Aplikacion
Partia Demokratike ka vendosur të tërheqë firmat dhe mbështetjen e deputetëve të saj për 7 kandidaturat e paraqitura për postin e Avokatit të Popullit.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar, duke krijuar një kthesë të papritur në proces.
Ende nuk dihet se si do të formalizohet tërheqja, pasi dosjet e kandidatëve dhe firmat përkatëse janë dorëzuar zyrtarisht dhe brenda afatit ligjor.
Në garë kishin kaluar shtatë kandidatë: Aranita Brahaj, Jola Hysaj, Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Tartar Bazaj, Skënder Haluci dhe Endri Shabani, ndërsa 16 aplikantë të tjerë u skualifikuan në fazën e mbledhjes së firmave.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste nuk kishte firmosur për asnjë prej kandidatëve, duke deklaruar se kartonët e saj do t’i përdorë në seancën plenare të 11 dhjetorit, kur parashikohet të zgjidhet Avokati i ri i Popullit.
Burime brenda mazhorancës theksojnë për Klan News se PS nuk ka ndërmend të pranojë formulën që propozon opozita: zgjedhjen e 3 emrave nga PS dhe më pas përzgjedhjen e një kandidati të vetëm nga PD për t’iu paraqitur Kuvendit.
Në këto kushte, procesi i përzgjedhjes së Avokatit të Popullit mbetet i hapur, me të dyja palët që duket se po shkojnë në seancën e 11 dhjetorit pa një dakordësi politike.
Mbappe i pandalshëm, Real Madrid rikthehet te suksesiReal Madrid u rikthye te fitorja në La Liga, pasi mposhti pastër Athletic Bilbaon, me rezultatin 3-0, në duelin e javës së 19-të.
Kylian Mbappe shkëlqeu edhe në këtë takim, duke shënuar dopietë golash, në minutat 7 dhe 59.
Golin tjetër për madrilenët, e shënoi Camavinga në minutën e 42-të, këtë herë pas asistit të Mbappe.
Me këtë fitore, Reali mban vendin e dytë me 36 pikë, vetëm një pikë më pak se Barcelona kryesuese. Zoom.al/
Tragjike/ Ishte duke fjetur në çerdhe, ndërron jetë fëmija 1-vjeçar nga ataku kardiakNjë fëmijë afërsisht njëvjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në një çerdhe në Parma të Italisë.
Sipas raportimeve, fëmija pësoi një atak kardiak gjatë gjumit të pasdites. Pas përpjekjeve fillestare për ta kthyer në jetë, ai u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe ndërroi jetë, ndërsa hetimi është duke vazhduar për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.
“Jemi të tronditur nga ajo që ndodhi. Një jetë e re e ndërprerë kaq papritur është zemërthyer dhe na lë pa fjalë”, u shpreh kryebashkiakja, Michele Guerra.
“Ne qëndrojmë me familjen në këtë moment pikëllimi të thellë dhe jemi pranë stafin e çerdhes dhe familjeve Brucoverde në këtë kohë të tmerrshme”, përfundoi ajo.
Ky është Nevzat Spaho, autori i dyshuar i vrasjes së Mond MëhallësKy është Nevzat Spaho, autori i dyshuar i vrasjes së Mond Mëhallës në Elbasan.
Zoom.al ka siguruar foton e personit të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, ngjarje që tronditi qytetin pak ditë më parë.
Arrestimi i tij u bë në Prrenjas, ditën e sotme.
Nevzat Spaho rezulton i dënuar më parë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie” dhe “Mbajtje pa lejë të armë”.
Në vitin 2022, ka rezultuar se shtetasi Nevzat Spaho, ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3 mijë eurosh.
VIDEO/ Pamjet e atentatit ndaj Mond Mëhallës në ElbasanPublikohet video e atentatit ku u ekzekutua biznesmeni 43-vjeçar Edmond Mëhalla, të dielën në mbrëmje në qytetin e Elbasanit.
Zoom.al ka siguruar pamjet që tregojnë momentin kur autori afrohet makinës së viktimës dhe qëllon disa herë.
