Aplikacion
Moti i keq ka përfshirë disa zona të qarkut të Elbasanit gjatë fundjavës, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë natës së kaluar dhe orëve të paradites së së shtunës, në disa zona malore, veçanërisht në bashkinë e Gramshit, janë regjistruar stuhi lokale të forta të shoqëruara me rënie të pazakontë breshëri.
Fenomeni është vërejtur gjithashtu në disa fshatra malorë të bashkive Librazhd dhe Prrenjas, ku reshjet e breshërit kanë qenë të dendura, por me kohëzgjatje të shkurtër. Deri më tani nuk raportohet zyrtarisht për dëme materiale apo në bujqësi të shkaktuara nga moti i keq, ndërsa autoritetet lokale po monitorojnë situatën me kujdes, në rast se kushtet atmosferike përkeqësohen më tej. Zoom.al/
“Pacolli zbardhi një tjetër aferë të Ballukut”, Bardhi: Zëvendëskryeministrja ndërhyri edhe për Aeroportin e VlorësKryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, denoncoi sot se intervista e biznesmenit Behgjet Pacolli, ka zbardhur sipas tij, një tjetër aferë korruptive të zëvendëskryeministres Belinda Ballukut.
Bardhi akuzon se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, përveçse ka paracaktuar fituesin e konçesionit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Belinda Balluku përcaktonte edhe nënkontraktorët që do të kryenin punimet për ndërtimin e strukturave të aeroportit. “Në këtë episod bëhet fjalë për ndërtimin e një hangari me vlerë 21.2 milionë euro, për të cilin siç thotë biznesmeni Pacolli, Belinda Balluku i kishte dhënë fjalën një kompanie italiane”, thekson Bardhi.
Reagimi i Gazment Bardhit:
Intervista e biznesmenit Behgjet Pacolli zbardh një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut. Përveçse ka paracaktuar fituesin e konçesionit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Belinda Balluku përcaktonte edhe nënkontraktorët që do të kryenin punimet për ndërtimin e strukturave të aeroportit.
Në këtë episod bëhet fjalë për ndërtimin e një hangari me vlerë 21.2 milionë euro, për të cilin siç thotë biznesmeni Pacolli, Belinda Balluku i kishte dhënë fjalën një kompanie italiane. Në këtë takim të zhvilluar në kryeministri, ka qenë i pranishëm edhe Edi Rama, i cili jo vetëm ishte në dijeni të aferave të zëvendëses së tij, por edhe i miratonte ato plotësisht.
Pa humbur kohë, SPAK duhet të administrojë këtë intervistë si provë e korrupsionit madhor të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut me konçesionin e aeroportit të Vlorës. Dyshja Rama-Balluku duhet të thirren urgjentisht në SPAK dhe të merren në përgjegjësi penale për këtë aferë qindra milionë euro në dëm të Buxhetit të Shtetit dhe ekonomisë shqiptare. Zoom.al/
Zgjedhjet e pjesshme lokale, nis shpërndarja e materialeve të votimit në VlorëKa nisur shpërndarja e bazës materiale në Vlorë për qendrat e votimit. Shpërndarja ka nisur në KZAZ nr. 84 të Bashkisë Vlorë ndërsa do të vijoj edhe në tre KZAZ e tjera.
Në KZAZ nr. 84 të Bashkisë Vlorë ka nisur sot shpërndarja e bazës materiale për procesin zgjedhor. Kryetari i kësaj KZAZ-je, Romarjo Meminaj, deklaroi se procesi po zhvillohet normalisht dhe pa asnjë problematikë.
Sipas Meminajt, të gjitha qendrat e votimit janë tashmë të përgatitura për të marrë materialet zgjedhore, duke garantuar që gjithçka të jetë gati në kohë për ditën e votimit.
Në këtë KZAZ janë gjithsej 68 qendra votimi, të cilat do të pajisen me të gjitha materialet e nevojshme për zhvillimin e procesit në mënyrë të rregullt dhe transparente.
Në katër KZAZ e vlores janë 231 qendra votimi ndërsa procesi do të mbyllet deri në mbremje ndërsa qendrat e votimit deri ditën e diel në mëngjes do të ruhen edhe nga efektivë të policisë. Zoom.al/
Vrau dy kunetërit, Astrit Isufi dhunonte gruan: Nëse ndahesh t’i faroj krejtTë tjera detaje kanë dalë në dritë për Astrit Isufin, autorin e dyshuar të vrasjes së dy vëllezërve Morina në Malishëvë.
Sipas raportimeve, viktimë e dhunës së Isufit ka qenë bashkëshortja e tij. Ndaj Isufit në Prill të këtij viti ishte ngritur aktakuzë për kanosje dhe dhunë në familje, ndërsa Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar më 7 prill 2025 për rrahjen dhe kërcënimin e bashkëshortes.
