Aplikacion
FIFA mund të përballet me padi pas vendimit të tyre të diskutueshëm për të pezulluar dënimin e Cristiano Ronaldos dhe për ta lejuar atë të luajë në dy ndeshjet e para të Portugalisë në Kupën e Botës.
Qeveria botërore e futbollit po përballet me kritika të ashpra, pasi pezulloi penalitetin ndaj kapitenit të Portugalisë.
40-vjeçari mori karton të kuq, pasi goditi me bërryl Dara O’Shea-n e Irlandës, në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës në fillim të muajit nëntor.
Ronaldo, i cili ishte mysafir i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë më 19 nëntor, nuk luajti në sfidën e fundit të luzitanëve të vlefshme për kualifikueset ndaj Armenisë, të fituar 9-1.
Tani është i lirë të luajë për vendin e tij në eventin e rëndësishëm.
Megjithatë, Daily Mail Sport raporton se kombëtaret që mund të shortohen kundër Portugalisë, mund ta çojnë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, që të mbahet në fuqi penaliteti fillestar.
Edhe kombëtaret e tjera, lojtarët e të cilave do të humbasin ndeshjet për shkak të pezullimeve që nuk janë reduktuar në mënyrë të ngjashme, mund të jenë duke monitoruar situatën.
Çdo palë e dëmtuar do të duhej të tregonte se është prekur drejtpërdrejt nga vendimi dhe se ekziston një interes ligjor i denjë për t’u mbrojtur, sqaron tabloidi britanik.
Ata do të duhet të vërtetojnë se shanset e tyre për t’u kualifikuar nga grupi do të ishin më të vogla nëse Ronaldo, i cili shënoi pesë gola gjatë kualifikueseve për në SHBA, do të lejohej të luante kundër tyre.
Bllokohet rruga në Qafë Thanë, shkak rreziku nga gurëtBashkia Pogradec njofton drejtuesit e automjeteve se segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit, nga Qafë Thana drejt qytetit, do të jetë i mbyllur përkohësisht për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e gurëve.
Ky bllokim është shkaktuar nga dëmtimi i një pjese të skarpatës pas reshjeve të fundit.
Hapja e këtij segmenti do të njoftohet sapo të përfundojnë punimet për stabilizimin e kodrës dhe të garantohet siguria e qytetarëve. Zoom.al/
Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Ndërrojnë jetë të dy gardistëtDy anëtarët e Gardës Kombëtare të SHBA-së që u plagosën në Uashington këtë të mërkurë kanë ndërruar jetë.
Të shtënat ndodhën një bllok pranë Shtëpisë së Bardhë. Një i dyshuar është arrestuar nga policia dhe është duke u pyetur lidhur me ngjarjen.
Sipas informacionit të ofruar nga policia e Uashingtonit dhe mediat lokale, dy anëtarët e Gardës Kombëtare hapën zjarr ndaj sulmuesit para se të qëlloheshin.
Nuk është ende e qartë nëse anëtarët e gardës ishin shënjestra e sulmit, apo nëse ata ndërhynë për të parandaluar një shkëmbim zjarri.
Të shtënat ndodhën në cep të Rrugës së 17-të dhe Rrugës H NW, një zonë e njohur dhe afër Shtëpisë së Bardhë.
Në lidhje me incidentin, Presidenti Donald Trump ka shkruar në rrjetin social Truth, duke shprehur mbështetje për Gardën Kombëtare dhe forcat e sigurisë.
“Kafsha që qëlloi dy anëtarët e Gardës Kombëtare është gjithashtu plagosur rëndë. Ai do të paguajë një çmim shumë të lartë”.
Shtëpia e Bardhë po monitoron situatën dhe Presidenti Trump është informuar mbi zhvillimet. Pjesë të aeroportit të Uashingtonit janë pezulluar për arsye sigurie, dhe fluturimet që nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar Ronald Reagan janë ndaluar.
Policia e Uashingtonit ka marrë masa të sigurimit, duke rrethuar zonën e ngjarjes me shirita të verdhë dhe duke dërguar disa automjete të emergjencës. Ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi motivin e sulmit, ndërkohë që hetimet janë në zhvillim e sipër.
Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, plagosen 2 ushtarëNjë incident me armë ka ndodhur këtë të mërkurë pranë Shtëpisë së Bardhë në SHBA, ku kanë betur të plagosur dy anëtarë të Gardës Kombëtare.
Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë Farragut West në qendër të Uashingtonit, rreth 1.5 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, njëri prej tyre është qëlluar në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe po heton shkaqet e ngjarjes. Gjithashtu po punohet për kapjen e autorëve. Zoom.al/
“Nuk dija si t’ua thoja lajmin e keq familjarëve” / Miku i ngushtë i Shpat Kasapit tregon momentet e funditNjë nga miqtë më të ngushtë të këngëtarit Shpat Kasapi ka ndarë sot momentet e fundit me të para se i ndjeri të largohej drejt Italisë.
Në një lidhje live në ‘Breaking’ në Top News, Meti Myrtezani ka treguar se e ka përcjellë Shpatin për në aeroport dhe më pas ka folur me të edhe disa herë të tjera gjatë ditës së djeshme, deri në telefonatën e fundit që ai i kishte bërë rreth orës 22:00 por që këngëtari nuk kishte mundur t’i përgjigjej.
“Kur e kam marrë nga shtëpia për në aeroport kemi biseduar për punë familjare, shkonte në Itali për djalin, vetë nuk ka pasur probleme shëndetësore. Biseda e fundit ka qenë dje në orën 20:00.
Më tha, vëllai jem jam me grip, jam ftohur. Sa mbarova punë me djalin. Të premten më tha të shkoja në aeroport. E kam marrë nga ora 22:00 se ma ndjeu zemra por nuk ma hapi. Më mori kunati vet nga ora 1 dhe më tregoi. Tani jam rrugës për në Itali se nuk mund ta besoj akoma. Edhe kur ka firmosur për në Big Brother kemi qenë bashkë në Top Channel”, tha Meti.
Miku i tij i ngushtë ka treguar edhe momentin e vështirë kur i është dashur që lajmin ta ndajë edhe me familjarët e Shpatit, duke u shpreh se e kishte të pamundur dhe nuk e përballonte dot përgjegjësinë që kishte.
“Kam qenë në mëngjes për t’i treguar mamit të vet. Nuk dija si t’ia thoja, se përballoja dot. I kam tregu motrës së vetë por nuk ndenja dot më pastaj”, u shpreh miku i tij, Meti Myrtezani.
Lëvizja Vetëvendosje e nominon Albin Kurtin kandidat për kryeministërLëvizja Vetëvendosje, (LVV), e ka nominuar të mërkurën kreun e partisë, Albin Kurti, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Kurti, ashtu siç pritej, mori besimin e të gjithë delegatëve të partisë gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Përgjithshëm në Prishtinë.
“Atëherë, konstatoj se me votat e të gjithë delegatëve të Lëvizjes, pra unanimisht, miratojmë propozimin që Albin Kurti të jetë kandidati ynë për kryeministër të Kosovës”, tha Arbërie Nagavci, kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.
Duke folur pas nominimit, Kurti tha se “ndihem i nderuar që edhe një herë më besuat si kandidatin tuaj për kryeministër”.
Ai gjithashtu i kritikoi partitë e tjera në vend për mungesën e gatishmërisë për të bashkëpunuar me partinë e tij pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit.
“Jemi para zgjedhjeve të reja pa vullnetin dhe dëshirën tonë, por si pasojë e refuzimit nga subjektet e tjera për të pasur çfarëdo bashkëpunimi me neve. Së pari më refuzuan mua e pastaj edhe Glauk Konjufcën”, tha Kurti.
Kurti bëri përpjekje disamuajshe për ta siguruar një mandat të tre në krye të vendit, por as ai e as bashkëpartiaku i tij, Glauk Konjufca, nuk e morën mbështetjen e Kuvendit për ta bërë qeverinë e re muajt e fundit.
