulmuan hajdutët. Zoom.al/
Pas ndarjes nga jeta të vëllait, flet për herë të parë UnikkatilReperi i njohur shqiptar, Viktor Paloka, i njohur me emrin artistik Unikkatil, ka publikuar një nga postimet e tij më personale dhe prekëse në rrjetet sociale, duke kujtuar vëllain e tij, Mentor Palokën, i cili ndërroi jetë disa muaj më parë.
Që nga humbja e papritur, reperi ka qëndruar larg vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, duke preferuar të përballet me dhimbjen dhe mungesën që ndjen në heshtje. Shumë pak informacione janë ndarë mbi ndjenjat e tij pas tragjedisë, duke e bërë këtë postim të sotëm një nga momentet më të rralla ku ai hap zemrën për publikun.
Në postimin e tij në Instagram, Unikkatil ndan një fotografi ku shfaqet pranë vëllait të tij, shoqëruar me një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm: “Disa plagë nuk shërohen kurrë”. Kjo frazë tregon qartë se dhimbja për humbjen e Mentor Palokës është ende e thellë dhe se koha nuk ka arritur ta zbusë mungesën që ka lënë vdekja e tij.
Fansat dhe ndjekësit reaguan menjëherë me mesazhe mbështetëse, duke e falënderuar për ndarjen e ndjenjave dhe duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta. Postimi i Unikkatil rikujton se edhe personazhet publik përjetojnë dhimbje të thella dhe se humbja e një të dashuri është një përvojë universale, përtej famës dhe suksesit.
“Evropa në periudhë të vështirë, rreziku i përçarjes me SHBA-në dhe dilema për Ukrainën”Sipas një analize të publikuar nga Bloomberg, Evropa po përballet me një nga momentet më të vështira politike dhe strategjike që nga fundi i Luftës së Ftohtë, teksa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara po tensionohen për shkak të qasjes së ndryshme ndaj luftës në Ukrainë.
Në një Strategji të Sigurisë Kombëtare prej 33 faqesh, e firmosur nga presidenti amerikan Donald Trump, Shtëpia e Bardhë paralajmëron se Evropa rrezikon të “zhduket” politikisht nëse nuk ndryshon qasjen ndaj sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Kjo retorikë ka krijuar shqetësim në kryeqytetet evropiane. Keir Starmer në Britani, Emmanuel Macron në Francë dhe Friedrich Merz në Gjermani po përballen me pasiguri mbi drejtimin e politikës amerikane ndaj Rusisë dhe frikën se Washingtoni mund të arrijë një marrëveshje paqeje me Moskën që, sipas tyre, do të përbënte një “kapitullim të Perëndimit”.
Zbulimi nga Bloomberg se i dërguari amerikan Steve Witkoff ka këshilluar zyrtarët rusë për mënyrën si t’i paraqesin një plan paqeje presidentit Trump ka shtuar mosbesimin. Sipas raportit, Macron paralajmëroi se SHBA-të mund ta “tradhtonin” Ukrainën, ndërsa Merz akuzoi Washingtonin se “po luan lojëra politike” me fatin e Kievit.
Në anën tjetër, dokumenti amerikan kritikon Evropën për “pritshmëri jorealiste ndaj luftës” dhe për një “mungesë vetëbesimi” në raport me Rusinë.
Për Mbretërinë e Bashkuar, situata është delikate. Kryeministri Starmer ka kërkuar të ruajë “marrëdhënien speciale” me SHBA-në, por diplomatët britanikë pranojnë se një ndarje e plotë midis Uashingtonit dhe Evropës do të ishte një tronditje strategjike.
Sipas burimeve evropiane, ekziston shqetësimi se SHBA mund të tërhiqet gradualisht nga mbështetja ushtarake për Ukrainën, duke e lënë kontinentin të përballet vetëm me pasojat. “Deklaratat se do të qëndrojmë ‘krah për krah për aq kohë sa të duhet’ nuk janë strategji,” tha për Bloomberg ish-atasheu britanik i mbrojtjes në Moskë, John Foreman.
Nëse SHBA zbut presionin ndaj Rusisë, Evropa do të detyrohet të vendosë nëse mund të vazhdojë e vetme mbështetjen financiare dhe ushtarake për Kievin. Propozimi për përdorimin e asetet e ngrira ruse për të financuar Ukrainën mbetet i pezulluar për shkak të kundërshtimeve brenda BE-së dhe nga vetë SHBA-ja.
