Aplikacion
Mbremjen e sotme, opinionisti dhe personazhi i njohur i medias, Arjan Konomi ka zbuluar për herë të parë arsyen e largimit të tij nga Top Channel, duke treguar se gjithçka nisi pas një komenti që ai kishte bërë në lidhje me opinionistët e Big Brother.
Sipas tij, drejtuesit e televizionit e kontaktuan menjëherë dhe i kërkuan të fshinte postimin, por ai nuk ka pranuar.
“Unë u largova nga Top Channel për një koment që bera në lidhje me opinionistët e Big Brother. Më morën drejtuesit e Top Channel dhe më thanë: hiqe komentin. Unë u thashë: e kam postuar dhe nuk e heq, dhe unë nuk e hoqa. Më dhanë një pezullim, më thanë: nëse nuk e heq do largohesh ti. Okay, u thashë, do largohem unë, por postimin nuk e heq… dhe postimin nuk e hoqa,” – rrëfeu ai ne emisionin e Arbana Osmanit, ‘Mirembrema Yje’.
Bëhet fjalë për një reagim rreth dy vite më parë, kur ai shprehu zhgënjimin e tij për nivelin e debateve në studio. Në atë kohë, Arjani shkruante se ndjente një “shije të hidhur” nga mënyra se si opinionistët po e trajtonin formatin.
“Teksa i dëgjoja, më dukus sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare në një spektakël. Mediokriteti vret më shumë se injoranca.”
Niveli i lumit Vjosa arrin 8 metra/ Evakuohen 10 familje në NovoselëNiveli i lumit Vjosa ka arritur në pikën kritike të 8 metrave.
Në Njësinë Administrative Novoselë janë evakuuar gjithsej 10 familje si pasojë e situatës së krijuar nga reshjet. Prej tyre, 7 familje janë nga fshati Novoselë dhe 3 nga fshati Fitore.
Autoritetet lokale thonë se kanë marrë masa për sistemimin e tyre të përkohshëm dhe vijojnë monitorimin e situatës.
Situata e rënduar nga reshjet paraqitet edhe në fshatin Kamenicë në Korçë ku përroi ka shkëputur skarpatën mbrojtëse dhe uji është drejtuar nga banesat. Zoom.al/
Balluku, 8 orë në kryeministri/ Projektohet mbledhje qeverie të premten, zv.kryeministrja u largua me makinë tjetërZv.kryeministrjja Belinda Balluku qëndroi për rreth 8 orë e 15 minuta në godinën e Kryeministrisë këtë të enjte, vetëm pak orë pasi Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin e saj nga detyra dhe ndalimin e udhëtimit jashtë vendit.
Balluku hyri në zyrë rreth orës 12:15 dhe u largua pas orës 20:30, ndërsa pak minuta më herët nga godina kishte dalë kryeministri Edi Ramma.
Ndryshe nga kreu i qeverisë, që përdori hyrjen kryesore, Balluku zgjodhi një dalje anësore. Edhe automjeti me të cilin u largua nuk ishte makina e saj zyrtare, por një tjetër mjet i vënë në dispozicion.
Në kryeministri ishte i pranishëm prej orës 15:00 edhe ish-ministri i drejtësisë, Ulsi Manja. Sipas burimeve, ai është thirrur për të dhënë mendim juridik lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të GJKKO-së.
Nuk përjashtohet mundësia që paraditen e së premtes rreth orës 9:00 të mbahet një mbledhje e qeverisë, përpara se Rama dhe kabineti i tij të marrin pjesë në në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Tiranë, me praninë edhe të Komisioneres për Zgjerimin e BE, Marta Kos.
“It Ends With Us”/ Autorja Hoover thotë se i vjen turp nga filmiColleen Hoover pati një përgjigje të prerë kur u pyet në një intervistë për betejën ligjore mes Justin Baldoni dhe Blake Lively.
Shkrimtarja e librit “It Ends With Us”, historia e të cilit u kthye në filmin ku luajnë dy aktorët, tha se është “plotësisht jashtë asaj që po ndodh” pasi rrallë gjendej në sheshxhirim, teksa shtoi se situata është “fatkeqe” dhe “zhgënjyese”.
“Duket si cirk”, tha ajo në intervistën për Elle.
