Aplikacion
Gazetari Andi Bushati, në një intervistë për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar rastin e Ballukut dhe hetimin e SPAK-ut për tenderin e Llogarasë, duke e cilësuar si të veçantë për shkak se lidhet direkt me kryeministrin Edi Rama.
Sipas Bushatit, rastet e mëparshme që kishin përfshirë zyrtarë të tjerë si Ahmetaj, Beqja apo Erjon Veliaj, nuk lidhnin drejtpërdrejt me vetë kryeministrin. “Tuneli i Llogarasë nuk janë as fustanet e Ajolës, as pllakat e Arben Ahmetajt. Këtu kemi një thyerje nga viza, nga vija pesëvjeçare e SPAK-ut,” theksoi ai.
Bushati shtoi se, për herë të parë, qeveria dhe partia duket se po bëhen strehë për ata që kërkojnë drejtësi, gjë që tregon një ndryshim në mekanizmat e kontrollit të pushtetit. Ai ngriti edhe hipotezën e mundshme të një ndikimi ndërkombëtar, duke mos përjashtuar rol të mundshëm të faktorëve amerikanë pas trimërimit të SPAK-ut.
Në ç’kuptim Ramës i është thyer mekanizmi? Deri tani, çfarë kemi pasur? Kemi pasur Ahmetaj që thotë vetë ai për pllakat e grave të mia. Beqja për fatura restoranti, Ter Koka për paratë që i ka çuar çunit në bankë, Erjon Veliaj për fustanet e Ajolës.
Është hera e parë që kemi një hetim për një tender me të cilin është i lidhur direkt Edi Rama. Tuneli i Llogarasë nuk janë as fustanet e Ajolës, as pllakat e Arben Ahmetajt. Pra, këtu kemi një thyerje nga viza, nga vija pesëvjeçare e SPAK-ut.’
Gjatë bisedës, Bushati theksoi se ‘çfarë ka të re tjetër? Po të shohësh, jo në kohën e SPAK-ut, po që kur prokuroria është marrë me socialistin e parë të pushtetit të Ramës, Shpëtim Gjikën. Rama ka pasur një devizë, i cili thoshte: ‘Ne, qeveria dhe partia nuk janë strehë për ata që do drejtësia’. Çfarë po ndodh për herë të parë me rastin Balluku? Qeveria dhe partia po bëhen strehë me atë që do drejtësia. Dhe këtu kemi një thyerje.’
‘Dhe fakti që për herë të parë po ndodhin disa gjëra që ne kritikët, për ne kritikët e SPAK-ut, janë të reja, na bën të shtron pyetjen, a është futur në lojë një faktor i ri? Dhe këtu dalim, a mund të jenë amerikanët, a mund të jenë, po ja fus kot unë se këto janë hipoteza tani, një grup kriminal i pakënaqur ndaj Ramës që me lekët e veta po i kundërvihet pushtetit të Ramës.
Nuk e di dhe nuk dua të spekuloj, – tha Bushati duke shtuar se, – fakti është që diçka e re ka ndodhur. Mendja ta do gjithmonë amerikanët. Por edhe po t’i shkojmë deri në fund hipotezës që, a janë amerikanët pas kësaj trimërimi të SPAK-ut? Pra, një prokuror të kapur nga topet deri tani nga Rama, mos e kanë shtrënguar më fort te topet ca gringo të tjerë dhe ai është trimëruar dhe të shkojë në zemër të pushtetit të Ramës? Është pyetja.’
Ai më pas shtoi dhe kundërargumentin: ‘Por kundërargumenti i kësaj, se njeriu e vret mendjen kur s’ka fakte, kush do ishte? Nga sa na kanë mësuar ne amerikanët këto 30 vite në Shqipëri, gjithmonë kur ka pasur goditje të tilla, ka pasur dhe mesazhe politike. Pra e mbani mend çfarë të them unë ty. Dihej që amerikanët donin të goditej Beqja. Po këtë përveçse me mashat që kanë drejtësinë tonë, e jepnin dhe me mesazhe politike.
