zoom

Day Archive“BBVA” në heshtje totale! A po ndikon ndarja e Ledionit me Sara Hoxhën?

Një ditë më parë, morëm lajmet më të fundit nga Big Brother VIP Kosova. Reality show nis transmetimin të hënën e ardhshme, më 17 nëntor.

Tashmë i gjithë fokusi kalon te misteri më i madh: Cilët do të jenë banorët VIP që do të sfidojnë njëri-tjetrin për çmimin e madh këtë vit?

Ndërkohë që ditët po i numërojmë mbrapsht për nisjen e show-t në Kosovë, në Shqipëri ka rënë “heshtja” për BBVA. Sot është 10 nëntor, dhe ende asnjë njoftim nga produksioni apo faqja zyrtare për datën e nisjes së këtij formati që pritet me shumë padurim nga publiku shqiptar dhe jo vetëm.

Pyetjet janë të shumta: Pse nuk po lajmëron askush datën e nisjes? A do të nisë? Mos vallë ndarja mes Ledion Liços dhe Sara Hoxhës, që po përflitet prej kohësh, ka ndikuar në fillimin e “BBVA”? A do ta prezantojë sërish Ledioni? Shumë pyetje, por deri më tani asnjë përgjigje.

Le të ndalemi pak te ndarja e përfolur. Prej muajsh thuhet se dyshja e njohur janë ndarë, dhe se marrëdhëniet mes tyre janë ftohur ndjeshëm. Burime për Iconstyle pohojnë se në festën e organizuar së fundmi nga “Top Media”, Sara dhe Ledioni nuk u panë askund pranë njëri-tjetrit, ndryshe nga Lori Hoxha, e cila shihej shpesh pranë Ledionit gjatë eventit.

Edhe pse datë startimi për Big Brother VIP Albania ende nuk kemi, në rrjet po qarkullojnë emra të shumtë personazhesh të njohur që mund të bëhen pjesë e këtij edicioni. Pyetja “Nëse do të vinte ftesa për t’u futur në Big, do pranoje?” është bërë tashmë refren në çdo intervistë të personazheve publikë.

Datë nuk kemi, të paktën deri më sot. Megjithatë, fansat shpresojnë që në ditët në vijim, produksioni të dalë me një njoftim zyrtar dhe të zbulojë çfarë po “zihet” pas dyerve të shtëpisë më të madhe në vend. Deri atëherë, mbetet vetëm pritja dhe kureshtja për të parë nëse “heshtja” e Top Channel është thjesht strategji, apo shenjë e ndryshimeve të mëdha që po vijnë në BBVA 5.

Ligji për barazinë gjinore/ Përplasen pedagogu dhe transgjinorja: Kur më thua…

Pedagogu Fitim Zekthi dhe transgjinorja Amber Candy janë përplasur në lidhje me ligjin e miratuar mbi barazinë gjinore, në studion e Zop Story. 

Zekthi thotë se nuk mund “të më imponojë dikush ta quaj siç do ai”, ndërsa Amber i bën një pyetje  konkrete se si do t’i referohej. 

Amber: Si më pranon ti mua?

Zekthi: Kur të mbarojë ajo, më jep fjalën

Amber: Kur ti më thua mirëmëngjes, më thua mirëmëngjes zonjë apo zotëri?

Zekthi: Kur të me japë Grida fjalën…. Mirëmëngjes do t’i them… ti e ke problemin epistemik sepse mendon se njohja nis nga situata personale. Unë nuk u përgjigjem njerëzve tek e tek, unë flas parimisht.. i them mirëmëngjes dhe kaq

Amber: Nuk e përcakton?

Zekthi: S’merrem fare

Ligji për barazinë gjinore dhe diskriminimin i cili kaloi pak ditë më parë në parlament ka ngjallur debate të ashpra dhe polemika të shumëta. 

