zoom

Day ArchiveMilaim Zeka: Olta Gixhari më kërcënoi para produksionit të BBVK

Në një intervistë për “Prive”, Milaim Zeka ka shokuar me deklaratën e tij, duke thënë se Olta Gixhari e ka kërcënuar. Në rubrikën “Koment për Koment”, ish-opinionisti i “BBVK”, i cili ishte krah Oltës në edicionin e kaluar, në panelin e opinionistëve, u shpreh:

“Problemi im më i madh ishte me Olta Gixharin, se ishte femër. Ne jemi edukuar që njeriu ligësinë më të madhe në jetë e bën kur matet me fëmijë dhe me femra. Po të kishte qenë mashkull, do të ishte bërë skandali më i madh në historinë e “Big Brother”.

Më tej, Zeka vijoi:

“Ajo më ka kërcënuar në prezencën e produksionit, më ka thënë që ma ndalon Morinën, të cilën s’ma ka ndaluar as serbi dhe jo më Olta. Pas saj, është dashur të largohem nga “BBVK”, me lutjet e tyre. Kam qëndruar në “BBVK”, por s’kam komunikuar me Oltën”, duke shtuar se produksioni i “BBVK” bëri përzgjedhjen e vet, për të pasur Oltën edhe këtë vit si opinioniste.

Dy opinionistët e sezonit të kaluar, jo rrallë kanë pasur edhe kunja në prime. Në një intervistë për “RTV21”, Milaimi është shprehur se Olta e kishte cilësuar si “budalla”.

“Ajo nuk merrej me analizën e mysafirëve, por analizonte fjalët e mia. Madje një herë, live, kur unë po flisja, Olta ka thënë: Filloi ky budallai të flasë,”- u shpreh Milaimi./ Zoom.al

Shkëlqeu me Kombëtaren, dy klubet e njohura angleze kërkojnë Arbër Hoxhën

Janari po afron dhe merkatoja pritet të ndizet fort për Arbër Hoxhën.

Anësori i Kombëtares shqiptare është futur fuqishëm në fokusin e futbollit anglez, me Sheffield United dhe Hull City që janë vënë në garë të hapur për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit.

Sipas Sportsboom, të dy klubet po përgatiten të paraqesin oferta konkrete në merkaton e dimrit. Forma e shkëlqyer e Hoxhës, si me Dinamo Zagreb ashtu edhe me Shqipërinë, ka rritur ndjeshëm kërkesën për të në treg.

Sheffield United duket se ka një avantazh fillestar falë kapaciteteve më të mëdha financiare, faktor që mund të peshojë shumë në negociatat e fundit. Nga ana tjetër, Hull City mbështetet te një armë e fortë: trajneri Sergej Jakirović. Kroati e njeh mirë Hoxhën nga periudha te Dinamo Zagreb, ku anësori regjistroi 31 ndeshje, 4 gola dhe 3 asistime nën drejtimin e tij. Jakirović ka tentuar ta marrë edhe gjatë kohës te Kayserispor, dhe tani kërkon ta sjellë në EFL Championship duke shfrytëzuar raportin e tyre të mirë.

Megjithëse Dinamo Zagreb nuk e ka nxjerrë në shitje lojtarin—sidomos pas rinovimit të kontratës deri në 2029—paga e tij relativisht e ulët, rreth 500 mijë euro në vit, e bën një objektiv të realizueshëm për klubet angleze.

E ardhmja mbetet e hapur, por një gjë është e sigurt: Arbër Hoxha është një nga emrat më të nxehtë të merkatos së janarit.

Liderët europianë kundërshtojnë planin e Trump për Ukrainën

Europianët janë shprehur hapur kundër planit të administratës amerikane.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen i qëndron deklaratës së saj që të mos ndryshohen kufijtë me forcë apo të ketë kufizime të ushtrisë ukrainase.

“Ne kemi rënë dakord për të gjithë elementët kryesorë të nevojshëm për një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe sovranitetin e Ukrainës. Më lejoni të theksoj tre prej tyre: Së pari, kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë; së dyti, si një komb sovran, nuk mund të ketë kufizime mbi forcat e armatosura të Ukrainës që do ta bënin vendin të prekshëm nga sulmet e ardhshme dhe në këtë mënyrë do të minonin edhe sigurinë evropiane; së treti, duhet të reflektohet plotësisht roli i Bashkimit Europian në sigurimin e paqes për Ukrainën. Ukraina duhet të ketë lirinë dhe të drejtën sovrane për të zgjedhur fatin e saj. Ata kanë zgjedhur një fat evropian.”, tha von der Leyen.

