Aplikacion
Kosova e ka mbyllur me nder fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, duke barazuar 1-1 me Zvicrën në “Fadil Vokrri”, me “Dardanët” që tani do të shohin nga faza play off për të realizuar ëndrrën e madhe.
Ishte Zvicra ajo që dha sinjalin e parë në këtë ndeshje teksa pati një tentativë që u ndal nga portieri Muriç, ndërsa në minutën e 36’, ishte Kosova që krijoi një mundësi me Veldin Hoxhën, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Kobel.
Por ajo që ra në sy është se një pjesë e tifozëve të pranishëm në “Fadil Vokrri” fërshëllenin Granit Xhakën sa herë ai kishte topin në zotërim, më pas ishte Muriqi që bëri përpjekjen e tij por pa sukses. Megjithatë pjesa e parë përfundoi me barazimin 0-0.
Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, me helvetët që kaluan në avantazh në minutën e 47’ të takimit me anë të Vargas.
Gjithsesi, barazimi erdhi nga Muslija, i cili me një goditje nga distanca “shtangu” portierin Kobel, duke rikthyer baraspeshën me një supergol.
Kështu Kosova e mbyll në vendin e dytë Grupin B me 11 pikë, duke ndalur dhe ecurinë perfektë të Zvicrës që deri para sfidës së sotme i kishte të gjitha fitore. Zoom.al/
Kate Middleton mban fjalimin e saj të parë publik pas dy viteshKate Middleton ka mbajtur fjalimin e saj të parë publik në dy vjet, duke u kërkuar udhëheqësve të biznesit të japin përparësi “kohës dhe dashurisë” krahas fitimit dhe suksesit.
Princesha e Uellsit foli në eventin e Grupit të Punës për Biznesin e Fëmijërisë së Hershme, përpara udhëheqësve më të lartë të biznesit në Britani. Ishte fjalimi i saj i parë publik që nga nëntori i vitit 2023. Që atëherë, ajo ka postuar mesazhe të regjistruara në mediat sociale, duke përfshirë edhe rreth rikuperimit të saj gradual nga kimioterapia, por ky ishte fjalimi i saj i parë ballë për ballë.
“Përkushtimi im dhe puna e Qendrës për Fëmijërinë e Hershme është e rrënjosur në një të vërtetë themelore, dashuria që ndiejmë në vitet tona të para formëson në thelb atë që bëhemi dhe mënyrën se si lulëzojmë si të rritur”, tha Kate Middleton.
Ajo e përshkroi dashurinë si “lidhjen e parë dhe më thelbësore”, por edhe si “fijen e padukshme, të endur me kalimin e kohës, me kujdes dhe butësi, përmes marrëdhënieve të qëndrueshme dhe të dashura, për të krijuar mjedisin thelbësor rreth një fëmije”.
Kate u foli sipërmarrësve rreth nevojës që familjet të jenë në gjendje t’u ofrojnë një mjedis mbështetës fëmijëve të tyre dhe u bëri thirrje atyre të rishqyrtojnë vendet e tyre të punës dhe të krijojnë një model të ndryshëm për prioritetet e tyre, në të cilin kompanitë do të “vlerësonin kohën dhe dashurinë aq sa vlerësojnë produktivitetin dhe suksesin”.
Mesazhi qendror i Princeshës për udhëheqësit e biznesit të pranishëm ishte një sfidë e qartë, të rimendonin rolin e tyre në shoqëri. Kate Middleton theksoi se çdo mjedis, një shtëpi, një biznes, një vend pune, është një ekosistem që vetë njerëzit bëjnë përpjekjet e tyre për ta bërë të funksionojë siç duhet. “Në Qendrën për Fëmijërinë e Hershme, ne besojmë se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të krijuar kushtet që dashuria të lulëzojë. Në këtë mënyrë, ne investojmë në të ardhmen tonë”, tha ajo. Rivendosja e dinjitetit në “punën e qetë, shpesh të padukshme të kujdesit” është, sipas Princeshës, çelësi për ndërtimin e një shoqërie më të lumtur dhe më të shëndetshme. Zoom.al/
Këshilltarët e PS që e shkarkuan, kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të vij në mbledhjeNë mbledhjen e së premtes të Këshillit Bashkiak të Tiranës mund të jetë edhe Erion Veliaj prezent.
