zoom

Day ArchiveKualifikueset/ Kroacia bëhet ekipi i tretë europian që pret biletën për Botëror

Gjashtë sfida të tjera kualifikuese janë luajtur këtë të premte, me një tjetër ekip europian që konfirmoi zyrtarisht pjesëmarrjen në Botërorin 2026.

Kroacia mori fitoren që i duhej përballë Ishujve Faroe me rezultatin 3-1, duke shkuar në kotën e 19 pikëve dhe duke e mbyllur Grupin L në vendin e parë me një ndeshje të mbetur për t’u luajtur.

Holandës që i duhej fitorja përballë Polonisë, barazoi 1-1 në Varshavë përballë Lewandoëskit me shokë. Edhe pse “Tulipanët” janë tri pikë larg polakëve në renditje me një ndeshje të luajtur, ekipi i Koeman ka golavarazhin në favorin e vetë, me zyrtarizimin e Holandës në Botëror që do të bëhet pas tre ditësh.

Gjermania arriti të triumfonte përballë Luksemburgut në transfertë me rezultatin 0-2, me të dyja golat që u shënuan nga Woltemade. “Panzerat” udhëheqin Grupin A me 12 pikë, po aq sa Sllovakia që mundi në fund 1-0 Irlandën e Veriut. Sfida e fundit do të jetë mes dy kryesuesve Lajpcig dhe gjermanëve i duhet vetëm një pikë për të shkuar në Botëror, kjo falë golavarazhit.

Në sfidat e tjera, Finlanda u mposht 0-1 nga Malta, ndërsa Mali i Zi mundi me përmbysje 1-2 Gjibraltarin.

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

Paola Janaqi, motra e 36-vjeçarit shqiptar Andon Janaqi që u gjet i vdekur në banesën e tij në Francë bashkë me gruan e tij, Anjeza Zeneli, ka bërë thirrje që trupi i vëllait të saj të sillet në Shqipëri.

Ajo zbuloi detaje nga ngjarja tragjike, duke thënë se më vëllanë kishte folur një ditë para ngjarjes, dhe se i kishte thënë që kishte dalë xhiro pasi ishte i stresuar. Ajo tha se e kishte telefonuar më vonë, por nuk i ishte përgjigjur thirrjeve.

“Unë dua që vëllanë ta sjellin këtu, se nuk kemi kushte, se mamaja nuk ka me një rrogë lan borxhet, s’ka ç’bën vetë. Dua vetëm vëllanë ta sjellin këtu, nuk duam gjë tjetër.

Me vëllain folëm dje, më tha që mirë jam po dal një xhiro se jam shumë i stresuar. Kishte si ankth, trembje, kaq më tha. Flasim më vonë më tha dhe nuk më telefonoi. I telefonova 2-3 herë nuk ma hapi më. Sot e morra vesh, më erdhën më thanë vdiq vëllai të bëheni të fortë, kaq më thanë mua. Nuk dinim që kishte konflikte, sa herë që flisnim thoshte mirë jemi, ti mos ki merak, kaq folëm dhe nuk më mori më në telefon. Kanë dy fëmijë. Thonë që fëmijët do t’i marri shteti, ne duam që fëmijët ti marrim këtu, i duam një ne dhe një nga gjyshja tjetër. I kemi plagë në zemër fëmijët. Fëmijët janë 9 vjeç dhe 3 vjeç. Nuk kemi folur dhe nuk duam të flasim me familjarët e nuses”, u shpreh ajo për TCH.

Atentati në Rinas, Lala: Po hetohet për përfshirje të zyrtarëve

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja mbi atentatin pranë Rinasit, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani. Sipas saj, OSHEE kishte njoftuar banorët që nga ora 24:00 për një remont në zonë, e cila qëndroi në black out total.

Lala tha se në këtë zonë kishte shumë pak kamera sigurie që mund të ndihmonin hetimin, përveç një kamere të një biznesi të sekuestruar, disa kamerave të tjera të bizneseve dhe atyre të Rinasit.