Kancelari gjerman Friedrich Merz është skeptik që mund të gjendet një zgjidhje brenda afatit të përcaktuar nga Donald Trump, që është dita e Falenderimeve më 27 nëntor.

“Plani i presidentit Trump është të arrijë në një përfundim të enjten. Jemi ende shumë larg kësaj. Kjo nuk do të thotë se është krejtësisht e pamundur të arrihet. Por jam skeptik nëse një rezultat i tillë është i mundur duke pasur parasysh dallimet mes palëve. Do të duhet të presim dhe të shohim.”, tha Merz.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kërkon një rishikim të planit të paqes në Ukrainë në mënyrë që ukrainasit dhe europianët të ndihen të përfaqësuar.

Të njëjtin qëndrim mban edhe presidenti francez Emmanuel Macron, që plani nuk mund të jetë thjesht një propozim amerikan dhe çdo marrëveshje duhet të garantojë sigurinë për të gjithë europianët.

Edhe presidenti turk, Tayyip Erdogan, po angazhohet sa i përket luftës në Ukrainë. Ai ka njoftuar se do të telefonojë të hënën homologun rus Vladimir Putin për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen që do të sillte fundin e luftës. Zoom.al/

Makina juaj në shënjestër për vjedhje? Ja si ta kuptoni

Një pecetë e vendosur në dorezën e derës së makinës mund të jetë shenjë se automjeti juaj është vënë në shënjestër për vjedhje, ndaj duhet të njoftoni menjëherë autoritetet.

Bandat që vjedhin automjete gjejnë vazhdimisht mënyra të reja për të hyrë në to dhe, përpara se të kalojnë në veprimin e vjedhjes, anëtarët e tyre kryejnë një hetim të imtësishëm dhe organizojnë me kujdes mënyrën e veprimit.

Për të rritur shanset e suksesit, shpesh ata e “shënojnë” makinën që kanë vënë në shënjestër – një praktikë e ngjashme me atë që përdoret edhe në vjedhjet e banesave.

Sipas mediave spanjolle, një nga mënyrat më të përdorura për të shënuar një makinë është ajo e pecetës, që vendoset në një nga dorezat e dyerve të automjetit të synuar.
Kështu, ata u komunikojnë pjesëtarëve të tjerë të grupit se makina e zgjedhur është “fiksuar” dhe se duhet të nisë mbledhja e informacionit për rutinën e pronarit, vendet ku ai e parkojnë, e kështu me radhë.

Nëse peceta mbetet për një kohë të gjatë në dorezë, kuptohet gjithashtu se makina me shumë gjasa nuk përdoret shpesh nga pronari, gjë që e bën një objektiv më të lehtë.

Siç është e dukshme, praninë e një peceteje në dorezën e një makine nuk duhet ta konsiderojnë drejtuesit si një rastësi, por të dyshojnë menjëherë, pasi është shumë e mundshme që automjeti i tyre të ketë tërhequr vëmendjen e një bande.

Në një situatë të tillë, rekomandohet të kontaktohen menjëherë autoritetet policore, për të frenuar veprimtarinë e grupit kriminal. Zoom.al/

Nuk ndalen reshjet/ Parashikimi për ditën e hënë

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike trelativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Në orët e pasdites pritet përsëri riaktivizim i reshjeve të shiut në veriperëndim-perëndim me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët në orët pasdites dhe të mbrëmjes.


Era do të fryjë me drejtim nga juglindja me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/s


Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-5 ballë. Zoom.al/

Shqipëria përmbytet, Rama shkon në Katar për modë

Ndërsa Shqipëria mbytet, rrugët e shembura pas vetëm 2 muajsh inagurim zbulojnë korrupsionin që ka ngrënë çdo metër asfalt dhe qeveria po bie teksa SPAK po shkon drejt kupolës së pushtetit duke rrëzuar njëri pas tjetrit ministrat dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës, kryeministri i Shqipërisë ka zgjedhur të shijojë një mbrëmje gala mode, një prej më luksozeve në botë. 

Ai u fotografua në Fashion Trust Arabia, ne Doha të Katarit, në tapetin e kuq ku sfiluan VIP-at më të famshëm të botës së modës, mes fustaneve të haute-couture dhe një dekori futurist, siç tregojnë këto foto të siguruara nga Zoom.al.

I shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tyre, kryeministri e kaloi mbrëmjen larg baltës e përmbytjeve të Bunës, Drinit, Vjosës e Osumit. Ai i shijoi orët e mbrëmjes brenda një bote ku syri të kap vetëm yjet e modës me bukurinë luksin që i mbulon nga koka te këmbët, ku nuk ka SPAK e hetime për korrupsion dhe as familje që qahen nëpër ekranet e pakta që nuk kontrollohen nga qeveria, se kanë humbur gjithçka nga përmbytjet.

Kryeministri, në vend që të ishte në terren, në mes të njerëzve për t’u përballur me realitetin që ka krijuar vetë, zgjodhi strehën e ngrohtë e luksoze të Muzeumit Kombëtar të Katarit ku u mbajt edicioni i 7  i Fashion Trust Arabia.

Në vend që të fliste me familjet që kanë shtëpitë nën ujë, zgjodhi bisedat mondane me përfaqësues të industrisë ndërkombëtare të modës. Doha mblodhi që nga editorë me famë si Anna Wintour, Drejtore Globale Editoriale e “Vogue”, te dizajnerë si Daniel Roseberry, e deri te supermodelet Gisele Bündchen, Tyra Banks, Farida Khelfa, që u bashkuan me ikonat rajonale të stilit si Karen Wazen dhe Dana Hourani.

Dhe kjo nuk është ndonjë nga ato pamjet që një vend mund të krenohet për kryeministrin e tij. Është skandaloze të shohësh kryeministrin e vendit më të varfër të Europës që nuk gjendet në detyrë në ditë si këto, por në një prej eventeve më luksoze të planetit, për të parakaluar në një gala mode dhe për të pozuar për revistat e njohura të botës rozë.

E gjitha kjo ndodh ndërkohë që në Shqipëri qytetarët nxjerrin ujin me kova nga dhomat e gjumit, sepse qeveria s’ka as mjete për të përballuar as emergjencat më të vogla natyrore. Apo kur rrugët shemben duke rrezikuar jetën e njerëzve, si ajo Qukës – Qafë Plloçë, e inaguruar vetëm 2 muaj më parë.

LEXO EDHE: Shembet rruga Qukës – Qafë Plloçë, u inagurua në fillim të shtatorit

Dhe kjo histori nuk është e re. Shqipëria e ka parë më parë këtë skenë kur në tetor të vitit 2004 Fatos Nano u kap duke kërcyer në një buzuki në Greqi, teksa vendi ishte në zi kombëtare pasi 15 nxënës të shkollës së mesme të Malishevës humbën jetën në një aksident rrugor në Fushë Arrëz, rrugës duke u kthyer në Kosovë. 

Me një histori që përsëritet, Edi Rama u filmua sot duke parakaluar në një event mode ndërkombëtare, mes një luksi miliona eurosh, teksa Shqipëria përjeton ditë të vështira si nga përmbytjet e shirave ashtu edhe nga përmbytja e korrupsionit, me një qeveri që po bie, me një zëvendëskryeministre të pezulluar nga detyra e një kryetar Bashkie në burg nga hetimet e SPAK për korrupsion e pastrim parash. 

Shqipëria po kupton dita-ditës që ka një kryeministër që nuk ndodhet më në Shqipëri as fizikisht, as mendërisht, as moralisht. Ai jeton prej kohësh në një realitet tjetër, mes udhëtimeve të luksit të avionit “Ismaili” të “Air Albania -s” së Sinan Idrizit që po falimenton, ekspozitave në galeritë më të shtrenjta të botës dhe darkave mondane me verëra dhjetra mijëra euroshe. Sa për hallet e vendit, ato as e prekin as ia prishin rehatinë. /Zoom.al

Rrezik lufte në Venezuelë, linjat ajrore ndërkombëtare pezullojnë fluturimet drejt vendit

Trafiku ajror ndërkombëtar drejt Venezuelës regjistron një ndalim të ri. Gjashtë kompani kanë njoftuar anulimin e fluturimeve të tyre, pas paralajmërimit të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara për aviacionin civil, raporton CNN.

Washingtoni ka sinjalizuar një “rritje të aktivitetit ushtarak” të lidhur me dislokimin e forcave amerikane në Karaibe.

Njoftimi u bë nga sindikata e kompanive ajrore venezueliane. Kryetarja e asociacionit, Marisela de Loaiza, sqaroi se kanë pezulluar fluturimet kompanitë: spanjollja Iberia, portugalia Tap, kolumbianja Avianca, Caribbean e Trinidadit, brazilianja Gol dhe kilenja Latam.

Ndër këto figura është edhe Iberia, e cila më parë kishte njoftuar ndërprerjen e fluturimeve komerciale për vendin e Amerikës së Jugut.

