Aplikacion
Nga Eric Schmidt dhe Andrew Sorota – NYT
Shqipëria është vendi i parë që ka bërë një hap të vërtetë drejt “algokracisë”, pra, drejt qeverisjes nga algoritmet.
Në shtator, kryeministri njoftoi se të gjitha vendimet për zgjedhjen e kompanive private që do t’i ofrojnë mallra dhe shërbime qeverisë shqiptare, me një vlerë mbi 1 miliard dollarë në vit, do të merren nga një sistem inteligjent i quajtur Diella. Shqipëria ka pasur prej vitesh probleme me korrupsionin, sidomos në këtë fushë, nSdaj mendohet se Diella, si sistem i paanshëm dhe i saktë, mund të jetë zgjidhja.
Është një tundim i madh: kur sistemet demokratike dështojnë, zëvendësoji thjesht me ato algoritmike. Por ky është një reagim i gabuar. Algoritmet mund ta bëjnë punën më të shpejtë e më efikase, por nuk mund të zgjedhin mes vlerave që përplasen me njëra-tjetrën, pikërisht ato zgjedhje që janë në thelb të politikës demokratike. Pa transparencë mbi mënyrën se si Diella arrin në përfundimet e saj dhe pa mënyra për të kundërshtuar vendimet e saj, qytetarët do të ndihen që u është bërë padrejtësi dhe s’do të kenë asnjë mundësi për t’u ankuar.
Në vend që të zëvendësojmë demokracinë me IA, duhet ta përdorim IA-në për ta ringjallur demokracinë, ta bëjmë më të përgjegjshme, më gjithëpërfshirëse dhe më të denjë për besimin publik. Fatkeqësisht, kjo nuk është rruga në të cilën ndodhemi aktualisht. Shumica e të rriturve në 12 vende me të ardhura të larta shprehen të pakënaqur me mënyrën se si funksionon demokracia e tyre. Kjo pakënaqësi manifestohet në porta që digjen, vitrina të thyera dhe rrugë të mbushura me gaz lotsjellës, një cikël pa fund protestash kundër qeverive që perceptohen si të shkëputura nga populli, joefikase dhe të korruptuara.
Ndërkohë, sistemet e IA-së po përmirësohen me shpejtësi. Ne tashmë kemi modele që e tejkalojnë performancën njerëzore në fusha si gjeometria dhe imazheria mjekësore. Publiku po bëhet gjithashtu më i familjarizuar me këtë teknologji (edhe pse amerikanët e përdorin dukshëm më pak se shumë vende të tjera, veçanërisht Kina). Ndoshta nuk është për t’u habitur që njerëzit në mbarë botën tashmë kanë më shumë besim tek sistemet e reja të IA-së sesa tek ato demokratike. Tre sondazhe të zhvilluara nga Collective Intelligence Project midis marsit dhe gushtit 2025 gjetën vazhdimisht se njerëzit besonin se chatbot-et e IA-së mund të merrnin vendime më të mira në emër të tyre sesa përfaqësuesit e zgjedhur.
Ky model është po aq i vjetër sa politika vetë: kur demokracia nuk arrin të japë rezultate, njerëzit i drejtohen “të fortëve”, autoritarëve dhe tani algoritmeve, duke kërkuar kompetencë në vend të kaosit. Por zëvendësimi i debatit demokratik me efikasitet algoritmik nuk e zgjidh krizën themelore. Ai thjesht zëvendëson një formë të largësisë mes njerëzve dhe pushtetit me një tjetër. Kur algoritmet përcaktojnë, për shembull, shpërndarjen e buxhetit apo përfitimet publike pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë të drejtë ankese, rezultati është i njëjtë me zhgënjimin që ndiejmë nga institucionet e largëta dhe të pandjeshme, përveç se tani nuk ka askënd për t’u mbajtur përgjegjës. Me dinjitetin njerëzor të lënë në harresë, përçarjet thellohen dhe besimi gërryhet më tej.
Këto probleme shtohen mbi rreziqet që IA-ja tashmë paraqet. Algoritmet e sotme të fuqizuara nga IA-ja janë ndërtuar kryesisht mbi modele biznesi ku konflikti gjeneron fitime. Meqë zemërimi i mban njerëzit aktivë në platforma, sistemet e renditjes nxjerrin në pah përmbajtjet më përçarëse, duke fragmentuar debatin publik dhe duke na mbyllur në “dhoma jehone” që e bëjnë konsensusin të duket i pamundur. Ndërsa sistemet e IA-së bëhen më të fuqishme dhe më të afta për manipulim ideologjik, këto kërcënime do të thellohen edhe më shumë.
