zoom

Day ArchiveAtentati në Rinas/ Lala jep detaje të reja nga ngjarja

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë punonjësi i AMP-së, Muçi Shaljani.

E pyetur për autorët e mundshëm të atentatit, Lala tha se disa persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista.

“Mbrëmë ka pasur të shoqëruar nga zona e Niklës, por janë kërkuar edhe dy persona nga Vlora, të cilët ende nuk janë gjetur”, u shpreh gazetarja, duke theksuar se mungesa e patrullave policore në momentin e ngjarjes mbetet e pashpjegueshme.

“Nuk ka shpjegim se përse nuk ka pasur patrullë policie. Mund të vriteshin njerëz të pafajshëm, dëmi mund të ishte shumë më i madh. Kjo ngjarje duhet të ketë përgjegjësi politike dhe morale”,  shtoi ajo.

Sipas Lalës, atentati i Rinasit ka cenuar seriozisht sigurinë kombëtare.

“Atentati ka cenuar sigurinë kombëtare. Është një vend shumë i populluar, aty pranë ndodhet hyrja e terminalit shtetëror dhe gjithçka ka ndodhur në pikun e ditës”,  deklaroi Lala.

Ajo tregoi se viktima, Gilmando Dani, ishte anëtar i grupit të Emiljano Shullazit dhe ndodhej në makinë bashkë me punonjësin e AMP-së, Muçi Shaljani.

“Gilmando Dani ka qenë me syze e kapele. Ata kishin kaluar në kalimet elektronike dhe kishin marrë makinën në parkim. Ekzekutorët kanë pasur informacion të plotë se ku ndodhej në makinë Dani. Atentatorët e donin të vdekur Gilmando Danin”, –theksoi Klodiana Lala.

Gazetarja tha se Dani kishte marrë kohët e fundit paralajmërime për rrezikun që e kërcënonte.

“Së fundmi, ai kishte marrë sinjalizime për t’u ruajtur. Kishte mbajtur një profil të tërhequr, ishte fejuar dhe pjesën më të madhe të kohës e kalonte në Spanjë”, tregoi ajo.

Lala foli gjithashtu për punonjësin e AMP-së që u plagos në atentat.

“Muçi Shaljani që u plagos është pronar i një hoteli në mes të Tiranës. Dy zyrtarë kanë falsifikuar të dhëna për rekrutimin e tij. Ai ishte biznesmen në kryeqytet dhe nuk kishte nevojë për para. Zyrtarët e lartë policorë duhet të japin shpjegime sesi ai u bë pjesë e AMP-së”,  deklaroi gazetarja në “Opinion”.

Në fund, Klodiana Lala theksoi se Gilmando Dani ishte një person i skeduar prej kohësh dhe që kishte qenë objekt i disa atentateve të mëparshme e nuk kishte një raport se me kë shoqërohej ai.

2026 është viti i dashurisë! Dasma shumë afër për këto shenja të horoskopit

Viti 2026 parashikohet të sjellë momente të lumtura dhe ndryshime të mëdha për disa shenja të horoskopit, veçanërisht në dashuri dhe marrëdhënie.

Ata që kanë kaluar periudha të vështira mund të presin lajme të mira, me dasma, fejesa ose zyrtarizime të bashkëjetesës.

Bricjapi është një nga shenjat me më shumë fat këtë vit. Jupiteri në Gaforre do të hapë mundësi të reja në fushën e dashurisë. Disa Bricjapë mund të takojnë dashurinë e jetës së tyre dhe nuk përjashtohet mundësia e martesës.

Ujori nuk mbetet pas. Kur Jupiteri të kalojë në Luan dhe të ndikojë në shtëpinë e 7-të, kjo shenjë mund të presë një ngjarje të rëndësishme në marrëdhëniet e tyre. Nuk është e pamundur që të ketë martesë ose të zyrtarizohet një marrëdhënie e re, duke sjellë stabilitet dhe lumturi.

Demi është shenja e tretë që pritet të ketë ndryshime të mëdha në 2026. Me kalimin e Jupiterit në Luan dhe ndikimin në shtëpinë e 4-t, përfaqësuesit e Demit do të ndihen të gatshëm për seriozitet dhe për të hapur një familje. Ky vit është i favorshëm për zyrtarizimin e marrëdhënieve dhe vendosjen e themeleve për të ardhmen.

Pra, për Bricjapin, Ujorin dhe Demin, 2026 duket se është viti i dashurisë dhe angazhimeve serioze. Ata që kanë marrëdhënie të rëndësishme mund të shohin një hap të madh përpara, ndërsa të tjerët mund të takojnë personin që do t’i ndryshojë jetën.