Kompania spanjolle kishte deklaruar se do të vazhdonte të monitoronte situatën për të vendosur kur të rifillojë operacionet, në përputhje me veprimet e operatorëve të tjerë.

Vendimet e secilit operator pasojnë paralajmërimin e Federal Aviation Administration (FAA), sipas të cilit kushtet e hapësirës ajrore venezueliane paraqesin rreziqe të lidhura me “aktivitetet e intensifikuara ushtarake”. Zoom.al/

Balina Bodinaku: Dy muaj nuk më foli burri kur pranova të isha opinioniste e BBVA

Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania, Balina Bodinaku, ka bërë një rrëfim në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku ka zbuluar se pjesëmarrja e saj në formatin e suksesshëm televiziv solli një periudhë të tensionuar në jetën private.

Balina tregoi se bashkëshorti i saj, Andi, nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e saj për t’u bërë opinioniste në BBVA dhe se situata u përkeqësua deri në atë pikë sa për dy muaj rresht nuk i kishin folur njëri-tjetrit.

“Kur unë pranova të isha opinioniste e BBVA, Andi nuk ishte pro. Nja dy muaj nuk kemi folur. Nuk ishte betejë, ishte kokëfortësi, thjesht kokëfortësi,” rrëfeu Balina.

Ajo sqaroi se nuk ka pasur grindje të madhe mes tyre, por një ngërç të krijuar nga vendosmëria e të dyve për të qëndruar në qëndrimet e tyre. Situata, sipas saj, ishte më shumë një përplasje karakteresh sesa një konflikt i vërtetë. Balina shtoi se ajo periudhë për të ishte e mbushur me sfida, sidomos pasi u desh të përballej me BBVA menjëherë pas një periudhe të vështirë shëndetësore.

“Ajo periudhë për mua ka qenë: dil nga spitali dhe shko në BBVA. Ishte e vështirë, një eksperiencë shumë interesante. Pjesën më të madhe as nuk i kisha parë ndonjëherë. Ishte diçka që nuk i thoja dot jo,” u shpreh ajo.

Sipas Balinës, emocionet dhe ngarkesa e edicionit të parë të BBVA ndihej te të gjithë pjesëmarrësit e stafit.

Trump akuzon Zelenskyn: Mosmirënjohje për përpjekjet amerikane

Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë ndodhen në Gjenevë këtë të diel, për bisedime emergjente mbi draft planin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës.

Plani 28-pikësh që rrodhi në media javën e kaluar, po shihet gjerësisht si i favorshëm për Moskën, pasi përfshin propozime të cilat Kievi i ka përjashtuar më herët.

Por, ndërsa në Gjenevë vazhdojnë diskutimet, presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar publikisht Volodymyr Zelenskyn përmes një postimi në platformën Truth Social.

Trump, gjithashtu tha se trashëgoi nga Biden një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë dhe që është humbje për të gjithë.

 “Drejtimi i Ukrainës nuk ka shprehur asnjë lloj mirënjohjeje për përpjekjet tona, dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia.

Unë trashëgova një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është humbje për të gjithë, veçanërisht për milionat e njerëzve që kanë vdekur pa nevojë”,shkruan Trump.

Më herët, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se tashmë ekziston një mirëkuptim që plani i paqes i propozuar nga SHBA mund të marrë parasysh interesat kombëtare të Ukrainës.

Ai shtoi se puna po vazhdon për t’u siguruar që “të gjitha elementet të jenë vërtet efektive në arritjen e qëllimit kryesor, t’i jepet fund përfundimisht gjakderdhjes dhe luftës”.

Nga kufiri grek drejt Europës, ndalohen tre emigrantët në mes të borës

Tre emigrantë të paligjshëm nga Sudani janë gjetur në zonën malore të Dardhës këtë fundjavë, pasi kishin kaluar disa ditë në këmbë në temperaturat e ulëta të rajonit.

Sipas Policisë Kufitare, emigrantët po lëviznin përgjatë segmentit rrugor Korçë–Dardhë kur u konstatuan dhe u shoqëruan për në ambientet e policisë.

Hetimet paraprake tregojnë se ata kanë hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nga kufiri tokësor me Greqinë, me synimin për t’u larguar më tej drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Emigrantët janë transportuar në Qendrën Pritëse të Migrantëve në Kapshticë, ku i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore. Burime zyrtare bëjnë të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe nuk paraqet probleme.

Ndaj tyre do të vijojnë procedurat e intervistimit dhe hapat e tjerë ligjorë për trajtimin e mëtejshëm të situatës. Zoom.al/