Për të shpëtuar demokracinë, Amerika ka nevojë për një rrugë tjetër: një rrugë që e përdor IA-në për t’u dhënë njerëzve më shumë zë në politikat publike dhe për të arritur rezultate më të mira. IA-ja mund t’i bëjë qeveritë më efektive, të shkurtojë burokracinë, të përmirësojë shërbimet publike dhe të hapë procesin e vendimmarrjes për qytetarët.
Në Tajvan, platforma vTaiwan ka kaluar mbi një dekadë duke treguar se si IA-ja mund të forcojë, dhe jo të zëvendësojë, debatin demokratik. Kur Uber mbërriti në Tajvan në vitin 2013, shpërtheu i njëjti konflikt që u pa në shumë qytete të botës: shoferët e taksive kundër pasagjerëve, bizneset tradicionale kundër risive, rregullimi kundër risisë. Në vend që zërat më të fortë të dominonin apo që lobistët dhe burokratët të vendosnin pas dyerve të mbyllura, Tajvani përdori mjete të fuqizuara nga IA-ja për të lehtësuar një formë të debatit masiv.
Mijëra qytetarë paraqitën deklaratat e tyre në vTaiwan dhe votuan për propozimet e të tjerëve. IA-ja nuk mori vendime; ajo hartoi panoramën e opinionit publik, duke nxjerrë në pah propozimet që bashkonin njerëzit në vend që t’i ndanin. Rezultati ishte legjislacion i bazuar në inteligjencën kolektive. Në rastin e Uber-it, kjo nënkuptonte që shërbimi mund të vazhdonte të funksiononte për sa kohë që shoferët ishin të siguruar, të licencuar profesionalisht dhe nuk ofronin çmime më të ulëta se taksitë. Tajvani ka përdorur që atëherë versione të ngjashme të këtij modeli për dhjetëra sfida të tjera politike, duke forcuar besimin e qytetarëve dhe duke treguar se IA-ja mund të shërbejë si infrastrukturë për arsyetim demokratik në shkallë të gjerë.
Demokracia ka qenë gjithmonë e kufizuar nga logjistika: nuk mund të fusësh miliona njerëz në një dhomë, nuk mund t’u japësh të gjithëve fjalën, nuk mund të përpunosh kaq shumë mendime. IA-ja mund t’i heqë shumë nga këto kufizime duke përmbledhur mijëra komente publike, duke identifikuar shqetësimet e përbashkëta dhe duke ndihmuar politikëbërësit të kuptojnë prioritetet e qytetarëve. Ajo mund ta bëjë tekstin ligjor të kuptueshëm për qytetarët e zakonshëm, të shpjegojë kompromiset me gjuhë të thjeshtë dhe t’u ndihmojë njerëzve të artikulojnë më qartë qëndrimet e tyre. Madje mund të zgjerojë debatin përtej kufijve dhe gjuhëve, duke e bërë bashkëpunimin global të mundur në mënyra që dikur ishin të paimagjinueshme.
Por kjo dritare mundësish nuk do të qëndrojë e hapur përgjithmonë. Çdo muaj që demokracitë mbeten jofunksionale ndërkohë që aftësitë e IA-së përparojnë, algokracia bëhet më tërheqëse. Ende mbetet për t’u parë nëse Diella do të arrijë të çrrënjosë korrupsionin në Shqipëri apo thjesht do të shtojë një tjetër shtresë mjegullnaje në qeverisje. Por ajo me siguri do të tërheqë imitues, veçanërisht në vende ku korrupsioni është endemik dhe institucionet janë të dobëta.
E ardhmja e demokracisë nuk kërkon të refuzojmë IA-në. Përkundrazi, ne kemi nevojë për IA-në për ta bërë demokracinë funksionale në shekullin XXI. Por duhet të jemi të kujdesshëm për atë që i kërkojmë IA-së të bëjë: jo të vendosë për ne, por të na ndihmojë të qeverisim veten më mirë. / NYT
Arrestim, gjoba dhe para/ Kush është Elvis Kosova, pronar i makinës së atentatit në RinasAutomjeti i dyshuar i përdorur nga autorët e atentatit të Rinas këtë të martë është në pronësi të Elvis Kosovës, një emër jo i panjohur për policinë.