Personi i armatosur mban një kapuç në kokë për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë.
Megjithatë dy ditë pas ngjarjes, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorët si dhe ka vënë në pranga bashkëpunëtorët e tyre.
Zoom.al/
Rama emëron dhëndrin e Xhevdet Troplinit (Pojës) drejtor të Agjencisë Kombëtare të BregdetitAgjencia për Mediat dhe Informim ka njoftuar vendime të fundit të qeverisë, ku ka pasur ndryshiem në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe në ministrinë e Arsimit.
Mësohet se Xheni Beqaj është emëruar Drejtore e Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Sipas mediave, Xheni Beqaj është dhëndri i biznesmenit Xhevdet Troplini ose Poja sic njihet ndryshe në Durrës.
Troplini akuzohet nga Berisha si kreu i një organizate kriminale që ka mbështetur partinë socialiste në zgjedhje. Xheni Beqaj më herët ka mbajtur postin e drejtorit të drejtorisë rajonale të transportit rrugor në Durrës ose sic njihet në gjuhën popullore, “drejtor i patentave”.
Sakaq, Orjana Osmani është liruar nga detyra e zv/ministres së Arsimit dhe Sportit ndërsa është emëruar si zv/ministre e Arsimit duke pasur një ndryshim portofoli. Sporti i ka kaluar Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit me ministër Blendi Gonxhen.
Njoftimi i Kryeministrisë:
Emërimi i Drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit
•Xheni Beqaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Lirim dhe emërim në detyrë në Ministrinë e Arsimit
•Orjana Osmani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit.
•E njëjta emërohet zëvendësministre e Arsimit (ndryshim portofoli).
Zoom.al/
Strategjia e thjeshtë e Alimehmetit për ringritjen e PD-së: T’u flasim votuesve me shpirtNë takimin e zhvilluar këtë të mërkurë, më 3 dhjetor, në qytetin e Durrësit, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka bërë thirrje për mobilizim dhe bashkim të demokratëve, duke theksuar nevojën për një PD më të fortë dhe më të bashkuar.
Gjatë fjalimit të tij, ndërsa fliste për rifuqizimin e PD-së, Alimehmeti shtoi se demokratët duhet t’u drejtohen qytetarëve me “shpirt e me zemër”, sepse vetëm kështu mund të kenë besimin e tyre.
“Të jemi të qartë! Duhet të flasim dhe me votuesin dhe votuesi flet drejt, dhe votuesi flet me shpirt, flet me zemër. Dhe po nuk iu drejtuam ne atyre me shpirt e me zemër, vështirë që ata të na besojnë ne. E kanë të vështirë edhe ata!”, tha ai.
Në këtë proces që po ndodh aktualisht në PD, sipas Alimehmetit të gjithë duhet të bashkojnë idetë e tyre.
“Nuk kemi vetëm korrupsion financiar nga qeveria Edi Rama, por edhe korrupsion të rëndë moral moral nga kjo qeveri. Dhe ky korrupsion moral nuk mund të transportohet tek ne. Ne me bindjen që kemi si forcë e djathtë që jemi, moralin e kemi të parin. Dhe me këtë moral duhet të bashkojmë idetë tona, t’i rrahim, t’i diskutojmë, sepse nuk ka mendime të gabuara, nuk ka bisedime të gabuara. Kjo është parti e lirë, ti rrahim këto mendime!” u shpreh Alimehmeti.
Sipas tij, duhet që qeveria e kryeministrit Edi Rama duhet të rrëzohet sa më parë dhe është i bindur se kjo gjë mund të arrihet.
“Si mund të jemi ne mirë para këtyre situatave?! Duhet ta themi të vërtetën, jo nuk jemi mirë! Ne kemi nevojë absolutisht ta hedhim këtë regjim një orë e më parë. Sa më shumë e lëmë aty këtë regjim, aq më shumë ky na kalb ne e heq të ardhmen e fëmijëve tanë. Se shumë prej nesh mund të thonë se na hoqi të ardhmen tonë, por duhet të mendojmë edhe për fëmijët tanë, për nipërit tanë. Çfarë e dallon të djathtën nga e majta? E djathta vendos Shqipërinë pasa Shqipërisë, e majta vendos partinë për të zvatur Shqipërinë. Kjo është e mira jonë dhe ne mendojmë se do të bëjmë më të mirën e mundshme.”, tha Alimehmeti.