Këshilltarët socialiste në Tiranë i janë drejtuar me një shkresë strukturës së posaçme antikorrupsion, ku kërkon që kreu i Bashkisë së Tiranës të jetë i pranishëm.
Kërkesa, argumenton se pjesëmarrja e kryebashkiakut është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, në bazë të Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”.
Vlen të theksohet se kërkesën për të lejuar Veliajn të vijë në mbledhje e kanë bërë të njëjtë këshilltarë të PS që pak kohë me parë, inicuan dhe ngritën kartonët për shkarkimin e tij.
Në dokument theksohet: “Neni 58, pika 4 i jep Kryetarit të Bashkisë të drejtën të marrë pjesë dhe të raportojë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Neni 60 përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm midis Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështjet e interesit publik
Duke iu referuar këtyre detyrimeve ligjore, Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkon: lejimin e përkohshëm të pranisë fizike së Erion Veliajt në mbledhje, ose, nëse kjo nuk është e mundur, mundësimin e pjesëmarrjes përmes një forme të komunikimit në distancë, si online apo videokonferencë”.
Në shkresë nënvizohet se “pjesëmarrja e kryebashkiakut është e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit lokal”.
Këshilli Bashkiak deklaron “gatishmëri të plotë për bashkëpunim lidhur me çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike nga institucionet përkatëse, me qëllim zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor dhe transparent. Institucionet janë ftuar të japin me shkrim vendimmarrjen e tyre, duke marrë parasysh funksionet institucionale dhe të drejtën e kryetarit të Bashkisë për t’u paraqitur para Këshillit Bashkiak”. Zoom.al/
Shenjat e zodiakut që do ta gjejnë dashurinë deri në fund të muajitSipas parashikimit këto janë shenjat e zodiakut që do ta gjejnë dashurinë deri në fund të muajit.
Gaforre
Për Gaforret, fundi i muajit është veçanërisht i favorshëm për zhvillimet romantike. Jupiteri ndriçon këtë shenjë, duke rritur favorin dhe duke tërhequr përvoja të reja. Më 26 nëntor, ai formon një trin me Venusin në zonën e horoskopit që lidhet me dashurinë, duke sjellë pasion intensiv dhe perspektiva për njohje të reja. Mërkuri retrograd ndikon gjithashtu në sektorin e romancës, duke rritur shanset për t’u rilidhur me njerëz nga e kaluara. Një takim i rastësishëm ose online mund të ringjallë një histori të vjetër.
Akrepi
Për Akrepët, kjo periudhë është intensivisht dashurore. Venusi në shenjën e tyre rrit sharmin dhe e bën tërheqjen e njerëzve të rinj më të lehtë se kurrë. Kontaktet shoqërore këto ditë mund të sjellin njohje të mundshme, ndërsa fantazitë dhe dëshirat kanë një shans më të madh për t’u realizuar. Ata që udhëtojnë ose janë në mjedise të reja mund të takojnë njerëz që nuk janë në llojin e tyre të zakonshëm. Ia vlen t’i lini vend të papriturës.
Peshqit
Peshqit mund të mos jenë duke kërkuar asgjë të menjëhershme ose të përkushtuar, por fundi i muajit sjell perspektiva të forta për përvoja të reja romantike. Mundësitë janë të shumta dhe atmosfera për flirt forcohet, edhe nëse ndjenjat nuk janë plotësisht të qarta. Fundjava favorizon lidhje më kuptimplote, pavarësisht nëse zhvillohet një ekskursion apo jo. Mund të ketë një tërheqje me dikë që jeton diku tjetër ose ka një stil jetese të ndryshëm. Me pak durim, kjo dinamikë e re mund të zhvillohet me një ritëm të qëndrueshëm dhe të bukur.
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi me shumicë dërrmuese një projektligj që kërkon nga Departamenti i Drejtësisë të publikojë të gjitha dosjet që lidhen me hetimin e saj ndaj abuzuesit seksual të dënuar, Jeffrey Epstein.
Rezultati përfundimtar ishte 427 pro dhe 1 kundër, ndërsa pesë anëtarë nuk votuan.
Brohoritje u dëgjuan në sallë kur çekiçi goditi duke mbyllur votimin.