Hoover theksoi se ngjarja “ka ndikuar vërtet shumë në karrierën e disa aktorëve”, duke vijuar: “Më duket e trishtë.”
Autorja ishte edhe producente ekzekutive në përshtatjen filmike. “Po përpiqem të qëndroj larg negativitetit. Kam historinë time mund të them… por nuk dua t’i jap vëmendje dhe nuk dua të ul dikë tjetër që të paraqes veten më mirë. Kështu që më mirë e injoroj dhe i lë njerëzit të mendojnë dhe thonë atë që do të thonë”, tha Hoover.
“Ndihem sikur në këtë pikë është kaq e madhe sa nuk ka asgjë që mund të them që mund të ndryshojë mendimin që kanë njerëzit, edhe pse asnjëri nuk e di të vërtetën. As unë.”
45-vjeçarja u shpreh se ndihet keq për të ëmën, e cila ka përjetuar dhunë nga bashkëshorti dhe frymëzoi historinë e librit të famshëm.
“Tani më shkakton stres traumatik thjesht duke e menduar. Ndihem keq sepse ndihem sikur ajo ka përjetuar më shumë gjëra me situatat e këtij filmi, më shumë dhimbje sesa ajo që kaloi me tim atë, thjesht duke parë shëmtinë e saj.”
Madje, ajo nuk e fshehu as sikletin lidhur me librin. “Më vjen thuajse turp që të them që e shkrova unë. Kur njerëzit më pyesin çfarë punoj, them thjesht jam shkrimtare. Mos më pyesni çfarë kam shkruar.”
Gjithsesi, ajo përmbylli se uron që gjithçka të ndryshojë me kohën. Zoom.al/
Shqiptarja bën histori në ShBA/ 1 milion dollarë dëmshpërblim për lidhjen me një person me ngjyrëNjë ish-police në Boston të SHBA-së, me origjinë shqiptare, fitoi 1 milion dollarë nga një gjykatë amerikane pas një padie kundër Departamentit të Policisë së Bostonit.
Enxhi Qirici, 32 vjeçe pretendonte se ishte shkarkuar padrejtësisht dhe ishte bërë objekt i ngacmimeve seksuale dhe diskriminimit në punë.
Qirici u largua nga policia në vitin 2019, pas dy incidenteve, ndërsa juria vendosi se largimi i saj nga puna nuk kishte lidhje me ngacmimet, por me paaftësinë në detyrë.
Sipas padisë, shqiptarja u sulmua dhe u tall edhe për lidhjen e saj me një person me ngjyrë. Ajo kishte depozituar më parë një ankesë për diskriminim dhe ngacmime seksuale, por departamenti i policisë mohoi çdo lidhje mes ankesës dhe shkarkimit.
Sipas Daily Mail, Qirici vendosi të ndjekë studimet për ligj dhe tani punon si avokate në Boston. Ajo ka përshkruar largimin nga policia si një humbje të madhe emocionale dhe të karrierës së ëndrrave.
Avokati i saj, Ilir Kavaja, e përshkroi çështjen si një betejë për drejtësi dhe barazi, ndërsa kolegu dhe ish-i dashuri Eliot Telisnor theksoi se Qirici humbi karrierën që kishte ndërtuar me shumë përpjekje. Zoom.al/
Trajneri i Kosovës: Sllovakia, ekip shumë i mirë. Mposhtën GjermaninëKosova mësoi kundërshtarët në shortin e “play off”-it të Botërorit.
Dardanët do të përballen me Sllovakinë në gjysmëfinale në transfertë dhe në rast se kualifikohen në finale, do të presin në Prishtinë, fituesin e duelit Turqi-Rumani.
Pas shortit, trajneri i Kosovës, vlerësoi Sllovakinë, duke thënë se janë ekip i mirë dhe nuk duhet menduar për fazën tjetër.
“Ndeshja e parë është si mysafir i Sllovakisë. Ata kanë një ekip shumë të mirë. Fituan ndaj Gjermanisë në shtëpi me rezultat 2-0.
Ne morëm fitore në Suedi dhe Slloveni edhe gjithashtu kundër Islandës në transfertë. Ekipi tani ka shumë vetëbesim dhe do të jetë ndeshje shumë e barabartë.