Zyrtarët evropianë paralajmërojnë se një marrëveshje e dobët që do ta detyronte Ukrainën të tërhiqej nga rajoni i Donbasit pa garanci sigurie do të përbënte “një precedent të rrezikshëm” dhe do të inkurajonte agresionin rus në të ardhmen.
Sipas analistëve, qëllimi kryesor i udhëheqësve si Macron, Starmer dhe Merz është të shmangin një përçarje të plotë mes Evropës dhe SHBA-së, një objektiv që Rusia prej kohësh e ka synuar. Por, siç thekson Bloomberg, kontinenti mbetet i papërgatitur për një krizë strategjike pa mbështetjen amerikane, pas dekadash varësie nga mbrojtja dhe inteligjenca e Uashingtonit.
“Evropa është mësuar të mbrohet nga SHBA, ka investuar pak dhe ka injoruar paralajmërimet. Tani po përballet me pasojat e këtij gabimi strategjik,” – përfundon analiza e Bloomberg.
Më në fund Armando Broja, sulmuesi i kombëtares titullar me Burnley ndaj NewcastlePër Armando Brojën erdhi më në fund momenti që të jetë në formacionin bazë të Burnley në një ndeshje të Premier League angleze.
Këtë të shtunë skuadra e tij iu vu përballë Neëcastle dhe trajneri Scott parker vendosi t’i besojë sulmuesit kuqezi në repartin e sulmit duke e hedhur në fushën e lojës që nga minuta e parë
Kjo është hera e parë që Broja luan si titullar në kampionatin anglez në këtë sezon dhe kjo erdhi përballë një skuadre si Newcastle, ndërkohë që Burnley kishte pësuar një sërë humbjesh përpara kësaj ndeshjeje duke i komplikuar pozitat e tij në klasifikimin e kampionatit duke rrezikuar rënien nga kategoria. Zoom.al/
Parashikimi i motit për ditën e diel, çfarë ndodh me temperaturatDitën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, kryesisht përgjatë zonës lindore të territorit, përqendruar në relievet malore.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 14 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 3 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 15m/sek
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.
Detaje nga vrasja e Mondi Mëhallës/ Një tjetër i përfshirë në krim po kërkohet nga policia (EMRI)Policia Kriminale e Elbasanit po kërkon një person me emrin Oliver E., i cili dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka, i njohur si Mondi Mëhalla.
Ngjarja ndodhi më 30 nëntor 2025 dhe tronditi qytetin.
Sipas hetimeve, Oliver E. dyshohet se ka bashkëpunuar me Nevzat Spahon, i cili tashmë është arrestuar.
Sipas gazetarit Elton Qyno, ditën e ngjarjes, Oliver E. dyshohet të ketë lëvizur drejt Prrenjasit dhe më pas ka kaluar në Maqedoninë e Veriut përmes pikës kufitare të Qafë-Thanës. Policia shqiptare po bashkëpunon me autoritetet maqedonase për arrestimin e tij.
Nevzat Spaho, i njohur si “Nevi” dhe konsideruar si person me precedentë penalë, ishte liruar nga burgu i Shkodrës në shkurt 2025. Vetëm 9 muaj pas lirimit, ai dyshohet të ketë marrë pjesë në këtë vrasje me pagesë. Spaho ka qenë më parë i dënuar për “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe për plagosje të tjera brenda burgut.
I arrestuar është edhe Xhino Ago, i cili ka qenë ortak me Mondi Mëhallën. Ai akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërsa Kujtim Pisha, roja i karburantit u arrestua me akuzën moskallëzim krimi.
Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij./ Zoom.al
SPAK zbardh tentativën për vrasjen e Durim Bamit dhe Aleks Ndrekës. Roli i ish-deputetit të PS dhe Ervis MartinajtSPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë e disa grupeve kriminale, të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe krime të tjera. Ky është rezultati i operacionit të koduar “Revanshi”.
Të dërguarit për gjykim janë ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka, si dhe Ervis Martinaj, i zhdukur që nga viti 2022.
Ndër të tjerët përfshihen Durim Bami, Endrit Dokle, ish-efektivi Altin Morina, Arian Tuku, Samuel Ndoka, Vinçens Tuku, Jozi Kraja, Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), Oltion Zefi, Edson Jozëik (alias Edson Pjetri ose Edmir Pjetri), Kasandër Noga, Elson Reçi (alias Elson Kacorri), Fatmir Troplini, Klodian Shahini, Henerigert Mitri, Kristos Teta, Denis Meta, Marklen Haka (alias Marklen Aliu), Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi), Ardit Gjokrosa, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Altin Gega dhe Elton Zalla.