Më 30 mars 2025, rreth orës 15:00, por edhe në të kaluarën, Isufi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, duke e goditur me kabllo dhe duke e kërcënuar se do t’ia vriste familjen nëse ajo do të ndahej prej tij.
Më vonë, Gjykata e Apelit vendosi ta ulë dënimin e shqiptuar nga Themelorja, duke arsyetuar se dënimi kishte arritur efektin e përgjegjësisë tek i dënuari.
E rrahu gruan në ditën e festës së Bajramit
Më 30 mars 2025, Astrit Isufi sipas dosjes së gjykatës rreth orës 06:00 të mëngjesit, teksa gruaja e tij e kishte përgatitur drekën e festës së Brajramit, i pandehuri ishte zgjuar nga gjumi e kishte thirrur gruan e tij dhe e kishte goditur me peshqir në trup duke i kërkuar që t’i zgjojë fëmijët nga gjumi. Gruaja kishte shkuar të fëmijët por ata nuk ishin zgjuar e ishte kthyer sërish te Astrit Isufi për t’i treguar.
Sipas dosjes hetimore, Astrit Isufi ishte nervozuar e më pas kishte nisur ta sulmoj gruan e tij me shuplakë e grushte në fytyrë e trup. Disa orë më vonë, kur Astrit Isufi ishte kthyer në shtëpi pasi kishte shkuar të përshëndesë familjarët për festën e Bajramit, kishte kërkuar ushqim nga gruaja e tij dhe kjo e fundit i kishte thënë se mungonte një produkt ushqimor. Kjo arsye më pas sërish kishte qenë shkak për një sherr i cili shkaktoi dhunën fizike të dytë brenda ditës nga Astrit Isufi te bashkëshortja e tij.
Dosja shpjegon se kur kishte marrë vesh Astriti se mungon një produkt, i kishte marrë pjatat e ushqimit dhe i kishte gjuajtur në tokë e më pas e kishte kap gruan e tij për dore e kishte tërhequr zvarrë e kishte futur brenda dhomës dhe kishte nisur ta qëlloj me një kabllo elektrik në pjesë të ndryshme të trupit.
Në ato momente vajza e tyre kishte hyrë brenda dhomës dhe i kishte kërkuar babait të saj të ndaloj sepse ‘po e mbyste nënën’. Edhe pse kishte kërkesë nga vajza, në dosje shpjegohet se Astrit Isufi nuk kishte ndaluar deri sa i është dukur mjaftueshëm gruan e tij dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia.
Në po të njëjtën ditë, Astrit Isufi sipas dosjes, e kishte kërcënuar gruan e tij dhe e kishte paralajmëruar se nëse ndahet nga ai do t’ia vrasë gjithë familjen. “Ti nuk guxon me u nda me mua, se ka me ta vra familjen, ka me t`i faru krejt”, përshkruhet kërcënimi që i kishte bërë Astrit Isufi, gruas së tij më 30 mars 2025.
Kjo situatë asaj mësohet se i kishte shkaktuar ankth, frikë dhe pasiguri për jetë. Me gjithë këto veprime që Astrit Isufi kishte kryer ndaj gruas së tij, Gjykata në Prishtinë-Dega në Drenas, e kishte dënuar me burg në kohëzgjatje me 154 ditë dhe 300 euro gjobë për dhunë në familje ndërsa për kanosje ishte gjobitur me 500 euro.
Xhelozia shkak i dhunës në familje
Pa telefon, duke përjetuar dhunë të vazhdueshme fizike, gruaja e Astrit Isufit në deklarimin e saj në seancën për caktimin e paraburgimit kishte thënë se burri i saj nuk i kishte lejuar telefon, nuk ka mundur më herët të raportoj dhunën në familje sepse nuk kishte mundësi, burri i saj ishte xheloz dhe nuk ia kishte dashur familjen gruas së tij dhe i kishte thënë shumë herë që ‘nuk kanë çka lypin këtu’. Mësohet se ajo kishte informuar organet e rendit muaj më parë se burri i saj kishte një armë të cilën e posedonte kohë më parë. Ajo pas ngjarjes kishte qëndruar te familja e saj ndërsa fëmijët te babai, për shkak që të mos ndërpritej shkollimi i tyre.
Për vendimin e Themelores, Astrit Isufi ishte ankuar në Apel
Astrit Isufi ishte dënuar me rreth 5 muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndërsa Gjykata e Apelit kishte bërë ndryshim të vendimit të shkallës së parë duke i ndryshuar edhe kohëzgjatjen e dënimit nga 5 në 3 muaj për rrahjen brutale të gruas së tij si dhe kërcënimet ndaj të njëjtës.
