zoom

Day ArchiveDhimbjet e kokës, çfarë i shkakton?

Dhimbjet e kokës janë të një intensiteti të ndryshëm dhe në shumicën e rasteve nuk sinjalizojnë ndonjë problem madhor shëndetësor.

Në pjesën më të madhe, dhimbja e kokës mund të kalojë me një ilaç të thjeshtë kundër dhimbjes. Në raste kur ajo është tepër e fortë apo e pazakontë, atëherë njeriu mund të shqetësohet për probleme si ishemia, tumori apo trombozë.

Për fat të mirë, këto probleme janë të rralla.

Shkaktarët e dhimbjes së kokës

Ajo që dihet është se indet e trurit dhe kafka nuk kanë nerva që regjistrojnë dhimbjen. Por enët e gjakut në kokë dhe qafë, indet që rrethojnë trurin dhe disa nerva që kanë pikënisjen në tru, munden të sinjalizojnë dhimbjen.

Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen edhe nga sinoziti, dhëmbët, muskujt dhe gjymtyrët e qafës.

Kur duhet të shqetësoheni për dhimbjet e kokës?

Çdo person duhet të shqetësohet për dhimbjen e kokës, nëse e përjeton atë për herë të parë pas të pesëdhjetave.

Një dhimbje koke është shqetësuese edhe kur është krejt papritur tepër e fortë dhe e mprehtë, sidomos kur lëvizet koka ose kur ka kollë. Shqetësimi duhet të jetë i lartë edhe kur dhimbjet e kokës shoqërohen me ndryshime në personalitet apo funksionet mendore.

Në disa raste, kur dhimbjet shoqërohen edhe skuqje të syve, dhimbje të tjera, ose kur ato ndodhin kur zgjoheni krejt papritur, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.

“Hëna e Kastorit”/ Superhëna më e madhe e vitit 2025 ndriçon qiellin

Hëna e plotë e nëntorit ka ndriçuar qiellin këtë të mërkurë, duke u shfaqur si superhëna, më e madhe dhe më e ndritshme se çdo hënë tjetër e vitit 2025.

Amerikanët vendas e quajnë këtë hënë “Hëna e Kastorit”, pasi shënon periudhën kur kastorët janë më aktivë dhe gjuetarët vendosin kurthe përpara se ujërat të ngrijnë.

Ardhja e “Hënës së Kastorit” simbolizon përgatitjen dhe durimin për dimrin që po vjen.

Kjo nuk është një hënë e zakonshme e plotë, sepse ndodh kur Hëna është në perigje, pika më e afërt me Tokën, rreth 356,980 kilometra larg.

Për shkak të kësaj afërsie, hëna duket deri në 30% më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht, duke krijuar një spektakël të jashtëzakonshëm në qiell. Zoom.al/

Kreu i SPAK “kërcënon” sërish Edi Ramën? Altin Dumani: S’ka të paprekshëm, mjafton të kemi prova!

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka dhënë një intervistë për emisionin “Trialog” ku foli për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme prej tre vitesh, akuzave dhe sulmeve nga politika.

Altin Dumani u shpreh se SPAK ka treguar dhe ka dhënë shenja që s’ka të paprekshëm dhe se të gjithë janë përgjegjës para ligjit pavarësisht funksionit që ato mbajnë.

Altin Dumani theksoi se në tre vitet e fundit ka pasur një numër të lartë në rritje të hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë, organizatave apo grupeve kriminale. Për Altin Dumanin, SPAK nuk fal askënd, mjafton të ketë prova.

Deklarata e Dumanit që askush s’është i paprekshëm për SPAK, duket sërish si një mesazh apo “kërcënim” i hapur për Edi Ramën, pasi të njëjtën përgjigje dha edhe kur u pyet në Parlament se përse kryeministri është “shpallur” i paprekshëm nga SPAK.

“Pavarësisht nëse është funksion politik, publik apo fuqisë financiare që mbart. Për prokurorët e SPAK është e rëndësishme që ata të ndërtojnë hetime të suksesshme ndaj subjekteve që kanë në ndjekje. 

Besoj se këto vite kanë treguar pikërisht këtë, që SPAK është i aftë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti. S’ka të paprekshëm, s’ka drejtësi selektive. 

Nuk mund ta konsideroj si sukses sepse për ta konsideruar sukses të plotë veprimtarinë e SPAK për 6 vite, duhet të presim edhe vendimet e gjykatave, vendimet e formës së prerë, të gjykojmë më ftohtë dhe të jemi realistë në vlerësime. 

Vendimet e formës së prerë kanë filluar të vijnë. Kemi zyrtarë të lartë, të nivelit shumë të lartë, të mesëm, të nivelit të ulët, që janë deklaruar fajtorë me vendime të formës së prerë të gjykatave.

