Aplikacion
BBC i ka kërkuar falje Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pasi një episod i programit Panorama rezultoi të kishte montuar pjesë nga një fjalim i tij duke ndryshuar kontekstin e deklaratave.
Megjithatë, korporata ka hedhur poshtë kërkesën e Trump për kompensim financiar.
Sipas BBC-së, programi nuk do të transmetohet më, ndërsa avokatët e presidentit kanë paralajmëruar padi deri në 1 miliard dollarë nëse nuk bëhet tërheqja zyrtare, nuk kërkohet falje dhe nuk ofrohet dëmshpërblim.
Kërkesa për falje është intensifikuar pasi Daily Telegraph zbuloi edhe një klip të dytë të montuar në mënyrë të ngjashme, i cili ishte transmetuar në Newsnight në vitin 2022.
Një zëdhënës i BBC-së deklaroi se avokatët e korporatës i kanë kthyer përgjigje ekipit ligjor të Trump, ndërsa kryetari i BBC-së, Samir Shah, ka dërguar gjithashtu një letër personale Shtëpisë së Bardhë, ku i kërkon falje presidentit për mënyrën se si ishte redaktuar fjalimi i tij i 6 janarit 2021.
BBC ka konfirmuar se dokumentari “Një shans i dytë?”, që trajton figurën e Trump, nuk do të ritransmetohet në asnjë prej platformave të korporatës.
Megjithatë, institucioni britanik thekson se, pavarësisht gabimeve të montazhit, nuk sheh asnjë bazë ligjore për një padi për shpifje. Zoom.al/
Historike, Shqipëria kualifikohet në Play Off e Kupës së BotësShqipëria, për herë të parë në historinë e saj, ka arritur të kualifikohet në fazën Play Off të Kupës së Botës, pasi mposhti 1-0 Andorrën në transfertë, duke marrë tre pikë të arta.
Ajo që dukej thuajse e pamundur, tashmë është bërë realitet. Shqipëria ndodhet në vendin e dytë në Grupin K, kur i ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur, përballë Anglisë të dielën, por pavarësisht rezultatit, kuqezinjtë tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në ndeshjet e Play Off, pasi Serbia është 4 pikë larg pas humbjes së sotme (Angli-Serbi 2-0)
Kuqezinjtë e Silvinjos kanë arritur të fitojnë një ndeshje të vështirë në fushën e Andorrës.
Në pjesën e parë, Kombëtarja e kishte zotërimin e topit por ishte steril pasi kuqezinjtë e patën thuajse të pamundur të godisnin portën kundërshtare.
Në pjesën e dytë, festa erdhi vetëm në minutën e 67’, kur dy të sapofuturit, Bajrami dhe uzuni, krijuan një superaksion, që në fund u finalizua në mënyrën e duhur nga Kristjan Asllani.
Në pjesën e mbetur të lojës, të besuarit e Sylvinhos e menaxhuan në mënyrën më të mirë takimin, duke marrë tre pikët që mjaftonin për të shkruar historinë.
Kështu Shqipëria ka siguruar matematikisht për herë të parë në histori vendin e dytë që të dërgon në “Play off”-in e një Botërori, kjo edhe falë fitores së Anglisë kundër Serbisë. Zoom.al/
Shpërthen festa kuqezi, Asllani tund rrjetën e vendasveNë minutën e 67′ ka shënuar ndaj Andorrës Kristjan Asllani.
Bajrami hodhi një top të bukur për Uzunin dhe ky i fundit pason për Asllanin, me mesfushorin kuqezi që nuk gaboi nga brenda zonës.
Shqipëria luan fatin e saj për play off-in e Botërorit 2026, me kuqezinjtë që ndeshen në transfertë kundër Andorrës.
Goli erdhi pas dy zëvendësimesh Shqipëria ku u larguan Broja dhe Laçi, për t’i lënë vendin Uzunit dhe Bajramit. Zoom.al/
Traversa i mohon golin Gjimshitit, mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekuraShqipëria luan fatin e saj për play off-in e Botërorit 2026, me kuqezinjtë që ndeshen në transfertë kundër Andorrës.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll barazim teksa Gjimshiti goditi në minutën e fundit me kokë por topi u përplas në traversë.
Më pas Manaj tentoi gjithashtu me kokë, por topi kësaj radhe shkon mbi kuadrat.
Trajneri Silvinjo nxori në nxemje disa lojtarë të tjerë ndërsa pritet të ketë ndryshime në pjesën e dytë.
Njëkohësosjt në Wembley luajnë Angli-Serbi ku vendasin kaluan në avantazh me një gol. Zoom.al/
1-0/ Anglia i shënon SerbisëNë një mbrëmje me shi të rrëmbyeshëm në Wembley, Anglia është duke kaluar në avantazh ndaj Serbisë – dhe protagonist sërish është Bukayo Saka!
Para ndeshjes, një nga temat kryesore ishte fakti që Jude Bellingham filloi nga stoli. Megjithatë, skuadra e Thomas Tuchel duket e vendosur të mbyllë fazën e grupeve të kualifikueseve për Botërorin 2026 me rekord të pastër, pa pësuar gola.
Me 210 ditë deri në startin e Botërorit, Anglia duket gati për të shënuar dhe për të mbyllur me sukses fazën e grupeve.
2026: Mundësi të shkëlqyera financiare po trokasin në derën e kësaj shenjeViti 2026 do të jetë një periudhë e rëndësishme për të lindurit në shenjën e Demit, me ndikime të forta nga planeti i fatit, Jupiteri, i cili do të kalojë pjesën më të madhe të vitit në shenjën e Luanit.