Nuk dihet nëse Kosova ka lidhje apo jo me autorët e ngjarjes por emri i tij është bërë publik në media pak muaj më parë kur iu vendos tritol në banesë.
Elvis Kosova gjithashtu zotëron një biznes shitje blerje makinash dhe ka marrë pjesë në disa gara me makina.
Ai rezulton i arrestua një vit më parë së bashku me një shtetas turk, i identifikuar si Yucehan Er, pasi përmes një skeme mashtrimi kanë tentuar që të përvetësojnë një automjet tip “Audi” me vlerë 200 mijë euro.
Kosova njihet edhe si “pilot” garash ndërsa ka fituar në “Drag Race” të zhvilluar gjatë kohës së pandemisë në Kosovë, si përfaqësues i Shqipërisë, në muajin Qershor të vitit 2021, me një “Nissan” sportiv.
Në vitin 2022 në aksin Laç-Mamurras në zonën e Patokut, ku është akuzuar dhe hetuar si organizator i një gare të paligjshme me makina.
Ai u kap nga policia teksa po çmontonte mjetin e tij të garave në servis, ndërsa u gjobit me 120 mijë lekë.
“Makina mund të kishte eksploziv”/ Eksperti: Pse policia nuk i kontrollon hyrje-daljet në RinasEksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka komentuar mbrëmjen e sotme atentatin ndaj Gilmando Danit në Rinas.
Softa thotë se makina e personave që kryen atentatin në Rinas, përveç armëve, mund të kishte pasur edhe eksplozivë dhe askush nuk e kontrolloi.
“Si mund të hysh brenda në parkim? Sepse mund të hysh edhe me lëndë eksplozive. Ju thatë që hyri dhe nuk u kontrollua që kishte armë brenda në makinë. Po nesër mund të ketë eksploziv, si do ta kontrollosh? Dhe kur ajo është aq afër perimetrit dhe aq afër nën elementët e pasagjerëve. Ke edhe ndërtesa në afërsi. Më thuaj një aeroport që ka kaq afër ndërtesat”, deklaroi Softa në emisionin “Off the Record”.
Atenrati i kësaj të marte u krye vetëm pak metra larg aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” ku ndodhet edhe komisariati i Policisë së Rinasit.
Atentati në Rinas/ “A ka gisht policia në ekzekutimin e Gilmando Danit?”Kryedemokrati, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin e regjistruar ditën e sotme në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Shaljani (Sheqeri), punonjës i AMP-së.
Në një postim në rrjete sociale, Berisha thotë se ekzekutimi i Danit ndodhi në vendin më të sigurt në vend, teksa ngre dyshime për një bashkëpunim të mundshëm të policisë me autorët e ngjarjes.
Referuar njoftimit të policisë e cila tha se gjeti mjetin e djegur të autorëve në Halil të Krujës por nuk mund të shkonte aty, Berisha thotë se duhet të hetohet edhe roli i policisë në këtë atentat.
Reagimi i Berishës
A ka gisht narko-policia në ekzekutimin e Gilmando Danit?
Miq, njëri nga banditët më të fortë të Milit të Partisë apo Emiliano Shullazit u ekzektutua sot publikisht para Komisariatit të Rinasit.
Dani po vinte nga Spanja dhe pasi zbriti nga avioni ishte në makinë i shoqëruar nga inspektori i shërbimit inteligjent të narko-policisë, shoferini drejtorit te ketij sherbimi Muçi Shaljani i cili mbeti i plagosur rëndë.
Ky ekzekutim publik ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë dhe nuk mund të ndodhte në ate vend veçse me një bashkëpunim të ngushtë të policisë me vrasësit. Vrasësit e dogjën makinën në Halil, por policia njofton se çuditërisht nuk mund të shkonte aty. Cili ishte roli i narko-policisë në këtë vrasje mbetet për tu hetuar.
Kush i spiunoi lëvizjet e Gilmando Danit? Dyshohet se informacionet rrodhën nga një agjenci udhëtimiGazetari Elton Qyno, ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në zonën e aeroportit të Rinasit në Tiranë, ku u ekzekutua me armë zjarri krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij, Mustafa Sheqeri (Muçi).
Pamjet filmike, të dy trupave në makinë tronditën vendin ndërsa situata hetimore deri në këto momente është e vakët për sa i përket identifikimit dhe lokalizimit të autorëve të krimit të rëndë.