Periudha 3-vjeçare në drejtimin e SPAK ka koinciduar me një rritje të numrit të hetimeve për zyrtarë të lartë, organizata e grupe kriminale. 

Jemi përpjekur të kryejmë hetime shterruese, të grumbullojmë prova, të ngremë akuza me shpresa që të kemi dhe vendim fajësie të suksesshëm si dhe të respektojmë të drejtat e të pandehurit në procesin penal. 

Nuk i ndajmë çështjet sipas përkatësisë politike, as sipas funksioneve publike. Prova është e rëndësishme për ne. Prova është e rëndësishme dhe s’ka rëndësi emri.”-tha Dumani.

FIFA krijon një Çmim ‘Nobel’ për Paqen, do të jepet gjatë shortit të Botërorit

Federata Ndërkombëtare e Futbollit krijon Çmimin FIFA e Paqes: Futbolli bashkon botën.

Është ky një cmim që sipas presidentit Gianni Infantino do t’u akordohet të gjithë atyre që kanë spikatur me punën e jashtëzakonshme të bërë për paqen dhe që kanë bashkuar njerëzit në të gjithë globin.

Ky çmim do të jepet në emër të 5 miliardë personave që adhurojnë futbollin dhe gjatë hedhjes së shortit të Botërorit të vitit të ardhshëm ku pritet të jetë I pranishëm edhe presidenti i SHBA, Donald Trump, ortaku strategjik i Infantinës dhe për shumë persona favorite për të fituar këtë çmim. Ceremonia e hedhjes së shortit të Botërorit 2026 do të mbahet në 5 dhjetor në Washington.

‘Në një botë që është gjithnjë e më shumë e pastabilizuar dhe e përçarë, është thelbësore që të njihet kontributi i jashtëzakonshëm i atyre që punojnë shumë për të shuar konfliktet dhe të bashkojë njerëzit në emër të paqes-deklaroi presidenti i FIFA, Gianni Infantino-futbolli është simboli i paqes dhe në emër të të gjithë komunitetit të futbollitÇmimi FIFA për Paqen: Futbolli bashkon botën, do të njohë përpjekjet e mëdha të të atyre përsonave që bashkojnë popujt dhe transmetojnë shpresë te brezat e ardhshme’.

Përfundon mbledhja në PS/ Porositë e Ramës për deputetët

Mbledhja e Kryeministrit Edi Rama së bashku me deputetët e qarkut Tiranë në seli ka përfunduar pas rreth një orë e 30 minutash.

Kreu i qeverisë ka kërkuar që ligjvënësit të jenë të përgatitur për zgjedhje në bashkinë e Tiranës, në çdo kohë.

Gjithashtu u është kërkuar deputetëve që të mos humbasin ritmin sa i përket njohjes së problematikave të kryeqytetit.

Mësohet se pjesë e këtij takimi ishte dhe kandidatja Manastirliu, drejtuesja e fushatës së Tiranës Belinda Balluku, deputetët si dhe kandidatët të cilët u angazhuan nga Rama në disa njësi të Tiranës. Zoom.al/

E fundit/ Plagoset me armë zjarri i riu në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Bathore.

Sipas njoftimit të policisë, një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri në krahë. I plagosuri është dërguar për mjekim në spital, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim. Zoom.al/

“Është në hetim”: Kuvendi refuzon interpelancën me ministren Balluku

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi refuzoi një kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për interpelancë urgjente me zv. kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga drejtësia për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”.

Shtatë deputetët firmëtarë kërkojnë që Balluku të paraqitet në Kuvend në një interpelancë urgjente për të dhënë shpjegime dhe informacione lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të për procedurat publike të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Pasi nuk e përfshiu në rendin e ditës së seancës plenare të ditës së enjte, Peleshi u ka nisur një letër firmëtarëve të kërkesës, ku arsyeton se refuzimi lidhet me faktin që Balluku është në hetim nga drejtësia për të njëjtën çështje.

Sipas letrës së dërguar nga Peleshi, një kopje e së cilës është parë nga BIRN, kryerja e interpelancës do të të përbënte “cënim të pavarësisë së organeve të drejtësisë në punën e tyre”.

“Referuar objektit të kërkesës së paraqitur, konstatohet se ajo lidhet me një çështje aktualisht në hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në këto kushte, ndërhyrja e Kuvendit përmes zhvillimit të një interpelance do të binte ndesh me parimin e pavarësisë së organit të akuzës dhe me ndalimin e çdo ndikimi në proceset hetimore, të garantuar nga Kushtetuta dhe ligji për prokurorinë,” shkruan kreu i Kuvendit.

Por, për kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akti i Peleshit tregon mbrojtjen që mazhoranca po i bën Ballukut.

“Nuk është përfshirë në rendin e ditës, sepse standardet afrikane të Edi Ramës, se nuk ka asnjë lidhje me standardet europiane, e përjashtojnë llogaridhënien,” tha ai në një dalje për mediat të mërkurën.