Donin që të goditej Saimir Tahiri, po i çonin njerëzit gjithmonë në gjyq Saimir Tahirit. Pra që ne po ta mbikëqyrim. Në këtë rast, në qoftë se amerikanët janë pas goditjes së Ballukut, kjo nuk ka vajtur sinkron me qëndrime diplomatike që për shembull, përshëndesin luftën e SPAK-ut për korrupsionin, për tunelin. Pra, këtu duket sikur kemi gjysëm amerikanë. Nuk duket sikur kemi, po të jenë amerikanët, një qëndrim të përvijuar që tani ne jemi pas këtij aksioni dhe ky aksion do vazhdojë.’
“Krim ka edhe në Bruksel”/ Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Shqiptarët, italianë që veshin VersaceKryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Euronews” ku shprehet se Shqipëria meriton të jetë në tryezën e Bashkimit europian pavarësisht problemeve serioze me krimin dhe korrupsionin.
Sipas Ramës, ky nuk është problem që lidhet me vendin tonë duke mos përjashtuar as vetë Brukselin.
“Kemi problem me krimin e organizuar? Po. Por kush nuk e ka? Shikoni këtë qytet (Brukselin). Ky qytet është një shembull i kësaj. Por gjëra të mëdha ende po ndodhin.”
Ai thekson se, përtej problemeve, ka “gjëra të mëdha që po ndodhin.”
Rama përmend se në të kaluarën njerëzit e shihnin Shqipërinë si “një vend të humbur në mes të Europës”, por tani, sipas tij, ajo shihet si “pjesë e mozaikut evropian”.
Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Rama ka folur për mbështetjen që ka nga homologët evropianë për anëtarësimin e Shqipërisë, dhe ka veçuar marrëdhëniet e ngushta me kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Ai përmend marrëveshjen Shqipëri–Itali të vitit 2023, sipas të cilës Shqipëria ka pranuar që të vendosen qendra migracioni në territorin e saj, që financohen dhe administrohen nga autoritetet italiane. Rama e mbron këtë vendim, duke thënë se nuk është humbje sovraniteti, por bashkëpunim: “Italia na e kërkoi. Dhe kur Italia pyet, ne themi po.” Ai madje ka thënë me humor: “Italialët janë shqiptarë që vishen me Versace.”
Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, ka reaguar pas ndalimin të tij nga policia greke në Kakavijë teksa udhëtonte drejt Janinës dhe u shpall non grata në shtetin grek.
Gazetari shpjegoi momentin e ndalimin dhe tregoi se si kur ai pyeti se pse po ndodh kjo, policët kufitar grek i thanë se ishte për shkak të qëndrimeve të mëparshme kundër Greqisë. Hoxha shtoi se pasi i morën shenjat e gishtave dhe plotësoi formularin e shpalljes non grata, policët grekë i thanë: “Qërohu dhe zhduku nga toka greke”.
“Isha dujke udhëtuar drejt Janinës, kisha kohë që nuk kisha kaluar nga Kakavija dhe sapo u paraqita në sportelin e policisë greke e kuptova që ka diçka nga vonesa. Fillova të komunikoj në greqisht. Sapo e futi pasaportën për skanim me tha ke një problem, I thash që edhe ë parë më ka ndodhur por di që është rregulluar. ‘Jo’ më tha dhe më tha kalo në vjen e dyte. Shkoj në vijën e dytë dhe një tjetër polic me bëri pyetjen për prindërit sepse ka shumë me emër Artan Hoxha në regjistrin shqiptar.
Që në fillim më tha që ke pasur disa qëndrime kundra Greqisë. Lash gjurmët e gishtave. I thash që po më trajtoni si kriminel, më tha është thjeshtë procedurë. U ngrit papritmas, bëri gati formularin dhe më tha do ta plotësosh këtë dhe do të largohesh nga territori grek sepse je person non grata. I pyeta për çfarë dhe më tha për ato që ke bërë dhe më tha që e di shumë mirë se çfarë kam bërë. Më tha qërohu dhe zhduku nga toka greke”, u shpreh Artan Hoxha.