E fundit/ Plagost një 30-vjeçar në Vlorë

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës një 30-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia ka identifikuar dhe shoqëruar autorët e dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

“Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj”,thuhet në njoftim. Zoom.al/

Nga takimi intim në kurth/ Detaje të reja nga pengmarrja e të riut në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga pengmarrja e 27-vjeçarit në Tiranë, ngjarje për të cilën janë arrestuar 2 persona dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Në pranga kanë rënë  Lusjan Kimza dhe Asmireld Nimani, ndërsa në kërkim janë shpallur , Klajdi Limani dhe Suate Cenoaliaj dhe një vajzë 25 vjeçare.

Si ra në kurth 27-vjeçari

Lusjan Kimza pasi zbuloi disa mesazhe në telefonin e të dashurës së tij, Suate Cenoaliaj, mësoi se 27-vjeçari e ngacmonte atë.

Pas kësaj, përmes shoqes së të dashurës së tij, Monika Marku, ai e ka futur në kurth 27-vjeçarin dhe i ka lënë një takim në një apartament me qira ditore në Tiranë.

Kur ka mbërritur në apartament ai ka kuptuar se ‘surpriza’ nuk ishte ajo që kishte menduar, por në fakt ishte marrë peng.

Lusjan Kimza në bashkëpunim me miqtë e tij, Asmireld Nimani dhe Klajdi Ninami, e kanë dhunuar dhe i kanë kërkuar 5 mijë euro, të cilat ua ka dhënë.

Pasi është lënë i lirë, 27-vjeçari është paraqitur në spital për të marrë ndihmë, nga ku janë vënë në dijeni autoritetet policore për ngjarjen.

Njoftimi i Policisë

Në kuadër të operacionit “Kufizimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar të rastit, u kapën dhe u vunë në pranga 2 prej tyre, shtetasit L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 3 bashkëpunëtorët, shtetasit K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.    

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta 5 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit. Shtetasit L. K., M. M. dhe K. N. i kanë hequr lirinë, për disa orë, 27-vjeçarit, dhe e kanë dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash.

Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shtetasit A. K, 60 vjeç, (babai i shtetasit L. K.), ku u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte shtetasi L. K. u gjetën 5000 euro (dyshohet shuma e parave që i ishte marrë 27-vjeçarit). 

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme. Zoom.al/ 

Balluku e pandehur nga SPAK, Spiropali: Nuk ka të paprekshëm, secili mban përgjegjësi para ligjit

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka komentuar sot marrjen si të pandehur nga SPAK të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Spiropali tha se në Shqipëri nuk ka të paprekshëm dhe se secili mban përgjegjësi para ligjit.

Kryediplomatja shtoi se mazhoranca është e vendosur të luftojë pandëshkueshmërinë në të gjitha nivelet.

Reagimi i saj erdhi pasi u pyet nga deputeti Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia”, se përse zv/kryeministrja Balluku nuk jep dorëheqjen nga detyra pasi është marrë e pandehur nga SPAK për korrupsion, por shfaqet krah për krah me kryeministrin Edi Rama.

“Ju thatë se qeveria nuk bën hetime por i bën SPAK. Nuk e di nëse jeni në dijeni, por në historinë e Evropës, për herë të parë, një zv/kryeministre është marrë e pandehur. Si e shpjegoni ju në takimet tuaja faktin se zv/kryeministrja edhe pse është marrë e pandehur vazhdon të jetë në krye të detyrës dhe nuk jep dorëheqjen. Si ja shpjegoni ju kolegëve tuaj kur kërkoni që të shtyni përpara integrimin në BE. Për ata është normale që zv/kryeministrja vazhdon të jetë në detyrë pavarësisht se është marrë e pandehur nga SPAK për korrupsion?”- pyeti deputeti Shehaj.

Ministrja Spiropali tha se për asnjë rast, mazhoranca nuk do të sulmojë prokurorë apo gjykatës, apo të komentojë mbi çështje të posaçme, apo mbi çështje të drejtësisë.

“Kjo është një gjë që na ka ndarë që kur kemi ndërmarrë reformën në drejtësi, që kur kemi vendosur që pushteti politik duhet t’i heqë kthetrat nga pushteti i drejtësisë dhe kur kemi marrë vendimin historik si shumicë për ta luftuar pandëshkueshmërinë kudo ku ajo shfaqet, në të gjitha nivelet,”- u shpreh Spiropali.