Nëse e fitojmë këtë ndeshje, pastaj kemi një ndeshje në shtëpi ku mund të vendosim gjithçka. Por, siç e thashë ndeshja më e rëndësishme është e para në Sllovaki dhe pastaj të shohim më tej”, deklaroi Foda.
Zoom.al/
Jorida Tabaku: Paqja Fiskale është Amnisti për klientët e qeverisë, përfituesit fshihenKuvendi miratoi në orët e para të mëngjesit buxhetin 2026 dhe paketën fiskale, me votat e mazhorancës, duke kaluar njëkohësisht edhe nismën e debatuar të quajtur “Paqja Fiskale”.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi ashpër duke e cilësuar këtë nismë si një “Amnisti Fiskale të plotë” për tre vitet e ardhshme.
Tabaku argumentoi se skema e re u mundëson bizneseve norma më të ulëta tatimore, si edhe përjashtim total nga çdo kontroll i strukturave shtetërore. “Bizneset nuk do të kenë mbi kokë shtetin për tre vitet e ardhshme. Tatime, dogana, inspektorë – të gjithë do t’i lënë të qetë. Ky është një falje e plotë fiskale,” deklaroi ajo.
Deputetja demokrate tha se i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Financave listën e përfituesve të kësaj skeme, por sipas saj, transparenca mungon plotësisht. Ajo ngriti një sërë pyetjesh të cilat, siç nënvizoi, qeveria po i shmang qëllimisht:
“Këto janë pyetjet kryesore për të kuptuar për kë bëhet kjo Amnisti Fiskale. A bëhet për shumicën e bizneseve, apo si gjithmonë, për pakicën e klientelës së qeverisë?” theksoi Tabaku.
Ajo paralajmëroi se qeveria po e zvarrit publikimin e të dhënave deri në miratimin përfundimtar të buxhetit, ndërsa opinioni publik – sipas saj – ende nuk ka asnjë informacion se kush janë përfituesit realë të kësaj skeme.
Në përmbyllje, Tabaku e quajti Paqen Fiskale “një operacion politik të paketuar si reformë ekonomike”, duke theksuar se opozita do të këmbëngulë deri në fund për transparencë të plotë mbi çdo përfitues. Zoom.al/
Në lagunën e Vainit vijon operacioni i ndërlikuar për mbylljen e argjinaturës që cedoi mbrëmjen e djeshme për shkak të prurjeve të larta.
Prej sinjalizimit të situates, strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Lezhë, ekipe teknike dhe forca ushtrie janë në terren me mjete të rënda dhe kamionë të ngarkuar me gurë e inerte, me synimin për të frenuar depërtimin e ujit drejt zonave të banuara.
Ndërhyrja po zhvillohet mes vështirësish të mëdha pasi rruga që të çon te argjinatura kalon brenda territorit të mbrojtur të kënetës. Kjo e bën lëvizjen e mjeteve të ngadalshme dhe të rrezikshme, duke vështirësuar ritmin e punimeve.
Pavarësisht kushteve të vështira, terreni nuk është lënë asnjë çast pa vëzhgim. Krahas ekipeve të bashkisë, ndihmë kanë ofruar edhe disa kompani private që kanë vënë në dispozicion flotën e tyre të mjeteve për të përshpejtuar mbylljen e çarjes, me qëllim shmangien e mëtejshne të përmbytjeve në fshatrat e Njesive Adminustrative Shënkollit dhe Zejmenit.
Burime nga Bashkia Lezhë konfirmojnë se puna do të vijojë pa ndërprerje edhe gjatë orëve të natës, deri në stabilizimin e situatës dhe mbylljen e plotë të argjinaturës së dëmtuar.
Masat ndaj Ballukut/ Reagon Berisha: E dëgjova disa ditë më parë…Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, nën akuzën për shkelje të barazisë në tenderat e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe në Tiranë.
Berisha e cilësoi këtë si një ngjarje të paralajmëruar, duke thënë se lajmin për pezullimin e Ballukut e kishte dëgjuar më parë, por nuk e besoi. Ai shtoi se vendimmarrësi i vërtetë ishte kryeministri Edi Rama, ndërsa Balluku ishte vetëm ekzekutuese e vendimeve që lidhnin me dy tenderët më të mëdhenj.