U ngujua në Orosh/ Kush është Arben Uka, i divorcuar me tre fëmijëDetaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Orosh ku dy personat e armatosur u mbyllën të armatosur banesë për të mos rënë në duart e policisë.
Arben Uka ishte i divorcuar dhe kishte tre fëmijë. Ai jetonte i vetëm ndërsa prej një jave, së bashku me Julian Cumrakun, po qëndronin në shtëpinë e dajës së këtij të fundit në Pukë. Kur policia shkoi sot atje, ata kanë qëlluar direkt.

Cumraku dhe Uka qëndruan në banesë për rreth 6 orë për tu dorëzuar pas shumë negociatash.
Pas dorëzimit të tyre, uniformat blu janë futur me qenë për të kontrolluar banesën e braktisur. Zoom.al/
Janë dorëzuar në duart e policisë dy personat e armatosur në fshatin Orosh.
Dorëzimi ka ardhur pas shumë orësh ngujimi dhe negociatash me policinë dhe disa familjarë të tyre, përfshirë vëllain dhe motrën e njërit prej personave.
Julian Cumraku dhe Arben Uka, të armatosur rëndë ishin mbyllur në banesë dhe kishin kërcënuar forcat e policisë që kishin rrethuar zonën.
Burime bëjnë me dije se njëri prej tyre, 24-vjeçari Julian Cumraku kishte bërë thirrje “Allahu Ekber””.
Tëdy personat kishin qenë në ndjekje prej kohësh nga strukturat e antiterrorit pasi dyshohen për lidhje radikale islamike.
Aksioni policor ka nisur që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu rrethuan banesën e braktisur prej vitesh. Zoom.al/
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kreun e partisë, Lumir Abdixhikun, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
“Ndonëse e hapa diskutimin, nuk zgjati shumë. Ishte një diskutim i shkurtër. Kryesia e LDK-së e konsideron se përderisa ka kryetar partie nuk ka nevojë të ketë kandidat tjetër për kryeministër, prandaj më nominoj”, tha Abdixhiku gjatë një konference për media më 24 nëntor.
Abdixhiku tha se mori autorizimin për përpilimin e listës zgjedhore, por nuk do ta bëjë renditjen e kandidatëve.
Ai paralajmëroi se LDK-ja do të garojë e vetme, por brenda listës do të lërë hapësirë për individë e parti të tjera, duke mos e përjashtuar as mundësinë që në të të bëjë pjesë Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.
Limaj në zgjedhjet e kaluara garoi në një listë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe arriti të fitonte tre ulëse në Kuvendin prej 120 anëtarësh.
“LDK-ja do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hapë për partitë e tjera përfshirë edhe Limajn me deputetët e vet. Për këtë çështje do të zhvillohen bisedime në ditët në vijim, por le të themi se kemi gatishmëri. Siç kemi gatishmëri edhe për partitë e tjera që janë Demokristianët, Partinë e Drejtësisë, Aleancën e [Behgjet] Pacollit. Pra, ne jemi të hapur edhe për partitë ,edhe për individët. Pra, individë që duan të garojnë në listën e LDK-në”, shtoi Abdixhiku.
LDK-ja doli e treta në zgjedhjet paraprake parlamentare të 9 shkurtit duke fituar 18.27 për qind të votave. Në ato zgjedhje, Abdixhiku ishte po ashtu kandidat i kësaj partie për kryeministër.
Ai u bëri thirrje partive të tjera “për përbashkim”, duke thënë se ky “momentum i ri e vendos LDK-në në një pozicion përtej bazës së vetë”.
Abdixhiku tha se tani duhet “të punojmë që të mos ketë rezultat të njëjtë që më pas dërgon në bllokadë”, duke iu referuar zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në ato zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 42.30 për qind të votave. Por, kjo parti dështoi që dy herë të formonte një Qeveri, duke bërë që të hapej rruga për zgjedhje. LDK-ja kishte refuzuar ofertën e Kurtit për bashkëpunim në qeverisje. /Rel/
“150 ha sera të përmbytura”/ Fermeri: Rama udhëtime luksi në Katar, ne në ditë të hallitNjë fermer nga Bashkia e Dimalit ka marrë fjalën në protestën që u mbajt para kryeministrisë mbrëmjen e sotme.
