zoom

Day ArchiveBayern thyen kampionët e Europës, Liverpool triumfon ndaj Real Madrid

Emocione dhe spektakël në Champions. Bayern Munich fiton 1-2 ndaj PSG, në ndeshjen që u mbajt në Francë.

Luis Diaz “rrëmbeu skenën” në pjesën e parë, duke shënuar dy gola dhe duke u ndëshkuar më pas me karton të kuq.

Në pjesën e dytë, kampionët e Europës ngushtuan shifrat me Neves, por vetëm kaq, pasi nuk bënë dot diçka më shumë.

Liverpool mposhti 1-0 Real Madrid me golin e Mac Allister.

Atletico Madrid mund 3-1 Royale Union, sakaq 4-0 triumfon Tottenham ndaj Copenhagen.

Sfidë interesante në Itali, me sfidëm mes Juves dhe Sportingut që që u mbyll 1-1.

Rezultatet finale: 

Atletico Madrid – Royale Union 3 – 1

Bodo/Glimt – Monaco 0 – 1

Juventus – Sporting 1 – 1

Liverpool – Real Madrid 1 – 0

Olympiacos – PSV 1 – 1

PSG – Bayern Munich 1 – 2

Zoom.al/

Alarm dronësh/ Mbyllet përkohësisht aeroporti kryesor i Belgjikës

Aeroporti Ndërkombëtar i Brukselit, Zaventem, u mbyll mbrëmjen e së martës pasi u raportua prania e dronëve të dyshimtë në hapësirën ajrore të kryeqytetit belg.

Lajmi u konfirmua nga kompania e kontrollit të trafikut ajror Skeyes, e cila njoftoi se “për arsye sigurie, operacionet u pezulluan përkohësisht”.

Sipas mediave belge, ndër to “Le Soir”, fluturimi i fundit u nis në orën 19:37 dhe ulja e fundit u regjistrua në 19:46, përpara se autoritetet të urdhëronin ndalimin e çdo aktiviteti ajror.

Disa avionë që ishin në destinacion për në Bruksel u devijuan drejt aeroportit të Liezhit, i cili gjithashtu u mbyll për një periudhë të shkurtër pas raportimeve për një tjetër dron në zonë.

Trafiku ajror rifilloi pas orës 21:00, pasi autoritetet siguruar që hapësira ajrore ishte e pastër. Incidenti vjen në një periudhë me raste të përsëritura të shfaqjeve të dronëve pranë aeroporteve në Evropën Veriore, të cilat kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë e fluturimeve dhe rreziqet e mundshme ndaj pasagjerëve. Zoom.al/

Jori Delli poston foto intime me të dashurin

Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother”, Jori Delli, është shpeshherë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe fansave për jetën e saj private.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në InstaStory, ku shfaqet para pasqyrës së tualetit me pizhama, ndërsa në krah të saj qëndron këngëtari i njohur italian Fred de Palma.

Edhe pse Jori nuk ia ka zbuluar fytyrën e tij në foton, detajet e postimit janë të mjaftuan për të konfirmuar romancën e tyre.

Jori është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria dhe jeta e saj private. Me konfirmimin e kësaj lidhjeje me këngëtarin italian, modelja ka “thyer” zemrat e mijëra djemve shqiptarë. Zoom.al/

“Dy herë gjobë 500 mijë lekëshe”/ Moderatorja shqiptare apel shtetit: Kam respekt por…

Moderatorja Dajana Shabani ka ndarë me ndjekësit e saj një shqetësim që lidhet me një gjobë të qarkullimit rrugor, e cila sipas saj i është vendosur padrejtësisht.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Shabani ka bërë të ditur se ka marrë “surprizë” një gjobë me dy data të ndryshme, në vlerën e 500 mijë lekëve të vjetra.

Sipas saj, në asnjërën prej datave të shënuara, 5 dhjetor 2023 dhe 7 janar 2024, ajo nuk ka qenë në qytetin e Korçës. Moderatorja i ka bërë apel autoriteteve që të ndalojnë vendosjen e gjobave të padrejta, duke theksuar se shumë qytetarë kanë hasur të njëjtin problem.

 “Vendosja e gjobave me të padrejtë duhet të marrë fund. Unë kam respekt të veçantë për uniformën e policisë, sidomos të asaj Rrugores se janë në mes të shiut dhe në mes të diellit.  Por, surprizë më ka ardhur një gjobë 500 mijë e njëjta gjobë e vendosur në 5 dhjetor 2023  më Korçë dhe 7 janar 2024.