Ndërsa deputeti Shehaj vijoi duke thënë se zv/kryeministrja Balluku nuk është në hetim, por është marrë e pandehur për korrupsion.

“Pa pikë turpi ajo sot ka dalë krah më krah me kryeministrin. Disa ditë më parë Rama tha se duhet të dalë Erion Veliaj, sot del krah për krah me zv/kryeministren e marrë e pandehur,”- deklaroi Shehaj.

Në përgjigjen e saj, ministrja Spiropali tha se në Shqipëri nuk ka të paprekshëm.

“Në Shqipëri nuk ka të paprekshëm. Dhe ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe një politike të vjetër që vazhdon që me akuza penale në drejtim të kundërshtarëve të bëjë politikën e ditës. Ne nuk e bëjmë këtë. Secili mban përgjegjësi para ligjit, të gjithë, secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet dhe para elektoratit të vetë,”- tha Spiropali./ Zoom.al

Arnold Schwarzenegger zbulon filmin e vetëm që dëshiron të ribëhet

Ka vetëm një film që Arnold Schwarzenegger gjithmonë ka shpresuar të ribëhej — dhe, me fat për të, dëshira iu plotësua.

Aktori 78-vjeçar u takua së fundmi me Glen Powell dhe regjisorin Edgar Wright në premierën e filmit The Running Man (2025), një ribërje e filmit të tij të vitit 1987 me të njëjtin titull.

“Filmi i vetëm nga gjithë filmat e mi që gjithmonë kam dashur të ribëhej ka qenë The Running Man”, i tha Schwarzenegger, Wright-it, 51 vjeç, dhe Powell-it, 37 vjeç.

“Kësaj here ata e ngritën nivelin dhe e bënë pikërisht ashtu siç doja. Aksioni ishte i pabesueshëm dhe shumë krijues”.

Filmi origjinal, i cili ishte drejtuar nga Paul Michael Glaser dhe bazohej lirshëm në librin e Stephen King (nën pseudonimin Richard Bachman), kishte në role kryesore Schwarzenegger-in, María Conchita Alonso, Richard Dawson, Yaphet Kotto, Jim Brown dhe Jesse Ventura.  Zoom.al/

Sarkozy reagon pas daljes nga burgu

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka reaguar pas daljes nga qelia ku u burgos 3 javë më parë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Sarkozy falënderoi publikisht të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë periudhës së vështirë dhe u zotua se do të luftojë për pafajësinë e tij në apel.

“Ndërsa rikthej lirinë dhe familjen time, dua t’u them të gjithëve që më kanë shkruar, më kanë mbështetur dhe më kanë mbrojtur, se jam thellësisht mirënjohës. Mijëra shenja solidariteti më prekën dhe më dhanë forcë për ta përballuar këtë provë,” shkroi Sarkozy.

Ai shtoi se tani fokusi i tij është përgatitja e apelimit: “Ligji u zbatua. Tani do të përgatitem për apel. E gjithë energjia ime është e përqendruar në provimin e pafajësisë sime. E vërteta do të mbizotërojë kjo është diçka që na e mëson jeta. Mbetet vetëm të shkruhet fundi i kësaj historie”. Zoom.al/

Ndeshja me Anglinë në “Air Albania”, udhëzime të rëndësishme për tifozët

Në kuadër të ndeshjes së ardhshme që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” Shqipëri – Angli, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit ka përcaktuar disa masa organizative dhe udhëzime për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe për të garantuar sigurinë maksimale të tifozëve.

FSHF fton të gjithë sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit të respektojnë rregullat dhe udhëzimet e mëposhtme:

  1. Tabela orientuese dhe informacion paraprak për tifozët

Në ditën e ndeshjes, stafi i stadiumit “Air Albania” do të vendosë tabela orientuese në perimetrin e jashtëm të stadiumit, për të ndihmuar tifozët të gjejnë më lehtë hyrjen dhe tribunën përkatëse sipas biletës që kanë blerë.

