Aplikacion
Kryebashkiaku i zgjedhur i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, zhvilloi këtë të premte një takim të paralajmëruar me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Fokus kryesor i bisedimeve ishte kriza e përballueshmërisë, veçanërisht çmimet e larta të strehimit, ushqimit dhe shpenzimeve bazë.
Mamdani deklaroi se kishte kërkuar këtë takim ngaqë dëshiron të punojë me çfarëdo pale që mund ta ndihmojë qytetin të bëhet më i përballueshëm për banorët e Nju Jorkut. Trump, nga ana e tij, u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë dhe përmendi idetë e Mamdanit mbi inflacionin dhe kostot që janë “më afër” mendimit të tij sesa ai priste.
Megjithëse Mamdani ka pasur kritika ndaj Trump në të kaluarën dhe Trump e ka etiketuar disa herë si “komunist”, takimi u zhvillua në një ton relativisht konstruktiv.
Trump-Mamdani lavdëruan e komplimentuan njëri tjetrin duke thënë se kanë shumë synime të përbashkëta pavarësisht disa qëndrimeve të kundërta. Zoom.al/
E fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e paraTë shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e kësaj të premteje në Fier.
Dyshohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, situatë që ka agravuar në përdorimin e armëve.
Nuk ka ende informacion për persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, nga ku po vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Zoom.al/
“Lubia palos palloshin”/ Berisha: Balluku i bëri presion RamësKreu i PD Sali Berisha ka publikuar një status në rrjetet sociale ku shkruan se zv.kryeministrja Belinda Balluku ka ushtruar presion ndaj Ramës për të dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër vendimit të GJKKO-së që ka pezulluar detyrën e saj.
Sipas Berishës, gjatë një takimi disaorësh të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Kryeministri, Rama fillimisht nuk ka pranuar të firmosë padinë.
Por Berisha thotë se situata ka ndryshuar pas një telefonate të mesnatës mes Ramës dhe Ballukut, në të cilën zv.kryeministrja e ka kërcënuar se do të bëheshin publike komunikime të ndjeshme, përfshirë mesazhe që lidhen me projektin e tunelit, nëse padia nuk depozitohej brenda ditës.
Berisha deklaron se pas presionit të ushtruar, Rama ka urdhëruar në orët e para të mëngjesit përgatitjen dhe dorëzimin me urgjencë të padisë në Gjykatën Kushtetuese.
Lubia ‘palos’ Palloshin e gjatë!
Nga kacafytja 7-orëshe mbrëmë në zyrën e Edi Ramës, del se Lubia e ‘palosi’ Palloshin e gjatë. Kapitullimin e Ramës, i cili për 7 orë nuk kishte pranuar të bëhej paditës i vendimit të ligjshëm të GJKKO, Lubia e arriti pas një telelefonate që pati në mesnatë me Ramën.
Ajo e njoftoi Ramën se SMS-t për tunelin e Palloshit të gjatë, dhe jo vetëm për atë që ai ka shkëmbyer me Lubinë, por dhe me vetë Ervis Berberin, i cili paska patur maninë që çdo mesazh t’ia ridërgojë jo vetëm zonjës së tij, por edhe në disa drejtime të tjera, do të bëhen publike në rast se ai nuk dërgon si kryeministër padinë brenda ditës së nesërme në Gjykatën Kushtetuese. Lubia, në tërbim të pakufishëm, e siguroi Ramën se pas saj, ai e kishte radhën.
Kështu që Rama, të cilit i dridhen leqet e këmbës nga kërcënimi i çmendur i Lubisë, urdhëroi në mëngjes herët, tashmë i ‘palosur’, Don Agaçion të përgatiste dhe dorëzonte me urgjencë në emër të Këshillit të Hajdutëve në Gjykatë Kushtetuese padinë… në emër të telefonatës që pati Lubia!
Cili-viu, viu-viu,
kush ia bën ia bën vetiu?
Keni parë, a s’keni parë,
shkon i vdekuri me të gjallë…
Zoom.al/
Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”/ Humb jetën 24-vjeçari, bllokohet qarkullimiNjë aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit” në fshatin Qafë Mollë, ku 3 autmomjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën 24-vjeçari Eugen Bardhoku.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një autoveturë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve është bllokuar edhe qarkullimi në këtë aks rrugor. Zoom.al/
Njoftimi:
Rreth orës 19:45, në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.
Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytetSituatë e rënduar nga reshjet e dendura të shiut në fshatin Sheqeras.
Mësohet se fshati ka rrezik për tu përmbytur pasi rrezikohet të çahet argjinatura e lumit dytësor që vjen nga fshatrat Orman dhe Pojan.
Prurjet e shumta të ujit kanë sjellë një problematikë të madhe për banorët e fshatit, ndërsa në terren ndodhet kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu, policia e shtetit dhe dhjetëra forca të emergjencave dhe zjarrfikëses.