E para ndajeni mendjen secila datë se është e njëjta e dyta në asnjë nga këto data unë nuk kam qenë në Korçë dhe nuk kam marrë një gjobë për tejkalim shpejtësi. Vendosja e gjobave me pa të drejtë duhet të marrë fund njëherë e mirë”,thotë Shabani, ndërkohë që i bën thirrje Policisë dhe Ministrisë së Brendshme që të reagojnë dhe të marrin situatën në dorë. Zoom.al/

Murrizi nuk përmbahet ndaj Dumanit, i kërkon llogari për takimin me amerikanët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka folur lidhur me një takim  “të fshehtë” të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit amerikan, Mark Fleming.

Sipas Murrizit, ndryshe nga rastet e tjera kur SPAK ka publikuar me bujë takime me përfaqësues të SHBA-së, këtë herë nuk është shpërndarë asnjë njoftim apo foto zyrtare për takimin mes Dumanit dhe zyrtarit të lartë amerikan.

Si rrjedhojë, ish-deputeti ka ngritur një sërë pikëpyetjesh, se pse SPAK, që zakonisht publikon çdo takim me përfaqësues ndërkombëtarë, ka zgjedhur të mbajë në fshehtësi këtë vizitë.

“Pse nuk cicëruar ndonjë lajm për takimin me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit, Zotin Mark Fleming o z.Dumani? Madje nuk ju dhatë as gazetarëve laraska që shumëzojnë nëpër media si macet kur ju ka ngecur hala e peshkut kur ju jepni ju ndonjë lajm leshi që e shesin si konspiracion të madh, por që në fakt e di e gjithë Tirana. Mirë dy ministrat e Ramës, Koçiu dhe Lamallari nuk postuan asnjë foto se pale çfarë ju ka thënë. 

Po ju mor altin që nuk keni lënë rast pa hedhur foto në faqen zyrtare të SPAK kur keni takuar amerikan dhe kur keni qenë për dasmë në SHBA pse nuk dhatë asnjë lajm, shenje apo shiaret se çfarë ju tha ky burri?”, shkruan Murrizi ndër të tjera, duke akuzuar kështu Dumanin për mungesë transparence dhe përpjekje për të fshehur atë çfarë është diskutuar në atë takim.

Më 31 tetor, Fleming, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë ku dhe u takua me Dumanin dhe më pas me dy ministrat, Albana Koçiu dhe Besfort Lamallari.

Zyrtari i lartë amerikan gjithashtu u takua edhe me Gazment Bardhin, Belind Këlliçin dhe Jorida Tabakun, mirëpo nga asnjë prej politikanëve nuk pati reagime zyrtare në rrjetet e tyre sociale. Mesa duket ky fakt është evidentuar nga ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi.

Reagimi i plotë i Myslim Murrizit:

Pse nuk ciceruat ndonje lajm per takimin me zevendes ndihmes sekretarin e Shtetit Zotin Mark Fleking o Z Dumani???

Madje nuk jua dhate as gazetareve laraska qe shkumezojne neper media si macet kur ju ka ngecur hala e peshkut kur ju jepni Ju ndonje lajm leshi qe e shesin si konspiracion te madh por qe ne fakt e din e gjith Tirana

Mire dy minstrat e Rames Koçiu dhe Lamallari nuk postuan asnje foto se pale çfar ju ka thene

Po ju mor Altin qe nuk keni lene rast pa hedhur foto ne faqen zyrtare te SPAKUT kur keni takuar Amerikan edhe kur keni qen per dasem ne SHBA pse nuk dhate asnje lajm, shenje apo shiaret se çfar ju tha Ky Burri??

Kur vinte Gabriel Escobari shqyheshin mediat dhe portalet nje jav para se te vinte

Apo ngaqe ai kishte mbiemer te “ fortesh” dhe ishte i administrates se Blinkenit se Bideni ka qen jerm 4 vjet ndersa Marku ka mbiemer tjeter dhe eshte i administrates TRUMP

Mu ben syte bakerr te shihja ndonje foto me Z Mark siç bere me te shkarkuaren me pune ne ambasaden Amerikane Zj Nancy ku pozove edhe me nenkuptime qe ta mernim vesh ne populli se Zj Nancy kishte qejf shum jo vetem ty “ heroin” e feminjeve jetim por edhe ate qe do te zevendesoj Ty