Ajo shtoi se tashmë ka nisur një hetim për përfshirjen e zyrtarëve shtetërorë në këtë ngjarje.

“OSHEE ka njoftuar banorët që në datën 24:00 se do të kishte remont në të gjithë zonën, zonë që ishte në black out total dhe aty ka shumë pak kamera sigurie që mund të ndihmonin hetimin.

Ishte vetëm kamera e një biznesi e sekuestruar, disa biznese të tjera dhe kamerat e Rinasit. Ka nisur një hetim për përfshirjen e zyrtarëve shtetëror në këtë histori,” tha Klodiana Lala.

Refuzimi i Berishës për të shkuar në SPAK/ Flet avokati

Genc Gjokutaj, avokati i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me çështjen e 21 janarit, duke hedhur poshtë pretendimet se Berisha ka refuzuar të paraqitet.

Në reagimin e tij, avokati thekson se Berisha nuk ka marrë asnjë fletëthirrje dhe se çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë.

Ai akuzon Prokurorin Alfred Shehu, kreun e SPAK-ut, se është “i kapur kokë e këmbë politikisht” dhe e përdor pushtetin për të krijuar gënjeshtra institucionale, ndërsa çdo gjë për të cilën flet SPAK sipas tij duhet të mbështetet në fakte reale.

Si paraqitet situata sipas SPAK:

Ndërkohë SPAK pretendon se Berisha është thirrur dy herë për t’u paraqitur për çështjen e 21 janarit, por njoftimet janë refuzuar.

Fletëthirrja e parë është dërguar më 3 nëntor në adresën e banesës së Berishës, me kërkesën për t’u paraqitur më 7 nëntor. Dokumenti është kthyer mbrapsht me shënimin: “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf”.

Fletëthirrja e dytë, më 7 nëntor, është dërguar në tre adresa: banesë, PD dhe Kuvend, me datë paraqitjeje 14 nëntor.

Më 9 nëntor është refuzuar sërish marrja e zarfit në banesë.

Më 12 nëntor, Kuvendi ka njoftuar se stafi politik i grupit parlamentar të PD-së ka refuzuar dorëzimin e dokumentit.

Më 10 nëntor, SPAK thotë se fletëthirrja është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit të Berishës: [email protected]

Sali Berisha i ka hedhur poshtë këto deklarata, duke i cilësuar “gënjeshtër absolute” dhe duke këmbëngulur se në adresën e tij nuk ka mbërritur asnjë fletëthirrje.

Hetimet për ngjarjen e 21 janarit vijojnë ndërsa palët akuzojnë njëra-tjetrën për mungesë transparence dhe tentativa për të manipuluar opinionin publik.

Reagimi i Gjokutajt:

Një sqarim për opinionin e interesuar!

Tragji – komedia e SPAK për gjoja njoftimin e z. Sali Berisha për tu pyetur së pari në datën 03.11.2025 dhe pastaj sot më datën 14.11.2025 si çdo gënjeshtër i ka këmbët e shkurtëra!

Zoti Prokuror SPAK-ist Alfred Shehu!

Ju e dini mjaft mirë që z. Sali Berisha paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në funksion të ekzekutimit të vendimit gjyqësor për caktimin e masës se sigurimit “detyrim për paraqitje”!

Për hir të së vërtetës dhe për ironi të fatit tënd/ tuaj z. Sali Berisha pikërisht për këtë arsye ështe paraqitur ditën e hënë date 03.11.2025 ora 10.00 tek OPGj e SPAK pikerisht në datën dhe orën që ju pretendoni që e keni thirrur për ta pyetur!

Pyetje: përse nuk e ftuat për tu pyetur atë ditë pasi ai ishte ne ambientet e SPAK?

Po për daten tjeter atë të 14.11.2025 përse nuk ja komunikuat meqë nuk ju dha ta realizonit pyetjen atë ditë?

Që je i kapur/të kapur kokë e këmbë politikisht e dinim por që Prokurori i Shtetit të gënjejë për Pushtetin është kriminale, amorale dhe sjellje e padenjë institucionale që duhet përbuzur e denoncuar me force çdo ditë!