Takimi në Durrës ishte pjesë e turit të nisurnga ish-deputeti Ervin Salianji, i cili ka shpallur synimin për të ringritur, fuqizuar dhe ripërtërirë Partinë Demokratike. Atij iu bashkuan një sërë figurash të larta brenda PD-së, mes tyre edhe Ilir Alimehmeti, duke dhënë mesazhin se fryma e bashkimit dhe e rinovimit është e domosdoshme për të ardhmen e partisë. Zoom.al/
Salianji në Durrës: Do na urrejnë demokratët nëse nuk u përgjigjemiIsh-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka nisur pasditen e kësaj të mërkure foltoren nga qyteti i Durrësit, ku po zhvillon takim me demokratët për të diskutuar mbi situatën në PD dhe disfatën e zgjedhjeve të majit.
Salianji në fjalën e tij tha se demokratët do e urrejnë opozitën, nëse nuk i përgjigjen në kohë shqetësimeve të tyre.
Salianji: Sot jemi mbledhur këtu sepse demokratët janë duke thirrur. PD duhet të përgatitet për ndryshimin që të gjithë po presin, dhe fillon më demokratët. Të tilla takime do krijojnë valë të re të rëndësishme në PD. Sot Shqipëria nuk po qeveriset, po plaçkitet. Gjithçka në Shqipëri komandohet nga një dorë e vetme. Do na urrejë çdo demokrat nëse nuk i përgjigjemi në kohë shqetësimit të tyre.
Partia Demokratike duhet të hapet. Të ngrihemi në lartësinë e pritshmërive të shqiptarëve. Le ti shërbejmë më mirë Shqipërisë, le ta bëjmë politikën më mirë. Unë kam një thirrje sot për të gjithë demokratët, bashkohuni me ne, ne do e mundim Edi Ramën të gjithë bashkë. Fitore! Zoom.al/
Horoskopi i dashurisë deri në 9 dhjetor, cila shenjë do të përjetojë njohje të rejaDashi
Rizbulim i pasionit dhe njohje të reja
Të dashur Dashi, kjo javë paralajmërohet shumë intensive për ju nga ana emocionale. Me Marsin në pozicion të favorshëm, çiftet mund të rizbulojnë një pasion që kohët e fundit ishte zbehur. Është momenti ideal për të organizuar diçka të veçantë, për të dalë nga rutina dhe për të ringjallur shkëndijën. Do të ndiheni më të guximshëm dhe më të prirur drejt intimitetit emocional dhe fizik. Beqarët, nga ana tjetër, kanë një qiell shumë bujar me mundësi. Do të jeni magnetikë, tërheqës dhe gati të hidheni në njohje të reja.
Mos kini frikë të tregoni natyrën tuaj të vërtetë: personi i duhur do të vlerësojë energjinë tuaj të fortë dhe sinqeritetin. Një takim i papritur mund të ndodhë gjatë një eventi shoqëror ose një udhëtimi. Dashuria kërkon guxim, dhe ju e keni me bollëk. Mos u mbyllni në shtëpi, por hapuni ndaj botës.
Këshillë për dashurinë: për çiftet, ndizni flakën me një mbrëmje surprizë në një vend që ju kujton takimet e para. Për beqarët, mos u tregoni të nxituar, por përdorni energjinë tuaj për të hedhur hapin e parë me elegancë.