Hetuesit e çështjes kanë provuar se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri në datën 7 Nëntor 2025, kanë udhëtuar së bashku me avion nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Barcelonës.
Policia kriminale e Tiranës, ka zbuluar agjencinë e udhëtimit ku janë prerë biletat e avjonit për Gilmando Danin dhe Mustafa Sheqerin.
Pikërisht kjo agjenci udhëtimi dyshohet se mund të ketë rrjedhur informacionin tek anëtarët e grupeve kriminale për planifikimin e udhëtimit vajtje-ardhje, të cilët më pas janë mobilizuar për të kryer vrasjen pikërisht ditën e sotme.
Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri kanë qëndruar tre ditë në Spanjë dhe ditën e katërt, të dy së bashku kanë udhëtuar në drejtim të Rinasit në Shqipëri.
Sapo kanë zbritur në terminalin e aeroportit dhe kanë kryer verifikimin e pasaportave dhe më pas tërhoqën bagazhet, Muçi dhe Gilmando, janë drejtuar tek parkimi i aeroportit, ku kishin lënë makinën tip Benz-Mercedez ngjyrë e bardhë në pronësi të Ervis Kosovës.
Teksa kanë marë makinën, Mustafa Sheqeri ka hipur në timon ndërsa Gilmando Dani në vendin e parë të pasagjerit. Ata sapo kanë dalë në rreth-rrotullimin e Rinasit, janë sulmuar me armë zjarri automatike nga një distancë e shkurtër.
Dëshmitarët i kanë thënë policisë se kanë dëgjuar dy herë breshëri automatiku. Makina tip “Toyota” me targa Greke është pozicionuar në rrugë paralelisht me makinën ku qëndronin Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, të cilët janë goditur nga një distancë thuajse gjysmë metra.
Gilmando Dani, ka mbetur i vdekur në vend. Ndërsa Mustafa Sheqeri vijon të ketë ende shenja jete dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës për kurim.
Një zyrtar i lartë i Policisë, i tha gazetarit Elton Qyno se dy viktimat e këtij atentati nuk ishin të armatosur dhe në momentin e sulmit nuk kanë mundur të bëjnë asnjë reagim për tju kundërpërgjigjur.
Sipas zyrtarit atentati mafioz i kryer mesditën e sotme është thuajse i njëjtë me dinamikën e atentatit të datës 13 nëntor 2021 i kryer në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku mbeti i vrarë Erigers Mihasi dhe Armand Dumani.
Në të dyja atentatet, autorët e krimit kanë përdorur automjet tip “Toyota” dhe autori që ka hapur zjarr është i pozicionuar nga brenda makinës. Në sulmin me armë të sotëm ndaj Danit besohet se janë përdorur dy armë automatike.
E njëjta skemë në dy atentate të ndryshme dhe në të dyja rastet makina e autorëve të krimit është larguar në drejtim të Fushë-Krujës, aty ku dhe është djegur më pas.
/Nga Elton Qyno
Ronaldo: Botërori i ardhshëm do të jetë i fundit në karrierën timeCristiano Ronaldo ka konfirmuar se Botërori i vitit 2026 do të jetë i fundit në karrierën e tij. Në një intervistë për “CNN”, 40-vjeçari portugez, që aktualisht ndodhet pranë shifrës prej 1,000 golash në karrierë, deklaroi se pritet të tërhiqet nga futbolli aktiv brenda një ose dy vitesh.
Ronaldo tha se ndihet në formë të mirë fizike dhe dëshiron të shijojë çdo moment në fushë. Ai theksoi se gjatë 25 viteve të karrierës ka arritur gjithçka, duke thyer shumë rekorde në nivel klubesh dhe kombëtaresh.
“Kupa e Botës 2026 do të jetë padyshim Botërori i fundit për mua . Do të jem 41 vjeç atëherë. Në futboll përpiqem ta shijoj çdo moment në maksimum. Për 25 vjet kam bërë gjithçka. Mbaj shumë rekorde, si në nivel kolektiv ashtu edhe në atë kombëtar. Jam vërtet i lumtur, kështu që dua të jetoj të tashmen dhe ta shijoj atë.
Dua të vazhdoj, sepse ndihem mirë dhe trupi im është në formë të mirë. Qëllimi im në futboll është i njëjtë me atë në jetë, që është t’i bëj njerëzit të lumtur. Le të jemi të sinqertë, megjithatë, kur them se do të dal në pension së shpejti, dua të them pas një ose dy vitesh”, deklaroi Ronaldo.