Nderkohë z. Sali Berisha ndodhet në Tiranë, i gatshëm për tu paraqitur sipas ligjit dhe ne adresat ku kini tokitur sa here ju është dashur!

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

Gazetari Andi Bushati ka kritikuar situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, duke thënë se vendi nuk funksionon më si një demokraci reale.

I ftuar në Ora 19 në SYRI TV, Bushati komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me Luftar Hysën, i cili së fundmi u sanksionua nga SHBA, duke theksuar se SPAK nuk po heton Ramën për çështje të qarta dhe publike.

Sipas Bushatit, takimi me një person të akuzuar për pastrim parash nuk është prova më e rëndë, ndërsa problemi kryesor është se publiku vazhdon të mendojë se jeton në një vend demokratik.

Ai u shpreh se problemi kryesor lidhet me fakti se publiku ende mendon se jeton në një sistem funksional demokratik.

‘Ne akoma sillemi si qenie atavike të një sistemi demokratik. Pra, ne jetojmë akoma me refleksin që, po jetojmë në demokraci dhe në një vend demokratik, kur ndodh një skandal, dikush duhet të mbajë përgjegjësi, të bëjë transparencë dhe të japë llogari.’

Sipas Bushatit, realiteti politik dhe institucional në vend është larg standardeve demokratike.

‘Problemi është që ne duhet të ngulisim mirë në mendje që ne nuk jetojmë më në një vend demokratik. Dhe duke mos jetuar në një vend demokratik, askush nuk jep llogari. Për çdo skandal që ndodh, normalizohet dhe edhe ajo që duhet të bënte bilancet, drejtësia, as nuk ka kërce, as nuk ka fuqi të ndërhyjë.’

Në përfundim, ai theksoi se pyetjet për përgjegjësinë politike dhe institucionale mund të bëhen, por sipas tij, ato mbeten pa përgjigje reale.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me temperaturat

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat maksimale prite të rrijnë deri ën 19 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 3 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë. Zoom.al/

La Presse: Luftar Hysa ngriti kazino në rezervatin indian, edhe pse nuk është indigjen

Nga Vincent Larouche, LA PRESSE

Qeveria amerikane njoftoi të enjten sanksione kundër promovuesit të një kazinoje që operonte deri vitin e kaluar në rezervatin indigjen të Kahnawake, në jug të Montrealit, pasi ai përdorte institucionet e lojërave të fatit për të pastruar paratë e pista të karteleve meksikane të drogës.

Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara njoftoi sanksionet në bashkëpunim me qeverinë meksikane.

Tani, grupi i biznesmenit Luftar Hysa, i cili zotëron një rezidencë luksoze në Mont-Royal, cilësohet në Shtetet e Bashkuara si një “organizatë e rëndësishme kriminale transnacionale”.

Kjo do të thotë se është e ndaluar të kryhen transaksione me të, përndryshe pasohen me penalitete. Çdo transaksion që e përfshin atë, dhe që kalon përmes Shteteve të Bashkuara, do të bllokohet menjëherë.

Sipas qeverisë amerikane, Luftar Hysa, anëtarët e familjes së tij dhe bashkëpunëtorët e tyre, përdornin përfshirjen e tyre në disa kazino dhe restorante në Meksikë për të pastruar paratë e trafikut të drogës. Autoritetet amerikane besojnë se grupi “operon me pëlqimin e kartelit të Sinaloa-s, i cili ruan kontrollin mbi një pjesë të madhe të territorit ku grupi zhvillon aktivitetet e tij”.

“Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar pastrimin e parave në industrinë meksikane të lojërave të fatit. Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: ‘Do të mbani përgjegjësi’”, deklaroi John K. Hurley, një zyrtar i Departamentit të Thesarit amerikan.

Qeveria nuk ka sqaruar mbi çfarë informacioni ka bazuar përfundimet e saj. Në këtë fazë nuk është ngritur asnjë akuzë penale në këtë çështje.