Demi
Stabilitet emocional dhe projekte konkrete
Miq të Demit, jeni gati për një javë të fokusuar te konkretësia emocionale. Venusi ju buzëqesh, duke sjellë harmoni dhe stabilitet në marrëdhëniet afatgjata. Çiftet do të mund të flasin hapur për projekte të rëndësishme, si bashkëjetesa, blerje ose investime të përbashkëta, duke u ndier më të bashkuar se kurrë. Është momenti perfekt për të forcuar bazat e lidhjes tuaj, ndoshta përmes një gjesti konkret dashurie apo përkushtimi. Nëse kohët e fundit ka pasur keqkuptime të vogla, tani do të keni qartësinë dhe durimin për t’i zgjidhur me qetësi. Beqarët mund të ndihen më pak të tërhequr nga aventura kalimtare dhe më të orientuar drejt dikujt që ofron seriozitet dhe qëndrueshmëri. Takimi i duhur mund të vijë në një ambient të qetë, ndoshta të lidhur me punën ose një hobi që kërkon durim dhe përkushtim.
Ndjeshmëria juaj natyrale do të jetë më e fortë se kurrë, duke tërhequr persona që vlerësojnë butësinë dhe forcën tuaj të brendshme.
Këshillë për dashurinë: për çiftet, planifikoni një fundjavë të shkurtër për të forcuar projektet tuaja dhe për të shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit. Për beqarët, kërkoni dashurinë në ambiente që pasqyrojnë pasionin tuaj për bukurinë dhe stabilitetin, si një ekspozitë arti apo një kurs gatimi.
Binjakët
Komunikim i shkëlqyer dhe shumë mundësi
Të dashur Binjakë, përgatituni për një javë dinamike dhe plot shkëmbime. Komunikimi juaj është në nivel shumë të lartë dhe kjo është arma juaj kryesore në dashuri. Çiftet do të rizbulojnë kënaqësinë e bisedave të gjata, batutave dhe të qeshurave. Do të jeni në gjendje të trajtoni tema delikate me lehtësi dhe të gjeni zgjidhje të përbashkët falë fleksibilitetit tuaj mendor. Nëse ndieni nevojë për më shumë liri, ky është momenti i duhur për ta shprehur te partneri, i cili do të jetë më i hapur ndaj dëgjimit. Beqarët kanë premtime për takime interesante në ambiente aktive dhe shoqërore. Do të jeni shumë tërheqës në sajë të inteligjencës dhe humorit tuaj.
Mos hezitoni të flirttoni, sepse kjo është një periudhë shumë e mirë për të zgjeruar rrethin e njohjeve. Kujdes vetëm të mos shpërndani energjinë te shumë persona njëkohësisht. Një njohje e veçantë, ndoshta përmes miqve ose rrjeteve sociale, mund të rezultojë më e thellë se sa mendonit.
Këshillë për dashurinë: për çiftet, organizoni një debat të lehtë dhe argëtues për një temë të këndshme, për të rizbuluar bukurinë e dialogut. Për beqarët, përqendrohuni te një person në të njëjtën kohë, që njohjet e reja të kenë mundësinë të zhvillohen në diçka serioze.
Gaforrja
Intimitet i thellë dhe nevojë për siguri
Të dashur Gaforre, këtë javë emocionet janë shumë të forta dhe vëmendja juaj është e përqendruar te sfera sentimentale. Në çift rritet nevoja për intimitet dhe siguri. Mund të jetë momenti i duhur për të thelluar lidhjen emocionale, duke ndarë kujtime të rëndësishme ose duke kaluar përvoja që kërkojnë hapje dhe mbështetje reciproke. Nëse ka pasur distanca, tani është koha për t’u afruar sërish, duke treguar butësinë dhe kujdesin tuaj. Shtëpia do të jetë streha juaj e sigurt dhe do të dëshironi të kaloni kohë cilësore në ambient familjar. Beqarët mund të ndihen herë-herë nostalgjikë, ose përkundrazi shumë të etur për të gjetur një partner që ofron ngrohtësi dhe mbrojtje. Dashuria mund të shfaqet në mënyrë të papritur, ndoshta përmes dikujt që ka nevojë për ndihmën ose mirëkuptimin tuaj. Mos e mbyllni zemrën, por tregohuni të kujdesshëm në dallimin e atyre që e meritojnë ndjeshmërinë tuaj.