Gjykata e Apelit më 26.06.2025 kishte marrë vendim që të aprovoj ankesën e mbrojtësit të Astrit Isufit dhe kishte vendosur që në total t’i jap Astrit Isufit dënim me burg 3 muaj dhe gjobë prej 300 euro për dhunë në familje ndërsa nuk kishte ndryshuar dënimin me gjobë për veprën penale të kanosjes.
Për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, kishte bërë ankesë avokati i Astrit Isufit, Muhamet Binaku.
Në përgjigjen në ankesë ishte paraqitur edhe përfaqësuesi i gruas së Astritit, Faik Morina duke treguar se gruaja ishte kthyer në shtëpinë e përbashkët me Astritin në Komoran te fëmijët e saj më 22.04.2025 me marrëveshjen e dy palëve të familjes.
Gjykata e Apelit kishte mbajtur edhe seancën e kolegjit dhe kishte shqyrtuar ankesën e cila nuk ishte për shkelje esenciale të vendimit por për ndryshimin e saj. Mbrojtësit e dy palëve në këtë rast Astrit Isufit dhe gruas së tij kishin mbështetur kërkesën që të shqiptohej një dënim alternativ siç është ai me kusht.
Gjykata e Apelit kishte shqyrtuar të gjithë situatën dhe kishte ardhur në përfundim që t’i ulte dënimin me burgim të dënuarit Astrit Isufit nga 5 muaj në tre muaj burgim duke shtuar se ky dënim është më i butë është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të kryerjes së veprës penale me shkallën e përgjegjësisë së të akuzuarit dhe kjo do të shërbej si preventivë gjenerale.
Kush është Astrit Isufi?
Astrit Isufi deri më tani dyshohet se është i dyshuari kryesor për vrajsen e dy vëllezërve të gruas së tij në fshatin Gollubovc të Malishevës. Deri më tani ende nuk janë të qarta rrethanat që çuan deri te vrasja por që nga Policia është konfirmuar se edhe ai është i plagosur po ashtu.
Në vendin e ngjarjes ishin gjetur dy armë ndërsa për më shumë se 15 orë, Isufi ishte në arrati, derisa u arrestua më 07.11.2025 në fshatin Plloçicë.
Ai aktualisht ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duke marrë trajtim mjekësor ndërsa gjendja e tij është e stabilizuar.
Viti 2026 sjell mundësi të jashtëzakonshme: Shenjat e zodiakut që do të shkëlqejnëViti i ri 2026 po afron dhe disa shenja të zodiakut do të kenë një vit të jashtëzakonshëm, plot mundësi dhe momente të bukura.
Sipas astrologëve, disa shenja do të shkëlqejnë dhe do të përjetojnë zhvillim personal, profesional dhe financiar.
Luanët do të jenë në qendër të vëmendjes. Energjia që do të rrezatojnë këtë vit do të jetë e fuqishme dhe të gjithë do ta ndiejnë. Me Jupiterin në shenjën e tyre nga 30 qershori e më tej, Luanët do të përfitojnë nga pranimi i të tjerëve dhe do të kenë mundësi për të përmirësuar jetën personale dhe marrëdhëniet.
Gaforret, nga ana tjetër, do të ndihen të mbushur me energji dhe sukses. Jupiteri në shenjën e tyre deri më 30 qershor do t’i bëjë të ndihen të rrethuar nga mundësitë. Pas këtij muaji, Jupiteri në shtëpinë e tyre të dytë do të sjellë përimirësim financiar dhe do t’i ndihmojë të realizojnë disa nga dëshirat e tyre.
Peshorja dhe Akrepi mbyllin “katërshen me fat”. Peshorja do të përfitojë nga Jupiteri në shtëpinë e saj të 10-të deri më 30 qershor, ndërsa Akrepi nga 30 qershori e tutje. Kjo do t’u japë mundësi për të realizuar idetë e tyre, për të zhvilluar karrierën dhe marrëdhëniet shoqërore. Statusi i tyre mund të ndryshojë për mirë, duke sjellë famë, lavdi dhe sukses të dukshëm.
Viti 2026 premton të jetë një vit i mbushur me mundësi për Luanin, Gaforren, Peshoren dhe Akrepin, një kohë për të shkëlqyer dhe për të arritur qëllimet e tyre. Zoom.al/
Makina përplaset me motorin në Shkodër, plagoset një 19-vjeçarNjë aksident është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër. Ngjarja ndodhur rreth orës 16:40, në bulevardin Skenderbeu.