Ai ka denoncuar braktisjen që u ka bërë qeveria prej vitesh, ndërsa thekson dëmet e mëdha që u janë shkaktuar nga përmbytjet ditët e fundit.
Ai thotë se u janë dëmtuar dhjetëra hektarë tokë, ndërsa nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti apo bashkia.
Fermeri nuk lë pa përmendur edhe udhëtimet e luksit të Edi Ramës, teksa thotë se ky i fundit i ka lënë fermerët në ditë të hallit.
“Unë jam i fermer nga Bashkia Dimal, përfaqësoj të gjithë fshatrat nga Tapia, Çifliku, Kozare, Urë Kuqi, Ing, Goriçan, Samaticë, edhe Kozarin. Dhe një fatkeqësi të madhe, nga zoti, nga perëndia që u mbytëm. Bashkia s’po na ndihmon fare. As kanale s’janë bërë. Fondacionet i marrin lekët i fusin në xhepat, subvencionet e fermerëve i fusin në xhep dhe ne nuk po na shikojnë fare. Mbi 150 hektarë sera të përmbytura, pemtari, frutikulturë, me mandarina, portokalle.
Është një katastrofë e madhe. Ne nuk dimë se çfarë do bëjmë. Vetëm jemi drejt mbytjes në lumë, se lumi na kalon atje afër dhe atë do bëjmë. Bashkia na ka braktisur, deputetët, dje Muhamed Zgjani del me atletet e bardha anës lumit edhe me pozë partizan, Rama durova ikën në Katar dhe takon ata andej janë. Ne çfarë do bëjmë?”,- është shprehur fermeri. Zoom.al/
Moska hedh poshtë planin evropian për armëpushim në Ukrainë: Nuk është konstruktivKremlini ka refuzuar sot kundërpropozimin e vendeve evropiane për armëpushim në Ukrainë, duke e cilësuar “plotësisht jokonstruktiv” dhe të papranueshëm për interesat e Moskës.
Reagimi vjen pasi BE-ja paraqiti versionin e saj të planit, në përgjigje të nismës amerikane me 28 pika.
Sipas agjencisë Reuters, plani evropian ndryshon ndjeshëm pikat më të ndjeshme të propozimit amerikan, veçanërisht ato që lidhen me NATO-n dhe territorin. Kjo e ka bërë Kremlinin ta shohë dokumentin si të padobishëm.
“Kundërpropozimi evropian, me një vështrim të parë, është krejtësisht jokonstruktiv dhe nuk na shërben,” deklaroi këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov.
Ai kujtoi se Moska i sheh shumë nga pikat e planit amerikan si “të pranueshme”, megjithëse disa prej tyre kërkojnë diskutime të mëtejshme.
Javën e kaluar, presidenti Vladimir Putin kishte sinjalizuar se propozimi i SHBA-së mund të përdorej si bazë për negociata, duke paralajmëruar se nëse Kievi e refuzon, forcat ruse do të vijojnë avancimet në terren. Zoom.al/
Del gënjeshtra e Ramës në Katar, 20 minuta për shtetin, gjithë natën për tapetin e kuq të modësKryeministri Edi Rama tentoi t’u shiste shqiptarëve përmes Facebook-ut një histori krejt të ndryshme nga ajo që ndodhi këtë fundjavë në Doha të Katarit.
Ai postoi pamje nga dy takime, një qëndrim 20-minutësh me Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe një tjetër po aq të shkurtër me drejtorin e përgjithshëm të Qatar Airways, Badr Mohammed Al-Meer.
Nuk pati as deklarata, as konferenca, nuk u nënshkrua ndonjë marrëveshje, s’pati protokoll (veshja njësoi si për ditë të diel për xhiro sportive në qytet). Vetëm 42 sekonda pamje nga takimi me sheikun Al Thani dhe 5 fot0 me Al-Meer.


