Aplikacion
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është tërhequr nga deklaratat e tij për ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato lidhur me bindjet seksuale të këtij të fundit.
Berisha i ka kërkuar falje Gonzatos nëse është ndjerë i ofenduar nga deklarata e tij të bëra gjatë ditës së sotme.
‘Të kërkosh falje është gjëja më e thjeshtë’, tha Berisha jashtë Kuvendit ndërsa shtoi se ka qenë vetë Gonzato, i cili ka deklaruar se ishte i martuar me një mashkull.
“Nëse ai e ka marrë si fyerje, unë do të rishikoj qëndrimin tim dhe i kërkoj falje, por nuk e shoh këtë si një ofendim,” përfundoi Berisha.
Teksa Berisha komentonte sot projekt-ligjin mbi barazinë gjinore, një draft i propozuar nga Partia Socialiste, ai tha se ai projekt-ligj ka si qëllim shkatërrimin në themel të familjes tradicionale shqiptare. Paçka se në draft është e përcaktuar se të vetmet gjini në Shqipëri janë burrë dhe grua, Berisha i referohet disa termave apo saktësimeve të tjera duke thënë se bëhet fjalë për përfshirjen e shumëfishtë të gjinive.
Zyrtari i lartë amerikan takim “kokë më kokë” me prokurorin e dosjes Balluku, Karamuço: SHBA po ndjek nga afër hetimetEksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar në emisionin “Top Story” se një zëvendësndihmës sekretar i Shtetit nga SHBA ka zhvilluar një takim konfidencial me prokurorin Dritan Prençi, i cili heton dosjen që përfshin zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Sipas Karamuços, takimi është zhvilluar “kokë më kokë”, pa përkthyes dhe pa persona të tjerë të pranishëm, gjë që tregon, sipas tij, interesin e lartë të SHBA për ecurinë e hetimeve.
“Ka një asistencë të jashtëzakonshme nga SHBA dhe ekspertëve të tyre që ndjekin nga afër jo vetëm këtë dosje, por edhe disa të tjera. Kam informacion se zëvendësndihmës sekretari i shtetit ka ardhur vetëm për t’u takuar me SPAK.
Ka zhvilluar takime në Kuvend, me zotin Dumanin dhe zonjën Xholi, por ka kërkuar një takim kokë më kokë me prokurorin e çështjes, Dritan Prençi. Kjo tregon vëmendjen e veçantë që DASH i kushton këtyre hetimeve”, tha Karamuço.
Miratohet projektligji për barazinë gjinoreMe 77 vota pro dhe 36 vota kundër, është miratuar në parlament projektligji në parim për barazinë gjinore.
Pavarësisht kundërshtimit nga ana e opozitës, Projektligji i Barazisë Gjinore dhe aktet e tjera të rendit të ditës kaluan në votim të menjëhershëm, pasi grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin menjëherë në votim të projektligjeve në rendin e ditës.
Projektligji “Për barazinë gjinore”, ka për qëllim harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë të grave dhe burrave.
Sipas relacionit shpjegues, ligji i ri do përmirësojë kuadrin ligjor ekzistues për të siguruar mundësi të barabarta në punësim, arsim, përfaqësim në vendimmarrje dhe mbrojtje nga çdo formë diskriminimi me bazë gjinore.
Kleofina rrëfen për herë të parë historinë e njohjes me futbollistin Benjamin PavardModelja dhe influencerja shqiptare Kleofina ka ndarë detaje nga jeta e saj private, gjatë intervistës në emisionin “Mirëmbrëma yje”.
Ajo ka folur hapur për fillimet e lidhjes së saj me futbollistin francez Benjamin Pavard, një histori që, siç tregon ajo, nuk ka qenë e lehtë për ta vendosur në dijeni familjen. Kleofina rrëfeu se për muaj të tërë kishte hezituar t’i tregonte babait të saj se ishte në një marrëdhënie me një lojtar të njohur ndërkombëtar.
“E kisha të pamundur ta imagjinoja veten përballë babait duke i thënë se po dilja me një francez,” – tregoi ajo.
Pikërisht për këtë arsye, rolin e “lajmëtarit” e mori vëllai i saj, i cili ishte i vetmi që e dinte fillimisht lidhjen.
Sipas saj, edhe pasi babai u informua, ai nuk shfaqi asnjë reagim të dukshëm.
“Ne ishim në pushime në Greqi kur vëllai ia tha babait. Ai u soll sikur nuk e kishte dëgjuar fare këtë lajm. E vazhdoi ditën krejt normalisht,”- kujtoi modelja.