Raportohet se automjeti me drejtuese shtetasen A. H., 40 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. L., 19 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. L., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrrzikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi:
Rreth orës 16:40, në bulevardin Skenderbeu, automjeti me drejtuese shtetasen A. H., 40 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. L., 19 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. L., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrrzikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Zoom.al/
Parashikimi i motit për ditën e dielPër ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Pas orëve të mesditës mot i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.
Pas orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 24 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 6 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 19 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë. Zoom.al/
Kaos në aeroportet amerikane, anulohen mbi 5 mijë fluturimeMbi 5 mijë fluturime në Shtetet e Bashkuara janë anuluar ose kanë pasur vonesa, pas vendimit të Departamentit të Transportit për reduktimin e tyre me 10%.
Situata ka krijuar kaos nëpër aeroportet amerikane, ndërsa problemet po ndihen edhe nëpër Europë.
Reduktimi me 10% i fluturimeve në shkallë kombëtare në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar kaos në aeroportet kryesore të vendit. Vetëm të premten u anuluan mbi 1 mijë fluturime, ndërsa rreth 4 100 të tjera patën vonesa të gjata.
Gjendja u krijua pas vendimit të Departamentit të Transportit dhe Autoritetit të Fluturimeve Ajrore për të larguar nga puna dhjetëra kontrollorë ajrorë në 40 aeroportet më të ngarkuara.
Prej 37 ditësh, ata punonin pa pagesë, pasi republikanët dhe demokratët në Kongres nuk po arrijnë marrëveshje për buxhetin e pjesshëm. Sipas autoriteteve, shumë prej tyre ishin dypunësuar për të siguruar të ardhura, duke arritur nivele të rrezikshme lodhjeje që cenonin koordinimin e sigurt të fluturimeve. Për të shmangur rreziqe ndaj mijëra pasagjerëve çdo ditë, qeveria urdhëroi që ata të pezullohen nga detyra.
Kaosi në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar vonesa zinxhir edhe nëpër aeroportet ndërkombëtare të Europës e më gjerë.
Aktualisht, reduktimi i fluturimeve është 4%, por pritet të rritet gradualisht në ditët në vijim, derisa të arrijë në 10%. Autoritetet paralajmërojnë se gjatë fundjavës së ardhshme, nëse situata politike mbetet e pazgjidhur, numri i fluturimeve të ndërprera mund të shkojë deri në 20%. Zoom.al/
Shiten të gjitha biletat e Andorrë-ShqipëriBiletat e ndeshjes Andorrë-Shqipëri kanë avulluar në më pak se 48 orë.
Federata e Futbollit ka njoftuar se stadiumi “Nou Estadi” do të jetë i mbushur plot dhe nuk ka më bileta në shitje për këtë sfidë.
Stadiumi i ri i Andorrës ka kapacitet 5,600 vende dhe nuk duket e vështirë që për një ndeshje ndërkombëtare të ketë pjesëmarrje masive nga ana e tifozëve. Por, interesant është fakti që për herë të parë në vitet e fundit Andorra njofton “Sold Out” biletash, në një kohë që për duelin e një muaji më parë kundër Serbisë tribunat ishin bosh dhe prezentë ishin më pak se 1 mijë tifozë.
Nuk është çudi që të enjten në mbrëmje stadiumi të jetë i mbushur me tifozë shqiptarë, që do të shkojnë aty për të mbështetur ekipin kombëtar në ndeshjen vendimtare për fatet e kualifikimit. Mbrëmja e 13 nëntorit mund të jetë historike për Shqipërinë në rast se fiton dhe, paralelisht, Serbia do të mundet me Anglinë, pasi do të siguronte zyrtarisht vendin e dytë.
Kombëtarja shqiptare do të grumbullohet ditën e hënë në Barcelonë dhe aty do të vijojë përgatitjet deri një ditë përpara ndeshjes për t’u transferuar në Andorrë. Pas duelit me këta të fundit, kuqezinjtë do të presin Anglinë më 16 nëntor në “Air Albania”. Zoom.al/
Kush është taksisti që u kap me armë dhe drogë sotPolicia e Tiranës ditën e sotme ka arrestuar një 46-vjeçar, ish-ushtarak,pasi dyshohet se furnizonte grupe kriminale me armë zjarri.
Altin Celami, banues në Tiranë u ndalua në Rrugën e Dibrës teksa qarkullonte me taksinë e tij të verdhë, që sipas hetimeve e përdorte për të shmangur kontrollet policore.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës, policia sekuestroi 4 armë pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh, të cilat dyshohet se do t’u shiteshin grupeve kriminale.
Burimet nga hetimet bëjnë me dije se Celami kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe ishte arrestuar më parë, në tetor 2022, për të njëjtën vepër penale. Ai shërbente në repartin e Pezë Helmës në Tiranë, nga ku u përjashtua pas arrestimit të parë./ Zoom.al