I dyshuar nga GRC

Në tetor 2023, La Presse kishte zbuluar se Royal Canadian Mounted Police (GRC) po hetonte praninë e Luftar Hysës, një biznesmen shqiptar i vendosur në Montreal, në kazinonë ‘Magic Palace’ të Kahnawake.

“Gjithçka tregon se Luftar Ali Hysa është infiltruar në rezervatin indian të Kahnawake për të lehtësuar aktivitetet e pastrimit të parave në emër të kartelit meksikan të Sinaloa-s, si edhe për llogarinë e tij personale”, deklaronte në atë kohë një hetuese e policisë në një dëshmi të betuar të depozituar në gjykatën e Montrealit.

Disa muaj pas publikimit të këtij artikulli, në mars 2024, gjashtë policë të ‘Peacekeepers’ të Kahnawake u paraqitën në kazinonë e rrugës 132 për ta mbyllur menjëherë, me kërkesë të Këshillit Mohawk.

Z. Hysa, nga ana e tij, i ka kundërshtuar gjithmonë pretendimet e policisë dhe ka mohuar çdo lidhje me kartelet. Ndërsa dikur e ndante kohën mes Montrealit dhe Meksikës, ai ka qëndruar në tokën meksikane prej një viti e gjysmë, thotë avokati i tij, Pierre L’Écuyer. “Ai është më mirë atje”, deklaroi juristi.

Projekti për të rihapur ‘Magic Palace’ është ende në diskutim, por nuk bëhet më fjalë që z. Hysa të përfshihet, thotë L’Écuyer. “Do të jenë vetëm investitorët indigjenë”, shpjegon ai.

Një institucion kontrovers

Procedurat gjyqësore kanë zbuluar se Luftar Hysa, i cili nuk ka asnjë prejardhje indigjene, do të përfitonte 58% të të ardhurave neto të kazinosë përgjithmonë, në këmbim të një investimi fillestar prej 10 milionësh në institucion.

Një nga krerët e këshillit të fisit deklaroi, në kuadër të këtyre procedurave gjyqësore, se kishte mësuar se persona të tjerë përfitonin pagesa nga fitimet e gjeneruara nga makinat e fatit. “Mësova se një individ me emrin Carlos bënte telefonata dhe diktonte se ku duhej të shkonte paraja. Mësuam se çanta sportive me para hynin dhe dilnin”, shpjegoi ai në një deklaratë nën betim.

Hapja e ‘Magic Palace’ ka qenë e debatueshme në Kahnawake. Popullsia e rezervatit është shprehur tre herë kundër hapjes së kazinove nëpërmjet referendumeve ndër vite. Megjithatë, institucioni arriti të ngrihej falë një projekti pilot për lotaritë video, i cili duhet të rivlerësohet nga këshilli i fisit.

“Mos guxo të…”/ SPAK publikon mesazhet që çuan nën hetim kryebashkiaken e Roskovecit

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e cila akuzohet për “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike”. Lajmi u konfirmua nga vetë SPAK, i cili njoftoi se hetimet janë përfunduar dhe çështja është dërguar për gjykim më 14 nëntor 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, procedimi penal nr. 98 i vitit 2023 ngarkon Bufin, në cilësinë e kryebashkiakes së Roskovecit, me veprën penale “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 i Kodit Penal.

Nga analiza e provave të administruara, SPAK thotë se Bufi i ka kërkuar shtetasit G.B. të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit 2023 dhe të mos përfshihet në aktivitetet zgjedhore të forcave të tjera politike. Rasti u bë publik më 6 maj 2023, kur në media u publikua një audiopërgjim me titullin: “Mos guxo të votosh – Publikohet audio përgjimi tjetër skandaloz i kryebashkiakes së Roskovecit”.

Sipas transkriptit të publikuar, Bufi shfaqej e irrituar ndaj G.B., përfitues i programit social “Përmirësimi i kushteve të banimit për familjet e varfra”, miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak në mars 2022. Hetimet konstatuan se objekti ku G.B. kërkonte mbështetjen financiare nuk ishte një banesë ekzistuese, por një ndërtim i sapofilluar me mangësi dokumentare. Megjithatë, rezulton se kryebashkiakja kishte dijeni për përfshirjen e tij në program.