Këshillë për dashurinë: për çiftet, përgatitni një darkë speciale në shtëpi, duke i kushtuar vëmendje çdo detaji për të nderuar intimitetin tuaj. Për beqarët, kërkoni njohje në vende ku ndiheni rehat dhe ku bisedat janë më të thella dhe më pak sipërfaqësore.
Luani
Karizëm i lartë dhe vendime të rëndësishme
Miq të Luanit, kjo është java juaj për të shkëlqyer edhe në dashuri. Karizma juaj është në nivel maksimal dhe silleni me shumë siguri në marrëdhënie. Çiftet mund të ndiejnë një dëshirë të re për të ndarë suksesin dhe vlerësimin. Mund të jetë momenti për të marrë vendime të guximshme që lidhen me të ardhmen e lidhjes dhe për të hyrë në një fazë të re. Partneri do të tërhiqet nga energjia dhe vendosmëria juaj, por përpiquni ta përfshini plotësisht, pa imponuar mendimet tuaja. Beqarët janë në qendër të vëmendjes, me shumë mundësi për njohje të reja. Do të tërhiqeni nga persona që admirojnë forcën tuaj dhe ju stimulojnë. Mos kini frikë të tregoni bujarinë dhe pasionin tuaj, sepse janë armët tuaj më të forta. Një flirt i nisur për lojë mund të kthehet në diçka më serioze dhe të kënaqshme.
Këshillë për dashurinë: për çiftet, planifikoni një aktivitet shoqëror ose një udhëtim ku të shkëlqeni të dy së bashku. Për beqarët, synoni lart dhe mos u kënaqni me pak, zgjidhni persona që ju sfidojnë dhe janë në nivelin tuaj.
Virgjëresha
Sqarime të nevojshme dhe dashuri në detaje
Të dashur Virgjëresha, këtë javë dashuria kërkon gjithë vëmendjen tuaj tipike ndaj detajeve. Në çift, është momenti ideal për të trajtuar me qetësi dhe qartësi çdo çështje të vogël të mbetur pezull. Sinqeriteti dhe analiza e ftohtë do t’ju ndihmojnë të kapërceni keqkuptime ose tensione të vogla. Do të tregoheni shumë të përkushtuar ndaj partnerit, duke shprehur dashurinë përmes gjesteve praktike dhe konkrete që përmirësojnë jetën e përditshme. Kjo mënyrë do të vlerësohet shumë. Beqarët mund të jenë më selektivë se zakonisht, dhe kjo është pozitive. Po kërkoni dikë jo vetëm tërheqës, por edhe të besueshëm dhe të qëndrueshëm. Dashuria mund të lindë në ambient pune ose gjatë organizimit të një aktiviteti. Mos nënvlerësoni persona që duken tepër të qetë, sepse mund të ofrojnë pikërisht stabilitetin që kërkoni. Kujdes të mos jeni shumë kritikë me veten ose me të tjerët, sepse rrezikoni të humbni një mundësi të vlefshme.
Peshorja
Ekuilibër i rifituar dhe sharm tërheqës
Të dashura Peshore, përgatituni për një javë ku dashuria rikthehet të vallëzojë në harmoni. Ju jeni shenja e ekuilibrit dhe këtë javë yjet ju ndihmojnë të gjeni sërish masën e duhur në marrëdhënie. Çiftet do të jenë në gjendje të kapërcejnë momente tensioni dhe të rindërtojnë një dialog të qetë, të bazuar në mirëkuptim dhe në kërkimin e bukurisë së përbashkët. Jeni të ftuar t’i kushtoni më shumë kohë kujdesit për pamjen tuaj dhe ambientin e shtëpisë, sepse kjo do të reflektohet pozitivisht edhe në mirëqenien e lidhjes. Për beqarët, sharmi juaj është në kulm. Do të jeni shumë tërheqës jo vetëm nga ana estetike, por edhe falë finesës dhe aftësisë suaj diplomatike. Do të ketë shumë mundësi takimesh, veçanërisht në ambiente elegante ose në kontekste artistike. Mos kini frikë të merrni iniciativën, duke ruajtur gjithmonë elegancën tuaj. Një dashuri e re mund të sjellë shumë bukuri dhe harmoni në jetën tuaj, por mos harroni të mos sakrifikoni nevojat personale vetëm për të ruajtur qetësinë.