Krahas këtij problemi, mësohet nga banorët se janë përmbytur edhe tokat bujqësore dhe brenda në fshat ka patur edhe banesa ku është futur uji në oborre. Zoom.al/
Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ-ja vendos 12 ditë fushatëKomisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të zgjasë 12 ditë, nga 17 dhjetori deri më 28 dhjetor, ditë kjo kur do të mbahet votimi dhe njëkohësisht do të ketë heshtje zgjedhore.
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, bëri me dije datat për aplikimin e vëzhguesve dhe certifikimin e subjekteve politike. Ai tha se periudha e aplikimit për vëzhgues fillon më 5 dhjetor dhe përfundon më 20 dhjetor.
“Partitë politike të regjistruara të deklarohen për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve në periudhën kohore prej 24 nëntorit, deri më datën 30 nëntor. Periudha e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike do të jetë nga data 24 nëntor deri më datën 30 nëntor, ky proces është ndryshe nga proceset tjera, është i ndarë në dy faza, bëhet fjalë për certifikimin e subjekteve politike dhe certifikimin e listave të kandidatëve të partive politike, ashtu siç e parasheh edhe ligji, pra janë dy afate të ndryshme.
Dhe çështja e listës së kandidatëve të subjekteve politike të certifikuara realizohet prej datës 24 nëntor deri më datën 7 dhjetor. Tërheqja e shortit bëhet më 8 dhjetor. KQZ merr vendimin për emërimin e anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore më 26 nëntor dhe periudha e shërbimit të votuesve për ndërrimin e qendrave të votimit fillon prej datës 26 nëntor deri më datën 6 dhjetor… Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës fillon më datën 26 nëntor dhe përfundon më datën 6 dhjetor.
Periudha e votimit përmes postës fillon më 12 dhjetor dhe përfundon më datën 27 dhjetor të këtij viti. Dhe fushata zgjedhore që është e rëndësishme për subjektet politike dhe për gjithë vëzhguesit e mediat fillon më datën 17 dhjetor dhe përfundon më 28 dhjetor, pra është 12 ditë fushatë për subjektet politike”, tha Elshani.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së janë certifikuar gjithashtu rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale, ndërsa kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi fituesit e kryetarëve të komunave.
Elshani reagoi për rezultatin në Mitrovicën e Jugut, megjithatë potencoi se do të votojnë pro miratimit të rezultateve. Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë kundër certifikimit të rezultateve për kuvendet komunale, ku Lista Serbe ka shumicë votash.
Radoniqi theksoi se jashtë listës së certifikimit mbetet komuna e Istogut, ku çështja është kthyer në rivendosje në PZAP. Zoom.al/
U tall me kolegët/ Komentuesit “kryqëzojnë” Arbana OsmaninArbana Osmani është vënë në qendër të kritikave pas puntatës së fundit të emisionit “Mirëmbrëma yje”, transmetuar një natë më patë.
Kjo për shkak të “përqeshjes” që moderatorja dhe të ftuarit e saj Arjan Konomi, Zhaklin Lekatari dhe Inida Gjata bënë ndaj disa personazheve të tjerë të ekranit.
Në një nga videot e shkëputura që është bërë virale, Arbana u tregon tre të ftuarve: Arian Konomit, Zhakut (Inida Gjatës) dhe Zhaklin Lekatarit një foto të Egla Cenos, personazh për të cilën (s’e dimë pse) të ftuarit duhet të jepnin një mendim.
“Homofobe,” tha Zhaklina, “kjo është idiote komplet,” tha Zhaku, teksa një e qeshur u dëgjua pas, dhe “nuk e njoh,” u shpreh Ariani.
Momentet e krijuara gjatë emisionit nxitën kritika dhe komente të shumëta nga komentuesit të cilët iu kthyen Osmanit duke e quajtuar aspak profesionale.
Të tjerë komentuan “fiksimin” e Arbana Osmanit me Top Chanel që përmendet në çdo emision të saj.
Kjo nuk është hera e parë që sezoni i dytë i “Mirëmbrëma Yje” bëhet pjesë e polemikave. Që me të ftuarit e parë, princ Lekën dhe Blerta Celibashin, kritikat për Feron si të ftuar në emision, kunjat mes Arbanës dhe Elsa Lilës, te nxitja e krahasimeve mes saj dhe Ledion Liços para Ben Blushit. Zoom.al/
Moti i keq/ Evakuohet 100-vjeçarja në DimalPolicia e Shtetit ka qenë në gatishmëri në shërbim të qytetarëve ditët e fundit, ku u ka shkuar në ndihmë banorëve që kanë pasur nevojë për evakuim për shkak të prurjeve të ujit që kanë ardhur si pasojë e reshjeve të dendura.
Forcat e policisë kanë evakuuar 5 shtetas në Bashkinë Dimal, mes tyre edhe një 100-vjeçare që kishte mbetur e bllokuar nga uji.
Po ashtu, forcat e policisë po kërkojnë një 75-vjeçare, e cila dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit në fshatin Progër në Devoll.
Njoftimi:
Policia e Shtetit vijon të jetë në gatishmëri të përforcuar për shkak të motit të keq. Shërbimet e Policive Vendore, Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat shkuan në ndihmë të banorëve, ku u kërkua ndihmë. Në zonat më problematike u angazhuan edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe të Delta Forcës.