Kongresmeni Clay Higgins nga Luiziana, një aleat i fortë i Donald Trump, ishte i vetmi anëtar i Dhomës që votoi kundër masës.
Votimi pothuajse unanim ishte kulmi i një përpjekjeje disamujore të udhëhequr nga një grup dypartiak anëtarësh të Dhomës, e cila fillimisht u përball me kundërshtim të madh nga presidenti dhe nga drejtuesit e Dhomës. Por, teksa u bë e qartë se manovrat e Kryetarit për të penguar një votim për këtë nismë nuk do të kishin sukses, Trump ndryshoi qëndrim dhe e mbështeti përpjekjen.
Projektligji tani kalon në Senat. Nëse miratohet nga Dhoma e Epërme, ai do t’i dërgohet Trump-it për nënshkrim. Trump u tha gazetarëve të hënën se do ta nënshkruante ligjin nëse ai i arrin në tryezë — diçka që mbetet ende e pasigurt.
Demokratët, si edhe sponsorët dypartiakë të projektligjit, i kanë bërë thirrje Trump-it të mos presë veprimin e Kongresit dhe, në vend të kësaj, t’i urdhërojë Departamentit të Drejtësisë publikimin e dosjeve, gjë që ai ka fuqinë ta bëjë.
Çfarë përfshijnë dosjet Epstein?
1. Dokumente të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë
Këto përbëjnë pjesën më të madhe të dosjeve dhe përfshijnë:
2. Emrat e personave të lidhur me Epstein
Epstein shoqërohej me shumë figura të pasura dhe të fuqishme. Disa emra janë bërë publikë, por shumë të tjerë mbeten të fshehtë.
Dosjet mund të përmbajnë:
3. Detaje mbi rrjetin e trafikut seksual
Dokumentet mund të zbulojnë:
4. Dokumente gjyqësore dhe marrëveshje të mëparshme sekrete
Epstein në vitin 2008 arriti një marrëveshje të dyshimtë me prokurorët që i lehtësoi dënimin. Dosjet përfshijnë:
5. Informacione mbi vdekjen e Epstein
Epstein vdiq në qeli në 2019 në rrethana që shumë i konsiderojnë të dyshimta. Dosjet mund të përmbajnë:
6. Dokumente rreth Ghislaine Maxwell
Partnerja dhe bashkëpunëtorja kryesore e Epstein u dënua për trafik seksual. Dosjet përfshijnë informacion:
Pse janë kaq të rëndësishme?
Zoom.al/
Probleme në disa bashki/ Situata e motit në veri të venditReshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë kanë përfshirë sot veriun e vendit, duke krijuar situata të ndryshme në disa bashki të qarkut Shkodër.
Autoritetet vendore raportojnë se janë në terren dhe po monitorojnë nga afër zhvillimet, ndërsa në disa zona janë shfaqur probleme të përkohshme me qarkullimin dhe furnizimin me energji elektrike.
Bashkia Shkodër
Situata në territorin e bashkisë paraqitet e qetë dhe deri tani nuk raportohen probleme me energjinë elektrike. Reshjet vazhdojnë me intensitet mesatar, por pa shkaktuar dëmtime. Në fshatin Gimaj të njësisë administrative Shalë është zhbllokuar një segment rruge ku automjetet kishin mbetur të bllokuara, ndërsa punimet për pastrimin e plotë të aksit Ndërlysaj–Breg Lumi do të vijojnë edhe ditën e nesërme.
Bashkia Malësi e Madhe
Në Koplik situata ka qenë e rënduar për shkak të reshjeve, por aktualisht gjendja është normalizuar. Punonjësit e bashkisë ndodhen në terren duke pastruar dhe hapur pusetat për të shmangur përmbytjet.
Bashkia Vau Dejës
Reshjet vijojnë me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë. Në disa njësi administrative – Hajmel, Vig-Mnelë, Temal dhe Shllak – raportohet mungesë e energjisë elektrike.
Bashkia Pukë
Territori i bashkisë është përfshirë nga reshje intensive. Problemet me energjinë elektrike janë sporadike në gjithë zonën, ndërsa në fshatin Lumzi, të njësisë administrative Rrapë, energjia mungon që prej mesditës.