Siç vuri në dukje edhe qeveria e Katarit në njoftimin me vetëm 2 fjali, nuk ishte një vizitë zyrtare, por Rama u prit edhe nga Al-Thani, meqë “po zhvillon një vizitë në vend”.
“Doha, 23 nëntor 2025
Shkëlqesia e Tij Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani u takua të dielën me Shkëlqesinë e Tij Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama, i cili po zhvillon një vizitë në vend. Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe mënyrat për t’i mbështetur dhe forcuar ato, si edhe një sërë çështjesh me interes të përbashkët.”


Edhe Rama bëri një njoftim të ngjashëm me dy fjali në Facebook.
Por realiteti që tregoi ai me këto postime që u pasqyruan në mediat e Tiranës është shumë i ndryshëm nga ajo që ndodhi në të vërtetë në fundjavë në Katar.
Vizita e Edi Ramës në Doha nuk qe as mision diplomatik, as përpjekje për të sjellë investime strategjike në Shqipëri. Ato pak minuta takim me sheikun dhe drejtorin e Qatar Airways ishin thjesht një mbulesë protokollare për të justifikuar praninë e tij në eventin botëror të modës “Fashin Trust Arabia”.
Aty e kaloi ai pjesën dërrgumese të kohës, nën dritat vezulluese të këasaj galaje milionash ku parakaluan yjet më të mëdhenj të industrisë botërore të veshjeve të luksit, siç raportoi ekskluzivisht një ditë më parë Zoom.al.
LEXO EDHE: https://zoom.al/shqiperia-permbytet-rama-shkon-ne-katar-per-mode/
Realiteti është se kryeministri ishte aty së bashku me bashkëshorten Linda dhe djalin e tyre për shkëlqimin e tapetit të kuq, për botën e modës, për blicet e aparateve dhe kamerave të revistave të njohura modës, ku pozoi njësoj si yjet e vërtetë të botës së showbiz-it veshur me markat më të njohura të botës.
Por ai nuk u tregoi asgjë shqiptarëve nga kjo mbrëmje, pasi nuk postoi asgjë në rrjetet e tij sociale ku është tepër aktiv.
Sepse e gjitha kjo ndodhi në një kohë kur në Shqipëri përmbytjet po dëmtonin shtëpi, të mbjella e rrugët e florinjta. U shemb vetëm 2 muaj pas inagurimit rruga 370 milionë euroshe Qukës – Qafë Plloçë, rruga e Bovillës, pati shembje në hyrje të tunelit të Skarficës, u përmbyt aeroporti 150 milionë eurosh i Vlorës.
Dhe ky kontrast, mes një Shqipërie të përmbytur sa nga reshjet aq edhe nga korrupsioni qeveritar dhe një kryeministri që pozon mes supermodeleve, por që shqiptarët i gënjen sikur po merret me punë shtetërore, është fotografia më e saktë e qeverisjes së sotme. /Zoom.al




Prej disa minutash, demokratët janë mbledhur poshtë Kryeministrisë për të protestuar.
Kjo është protesta e dytë që Partia Demokratika organizon brenda një jave, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku.

Njësoj si të hënën e parë, edhe kësaj here protesta është konceptuar në formën e një Parlamenti të hapur, ku është ngritur një foltore për të mbajtur fjalët qytetarët dhe deputetët së bashku me kreun e PD, Sali Berisha.
Këtë herë, demokratët janë përqendruar edhe te zhvillimet e fundit, ku Belinda Balluku u pezullua nga detyra me vendim të GJJKO dhe iu ndalua të dalë jashtë vendit.
Ky realitet është pasqyruar në disa pankarta pikante nga protestuesit: “Na gjeti Bela(ja)”, “Bela hap krahun”, “Nëse vjedh një bukë të fusin në qeli, nëse vjedh në popull, të japin ministri”, janë disa nga shprehjet e përdorura në pankarta.

Foltorja e protestës vjen si një simbolikë për seancat plenare dhe komisionet parlamentare, ku opozita pretendon se mazhoranca nuk e lejon të shprehet.

Protesta pritet të zgjasë deri në orën 20:00./ Zoom.al