“Të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi, të pandehurit Ervis Martinaj, Samuel Ndoka, Jozi Kraja, Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), Marklen Haka (alias Marklen Aliu), me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimeve penale nr.59/1, të vitit 2022 dhe nr.59/2, të vitit 2022, si dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami”, thotë SPAK.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr.53/3 të vitit 2022, ndaj 27 të pandehurve, të akuzuar për vepra penale, të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale.
Të pandehurit dhe akuzat:
1. Arben Ndoka, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit, Aleks Ndreka, në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 22 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
“Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.
2. Arian Tuku, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit, Aleks Ndreka, në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 22 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Durim Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në në formën e organizimit, drejtimit dhe financimit të kësaj veprimtarie, si dhe në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 3 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit, organizimit ose drejtimit të një një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal;
“Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.
3. Samuel Ndoka, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit, Aleks Ndreka në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 22 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Durim Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/ paragrafi 2 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
4. Vinçens Tuku, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit, Aleks Ndreka, në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 22 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/ paragrafi 2 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
5. Ervis Martinaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personve, e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve, Durim Bami dhe Ervin Kodra, e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 79 gërma “dh”, 22 e 28/4 të Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/, paragrafi 1 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, paragrafi 1 i Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Durim Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/, paragrafi 1 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, paragrafi 1 i Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Leonard Duka, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Altin Gega, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elvis Gaca, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, paragrafi 1 i Kodit Penal.
6. Jozi Kraja, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
7. Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
8. Oltion Zefi, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të organizimit dhe financimit të kësaj veprimtarie, si dhe në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 3 dhe 28/4 të Kodit Penal;
*“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal;
*“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
9. Edson Jozëik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
10. Kasandër Noga, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të organizimit dhe financimit të kësaj veprimtarie, si dhe në formë të veçantë të bashkëpunimt, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 3 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal;
*“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
11. Elson Reçi, alias Elson Kacorri, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasja për gjakmarrje”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit, Preng Gjini, ndodhur në datën 15.09.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78/a,22 e 28/4 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Preng Gjini, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me veprat penale kundër jetës;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
“Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formë organizimi, drejtimi apo financimi të kësaj veprimtarie, si dhe në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 3 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
12. Të pandehurit Fatmir Troplini, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Preng Gjini, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në pjesmarrjes në një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal;
*“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, paragrafi 1 i Kodit Penal.
13. Klodian Shahini, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Preng Gjini, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Kultivim i bimëve narkotike”, e kryer më shumë se njëherë dhe në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në pjesëmarrjes në një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me pjesëmarrjen e tij në grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga shtetasi Elson Reçi;
“Grup i strukturuar kriminal”, në pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me pjesëmarrjen e tij në grup të strukturuar kriminal, të drejtuar nga shtetasi i paidentifikuar, grup I destinuar në kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, paragrafi 1 i Kodit Penal.
14. Henerigert Mitri, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 të Kodit Penal;
“Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
15. Kristos Teta, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Leonard Duka, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal;
*“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, paragrafi 1 i Kodit Penal.
16. Denis Meta, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Leonard Duka, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Altin Gega, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
Grup i strukturuar kriminal”, në pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, paragrafi 1 i Kodit Penal.
17. Marklen Haka (lias Marklen Aliu), akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personve, e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve, Durim Bami dhe Ervin Kodra, e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79 gërma “dh”, 22 e 28/4 të Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Durim Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjeësmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasv,e Tori Xhecuka dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.
18. Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personve, e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve, Durim Bami dhe Ervin Kodra, e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 79 gërma “dh”, 22 e 28/4 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Hamza Terziu, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
“Vrasje në rrethana të tjera cilësues”, e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave në dëm të shtetasit, Hamza Terziu dhe familjarëve të tij, e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 79 gërma “ ë ” e 22 si të Kodit Penal;
*“Mbajtje pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
19.Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi), akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personve, e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve, Durim Bami dhe Ervin Kodra, e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79 gërma “dh”, 22 e 28/4 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Terziu, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
20. Ardit Gjokrosa, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Hamza Terziu, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
21. Durim Bami, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Arben Ndoka, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Tori Xhecuka dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me veprat penale kundër jetës;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
“Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formë organizimi, drejtimi apo financimi të kësaj veprimtarie, si dhe në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 3 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
22. Endrit Dokle, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Arben Ndoka, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Tori Xhecuka dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
23. Altin Morina, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer më shumë se një herë në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/2 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së armëve, në automjete pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së municioneve luftarake, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, të parashikuar nga nenit 278/3 i Kodit Penal.