Këshillë për dashurinë: për çiftet, organizoni një mbrëmje kushtuar artit ose muzikës, një moment ku estetika dhe harmonia ushqejnë lidhjen tuaj. Për beqarët, shfrytëzoni aftësinë tuaj natyrale për të krijuar një atmosferë të këndshme; kjo do t’ju hapë dyer të papritura në dashuri.
Akrepi
Pasion dhe transformim emocional
Të dashur Akrepë, këtë javë dashuria do të jetë një vorbull emocionesh të forta dhe të thella. Në çift, pasioni arrin kulmin. Ndiheni të shtyrë të eksploroni thellësi të reja në marrëdhënie, të përballeni me njëri-tjetrin me sinqeritet dhe pa rezerva. Nëse ka sekrete apo gjëra të pathëna, tani është momenti për t’i nxjerrë në dritë, sepse vetëm përmes së vërtetës mund ta rigjeneroni lidhjen. Kjo mund të sjellë një transformim shumë pozitiv të raportit. Jeni kërkues, por edhe të aftë për një dashuri tërësisht përfshirëse. Beqarët do të kenë një aurë magnetike dhe misterioze që do të tërheqë persona intensivë dhe interesantë. Do të jeni më pak të prirur ndaj flirtimeve sipërfaqësore dhe më shumë drejt takimeve që prekin shpirtin. Kujdes vetëm të mos bëheni tepër posesivë ose xhelozë që në fillim. Personi i duhur do ta vlerësojë thellësinë tuaj, por do t’i duhet kohë për t’u hapur. Besojini intuitës suaj të fortë për të dalluar synimet e sinqerta.
Këshillë për dashurinë: për çiftet, krijoni një moment intimiteti emocional të thellë, ndoshta duke ndarë frikërat më të fshehta, për të forcuar besimin. Për beqarët, mos i zbuloni menjëherë të gjitha letrat; ruani pak mister, sepse është arma juaj më e fortë për të intriguar.
Shigjetari
Aventurë dhe optimizëm në dashuri
Të dashur Shigjetarë, dashuria këtë javë vishet me frymë aventure dhe optimizmi. Në çift, do të ndjeni një dëshirë të fortë për risi, udhëtime ose për të mësuar diçka të re së bashku. Është momenti ideal për të planifikuar një arratisje romantike ose për t’u regjistruar në një kurs që stimulon mendjen tuaj. Gëzimi juaj natyror dhe entuziazmi ngjitës do ta bëjnë jetën në çift të lehtë dhe plot mundësi. Mos harroni t’i jepni hapësirë edhe partnerit, pa e mbingarkuar me vrullin tuaj. Për beqarët, mundësitë për takime janë të shumta dhe shpesh të lidhura me udhëtime, studime ose përvoja të reja. Do të tërhiqeni nga persona që ndajnë etjen tuaj për dije dhe këndvështrimin e hapur ndaj botës. Dashuria mund të vijë në mënyrë të papritur, ndoshta nga një person i huaj ose shumë ndryshe nga ju për kulturë apo origjinë. Mos i vendosni vetes kufij; e rëndësishme është që personi të jetë i sinqertë dhe ta dojë lirinë ashtu si ju.
Këshillë për dashurinë: për çiftet, planifikoni një aktivitet që ju nxjerr nga zona e rehatisë, si një ecje në natyrë ose një sport aventure, për të ndarë emocione të forta. Për beqarët, zgjeroni horizontet duke frekuentuar ambiente universitare ose ndërkombëtare: aty mund t’ju presë dashuria.