Bashkia Fushë-Arrëz
Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë shkaktuar rënie gurësh dhe dherash në disa segmente rurale. Në njësitë administrative Iballë dhe Qafë Mali ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra.
Autoritetet vendore njoftojnë se po vijojnë ndërhyrjet për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të rikthyer normalitetin në zonat e prekura. Zoom.al/
1 trilion dollarë investime/ Trump pret si “mbret” princin e Kurorës arabePrinci i Kurorës Saudite dhe sundimtari de facto i mbretërisë, Mohammed bin Salman, i premtoi sot Presidentit të SHBA-së Donald Trump një investim prej trilion dollarësh në SHBA.
“Ne besojmë në të ardhmen e Amerikës. Unë besoj, z. President, se sot dhe nesër do të jemi në gjendje të njoftojmë se do ta rrisim atë investim prej 600 miliardë dollarësh në gati 1 trilion dollarë”, tha ai në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, për kënaqësinë e presidentit të SHBA-së.
I gatshëm të njohë Izraelin nëse ekzistojnë kushtet e duhura, Princi i Kurorës Saudite dhe udhëheqësi de facto i mbretërisë, Mohammed bin Salman, tha gjithashtu gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë se dëshiron të punojë drejt njohjes së Izraelit “sa më shpejt të jetë e mundur” nëse ekzistojnë kushtet e duhura, duke iu referuar zgjidhjes me dy shtete për Lindjen e Mesme.
“Ne duam të marrim pjesë në Marrëveshjet e Abrahamit. Por gjithashtu duam të sigurohemi që rruga drejt një zgjidhjeje me dy shtete është e përcaktuar qartë”, tha udhëheqësi saudit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në krah të tij .
Ai shtoi se pati një “diskutim konstruktiv” mbi çështjen me Trump dhe se “ne do të punojmë për të krijuar kushtet e duhura sa më shpejt të jetë e mundur” për të arritur këtë qëllim.
Botërori/ Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-ZvicërSot Kosova mbyll rrugëtimin e saj në grupin kualifikues për Botërorin 2026, duke u përballur me Zvicrën në një ndeshje me shije hakmarrjeje.
Në takimin e parë mes këtyre skuadrave, zviceranët triumfuan me rezultatin e thellë 4-0.
Diferenca e madhe në ndeshjen e parë i jep Zvicrës avantazh të konsiderueshëm, duke bërë që një fitore me 6 gola nga Kosova të jetë e nevojshme për të ndryshuar situatën dhe për të siguruar kualifikimin direkt në fazën finale të turneut.
Të gjithë sytë do të jenë sot nga kjo përballje vendimtare, ndërsa “Dardanët” kërkojnë një mrekulli për të përmbysur shifrat dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën për Botërorin. Zoom.al/

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar situatë të vështirë në qarkun e Lezhës, ku rreth 4 familje në Zejmen janë evakuuar pasi banesat e tyre ndodhen nën nivelin e kanaleve kulluese.
Një situatë e ndërlikuar paraqitet në lagjen “Sake”, një zonë depresive ku disa banesa janë rrethuar nga uji.
Probleme ka edhe në Njësinë Administrative Kallmet, ku rezervuari ka arritur nivelin maksimal për shkak të prurjeve të shumta. Situata është shqetësuese edhe në Dragushë dhe Dajç, ku kanalet e ujërave të larta paraqesin rrezik nëse reshjet vazhdojnë me intensitet.
Në Kurbin, vetëm një familje është evakuuar në fshatin Gjorm, ndërsa në Mirditë situata paraqitet më e qetë, me probleme të kufizuara në disa rrugë rurale ku janë shënuar rrëshqitje dhe prani inertesh. Ndërhyrjet e kryera gjatë ditës kanë stabilizuar gjendjen.
Gjithashtu OSHEE raportoi ndërprerje të energjisë në disa zona gjatë paradites, por furnizimi është rikthyer në të gjitha vendet e prekura. Zoom.al/
“Thaçi nuk ishte komandant ushtarak i UÇK-së”/ Çfarë tha gjenerali Clark gjatë dëshmisë 2-ditore në HagëWesley Clark, gjeneral i pensionuar amerikan, për dy ditë me radhë dëshmoi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili së bashku me ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetin Rexhep Selimi po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Të katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mohojnë akuzat ndaj tyre. Në vazhdim po iu sjellim të përmbledhur dëshminë dyditore të Clarkut, i cili është dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e Thaçit.