Edhe gjatë ditës së sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Dimal, ndërhynë menjëherë në fshatrat Çiflik dhe Arrëz, duke evakuuar 5 shtetas, ndërmjet tyre një të moshuar 100-vjeçe nga fshati Çiflik.
Shërbimet e Policisë në Devoll iu shkuan në ndihmë banorëve të fshatit Progër, Bashkia Devoll, pasi si pasojë e reshjeve të dendura ka pasur përmbytje. Prej mëngjesit, shërbimet policore të Devollit vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një 75-vjeçareje nga fshati Progër, që është larguar nga banesa dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit.
Ndërkohë, në të gjitha akset rrugore, Policia Rrugore ka shtuar prezencën për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.
Gjithashtu, specialistët e Policisë në zona janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e fshatrave dhe administratorët e njësive administrative, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve në rast nevoje.
Në të gjitha Sallat Operative të Policisë është përforcuar shërbimi, duke iu përgjigjur në kohë reale çdo telefonate të ardhur nga banorët në zona të ndryshme.
Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë, duke bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me Emergjencat Civile, dhe për çdo nevojë e ndihmë nga forcat e policisë, qytetarët të kontaktojnë në numrin e telefonit pa pagesë 112. Zoom.al/
Zelensky në udhëkryq/ Mesazhi për popullin: Ose do të humbasim dinjitetin ose SHBA-tëPresidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka konfirmuar se ka marrë propozimin amerikan për paqe, i cili kërkon që vendi i tij të bëj lëshime të mëdha.
Përmes një deklarate, Zelensky ka thënë se synon të diskutojë me presidentin amerikan, Donald Trump më shumë hollësi për planin.
“Kemi rënë dakord për të punuar në pikat e planit që do të mundësonin përfundim të dinjitetshëm të luftës. Ne jemi gati që të punojmë në mënyrë konstruktive me palën amerikane dhe partnerët tanë në Evropë e botë, që rezultat të jetë paqja”, tha Zelensky.
Ndërkohë duke folur në rrugë para zyrës së tij, një vend që ai e përdor shumë rrallë për fjalime të mëdha, Zelensky tha se Ukraina po përballet me një zgjedhje shumë të vështirë.
“Ky është një nga çastet më të vështira të historisë sonë. Tani, trysnia mbi Ukrainën është ndër më të mëdhatë. Tani, Ukraina mund të përballet me një zgjedhje shumë të vështirë: ose ta humbë dinjitetin ose të rrezikojë ta humbë një partner të madh”, shtoi ai.
Ndërkohë presidenti i SHBA-ve Donald Trump u shpreh në një intervistë radiofonike se mendon që Dita e Falënderimeve, e cila është të enjten e ardhshme, është një afat i përshtatshëm për Ukrainën që të pranojë propozimin për t’i dhënë fund luftës. Ndërkohë Bashkimi Europian ka deklaruar hapur se nuk është informuar për planin me 28 pika të SHBA-ve por në çdo rast unioni është në mbështetje të Ukrainës dhe i takon asaj të marrë vendimet.
Nga ana tjetër, Kremlini ka paralajmëruar Kievin të pranojë tani propozimin në fjalë ose do të humbasë më shumë territor në të ardhmen. Sipas mediave, propozimi parashikon që Ukraina të heqë dorë nga disa territore si dhe nga armatimi i mëtejshëm, të zvogëlojë numrin e forcave të armatosura dhe të ulë shkallën e ndihmës ushtarake amerikane, e cila ka qenë jetike në luftën kundër forcave ruse.
Për më shumë, kërkohet që në tokën ukrainase të mos ketë trupa të huaja dhe që Kievi të mos pranojë armë me rreze të gjatë veprimi. Zelensky i ka refuzuar më herët kërkesat e Moskës duke thënë se diçka e tillë do ta dobësonte Ukrainën dhe do ta bënte të cënueshme ndaj ndonjë pushtimi tjetër të mundshëm. Zoom.al/
Ariu sulmon nxënësit e shkollës, 11 të plagosurNjë ari ka sulmuar një grup nxënësish dhe mësuesin e tyre, duke lënë 11 persona të plagosur, nga të cilët dy janë në gjendje kritike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kanada, sipas mediave të huaja.
Autoritetet lokale kanë shpallur gjendje paralajmëruese dhe kanë urdhëruar banorët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre, ndërsa ekipet e specializuara vazhdojnë kërkimet për ariun. Sulmi ndodhi në një shteg këmbësorësh, kur nxënësit po kalonin aty pasdite.
Dëshmitarët tregojnë se mësuesi tentoi të mbronte fëmijët, por gjatë përpjekjes disa nxënës u goditën aksidentalisht me sprej kundër arinjve.
Komuniteti lokal paralajmërohet të shmangë zonat pyjore dhe rrugët e qeta derisa ari të kapet. Autoritetet theksojnë se, megjithëse incidentet e tilla janë të rralla, Bella Coola ndodhet në një zonë ku ka shumë arinj, prandaj duhet të jenë të kujdesshëm./ Zoom.al