LVV-ja i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, por 48 vende në Kuvend ishin të pamjaftueshme dhe Kurti nuk arriti të gjejë një partner koalicioni, qoftë për ta arritur minimumin e kërkuar prej 61 ulëseve për një qeveri të pakicës.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ditë më parë e nominoi kreun e vet Lumir Abdixhiku për kryeministër në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, kishte oferta nga Kurti për të bashkëqeverisur, por ajo vazhdimisht i hodhi poshtë ato.
Pasi Kuvendi nuk arriti ta votojë qeverinë e re, presidentja Vjosa Osmani e shpërbeu Kuvendin javën e kaluar dhe shpalli zgjedhje të parakohshme për 28 dhjetor.
Si pasojë e mungesës së bashkëpunimit dhe lëshimeve politike, Kosova vazhdon të jetë me Qeveri në detyrë që nga shkurti i këtij viti.
Vendi tani shkon në zgjedhje të reja duke mos miratuar marrëveshje ndërkombëtare në vlerë rreth 200 milionë euro, buxhetin e vitit të ardhshëm të shtetit, buxhetin për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) dhe buxhetin për tri komuna – Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok.
Plagosi bashkëmoshatarin me thikë në Durrës, 14-vjeçari: U zumë në TikTok, doja ta trembjaNjë ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Durrës, ku një 14-vjeçar ka plagosur një bashkëmoshatar të tij gjatë një konflikti që nisi për një koment në TikTok.
I riu, me iniciale M.K., ka dhënë dëshminë para grupit hetimor dhe psikologes, duke treguar se konflikti kishte nisur për një mosmarrëveshje online dhe u agravua kur të dy bashkëmoshatarët u takuan me shokët e tyre.
“Pak ditë me parë ngecëm për një koment në Tik Tok. Aty nisi. U grindem me komente. Më pas lamë të takoheshim. Nga ana jone për t’u sqaruar. Po e dinim qe ata do vinin me disa shoke. Edhe ne u bëmë një grup. E lamë te takoheshim diku pranë shtëpisë së tij.
Shkuam aty, u takuam. Ata kishin marre masa për ndonjë konflikt të mundshëm, gjithashtu edhe neve. Nisem të debatonin, kush je ti kush jam unë! U përfshimë në një sherr masiv. Ata na qëlluan me mjete te forta. Unë nxora thikën.
Më shumë për ta trembur. Për vetëmbrojtje qëllova, se ishte më i madh dhe po më godiste. E godita disa herë, jo për ta vrarë apo plagosur por për ta trembur. Me vjen shume keq që përfundoi në këtë mënyrë. Nuk desha që të shkonte kështu. Edhe ata na qëlluan me mjete te forta. Jam penduar shume. Nuk doja te shkonte kështu”, ka dëshmuar 14-vjeçari. Zoom.al/
PE bën apel për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri në moshën 16-vjeçParlamenti Europian miratoi sot në Strasburg një propozim jo-legjislativ për të mbrojtur të miturit në internet, duke përfshirë një moshë minimale prej 16 vjeç në të gjithë hapësirën e BE-së, për akses në mediat sociale dhe ndalime për praktikat më të dëmshme dhe problematike.
Eurodeputetët miratuan me 483 vota pro, 92 kundër dhe 86 abstenime propozimin jo-detyrues, i cili në thelb kërkon një moshë minimale të harmonizuar në të gjithë BE-në prej 16 vjeç, për akses në mediat sociale, platformat e videove dhe rrjetet e inteligjencës artificiale, duke lejuar njëkohësisht aksesin për fëmijët e moshës 13 deri në 16 vjeç, me pëlqimin e prindërve.
Parlamenti gjithashtu bën thirrje për ndalimin e praktikave më të dëmshme që krijojnë varësi dhe çaktivizimin e parazgjedhur të veçorive të tjera që krijojnë varësi për të miturit, ndalimin e faqeve të internetit që nuk përputhen me rregullat e BE-së, veprime për të trajtuar teknologji të tilla si reklamat e synuara.
Parlamenti Evropian gjithashtu bën thirrje për mbrojtjen e të miturve nga shfrytëzimi komercial, duke përfshirë ndalimin e platformave nga ofrimi i stimujve financiarë për fëmijët me ndikim (fëmijë që veprojnë si ndikues) dhe veprime urgjente për të adresuar sfidat etike dhe ligjore të paraqitura nga mjetet e inteligjencës artificiale, duke përfshirë edhe deepfakes.