Clark, gjeneral amerikan me katër yje, dëshmoi para Dhomave të Specializuara në Hagë se Thaçi nuk ishte komandant ushtarak i UÇK-së dhe sipas tij nuk ishte përgjegjës për këtë organizatë. Ndërsa i pyetur nëse ka qenë e mundur që UÇK-ja të ketë pasur zinxhir komandues funksional me hierarki të plotë e NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të mos e kenë ditur, Clark tha shkurtimisht: “Jo”.
“Më kujtohet që e kam parë Thaçin, sepse ishte zëdhënës. ishte i pastër, i veshur mirë, dukej më perëndimor se të tjetër. Nuk dukej se kishte qenë në mal duke luftuar për një-dy vjet rresht. Ishte e qartë se nuk ishte përgjegjës aty, nuk komandonte aty”, tha ai më 17 nëntor.
Në ditën e parë të dëshmisë, Clark tha po ashtu se nuk besonte që Thaçi komandonte personat që kryen akte të dhunës pas çlirimit të Kosovës. Clark u shpreh se nuk kishte dëgjuar për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe as nuk kishte informacione nëse Thaçi kishte luftuar ose jo.
Ndërkaq, në ditën e dytë të dëshmisë së tij, gjenerali amerikan u shpreh se UÇK-ja nuk kishte kryer spastrim etnik. Ai tha se i mbetet besnik deklaratave të mëparshme se dhunën në verën dhe vjeshtën e vitit 1999 në Kosovë e shihte si një konflikt shumë personal mes fqinjëve, për të cilën udhëheqësit e UÇK-së nuk kishin përgjegjësi.
I pyetur për një deklaratë në gazetën Shekulli në vitin 1999, ku kishte thënë se nuk kishte prova se UÇK-ja ka kryer spastrim etnik të serbëve, Clark tha: “Unë nuk kam prova e as dëshmi që UÇK-ja ishte prapa kësaj, por kam indikacione që dëshmojnë të kundërtën”.
Clark po i referohej pretendimeve të asaj kohe për dëbimin e rreth 170.000 serbëve. Nga avokatët mbrojtës dhe prokuroria, Clark u pyet për një sërë çështjesh dhe ngjarjesh, përfshirë edhe për takimet me udhëheqësin e atëhershëm, Sllobodan Millosheviç.
Në fund të dëshmisë së tij, ai i kërkoi trupit gjykues që ta lejonte të jepte një vlerësim të tij për rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai përsëriti bindjen që Thaçi nuk mban përgjegjësi për aktet e dhunës apo hakmarrjes që kanë ndodhur në Kosovë.
“E kam ndjekur këtë gjykim dhe i qëndroj bindjes së mëparshme që Hashim Thaçi nuk është përgjegjës për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë. Ai nuk mban përgjegjësi për aktet individuale të dhunës ose të hakmarrjes”, tha ai.
Sipas Clarkut, UÇK-ja nuk ishte terroriste pasi pjesëtarët e saj luftuan për lirinë e tyre. “Ata nuk janë terroristë, pavarësisht se kur shkova të takoja gjeneralët serbë ata më thanë që ata janë terroristë. Janë njerëz që luftonin kundër një regjimi të padrejtë, të jashtëligjshëm, që meritonte të largohej dhe të zëvendësohej”, tha ai.
Clark shërbeu si komandant Suprem i Forcave Aleate në Evropë për NATO-n nga viti 1997 deri më 2000. Ai udhëhoqi fushatën ajrore kundër caqeve serbe, që zgjati 11 javë.
Fushata u krye me qëllim që të ndalte dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë. Bombardimet u ndërprenë në qershor të vitit 1999, një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.
Ajo çoi në përfundimin e vrasjeve dhe përfundimisht, vite më vonë, në pavarësimin e Kosovës. Clark shihet si hero në Kosovë për rolin e tij në çlirimin e vendit dhe për këtë ai është nderuar në Prishtinë në vitin 2024 me një dekoratë. Në Kosovë madje ka edhe rrugë të emëruara në nderim të tij./ Zoom.al