  1. Koshat plastike dhe kontrollet fizik

Në pikat e hyrjes së stadiumit do të vendosen kosha plastike për grumbullimin e sendeve të ndaluara, të cilat mund të zbulohen gjatë kontrolleve fizike nga strukturat e sigurisë. Gjithashtu, grumbullimi i monedhave dhe sendeve të tjera të vogla do të bëhet nga përfaqësuesit e Kryqit të Kuq.

  1. Rregullat e hyrjes në stadium

Të gjithë tifozët duhet të jenë të pajisur me biletën përkatëse për hyrjen në stadium.

Nuk do të lejohet futja e fëmijëve pa biletë, pavarësisht moshës, në mënyrë që të shmanget mbipopullimi dhe bllokimi i shkallëve gjatë ndeshjes.

Gjithashtu, tifozët paralajmërohen se biletat e dublikuara ose të falsifikuara nuk do të njihen nga sistemi elektronik i stadiumit, dhe poseduesit e tyre nuk do të lejohen të hyjnë.

Portat e stadiumit do të hapen tre orë përpara fillimit të ndeshjes, ndaj FSHF dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje tifozëve të mbërrijnë në kohë, të ndjekin udhëzimet e rendit dhe të drejtohen drejt tribunës së përcaktuar në biletën e tyre. Zoom.al/

Hill dëshmon për UÇK-në dhe takimin Rugova-Millosheviç në Hagë

Christopher Hill dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë. Hill tha se kontakti i tij i parë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ndodhi në verën e vitit 1998 në Tiranë të Shqipërisë.

“Derisa po punoja me stafin tim dhe të tjerë, duhej të gjenim një zyrtar apo grup zyrtarësh së UÇK-së me të cilët mund të flisnim lidhur me UÇK-në. Duhet të shtoj se kam punuar për një kohë në këtë drejtim pa pasur sukses dhe arritëm në përfundim se nuk kishte një udhëheqje të tillë. Pra, këtu bëhej fjalë për një grup njerëz në nivel vendor, që ishte përshkrim shumë më i saktë i asaj me të cilën po merreshim ne”, tha Hill.

Ai shtoi se në Tiranë takoi “dikë që na e kishin përshkruar si kreun e UÇK-së”. “Unë dhe kolegët e mi erdhëm në përfundim se ai vepron brenda kësaj lëvizje, por nuk mund të flasë në emër të UÇK-së. NE vazhduam punën për të gjetur njerëz që mund të flisnim si përgjegjës për këtë. Shkuam në verë dhe vjeshtë të ’98-ës në Likoc”, tregoi Hill.

Hill tha se nuk i kujtohej emri i personit të parë nga UÇK-ja me të cilin ishte takuar, por i kërkoi avokatit që e merrte në pyetje për ta thënë ndonjë emër. Avokati e pyeti nëse ishte Xhavit Haliti, dhe Hill i tha se “po”.

Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “terroriste”, sikur i dha sinjal sulmit serb në familjen Jashari
I pyetur nga mbrojtja nëse ambasadori Gelbard i ishte referuar UÇK -së si organizatë “terroriste”, Hill tha “po”. Hill shpjegoi se Gelbard ishte bazuar në përvojën e tij në Amerikën Latine kur e cilësoi të tillë UÇK-në. “Pati shumë kritika për deklaratën e Gelbard se UÇK-ja ishte organizatë terroriste, dhe kishte fjalë se kjo e kishte shpejtuar këtë ngjarje, pra sulmin në familjen Jashari. Gelbard sikurse kishte dhënë dritën jeshile që kjo të ndodhte. Besoj se nuk ka provë për një gjë të tillë, por ajo është diskutuar, nëse i dërguari amerikan e quan UÇK-në terroriste, sikur u jep sinjal serbëve të lëviznin kundër tyre”, tha Hill.