Propozimi i Parlamentit Evropian nuk është detyrues, por është një thirrje e qartë për Komisionin Evropian për të ndërmarrë veprime.
Propozimi i Parlamentit Evropian përforcon negociatat e vazhdueshme brenda BE-së, të udhëhequra nga Greqia dhe të mbështetura tashmë nga Franca dhe Spanja, të cilat parashikojnë vendosjen e rregullave të reja të BE-së për të kufizuar masivisht përdorimin e mediave sociale nga fëmijët, mes shqetësimeve në rritje në lidhje me efektet e kohës së tepërt në internet.
Çështja e ndalimit të përdorimit të mediave sociale nga të rinjtë nën 16 vjeç pa pëlqimin e prindërve ka tërhequr vëmendje në rritje në mbarë botën pasi Australia, e ndjekur nga Malajzia dhe Danimarka, vendosën të përcaktojnë moshën minimale për regjistrimin e llogarive në media të caktuara sociale në 16 vjeç.
Komisioni Evropian po shqyrton mënyrat për të kufizuar aksesin në mediat sociale nga të rinjtë nën 16 vjeç, por aktualisht po përqendrohet në një rishikim të mundshëm të disa direktivave.
Në “gjuhën e Brukselit”, një direktivë, ndryshe nga një rregullore, është një akt legjislativ që përcakton një qëllim që të gjitha vendet e BE-së duhet ta arrijnë, por i takon secilit vend të miratojë ligjet e veta për të arritur këto qëllime.
Ankimimi në Kushtetuese, Gjokutaj: Rama po mbron vetveten përmes BallukutAvokati Genci Gjokutaj ka komentuar sot vendimin e kryeministrit Edi Rama për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese masat e sigurisë të vendosura nga SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Sipas tij, kjo lëvizje nuk është thjesht mbrojtje për Ballukun, por një përpjekje e Ramës për të mbrojtur vetveten.
Në emisionin Task Force në Syri TV, Gjokutaj tha se çështjet ndaj Ballukut janë reale dhe kanë ndodhur me vite të tëra. Ai theksoi se duke çuar rastin në Kushtetuese, Rama përdor këtë institucion si “poligon politik” për të zgjidhur çështjet e tij personale dhe politike.
Gjokutaj: Shikoni, së pari, çështja është edhe politike, fortësisht politike, është edhe juridike. Dhe vetëm në këtë status, e kupton, duke dashur të lançojë një zgjidhje juridike, nuk ka dalë dot nga ai refreni i përditshëm i kapitujve, integrimit, dhe Shqipëria do të hyjë në analet e historisë së Europës si një vend i cili do të integrohet me krim, me korrupsion. Shikoni, ashtu siç e tha dhe Andi, nuk janë të stisura çështjet e Belinda Ballukut dhe të Edi Ramës. Ato janë aty. Kanë ulëritur me vite të tëra. Tashi SPAK-u sigurisht me, sepse kuptohet që SPAK-u është një vullnet, nuk e ka bërë Edi Rama SPAK-un, e kanë bërë amerikanët.
Tashi, nuk ka ndodhur ndonjëherë, dhe këtu vërtetohet katërçipërisht grup i strukturuar. Se zëvendëskryeministrja me kryeministrin janë bashkë. Pra Edi Rama në këtë rast politikisht dhe juridikisht po bën avokatinë e tij. Avokatinë politike dhe avokatinë juridike, të tij. Sepse zjarri ka arritur tashmë në paradhomën e tij. Mbron veten e tij. Sigurisht nëpërmjet kësaj, unë e kam shprehur dhe në një status që i ka thënë që, unë po ta çoj në kushtetuese, ti e di vetë se ç’bën se atë i ka kërkuar ajo, më jep vetëm kohë. E kupton?