Para takimit me Bufin, punonjës të IMT-së Roskovec kishin shkuar në banesën e G.B., duke i kërkuar llogari për punimet dhe ndalimin e vazhdimit të tyre. Më pas, gjatë takimit në Bashki, sipas SPAK, Bufi ka ushtruar presion duke i përmendur tejkalime në punime dhe ndërtim pa leje, dhe duke i rikujtuar mesazhet ku ai shprehte mbështetje për kandidatin e opozitës.

SPAK thotë se e pandehura i kërkoi G.B.-së që “deri në përfundim të zgjedhjeve të mos fliste, të rrinte në shtëpi dhe të mos votonte më 14 maj 2023”, duke përdorur si presion masa administrative. Pavarësisht kësaj, shtetasi G.B. ka ushtruar të drejtën e votës sipas vullnetit të tij./ Zoom.al

Viti 2026 vjen me shumë fat për dy shenja horoskopi

Sipas parashikimeve astrologjike, viti 2026 pritet të jetë një nga vitet më të favorshme për dy shenja të zodiakut, demin dhe luanin. Pas një periudhe sfiduese, ku shumë kanë ndier sikur universi i ka vënë në provë, më në fund pritet një kthesë e madhe pozitive në jetën e tyre.

Demi – Stabiliteti më në fund po vjen

Për të lindurit në shenjën e demit, 2026 pritet të sjellë një periudhë të artë. Puna e palodhur dhe durimi që kanë treguar vitet e fundit do të fillojnë të shpërblehen në mënyrë konkrete.

Financat parashikohen të hyjnë në një fazë stabilizimi të fortë, madje me rritje të ndjeshme. Nuk përjashtohen as avancimet profesionale, ofertat e reja të punës dhe mundësitë për investime të suksesshme.

Në planin sentimental, demi beqar mund të njihet me një person që ofron siguri dhe perspektivë afatgjatë, ndërsa ata që janë në një lidhje do të shijojnë një periudhë harmonie dhe thellimi të marrëdhënies. Po ashtu, 2026-a shihet si vit i shërimit të brendshëm dhe kapërcimit të peshave emocionale të së kaluarës.

Luani – Fillimi i një “epoke të artë”

Edhe për luanët, viti që po vjen duket se do të jetë vendimtar. Parashikimet flasin për një periudhë triumfi profesional, ku idetë dhe përpjekjet e tyre do të marrin vëmendjen dhe vlerësimin e munguar. Aty ku janë munduar në heshtje, pritet të marrin duartrokitje.

Në aspektin financiar, shenja e luanit mund të përfitojë nga bashkëpunime fitimprurëse, bonuse ose të ardhura të papritura. Ndërkohë, në dashuri, luanët beqarë mund të përjetojnë një njohje të fuqishme emocionale, ndërsa çiftet do të rifitojnë pasionin dhe harmoninë.

Viti 2026 shihet si një prej viteve më mbështetëse për Luanin, një periudhë ku dëshirat më të guximshme kanë mundësi reale të bëhen realitet.

SPAK çon për gjykim kryebashkiaken e Roskovecit, akuzohet për ndikim në zgjedhje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Majlinda Bufi, kryetaren e Bashkisë Roskovec, për akuzën e “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Hetimet tregojnë se gjatë detyrës së saj, Bufi ka kërkuar nga shtetasi G.B. që të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos angazhohej në aktivitetet e partive të tjera politike.

Sipas SPAK, ky presion është ushtruar duke përmendur përfitimet që G.B. kishte nga programi social i bashkisë për përmirësimin e kushteve të banimit për familjet në nevojë.

Gjatë një takimi në ambientet e Bashkisë, kryetarja Bufi i kërkoi shtetasit G.B. që të mos shprehej për zgjedhjet dhe të mos merrte pjesë në votim, nën kërcënimin e masave administrative. Megjithatë, G.B. ushtronte të drejtën e tij për të votuar dhe mori pjesë në zgjedhje sipas vullnetit të tij./ Zoom.al