Bardhi aludoi se vendimi i Kryetarit të Kuvendit ishte ndikuar nga “urdhër politik i Ballukut”, duke theksuar se ai e ka detyrim që të përfshijë në rend dite interpelancën.

Ndërkohë, opozita po proteston në vijimësi për bllokim nga ana e mazhorancës të instrumentave parlamentare që ajo ka në dorë për të kërkuar llogari ndaj qeverisjes.

Konferenca e Kryetarëve nuk pranoi të mërkurën as kërkesën e PD-së për ngritjen e komisionit hetimor për fondet IPARD po me të njëjtin argumentim, se çështja është në hetim nga prokuroria./Reporter.al

Rama mbledh deputetët në selinë rozë

Deputetët e  Qarkut Tiranë i janë i drejtuar selisë së Partisë Socialiste, pas thirrjes së kryeministrit për të zhvilluar një mbledhje.

Mbledhja vjen pak orë pas takimit që Kryeministri ka zhvilluar me kryetarët e Komisioneve Parlamentare të mazhorancës dhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Kjo është hera e parë që kreu i qeverisë mbledh deputetët e majtë pasi Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet lokale në kryeqytet. Zoom.al/

“Orët me diell…”/ Parashikimi i motit për nesër

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat priten të jenë të pakta kalimtare në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 7m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë./ Zoom.al

Si kandidoi Agalliu për t’i prishur punë PD-së në Vlorë pasi kishte mbyllur muhabetet për pronat me Ballukun dhe Ervis Berberin

Emri i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, është vendosur në qendër të vëmendjes pas publikimit të përgjimeve në dosjen “Balluku–Berberi”.

Në bisedat e publikuara, Agalliu përmendet nga ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe nga vetë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në kontekstin e një komunikimi për dy prona në zonën e Vlorës, njëra pranë bypass-it dhe tjetra në hyrje të autostradës.

Sipas transkripteve të bëra publike, Balluku i kërkonte Berberit që “të dëgjonte” Agalliun, duke e përshkruar atë si “djalë qytetar”, ndërsa Berberi i përgjigjej se “do bindet sepse Agalliu është patriot”.

Në vijim, një bisedë e vetë Agalliut me Berberin konfirmon kontaktin mes palëve për çështjen e pronave në fjalë.

Pas këtyre zhvillimeve në vitin 2022, në zgjedhjet parlamentare të majit 2025, Agalliu mori një vendim të papritur: ai u tërhoq nga gara nën siglën e Partisë Demokratike dhe u ripozicionua si kandidat për deputet në listën e partisë së Dashamir Shehit.

“Kam dhënë dorëheqjen nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, që ditën që Gjykata vendosi që vula dhe logo t’i shkojë grupit të rithemelimit. Dhe nga ai moment me kolegët, qytetarët, mbështetësit që besuan te qëndresa jonë, bazuar te tre parime që janë mbështetja pa kushte e sistemit të drejtësisë, mbështetja ndaj ndërkombëtarëve dhe mbi të gjitha kodi zgjedhor për lista të hapura.

Të tre këto shtylla do të përfaqësonin më së miri ato që ne besonim dhe mendonim. Prandaj ne krijuam kohë më parë partinë e re Djathtas 1912 dhe që prej shtatorit të vitit të kaluar, tetorit e më pas, së bashku me LZHK-në e drejtuar nga Dash Shehi, kemi zyrtarizuar tashmë një koalicion ku kemi dorëzuar listat me 186 emra të kandidatëve për deputetë në të 12 qarqet. Unë do të garoj në qarkun e Vlorës”, deklaronte Arbër Agalliu në mars.

Sot që dolën hapur bisedat e tij me emra të qeverisë, ky veprim i tërheqjes nga logoja e PD mund të interpretohet si një përpjekje për të ndarë votat opozitare në qarkun e Vlorës, në një kohë kur kampi opozitar përpiqej të konsolidonte mbështetjen kundër mazhorancës.

Edhe pse Agalliu nuk ka dhënë publikisht një reagim për përmendjen e emrit të tij në dosjen “Balluku”, fakti që ai është përfshirë në komunikime me figura kyçe të qeverisë për interesa personale, dhe më pas ka zgjedhur të kandidojë për një parti të vogël që , ka ngritur pikëpyetje mbi motivet e tij politike.

Kjo lëvizje mund të shihet si një shembull i rrotullimit të figurave politike në funksion të interesave personale, më shumë sesa të bindjeve ideologjike.

Në këtë rast, “dy tokat në Vlorë” nuk janë vetëm çështje pronësie, por edhe simbol i mënyrës se si politika dhe biznesi vazhdojnë të ndërthuren në prapaskenat e pushtetit./ Zoom.al