Hill shtoi se Gelbard, më pas, mori qëndrim shumë më të ashpër ndaj serbëve, pasi ndodhi ngjarja në Prekaz, dhe përfshiu bisedë të ashpër me Millosheviqin”. “Millisheviqi më pas deklaroi se ai nuk donte të takohej më me Gelbard. Gjithë çështja në maj filloi me fjalimin apo komentet e Gelbardit nga përvojat e mëhershme”, tha Hill. Hill tha se Shtetet e Bashkuara kanë mekanizëm për ta shpallur terroriste një organizatë të huaj dhe se, sipas tij, ato nuk e kanë cilësuar të tillë UÇK-në.

Hill: Ishte e vështirë të gjeje njerëz në UÇK që flisnin me autoritet
Hill shpjegoi gjatë dëshmisë se ka qenë e vështirë të gjendeshin njerëz në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të cilët mund të flisnin me autoritet për çështjen e Kosovës. “Robert Gelbard, i cili kishte mbajtur pozitën që e mora unë pas tij, ai kishte pasur takime me shqiptarë të Kosovës në Zvicër dhe ai kishte dëgjuar se ata ishin udhëheqës të UÇK-së. Por, nuk kishte prova që ata ishin udhëheqës të saj”, tha Hill.

Hill: Isha skeptik për takimin Rugova-Millosheviq në Beograd
Hill tha se SHBA-ja e nxiti Ibrahim Rugovën të takohej me Sllobodan Millosheviqin në Beograd më 1998.

“Kur ambasadori [Richard] Holbrooke shkoi në Prishtinë, unë isha me të, dhe u ulëm me presidentin Rugova. Edhe pse nuk e kishim diskutuar këtë paraprakisht, ambasadori Holbrooke tha se ishte ide e mirë nëse Rugova do ta takonte Millosheviqin në Beograd, sepse mendonte se ky takim do të zgjidhte shumë probleme”.

“Unë isha shumë skeptik”, tha Hill. I pyetur nëse takimi mes Rugovës dhe Millosheviqit kishte ndikim në imazhin që kishte Rugova te shqiptarët e Kosovës, Hill theksoi:

“Mendoj se e dëmtoi Rugovën, sepse njerëzit në Kosovë nuk mund t’i ndihmonte. Unë kisha rezerva se takimi mund të ndihmonte. Ai ishte shumë i shqetësuar, por nuk donte që në takimin e parë me Holbrooke të gjendej në një situatë ku refuzonte”, shpjegoi Hill./rel

3 shenjat më me fat të javës

Akrepi

Data 11/11 është simbolike , një derë për fillime të reja dhe për sinkronizime që mund të ndryshojnë drejtimin tuaj.

Nëse keni menduar të bëni një hap të madh në karrierë, marrëdhënie apo projekt personal ky është momenti. Mos kini frikë nga ndryshimi: universi po ju mbështet.

Shigjetari

Pas një periudhe monotone, shigjetarët ndihen gati të ndezin sërish shkëndijën e jetës. Hëna në Luan më 12 nëntor i fton të ndjekin frymëzimin, të guxojnë dhe të kërkojnë përvoja që i bëjnë të ndihen të gjallë.

Në vend që të përqendroheni te ajo që mund të humbni, universi ju inkurajon të besoni në atë që mund të fitoni.
Një udhëtim, një projekt krijues apo një takim i papritur mund të sjellë ndryshimin që keni pritur. Fati është në anën tuaj, mjafton të hidhni hapin.

Demi

Demi hyn në një fazë të re vendimesh dhe mundësish. Me uranin retrograd në shenjën tuaj që nga 7 nëntori, do të ndjeni një shtysë të fortë për të ndryshuar rrjedhën e jetës. Kjo energji kërkon fleksibilitet dhe guxim, cilësi që do t’ju ndihmojnë të përqafoni ndryshimet e nevojshme për tërheqjen e fatit.

E shtuna sjell energji dhe mundësi: një moment perfekt për të marrë iniciativë. Nga tani deri në janar, çdo hap që hidhni në drejtim të ëndrrave tuaja do të shpërblehet./ Zoom.al