Bricjapi
Ndjeshmëri dhe ndërtim i së ardhmes
Të dashur Bricjapë, këtë javë dashuria ju kërkon të balanconi ambicien tuaj me më shumë ndjeshmëri. Në çift, është koha për të hedhur themele solide për të ardhmen. Flisni për objektiva afatgjata, por bëjeni këtë me pak butësi dhe jo vetëm me qasje praktike. Do të jeni më të gatshëm të tregoni anën tuaj të brishtë dhe kjo do ta forcojë shumë lidhjen. Partneri do ta vlerësojë seriozitetin dhe besueshmërinë tuaj. Për beqarët, dashuria nuk është lojë dhe këtë javë do ta ndieni këtë qartë. Po kërkoni një lidhje serioze dhe të qëndrueshme, jo flirtime pa drejtim. Takimet më domethënëse mund të ndodhin në ambiente profesionale ose në kontekste që kërkojnë disiplinë dhe përkushtim. Aura juaj e përgjegjësisë tërheq persona që kërkojnë siguri. Mos kini frikë të ecni ngadalë dhe ta shijoni procesin e njohjes.
Këshillë për dashurinë: për çiftet, vendosni së bashku një objektiv konkret, edhe financiar, dhe festojeni me një moment romantik për të balancuar detyrën me kënaqësinë. Për beqarët, shprehini që në fillim synimet tuaja, sepse personi i duhur do ta vlerësojë sinqeritetin tuaj.
Ujori
Dashuri e papritur dhe liri e respektuar
Të dashur Ujorë, dashuria këtë javë vjen si valë risish dhe stimulimesh mendore. Në çift, respekti për lirinë individuale është thelbësor. Mund të ndieni nevojë për hapësira personale, por kjo nuk do të thotë largim; përkundrazi, ndarja e përvojave individuale do ta pasurojë lidhjen. Organizoni mbrëmje me miq të përbashkët për të forcuar shoqërinë brenda çiftit. Beqarët mund të përjetojnë takime të papritura, ndoshta në rrjete sociale, aktivitete teknologjike ose grupe me interesa të përbashkët. Personat e veçantë që do të takohen këtë javë do të respektojnë lirinë dhe pasionin tuaj për ide të reja. Mos u habitni nëse një dashuri lind në mënyrë jo tradicionale ose jashtë rutinës tuaj të zakonshme.
Këshillë për dashurinë: për çiftet, organizoni një aktivitet të përbashkët që kërkon kreativitet dhe inovacion; kjo do ta forcojë partneritetin. Për beqarët, mos u frenoni nga njohjet e pazakonta: shpesh dashuria më interesante vjen nga vendet më të papritura.
Peshqit
Emocione të thella dhe përkujdesje
Të dashur Peshq, këtë javë dashuria ju kërkon ndjeshmëri dhe përkujdesje. Në çift, emocionet do të jenë të thella dhe ndonjëherë intensive. Është koha për të treguar mbështetje dhe ngrohtësi, duke kuptuar nevojat e partnerit dhe duke ndarë të vetën. Kujdesi juaj i natyrshëm dhe intuita ju ndihmojnë të kapni momentet kur partneri ka nevojë për mbështetje emocionale. Beqarët mund të jenë tërheqës për persona që kërkojnë empati dhe ndjeshmëri. Njohjet më të rëndësishme mund të ndodhin në kontekste ku ndihmohet dikush ose ofrohet mbështetje. Kujdesi për të tjerët mund të çojë në një lidhje shumë domethënëse. Mos u mbyllni në vetvete dhe shprehni ndjenjat tuaja me qartësi.
Këshillë për dashurinë: për çiftet, kaloni momente të qeta duke ndarë ndjenja dhe kujdes për njëri-tjetrin, ndoshta përmes një mbrëmjeje të thjeshtë dhe intime. Për beqarët, mos kini frikë të tregoni ndjeshmërinë tuaj; kjo do të tërheqë personin e duhur.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pianello Vallesina, Itali, ku një 49-vjeçare me origjinë shqiptaro-maqedonase, Sadjide Muslija, u gjet e pajetë në banesën e saj.
Trupi i saj kishte shenja të shumta dhune, ndërsa bashkëshorti, Nazif Muslija, 50 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia.
Çifti ishte në proces divorci, por burri ishte rikthyer të jetonte me të. Ai kishte precedentë për dhunë në familje dhe viktima kishte bërë denoncime të mëparshme.
Autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Zoom.al