Do kohë, se kujtojnë se do të ecet prapë me orën e Tokios, siç kanë punuar këta deri më sot. Dhe ky, tashti po ta shikoni, juridikisht po ju them, ka përdorur, pikën, pikën B të nenit 134, ku legjitimohet kryeministri. Pra e ka bërë nominalisht, ndërkohë që ai mund ta bënte ë në emër të 1/5 së deputetëve, por kjo 1/5 e deputetëve është një gropë e hapur për Berishën sepse dhe janë shmangur asaj. Tashi e ka marrë këtë punë për të treguar, e kupton mbështetjen e Belindës apo, nuk ka rëndësi.
Problemi është që ajo është një fiasko juridike, sepse personat e emëruar nuk janë persona të zgjedhur dhe e thotë dispozita që nuk mund të, nuk, nuk mund të zbatohet, e kupton, masa e sigurimit thotë ndaj të zgjedhurve. Ashtu. Për më tepër pastaj, rasti i Belinda Ballukut sepse ne do t’i hyjmë, do t’i hyjmë kazusit. Pra kemi një masë shtrënguese si ndalimi i daljes jashtë shtetit, kemi dhe një masë ndaluese pezullimi nga detyra. Në fakt me një marrëveshje politike, askush në Republikën e Shqipërisë nuk ka imunitet, përveç se kërkohet leje për kufizimin e lirisë. Këtu ka mbetur kjo punë. Pra imuniteti nuk ekziston më. Pra kur, sepse nuk është ribotuar Kushtetuta. Fjala imunitet është të marrësh lejen edhe për të filluar çështjen. E jo më, për vetëm për masat e sigurimit, por ato që cenojnë lirinë e individit.
Është fakulteti im i dytë ajo çështje, prandaj unë flas dhe e shpjegoj. Dhe kur vijmë te kjo pikë, e kupton, flasim për njerëz të emëruar që ti do të mbrohesh me një imunitet të paqenë dhe unë them që Gjykata Kushtetuese, domethënë, një shtetar dhe një lider nuk duhet ta përdorë Gjykatën Kushtetuese siç e kanë përdorur deri më sot si poligon politik. Sepse ky është poligon politik. Sepse nuk ka gjë më, më, më, më të padenjë për një shtetar që nuk, nuk ushtron kompetencën e tij të propozojë shkarkimin ose t’i thotë koleges, jep dorëheqjen dhe mos na jep një njollë politike, por vetë e bën te haxhiz tash Gjykata Kushtetuese, hajdeni ju, thotë. Këtej godet me ndërprerje mandatesh. Këtej u jep letra thotë se është në hall Edi Rama. Shiko, halli i këtij kryeministri është bërë hall i madh për shqiptarët.
3 shenjat me më shumë fat gjatë festave të fundvititPeshqit
Peshqit renditen ndër shenjat më me fat të festave. Intuita e tyre e fortë përputhet në mënyrë perfekte me energjinë e sezonit, duke u sjellë paqe të brendshme dhe zhvillime pozitive në realitet.
Sipas astrologëve, peshqit mund të përballen me një rritje financiare, një ofertë të papritur pune apo stabilitet emocional që e kanë kërkuar prej kohësh. Festat i afrojnë me njerëzit e duhur dhe i ndihmojnë t’i shohin më qartë vendimet që kanë hezituar t’i marrin deri tani.
Demi
Praktikët e zodiakut, Demi, hyn në një fazë ku universi u kthen mbrapsht përpjekjet e bëra. Festat mund të sjellin zgjidhje për probleme financiare, rritje të sigurisë materiale dhe një surprizë të këndshme në aspektin e të ardhurave.
Në planin emocional, marrëdhëniet marrin formë të qëndrueshme. Harmonia familjare dhe ngrohtësia në marrëdhënie shpërblejnë natyrën e tyre të butë dhe këmbëngulëse.
Luani
Për Luanin, festat janë një skenë e vërtetë ku shkëlqimi i tyre natyral vihet në qendër. Besimi në vete rritet ndjeshëm dhe jeta shoqërore gjallërohet, duke hapur dyer për projekte profesionale, bashkëpunime dhe suksese personale.
Kreativiteti i Luanit shpërthen gjatë kësaj periudhe, duke i çuar drejt arritjeve që i japin shtysë ëndrrave të vjetra. Edhe në aspektin emocional, energjia festive ndez shkëndija të reja dhe sjell njohje të rëndësishme./ Zoom.al