Ky tranzit aktivizon shtëpinë e katërt astrologjike të Demit, atë të familjes, bazave personale dhe pasurisë, duke sjellë vendime të mëdha që lidhen me shtëpinë, karrierën dhe sigurinë. Për disa, ky ndikim prek edhe shtëpinë e pestë, duke nxitur kreativitetin dhe gëzimet familjare.
Megjithëse Jupiteri formon një katror me Diellin e Demit, që mund të sjellë tensione apo dilema, në fakt ky është një impuls pozitiv që i shtyn drejt ndërtimit të themeleve të reja. Është një “shkëndijë” për t’u rritur dhe për të marrë përgjegjësi të reja.
Në të njëjtën kohë, Urani qëndron në Dem deri më 26 prill, duke vazhduar të sjellë ndryshime të papritura në financa dhe karrierë, shpesh pozitive, por të shpejta dhe surprizuese. Shumë Dem të dekadës së tretë mund të përjetojnë rritje të të ardhurave përmes inovacionit, teknologjisë apo një kthese profesionale.
Ndërkohë, Saturni në Peshq do t’i ndihmojë të strukturojnë gjithçka që kanë ndërtuar deri tani, duke sjellë stabilitet dhe pjekuri.
Në praktikë kjo do të thotë:
Rreth orës 19:00 të mbrëmjes banorët e Krastës lajmëruan policinë pasi identifikuan në ujërat e lumit Shkumbin trupin e një njeriu.
Janë lajmëruar menjëherë palombarët të cilët për shkak të errësirës nuk kanë ndërhyrë. Në të tilla kushte janë angazhuar 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie të cilën bënë të mundur nxjerrjen e trupit.
Gruaja rreth 40 vjeçe ende e paidentifikuar, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Trupi është dërguar në morgun e Elbasanit, por ende asnjë familjar nuk është interesuar për personin e mbytur. Zoom.al/
Andorra-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtareKombëtarja shqiptare do të zhvillojë mbrëmjen e kësaj të enjte, 13 nëntor, një ndeshje vendimtare ndaj Andorrës, në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo renditet aktualisht në vendin e dytë të Grupit K me 11 pikë, një më shumë se Serbia dhe 7 më pak se Anglia kryesuese.
Për herë të parë në histori, Shqipëria ka mundësinë reale të sigurojë pjesëmarrjen në fazën “play-off” të kualifikueseve të Botërorit.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy kombëtareve.
Andorra: Ruiz, Borra, Llovera, Oliveira, Nicolas, Rodrigo, Babot, De Las Heras, Cervos, Rosas, Lopez.
Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Shehu, Laçi, Asllani, Broja, Manaj, Hoxha.
Shpërthim minash në tunelin e Llogarasë, kaos trafiku dhe çarje në rrugëAksi rrugor pas tunelit të Llogarasë për në Palasë është bllokuar prej disa orësh.
Kjo për shkak të punimeve të paparalajmëruara, të cilat mesa duket kanë dalë jashtë kontrollit, pasi autoritetet kanë shpërthyer mina në dalje të tunelit për të zgjeruar segmentin.
Punimet kanë shkaktuar kaos me një radhë të gjatë automjetesh, që kanë mbetur mes trafikut pa mundësi kalimi apo kthimi.
Përveç kaosit të trafikut, shpërthimet e kompanisë “Gjoka shpk” dhe bashkëpunëtorëve kanë shkaktuar dëmtime dhe çarje në rrugën ekzistuese./ Zoom.al
https://www.instagram.com/reel/DRAg6CajrKH/?igsh=ZHIxbGs3c3Rubjhm
Sfida në Wembley, anglezët injorojnë kombëtaren dhe trajnerin e Serbisë përpara ndeshjesNë konferencën për shtyp të Veljko Paunoviçit, ndodhi diçka që askush nuk e priste, e drejtuar nga gazetarë anglezë.
“Pavarësisht faktit se ky takim është shumë i rëndësishëm për Serbinë, anglezët padyshim nuk e konsiderojnë shumë të rëndësishëm. Përkundrazi! Anglezët dhe gazetarët e tyre gjetën një mënyrë për ta poshtëruar Veljko Paunoviin dhe Serbinë në konferencën për shtyp para ndeshjes në “Wembley”.” – sipas mediave serbe.
Në konferencën ku ishin të pranishëm Veljko Paunović dhe Nikola Milenković , ishte i pranishëm vetëm një gazetar anglez! Po, e lexuat mirë – vetëm një! Përleshja e ashpër dhe poshtërimi epik që vendasit i shkaktuan Paunović-it dhe Serbisë, dhe mungesa totale e interesit për ndeshjen që po luhet në vendin që konsiderohet djepi i futbollit.
“Shqiponjat” do të kenë mundësinë të hakmerren për këtë në fushën e “Wembley”-t të bukur. Përveç motiveve të tëra futbollistike, tani do të kenë edhe këtë, pak më pak futboll…
“I dimë të gjitha rrethanat në të cilat ndodhemi dhe se po luajmë kundër ekipit kombëtar në formën më të mirë, jam i bindur se ata do të dalin me ekipin më të mirë. Por besoj se kemi arsye për optimizëm, sepse në ekipin tonë kombëtar kemi shumë lojtarë që luajnë në Premier League dhe në nivele të tjera të futbollit botëror, në majë të fuqit. Pse duhet ta zvogëlojmë veten, do të shkojmë 11 kundër 11, në futboll gjithmonë ka një rrugëdalje,” – tha trajneri serb para ndeshjes. Zoom.al/