Fol ndonje fjal Altin mos e mbaj kaq “ sekret” si takimi i Qeveris ne Aruba me mafien se ne jemi vend i vogel e meret vesh edhe kur te shpeton nje pordh e jo me pordhet qe kerkoni tjua shisni Ju Shqiptareve si mender “ konspiracion”

Jo te gjithe jemi si Zeqineja Altin qe te ju kemi enderr e tju shohim si shenjtor se ju njohim me mire se sa Ju 20 prokuror te SPAKUT mund te njihni veten apo njeri tjetrin dhe e dim mire se nga vini, çfar keni bere, çfar jeni e çfar perfaqesoni ne karrieren Tuaj te mjegullt prandaj jo pak prej Jush aty jo vetem qe nuk jan shenjtor por jan SHEJTAN

Pale kur thoni me “ miqt” qe rrini se ashtu eshte nje muhabet dhe e dim vetem ne

O pika qe nuk ju bie ne kok se shumica aty njelloj jane si nga koka dhe nga ajo qe duhet tju bjer pika

Karrikja nuk te tjeterson dot kurrë

Nese je hajdut, ordiner, pa moral, e i shthurur dhe pa familje e pa integritet profesional e personal nje mut je kudo qe te punosh prandaj ato endrrat Tuaja si te Zeqes se ju jeni “ heronj” tregojani kalamajve Tuaj nese ju besojne jo Shqiptareve

U “ habita” shum qe nuk pashe asnje foto edhe te 3 deputeteve te PD qe u takuan me Markun te Gazit Belos dhe Jorides!!!!

Se zakonisht Gazi dhe Belo i hedhin tak fak fotot me nderkombetaret sidomos kur jan Amerikan dhe ne çdo foto i mbajne duart ne forme “ pjeshke” te bashkuar ne mes kembeve poshte gjurit

Ehhhh mor Mark erdhe dhe ike si rrufeja duke na lene te mbushur plot me enigma e hamendesime

Por edhe kjo Nancy nuk foli asnje fjale se pse erdhi e çfar tha Marku dhe me te thene te drejten na ke bere shum “merak” Zj Nancy njelloj si Jovan Bregu per nderrmarrjen

Tani qe jua dhjeu dhe Kushtetuesja per hetimin “ top sekret” te Lalit per breket çorapet e kanatjeret e Arjoles nuk ka mē rendesi fare se çfar ju ka thene Marku se ju per inceneratorin e Tiranes aty e keni Alqi Bllakon dhe mund ti rrasni edhe 4-5 arrestime te tjera se Erioni nuk ka asnje pergjegjesi per kete siç nuk ka as per Teatrin as betonizimin as tenderat

Kur te ikni nga SPAKU i shisni fotot dhe vd me kedo qe keni takuar si Sulo Gradeci takimet e Enverit dhe mbledhjet e byros politike qe te kapni ndonje lek

Por kujdes se mos i ngaterroni edhe me takimet qe keni bere me kontigjent ndertues apo trafikant familjaret tuaj se do te “ zvogeloheni” si “ heronj”. Zoom.al/

Mandarinat me helm, AKU hesht/ Analizat konfirmojnë se sasia e shitur në Tiranë ishte kancerogjene

Disa ditë më parë në supermarketet e Tiranës janë tregtuar mandarina të spërkatura me insekticidin periphos methyl, që ndryshe njihet me emrin tregtar akticllic.

Nëse lexojmë etiketën ky preparat bujqësor është i ndaluar të përdoret të për të spërkatur në fushat e bujqësisë, ai përdoret për të dezinfektuar depot apo magazinat ushqimor dhe bishtajore , e pavarësisht kësaj në Shqipëri u shitën mandarina të spërkatura me këtë ilaç.

AKU tregoi paaftësinë të ndalonte tregtimin e tij produktit, nga ana tjetër edhe pse kanë kaluar 5 ditë AKU dhe MB ende nuk zbuluar gjurmueshmërinë nëse ky ishte një produkt shqiptar apo importi, dhe se sa është sasia e mandarinave me periphos methyl që ka shkuar të tryezat e qytetarëve të Tiranës, dhe jo vetëm ,

“Pimiphos methyl është një insekticid i grupeve fosofrogranik i cili vite më parë përdoren për të luftuar insektet në kushtet e vetecionit, por tashmë nuk përdoret më dhe ai aplikohet vetëm për produktet në ruajtje“, u shpreh pedagogu i UBT, Shpend Shahini.