Sipas Berishës, Rama nuk kërkoi dorëheqjen e Ballukut dhe nuk e shkarkoi vetë, duke e trajtuar në mënyrë poshtëruese, sepse përgjegjësia për dy aferat kryesore, tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës, ishte e kryeministrit dhe jo e ministres.
Postimi i plotë:
Lubia iku siç ishte!
Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar!
Miq, disa ditë më parë dëgjova se nga prokuroria do kërkohej dhe do vendosej pezullimi nga detyra i Lubi Ballukut. Ky lajm m’u duk thashethem dhe nuk e besova. Madje nuk e besova edhe pasi Rama në fjalën e tij i thoshte Belindës “duaje fatin tënd”, mbasi territorët e drejtësisë janë të ndara me territorët e PS. Pas kësaj deklarate që Rama e bëri vetëm për Lubinë, nuk kisha më asnjë dyshim se ai tashmë donte të shpëtonte sa më shpejt prej saj, mbasi ai dhe Lubia ngjisnin si: “keni parë s’keni parë, shkon një i vdekur me të gjallë.”
Por ndonëse e di se Edi Rama në të gjithë qenien e tij çnjerëzore, nuk besoj se do zgjidhte formën më poshtëruese për të larë hesapet me njeriun që prej 25 viteve kishte ndarë çdo gëzim dhe hidhërim dhe që e kishte bashkëpunëtore luajale në çdo vjedhje. E vërteta është se dokumenta të pakundërshtueshme tregojnë se ishte ai që hante fiq dhe kumbulla pas shpinës së Lubisë.
Me të drejtë pyetja: pse Rama nuk i kërkoi Lubisë dorëheqjen, që do t’i jepte edhe ndonjë pikë? Pse ai nuk e shkarkoi siç i takonte, në rast se refuzonte dorëheqjen, por zgjodhi trajtimin e saj sikur të ishte magazinierja e Këshillit të Ministrave?
Përgjigjja është vetëm një: atij nuk ia mbante! Nuk ia mbante sepse në dy aferat e mëdha, tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës, iniciator e vendimmarrës i vërtetë është Rama dhe jo Lubia.
Por a shpëtoi Rama me këtë akt makbethian ndaj bashkëpunëtores së tij më të afërt? Jo dhe jo!/ Zoom.al
Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar zyrtarisht për masat e sigurisë të vendosura sot për Belinda Ballukun, Gentian Gjylin dhe Erald Elezin.
Masat erdhën pas hetimeve për dy tendera të rëndësishëm: ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe ndërtimin e Unazës së Jashtme në Tiranë.
Hetimet tregojnë se në këto procedura janë shkelur rregullat e barazisë për pjesëmarrësit dhe fituesit janë paracaktuar.
Sipas SPAK, të pandehurit kanë krijuar përparësi të padrejta për disa kompani të caktuara, duke paracaktuar fituesit.
Belinda Balluku, Zv.Kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe është pezulluar nga detyra dhe i ndalohet dalja jashtë shtetit.
Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, drejtues në Autoritetin Rrugor Shqiptar, janë vendosur në arrest shtëpie.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se, në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.136 të vitit 2025, janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi:
Ndërtimi i tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë të autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), me fond limit 18.967.810.952 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, me numër REF-02817-08-13-2021 dhe fond limit 2.096.958.794 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, deri në këtë fazë të hetimeve, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të të pandehurës Belinda Balluku. Në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.
E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “I….dhe A…..”.
Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale; Evis Berberi, Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, Specialistë të Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sa i takon procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me numër REF-02817-08-13-2021, me fond limit 2,096,958,794,70 lekë pa TVSH, ka rezultuar se e pandehura Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave.
E pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurin Evis Berberi, anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K., D.Xh, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi dhe shtetasit K.K, M.Sh., kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë,“E…” sh.p.k, “P…”sh.p.k, dhe “N…”sh.p.k.
Gjatë këtyre dy procedurave të prokurimit janë evidentuar veprime në kundërshtim me ligjin, nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, VKM nr.285, datë 19.05.2021,“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për, me vendimin nr.118, datë 19.11.2025, ka vendosur :
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe i dyshuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
Me datë 20.11.2025, janë ekzekutuar masa e sigurimit personal :
Masa e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku.
Masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Hetimet e deritanishme janë kryer përmes metodave speciale, grumbullimit të provave digjitale si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për këtë procedim penal./ Zoom.al