Portugalia është shumë pranë kualifikimit në fazën finale të Botërorit 2026, ku Ronaldo pritet të marrë pjesë për herë të gjashtë. Zoom.al/
Bashkë në makinë dhe në udhëtim/ Zbulohet lidhja mes agjentit të policisë dhe DanitDetaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i regjistruar këtë të martë në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë punonjësi i AMP-së, Muçi Shaljani (Sheqeri).
Burime për mediat bëjnë me dije se Dani dhe Sheqeri kishin lidhje shoqërore me njëri-tjetrin dhe ishin miq prej kohësh.
Raportohet se Dani dhe Sheqeri sapo ishin kthyer nga Barcelona, ku kishin fluturuar në datë 7 nëntor të këtij viti. Pasi kishin zbritur në Rinas kanë marrë nga parkimi automjetin e blinduar tip “Benz” i cili ishte në pronësi të Elvis Kosovës një emër gjithashtu i dëgjuar për policinë.
Nuk dihet ende se kush janë autorët e atentatit por dyshohet se këta të fundit e kanë ndjekur prej kohësh Danin duke mësuar çdo lëvizje të tij për ti bërë pritë dhe për ta ekzekutuar këtë pasdite pak çaste pasi kishte zbritur në aeroport.
U plagos në Rinas/ Përplasja e fortë e Muçi Sheqerit me Saimir Tahirin: Kujt i ha … se je deputet42-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), sot agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në vitin 2011 është bërë protagonist në një ngjarje kur së bashku më vëllanë është konfliktuar fizikisht me deputetin e Partisë Socialiste në atë kohë, Sajmir Tahiri.
Gjithçka ndodhi 20 metra larg Ministrisë së Brendshme, në një protestë paqësore të Forumit Rinor të opozitës.
28 vjeçari Mustafa Sheqeri ka pohuar në atë kohë në një intërvistë se është telefonuar nga i vëllai i tij Shemsiu, i cili i ka thënë që të vinte urgjentisht se po shkatërrohej dyqani.
Fillimisht Sajmit Tahiri i është prezantuar 28 vjeçarit Sheqeri se ai ishte deputet ndërsa përgjigja ishte, “e kujt i ha.. se ti je deputet”.
Lajmi kishte bërë bujë në media në atë kohë. Zoom.al/

Automjeti që shihni në foto është makina e shkrumbuar që dyshohet se u përdor nga autorët në atentatin e Rinasit mesditën e kësaj të marte.
Makina u gjet pak orë pas ngjarjes në fshatin Halilaj të Krujës, ndërsa brenda saj policia gjeti tre armë zjarri kallashnikovë dhe një pistoletë.
Në atentat mbeti i vdekur Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit dhe Muçi Sheqeri, agjent i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Deri tani nuk asnje informacion mbi autorin apo autorët e kësaj ngjarje të rëndë. Zoom.al/
Autori doli me maskë dhe qëlloi nga afër/ Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Gilmando DanitDetaje të reja janë zbuluar nga atentati mafioz që tronditi sot zonën pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, 47 vjeç, dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani, 40 vjeç, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Sipas burimeve hetimore, ata po udhëtonin me një “Benz” të bardhë, me targa AB 099 UO, të cilin e kishin lënë në parkimin e aeroportit gjatë udhëtimit. Sapo u larguan nga Rinasi, ranë në pritë nga autorët që ndodheshin në një “Toyota” me targa greke.
Të dy mjetet lëvizën paralelisht për disa metra, ndërsa nga “Toyota” u qëllua me breshëri automatiku drejt “Benz-it”, kryesisht nga ana e pasagjerit, ku ndodhej Dani. Sipas dëshmive paraprake, pasi automjeti u qëllua me dhjetëra plumba, një nga atentatorët zbriti nga makina, me kapele dhe maskë, iu afrua “Benz-it” dhe qëlloi disa herë nga afër me pistoletë, duke e lënë Danin të vdekur në vend.
Autorët më pas u larguan me shpejtësi drejt Fushë-Krujës, ku u gjet një makinë e djegur “Toyota” në fshatin Halil. Brenda saj, policia gjeti katër armë zjarri kallashnikov, që dyshohet se janë përdorur në atentat.
Sipas hetimeve paraprake, në ngjarje dyshohet të kenë marrë pjesë katër persona – dy atentatorë, një shofer dhe një bashkëpunëtor tjetër që i priste pas djegies së mjetit të krimit./ Zoom.al