Flamur Noka mesazh deputetëve të PD: Paguani nga 100 euro në muaj, na duhen për partinë

Deputeti demokrat, Flamur Noka u kërkon deputetëve demokratë që të paguajnë për të mbajtur “gjallë” Partinë Demokratike.

Noka, si Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force politike u ka dërguar deputetëve të grupit parlamentar demokrat që në llogarinë bankare të partisë 100 euro (10 mijë lekë të reja) në muaj si “kuotizacion” për mbështetje.

Fillimisht Noka kishte kërkuar që shuma të dorëzohej “cash” në sekretarinë e tij, por kjo mënyrë është kundërshtuar nga një pjesë e deputetëve që kanë ngritur dyshime mbi mënyrën e administrimit të fondeve.

Mesazhi që Flamur Noka u ka dërguar deputetëve të Partisë Demokratike:

Sipas vendimit te nr. 81 te Kryesise, te gjithe Deputetet e PDSH duhet te japin kuotizacionin mujor me vlere 10,000 Leke te reja ne muaj ne llogarine e dedikuar vetem kete qellim, detajet e te ciles jane:

Emri i Bankës:

Raiffeisen Bank

Emri i Klientit:

Partia Demokratike

Swift Code:

SGSBALTX

Nr. Llogarisë:  

0090003045

IBAN:

AL30202110370000000090003045

Memli Krasniqi jep dorëheqje si kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi njoftoi të mërkurën dorëheqjen si kryetar i partisë së dytë më të madhe në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se ka ardhur koha për një mundësi të re për “familjen tonë demokratike”.

“Sot, pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i duhur, prandaj sot kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë”, tha Krasniqi.

Dorëheqja e tij vjen pesë muaj pasi ai ishte rizgjedhur në krye të partisë për një mandat të dytë në qershor.

Ai e kishte marrë drejtimin e partisë në vitin 2021.

Krasniqi njoftoi se do ta mbledhë Konventën e partisë më 17 nëntor, ku do të zgjidhet kryetari i ri.

“Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e fundit. Është reflektim i gjatë i imi mbi atë se çfarë i duhet më shumë partisë në fazën e ardhshme”, shtoi ai.

Ai shtoi se PDK-ja ka nevojë për të krijuar “një momentum, dhe një mundësi të re për familjen tonë demokratike. Si dikush që nuk ka pasur asnjëherë ambicie për kryeministër, në zgjedhjet e ardhshme kandidati ynë duhet të jetë edhe kryetar i partisë”.

Gjatë udhëheqjes së tij, PDK-ja doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke i fituar 24 ulëse, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Krasniqi tha se nuk e di se kush do të garojë për kryetar të partisë në Konventën e së hënës, por shtoi se do ta mbështesë Hamzën nëse ai garon.

“Preferencën time për Bedri Hamzën nuk e fshehi, përkundrazi me kënaqësi e bëj publike”, theksoi ai.

Krasniqi ka qenë pjesë e PDK-së për gati dy dekada, fillimisht si kryetar i të rinjve të partisë e më pas nënkryetar i partisë para se të zgjidhej kryetar më 2021.

Nën udhëheqjen e tij, PDK-ja përveç që doli e dyta në zgjedhje nacionale, ajo i fitoi gjashtë komuna në zgjedhje lokale të këtij viti, duke pësuar një rënie të vogël në nivel lokal, në krahasim me zgjedhjet paraprake. Rel/

“Fluturon” makina në Vlorë, plagosen disa persona

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë të  ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vlorë ku një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

Policia po tenton të nxjerrë 5 të rinjtë nga makina tip “Benz” e cila ra në kanal.

Ata kanë qenë duke udhëtuar nga fshati Akërni për në Vlorë, dhe në kthesë kanë përfunduar në kanal.

Të rinjtë po dërgohen në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit. Zoom.al/

PD rikthehet me protesta: Pas Lali Erit, radha e Ballukut dhe Ramaduros

Partia Demokratike ka njoftuar organizimin e një proteste ditën e enjte, më 13 nëntor, përpara kryeministrisë, duke kërkuar llogaridhënie nga qeveria.

Sipas raportimeve në media në mesazhin e dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, PD shkruan se “Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë dhe Parlamentin ta kthejmë te njerëzit”.

Protesta është planifikuar të nisë në orën 18:00 dhe synon të bëjë të ditur kërkesën për përgjegjësi ligjore ndaj zëvendësministrave dhe drejtuesve të akuzuar për abuzime. Zoom.al/

Nesër mbahet mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Itali, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Romës për të marrë pjesë në mbledhjen e parë ndërqeveritare Shqipëri-Itali (G2G – Government to Government).