Qenë analizat laboratorike të ISUV  ato që dhanë alertin se mandarinat janë spërkatur me këtë ilaç. Nëse lexojmë etiketën e produktit kuptojmë edhe arsyen se përse  komuniteti europian e ka hequr nga lista e preparateve bujqësore që lufton insektet në pemë. Rreziqet që vijnë nga ky helm janë shumta, saktësisht në shishet e ilaçit.

Perimiphos methyl 

Mund të shkaktojë acarim të rrugëve të frymëmarrjes

Mund të shkaktojë përgjumje

Dyshohet se shkakton kancer

Shkakton dëmtime të organeve të sistemit nervor qendror

Ky ilaç nuk duhet të ishte tek mandarina dhe fajin për këtë nuk e ka vetëm fermeri, por edhe specialist i drejtorisë së bujqësisë i cili duhet të jetë në terren për të informuar bujkun. 

“Bazuar në analizën që ju thoni atëherë mendojmë që fermerët e kanë përdorur në kushtet e vegjatacionit atëherë këtu hyn roli i famacistëve dhe ekspertëve bujqësor që duhet të jenë afër fermerëve për t’i rekomanduar“, tha Shahini.

Deri më tani AKU dhe Ministria e Bujqësisë nuk kanë bërë asnjë reagim për skandalin e mandarinave të rrezikshme, Ky rast ngre shqetësime serioze mbi kontrollin e zinxhirit ushqimore dhe  vë në pikëpyetje sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Shpallet burri më seksi në botë për vitin 2025, pasuria e tij

Revista e njohur People ka zgjedhur aktorin britanik Jonathan Bailey si “Mashkullin më Seksi të Botës” për vitin 2025, duke e vendosur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Bailey, i njohur për rolin e Lord Anthony Bridgerton në serialin e Netflix-it Bridgerton, ka një pasuri neto prej rreth 1.9 milionë dollarësh në vitin 2025, sipas raportit të Reality Tea. Përveç aktrimit në televizion dhe film, ai punon edhe në teatrot e West End-it dhe ka nisur bashkëpunime me marka mode dhe lifestyle.

Për rolin në filmin e ardhshëm Wicked, Bailey ka fituar rreth 450 mijë dollarë, ndërsa për çdo episod të Bridgerton paguhet midis 50 dhe 100 mijë dollarë. Titulli “Sexiest Man Alive” pritet të rrisë ndjeshëm famën dhe vlerën tregtare të aktorit, duke e futur më fuqishëm në skenën globale të showbizit. Zoom.al/

Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje, për të formuar Qeverinë e re të Kosovës.

Sipas Kushtetutës, mandatari ka afat 15 ditë për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit që duhet të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve për t’u zgjedhur.

Në një konferencë për media, Osmani tha se sot zhvilloi takime edhe me krerët e partive të tjera më të mëdha, të cilët i thanë se nuk dëshirojnë të propozojnë mandatar.

Ajo tha se në Kushtetutë thuhet se nëse ka emër të propozuar për mandatarin e dytë, presidentja duhet ta emërojë atë, e nuk ka hapësirë që të refuzojë emërimin e tij.

Sipas Osmanit, në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese thuhet se nëse pas dy tentimeve nuk zgjidhet Qeveria e Kosovës, “atëherë shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme”.

“Është interes i qytetarëve që të kemi institucione dhe të bëhen çdo përpjekje të mundshme që të krijohen, që së paku të miratojnë vendime të rëndësishme në të mirë të qytetarëve”, tha Osmani, duke përmendur votimin e zgjatjeve buxhetore apo edhe të një buxheti të ri për vitin 2026, të ratifikohen marrëveshje ndërkombëtare.

“Si presidente kam vlerësuar se është në interes të Kosovës të provohet, të krijohet Qeveria, që këto vendime të mos presin edhe disa muaj të tjerë”, tha Osmani.

Osmani tha se LVV-ja e ka bindur se ka gjasa që ta formojë ekzekutivin, ndërkaq tha se garanci nuk i ka dhënë sepse nuk kërkohet me Kushtetutë.

Nëse do të kishte dy kandidatë, Osmani tha se asaj do t’i duhej të bindej se kush nga ta ka më shumë gjasa për formimin e ekzekutivit.

“Askund në Kushtetutë dhe aktgjykime nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa dhe ka dallim të madh mes garancisë dhe gjasës. Garancia jepet në Kuvend, kurse gjasat ofrohen në zyrën time. Sikur të ishin dy apo më shumë kandidatë unë duhet ta shihja se kush i ka gjasat më të mëdha. Nga LVV-ja kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme, por kjo ju takon atyre që t’i bëjnë votat. Mua më takon që të bindem që kanë gjasa dhe mua më kanë bindur që kanë gjasa”, tha Osmani

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti më herët gjatë ditës e propozoi Konjufcën për mandatar për Qeverinë e re të Kosovës, duke dërguar emrin e tij për mandatim te presidentja.