Kleofina tregoi se pas disa muajsh marrëdhënia me Pavard ishte ende e qëndrueshme dhe serioze, çka bëri që familja të kthehej sërish te biseda e ndërlikuar.
“Kaluan gjashtë muaj dhe unë ende isha e dashuruar me Benjaminin. Vëllai im shkoi edhe një herë dhe ia tha babait, më qartë këtë herë,” – tha ajo.
Në vijim të rrëfimit, Kleofina zbuloi edhe një moment vendimtar që e ndryshoi krejt situatën.
“Benjamin udhëtoi nga Milano në jug të Francës vetëm për të takuar babain tim. Qëndroi tre ditë atje duke pritur, sepse babai im nuk pranonte të dilte ta takonte,”- tregoi modelja.
“Takimi përfundoi më mirë sesa e kisha imagjinuar,” – shtoi ajo.
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Gonzato të më tregojë direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinoreKreu i PD Sali Berisha ka reaguar sërish për debatet mbi ligjin e barazisë gjinore, duke mohuar kategorikisht se ka fyer ndonjë ambasador dhe duke kërkuar nga përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, që të tregojë se cilën direktivë të BE-së mbështet përdorimin e terminologjisë së “përkatësisë së shumëfishtë gjinore”.
“Nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori, por kam shprehur mendimet e mia hapur,” tha Berisha. Ai shtoi: “Cila direktivë e BE përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore? Asnjë nga ato direktiva nuk e ka këtë, ato flasin për burrin dhe gruan.”
Berisha theksoi se ekspertë të njohur kanë konfirmuar mungesën e një reference të tillë në ligjet dhe aktet europiane, ndërsa çdo interpretim tjetër sipas tij është “problem i atij që e bën”.
Ish-kryeministri shtoi se mbështet barazinë dhe kundërshton diskriminimin, por është kundër çdo përpjekjeje për të ndryshuar binaritetin e gjinisë dhe natyrën antropologjike të saj.
Ndërkohë pas deklaratave socialistët kanë kërkuar përjashtimin e Berishës nga Kuvendi për 30 ditë. Zoom.al/
Berisha: Tao ka porositur vrasje! Denoncimi u dogj nga një prokurorKryedemokrati, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë ndaj kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se një prokuror ka ‘djegur’ sipas tij një denoncim që e implikonte Ballën në porositje vrasjesh.
Berisha akuzon Ballën si bashkëpunëtor me bandat, teksa ka nxjerrë edhe disa biseda që sipas tij tregojnë implikimin e Ballës në krim.
“Me datën 20.02.2020 target informon pinim ‘AM5P80’ se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, bashkëpunëtorit në krim asnjë tender publik, asnjë favor tjetër përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin. Ky mesazh ju përcoll Taos, dhe i dhanë afat gjer në dhjetor. Tao ju përgjigj kësaj; A garantoni që të gjithë ata njerëz do të votojnë për ne, nëse vendosim në listë ata që doni në burg.
Dëgjoni ë, përgjigja ishte; po ne e garantojmë këtë. Më pas Tao tha; Ata shkojnë në burg këtë vit. Dhe ky është vetëm njëri regjistrim, sepse tjetrit është Tao që porosit vrasje dhe që ajo e di vetë ai, bashkë me një prokuror vendosin të djegin denoncimin se, kishte porositur vrasje. Po ky bashkëpunëtor bandash që mbani në krye të grupit. Edhe Erjona Daupaj, ajo e Erjonës është më e bukur, se publiku nuk duhet ti harrojë.
Se është me shumë vlerë kjo e Erjona Daupajt. Radovan Çela: Nga Tao Tao dhe thotë se i ka në rregull letrat, kishte të drejtë ajo dhe kjo, nuk e them më atë fjalë, nuk duhej toleruar që në fillim aty ku do të shkojë do ti djegin letrat me benzinë. Se ajo luan edhe me Taon, ajo bundra thotë, luan edhe me Taon. Se cila është e di ti. Në fakt në transkript”,- u shpreh Berisha.
Sulmi i Berishës për Gonzaton, Rama: Kërkojmë ndjesë!Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë për gjuhën e përdorur nga paraardhësi i tij, Sali Berisha, ndaj Ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, ditën e sotme, ndërsa fliste për ligjin për barazinë gjinore.
Me anë të një reagimi në “X”, Rama i kërkon ndjesë ambasadorit Gonzato, duke theksuar se ligji është plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin.
Postimi i Ramës:
“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët.