Mbledhja do të përfshijë projekte dhe iniciativa të përbashkëta në fusha si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe infrastruktura.

Ditën e enjte, Rama do të takohet me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, dhe më pas së bashku me delegacionin e ministrave të kabinetit do të marrin pjesë në seancën plenare të mbledhjes ndërqeveritare.

Në agjendën e takimit janë parashikuar gjithashtu nënshkrimi i Marrëveshjeve Dypalësh. Zoom.al/

Pamje të rralla nga Vlora/ Peshku gjigant bën xhiro në shëtitore

Një situatë e pazakontë është regjistruar këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës. Një peshkatar ka kapur një peshk të llojit lic rreth 20 kg në ujërat e gjirit të qytetit.

Ai është parë dhe filmuar nga kalimtarët teksa mbante peshkun mbi supe dhe kalonte përgjatë shëtitores së Vlorës, duke tërhequr vëmendjen e turistëve dhe banorëve.

Peshku lic është një specie e rrallë në gjirin e Vlorës, gjë që e bën këtë kapje një arritje të veçantë për peshkatarin dhe një pamje interesante për të gjithë ata që ndodheshin në shëtitore.

Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit për seminar motivues: Kam gjëra më të rëndësishme

Gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Goca dhe Gra”, Ermal Mamaqi prezantoi trajnimet e tij motivuese dhe ftoi aktoren Ema Andrea të merrte pjesë.

Ai shpjegoi se seminari do t’u ndihmonte pjesëmarrësve të përmirësonin cilësinë e jetës dhe të menaxhonin më mirë marrëdhëniet me veten.

Megjithatë, Ema Andrea i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë: “Me thënë të drejtën, tani e kuptova pse je në këtë situatë, ku beson se gjithçka që thua do t’u shërbejë të gjithëve. Çfarë bëj në jetë e kam zgjedhur vetë dhe jam e suksesshme me këtë që kam bërë. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë.”

Skandal në studion e RTSH: Arnold Siaw sulmohet për ngjyrën e lëkurës. Reagon klubi i Burrelit: Të kërkojnë falje!

Faqja zyrtare e Klubit Sportiv Burreli ka reaguar për komentet e papërshtatshme dhe me përmbajtje raciste që u bënë ndaj futbollistit Arnold Siaw gjatë një emisioni sportiv të transmetuar në RTSH.

Klubi kërkon që RTSH dhe drejtuesit e emisionit të marrin përgjegjësi dhe të kërkojnë falje publike ndaj lojtarit dhe institucionit sportiv.

Lojtari i Burrelit u shpall lojtari i ndeshjes së të dielës, ku Burreli fitoi në shtëpi ndaj Pogradecit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Parë.

Fillimisht moderatorja Hygerta Sako i thotë gazetarit në terren se nuk mund të shqiptonte dot emrin e lojtarit dhe më pas, studio pushtohet nga të qeshurat.

“Erkand, thashë po ia lë Erkandit të thotë emrin, se unë e kisha të vështirë për ta lexuar…. Nuk po e komplikojmë më shumë situatën, dhe nuk kemi pyetje (vazhdon të qeshë)”, ndërkohë që vazhdon ‘kishte probleme ledi…”, duke iu referuar ngjyrës së lëkurës së gjyqtarit.

Reagimi i klubit

Faqja Klubi Sportiv Burreli shpreh indinjatën e tij të thellë për komentet e papërshtatshme dhe me nuanca raciste të bëra në një emision sportiv të transmetuar në RTSH, në adresë të futbollistit tonë Arnold Siaw.

Një gjuhë e tillë, pavarësisht nëse maskohet si “shaka”, nuk ka vend as në sport dhe as në shoqërinë tonë. Futbolli është një lojë që bashkon njerëzit, pa dallim ngjyre, race apo origjine, dhe çdo lloj nënvlerësimi ndaj një sportisti për arsye të tilla është e papranueshme.

Arnold Siaw është pjesë e familjes sonë dhe ka fituar respektin e të gjithë tifozëve e qytetit tonë me karakterin, përkushtimin dhe kontributin e tij në fushë.

Ne presim që RTSH dhe drejtuesit e emisionit në fjalë të marrin përgjegjësinë e duhur dhe të kërkojnë falje publike ndaj lojtarit dhe klubit tonë.
Respekti dhe dinjiteti i çdo sportisti duhet të mbrohet pa kompromis.
🟡🔵