Konjufca tha se dëshiron bashkëpunim me partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend, por jo koalicion.

Ai tha se me zgjedhjen e një qeverie të re të udhëhequr nga ai do të shmangej mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve në dhjetor, në mënyrë që vendi të mos ketë dy palë zgjedhje për një periudhë të shkurtër, pasi në prill duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Konjufca tha se qeveria e tij do të miratonte buxhetin e ri të vendit, të ratifikonte marrëveshje për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian dhe do të adresonte çështje të tjera urgjente.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, tha se nuk e sheh as si “mundësi teorike” mundësinë e ndonjë koalicioni për Qeverinë me partitë e tjera shqiptare, për shkak të “mosbashkëpunimit të tyre.

“Është ndërtuar urrejtje hibride ndaj meje nga disa elementë të opozitës. Tash nuk jam unë. Le ta dëshmojnë se interesi i shtetit është mbi interesin partiak”, tha Kurti gjatë një konference për media mbrëmjen e 4 nëntorit.

Partitë e tjera shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë kërkuar që Osmani të shpallë zgjedhje të reja.

Qëndrim të njëjtë kishin shprehur edhe pas takimit me Osmanin më 31 tetor, takim ku LVV-ja kërkoi disa ditë kohë në tentim për të bërë Qeverinë e re.

Albin Kurti, si udhëheqës i partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, më 26 tetor dështoi të merrte mbështetjen e Kuvendit për formimin e ekzekutivit.

Partia e tij i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t’i mundësonin që të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK-ja ka fituar 24 ulëse, LDK-ja 20, AAK-ja pesë dhe tre deputetë ka Nisma Socialdemokrate, që në zgjedhje garoi në listë të përbashkët me AAK-në.

Lista Serbe ka nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për minoritetin serb, një e ka partia e Nenad Rashiqit dhe dhjetë ulëse të tjera i kanë fituar përfaqësuesit e minoriteteve të tjera. Rel/

Disa muaj në detyrë/ Jep dorëheqjen nga Kadastra e Vlorës, Genc Deromema

Genc Deromema ka dhënë dorëheqjen nga Kadastra e Vlorës.

Ky i fundit jep dorëheqjen u emërua në krye të Kadastrës së Vlorës vetëm pak muaj më parë.

Arsyet e dorëheqjes së tij ende nuk dihen. Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga vetë Deromema apo Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Më herët Deromema ka qenë kreu i PD në Vlorë si dhe kandidat për kryetar bashkie. Zoom.al/

Tragjedi/ Humbin jetën 9 alpinistë si pasojë e ortekut

Dy ortekë të fuqishëm goditën zona të ndryshme të Nepalit, duke marrë jetën e nëntë alpinistëve që po ngjiteshin në majat e larta.

Mes tyre janë disa italianë, një gjerman, një francez dhe dy udhërrëfyes nepalezë.

Alpinistët italianë Stefano Farronato dhe Alessandro Caputo humbën jetën gjatë ngjitjes në Panbari Himal (6,887 m).

Shoku i tyre Valter Perlino mbijetoi dhe dha alarmin për shpëtimin. Një grup tjetër italianësh u godit nga një ortek në Yalung Ri, ku humbën jetën tre alpinistë: Paolo Cocco, Marco Di Marcello dhe Markus Kirchler.

Po ashtu, Jakob Schreiber nga Gjermania, Christian Andre Manfredi nga Franca, dhe udhërrëfyesit nepalezë Padam Tamang dhe Mere Karki nuk arritën të mbijetojnë. Pesë persona, përfshirë tre nepalezë dhe dy francezë, shpëtuan dhe u transportuan me helikopter në Katmandu.

Pas ngjarjes, janë ngritur kritika për vonesat në shpëtim. Procedurat burokratike dhe miratimet e nevojshme për fluturimet e helikopterëve shkaktuan vonesa të gjata, disa herë mbi tetë orë, duke vënë në rrezik jetën e të mbijetuarve.

Presidenti i Shoqatës së Alpinizmit të Nepalit bëri thirrje për reforma urgjente në sistemin e shpëtimit, duke theksuar se shpejtësia është jetike për të shpëtuar jetë në male./ Zoom.al