Megjithatë, siç themi në shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara 🇦🇱🤝🇪🇺.”
Berisha sulmoi Gonzaton nga Kuvendi, Marta Kos: E papranueshme!Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos, ka reaguar për sulmet e Sali Berishës ndaj ambasadorit Silvio Gonzato.
Me anë të një postimi në platformën X, Kos shkruan se projektligji për barazinë gjinore, nuk është një kërkesë private e Ambasadorit.
“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të @EUinAlbania! Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan Kos në llogarinë e saj në X.
Çfarë deklaroi Berisha në Kuvend?
Qytetarë dhe qytetarë sillet në emër të direktivave të BE, ekspertë të shquar, kanë pohuar se nga 10 direktiva të BE në asnjërën prej tyre nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë. Cila direktivë tu thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016.
Zoom.al/
“Ethet” e listës së Sylvinho-s, të premten shpallen emrat që do të sfidojnë Andorran dhe AnglinëRritet kurioziteti dhe ankthi sigurisht mbi listën e lojtarëve me të cilët Shqipëria do të përfaqësohet në dy takimet e fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës.
Paraditen e të premtes FSHF do të publikojë listën e kuqezinjve të cilët do të jenë në dispopzicion të stafit teknik për ndeshjen kundër Andorës në datë 13 nëntor dhe atë kundër Anglisë më 16 nëntor.
Tekniku i kombëtares nuk është njeri i surprizave të mëdha, e gjasat janë që kështu të ndodhë këtë të premten sa i takon emrave të futbollisteve që ai do të ketë nën armë për dy ndeshjet jetike për blindimin e vendit të dytë në grup, që na sigurojnë fazën Play OFF.
Porta do të vazhdojë të jete pronë e Tomas Strakoshës, ndërsa në mbrojtje për fat të mirë ndryshe nga duelet e tetorit do të ketë bonus rikthimin në formë të Ardian Ismajlit, përveç kapiten Gjimshitit, apo Hysajt dhe Mitajt.
Në mesfushë gjithashtu asnjë risi me emra si Julian Shehu, Asllani, Ramadani, Laçi dhe Medon Berisha në dispozicion të Silvinjos.
Në krahët e sulmit Arbër Hoxha dhe Jasir Asani janë të paprekshëm dhe kësaj liste i shtohet gjithashtu edhe Nedim Bajrami, i cili nuk luan më në klub prej muajsh por është i preferuar në Kombëtare. Edhe në sulm asgjë e re. Broja, Manaj, Uzuni dhe Daku pjesë e grupit. E vetmja risi mund të jetë Abnis Mehmeti, absolutisht lojtari shqiptar më në forme ne futbollin britanik.
Golat dhe asistet e tij tek Bristol City deri më tani nuk e kanë bindur Silvinjon. Ndoshta këtë herë mund të jetë momenti i duhur për tu rigrumbulluar. Silvinjo do të shpjegojë zgjedhjet e tij të premten në orën 11:00 në daljen e zakonshme për mediat. Grumbullimi nis në Barcelonë me 10 nëntor, duke marrë në konsideratë afërsinë me Andorran, sfidë që e luajmë në transfertë 3 ditë më vonë. Zoom.al/
Fundi i martesës 10-vjeçare, Neda dhe Ogren Balluku me marrëveshje divorci! Ja për çfarë janë dakordësuarNeda Balluku dhe Ogren Balluku janë rikthyer në qendër të vëmendjes së medias rozë pas publikimit të lajmit për divorcin e tyre, duke i dhënë fund një martese që ka zgjatur 10 vite.
Çështja është depozituar tashmë në sekretarinë e gjykatës me numër 17084, ndërsa shorti elektronik ka caktuar gjyqtaren Majlinda Dogga për shqyrtimin e kërkesë-padisë. Sipas Vip Magazine, çifti është paraqitur një marrëveshje e përbashkët divorci, në të cilën palët kanë rënë dakord për ndarjen e detyrimeve dhe pasojave që rrjedhin nga zgjidhja e martesës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Neda Balluku gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u shpreh se marrëdhënia e tyre kishte kaluar një periudhë të vështirë, duke pranuar se kriza ka qenë e pranishme prej kohësh.
Neda dhe Ogreni u njohën në vitin 2010 gjatë pjesëmarrjes në spektaklin “Big Brother Albania”, ku nisën edhe lidhjen e tyre të komentuar gjerësisht. Çifti u martua në vitin 2015, duke u konsideruar një nga historitë më të mira të dashurisë që dolën nga formati.