24. Erlis Duka, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
25. Fatmir Hyseni, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
*“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
26. Altin Gega, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
27. Elton Zalla, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal;
*“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, paragrafi 1 i Kodit Penal.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se:
Vepra penal kundër jetës dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri
Të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi, të pandehurit Ervis Martinaj, Samuel Ndoka, Jozi Kraja, Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), Marklen Haka (alias Marklen Aliu), me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimeve penale nr.59/1, të vitit 2022 dhe nr.59/2, të vitit 2022, si dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami.
Të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në bashkëpunim me të pandehur të tjerë, të dërguar më parë për gjykim në kuadër të procedimit penale, nr.59/1, të vitit 2022, ndihmuan më 3.7.2020, të pandehurin Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), për kalimin e paligjshëm të kufijve. I pandehuri hyri në territorin e Shqipërisë nga Mali i Zi, pa kaluar nga pika e kalimit kufitar.
Të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi, të pandehurit Samuel Ndoka, Vinçens Tuku, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, kanë planifikuar vrasjen shtetasit, Aleks Ndreka (alias Aleksandër Deda), më 1.12.2020, e mbetur në tentativë. Aleks Ndreka mori plagë të lehta, pasi u qëllua më armë zjarri nga një automjet.
Një grup i strukturuar kriminal i krijuar, drejtuar dhe organizuar nga i pandehuri, Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), i financuar nga i pandehuri Ervis Martinaj, në përbërje të të cilit ishin dhe të pandehurit Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi) dhe Marklen Haka (alias Marklen Aliu, si dhe të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/2, të vitit 2022, janë organizuar prej qershorit 2020 për vrasjen e shtetasit, Durim Bami, për shkak të konflikteve që Ervis Martinaj dhe Tori Xhecuka kishin me këtë shtetas. Më datë 4.11.2020, anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pa leje, shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra në vendin e quajtur Ura e Tapizës, Fushë Krujë. Ata po udhëtonin me një autoveturë Range Rover, ngjyrë e zezë me targa italiane, ndërsa pasagjer ka qenë djali i hallës së tij, Ervin Kodra.
I pandehuri Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me të pandehurit Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi), Ardit Gjokrosa, si dhe me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/2, të vitit 2022, gjatë periudhës maj-korrik 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasit, Hamza Terziu.
I pandehuri Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, ka tentuar të vrasë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të dates 18.5.2020 shtetasin Hamza Terziu, duke qëlluar me automatik 26 herë, në drejtim të banesës së tij, në fshatin Zenisht, Njësia Administrative Lis, Bashkia Mat. Në banesë veç shtetasit Hamza Terziu ndodheshin dhe katër familjarë të tij.
I pandehuri Durim Bami, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me të pandehurin, Endrit Dokle, të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar gjatë muajit janar 2021 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Arben Ndoka.
I pandehuri Durim Bami, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me të pandehurit, Endrit Dokle dhe Marklen Haka (alias Marklen Aliu), si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar gjatë muajit shkurt 2021 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka) dhe Erigers Mihasi.
I pandehuri Ervis Martinaj, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal, të pandehurit, Denis Meta, Kristos Teta, me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Leonard Duka, Elvis Gaca dhe Altin Gega.
I pandehuri Ervis Martinaj, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal, të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 deri në mars 2021, kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni.
Të pandehurit Fatmir Hyseni, Erlis Duka dhe Altin Gega, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga Leonard Duka, në bashkëpunim dhe me të pandehur të tjerë, të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar, gjatë muajve qershor-korrik 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi.
I pandehuri Elson Reçi (alias Elson Kaçorri), në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi të, të pandehurit, Fatmir Troplini dhe Klodian Shahini, me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë periudhës qershor-shtator 2020, kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për vrasjen e shtetasit, Preng Gjini (alias Preng Badanance). Qëllimi u realizua duke mbetur në tentativë, më datë 15.9.2020, në vendin e quajtur ura e Nishërak-ut, ku në automjetin, tip Mercedes Benz, me targa AA 903 YG, shpërtheu një sasi lënde eksplozive. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Preng Gjini (alias Preng Badanance) ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa dy shtetas të tjerë që ndodheshin rastësisht në vendngjarje, morën plagë të lehta.
Kultivimi i bimëve narkotike dhe kryerje e veprave penale nga punonjës të policisë së shtetit
I pandehuri Durim Bami ka organizuar, drejtuar dhe financuar një grup të strukturuar kriminal, të destinuar në kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa, në fshatin Nikël, Fushë-Krujë gjatë periudhës kohore, dhjetor 2019-korrik 2020, si dhe në zonën e Njësisë Administrative Bubq, të Bashkisë Krujë, si para ashtu dhe gjatë muajit shtator 2020, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Ai ndihmohej në veprimet e tij të kundraligjshme nga punonjës të policisë së shtetit, si i pandehuri Altin Morina dhe shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, të cilët jepnin informacione, apo ndihmonin në shmangien e kontrolleve të parcelave të mbjella me bimë narkotike.
Më 3.4.2025, të pandehurit, Altin Morina, i shpallur person në kërkim, në automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan nga punonjësit e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.2, Tiranë, një armë zjarri pistoletë model BERRETA PX4, kalibër 9x21mm, prodhim italian, me numër “PJ07009”. Arma, e cila mbahej pa leje, ishte e rregullt teknikisht dhe e përshtatshme për qitje, me një fishek në folenë e fishekut, si dhe 9 (nëntë) fishekë të tjerë në krëhërin e saj
Në zonën e Qarkut të Lezhës, gjatë muajve qershor-shtator 2020 ka ushtruar veprimtari të kundraligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike kanabis sativa, një grup i strukturuar kriminal, i drejtuar nga Elson Reçi dhe në përbërje të të cilit kanë qenë shtetas të ndryshëm, të cilët ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm. Elsoni kujdesej për funksionimin e aktivitetit të kundraligjshëm, ndërkohë që edhe kultivonte bimën narkotike. Për të ushtruar këtë aktivitet të kundraligjshëm, i pandehuri është ndihmuar nga Klodian Shahini, punonjës policie me detyrë, shef i Sektorit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Lezhë, i cili e furnizonte drejtuesin e grupit të strukturuar kriminal me informacione të ndryshme policore, duke luajtur rol në shmangien e kontrolleve policore në zonat ku kultivohej bima narkotike.
Gjithashtu, provohet se në zonën e Qarkut të Lezhës, si dhe në zonën e Krujës gjatë muajve maj-shtator 2020, ka ushtruar veprimtari të kundraligjshme në kultivimin e kanabis sativa një grup i strukturuar kriminal, i drejtuar nga një shtetas i paidentifikuar. Në këtë veprimtari janë përfshirë shtetasit:
*Klodian Shahini, punonjës policie me detyrë Shef i Sektorit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Lezhë
*Henerigert Mitri me detyrë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë
Ata, duke përdorur detyrën kanë favorizuar kultivimin e kanabisit dhe i kanë dhënë informacione të brendshme policore drejtuesit të grupit si dhe kanë ndihmuar në shmangien e kontrolleve policiore në parcelat ku kultivohej lënda narkotike.
I përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm në rolin e bashkëpunëtorit ka qenë dhe i pandehuri Elton Zalla. Në banesën e këtij të fundit, më 20.9.2020 u gjetën 202 kg lëndë narkotike kanabis sativa, në proces tharjeje, përpunimi dhe ambalazhimi.
Me cilësinë e Drejtorit Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, gjatë periudhës kohore janar-shtator 2020, Henerigert Mitri duke komunikuar me përdorues të ndryshëm të aplikacionit ScyECC, me dashje, nuk ka ushtruar detyrat e tij funksionale duke lejuar ushtrimin e lojërave të fatit në kundershtim me ligjin.
Trafikimi i lëndëve narkotike
Të pandehurit Arian Tuku, Kasandër Noga dhe Edson Jozëik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) gjatë muajve qershor-nëntor të vitit 2020, kanë organizuar, drejtuar dhe financuar një grup të strukturuar kriminal, të destinuar për trafikimin e bimës narkotike kanabis sativa, për në vendet e Bashkimit Europian, në bashkëpunim me të pandehurin, Oltion Zefi dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar. Më 3.11.2020, një sasi prej rreth 160 kilogramë kanabis sativa e trafikuar nga Shqipëria, u sekuestrua në Malin e Zi.