Aplikacion
Gazetari Artan Hoxha ka parashikuar se pas vendimit të marrë sot nga Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme pritet të shtojë akuza të reja për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajn.
Ai u shpreh se Veliaj në paraburgim mbahet si në një “epruvetë” pa asnjë të drejtë, ndaj dhe shijoi ato momente lirie kur u paraqit në Gjykatën Kushtetuese ditën e premte, ku edhe kreu mbrojtjen e tij para trupës gjykuese.
“SPAK do t’i shtojë akuzat, do t’i fusë tre dosje të tjera. E ka në hetim nuk e ka futur as te 6D as te inceneratorët, ato do t’ia shtojnë kërbaçin.
Ai që e ka çuar Veliaj atje dhe i ka shtuar akuzën se i mori telefonin e gardianit, ata që e kanë mbyllur në epruvetë dhe nuk e lënë të bëjë xhap, ndaj ai e shijoi atë daljen në Kushtetuese, pas 9 muajsh iu dha vetëm një e drejtë…”, tha ai./ Zoom.al
Bushati: Ndaj Belinda Ballukut ka një kujdes për mos ta prekurAnalisti Andi Bushati ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet e SPAK, duke theksuar se megjithëse po vërehet një ndryshim në marrëdhënien mes drejtësisë dhe pushtetit, ende mbeten shenja të forta dyshimi për mënyrën e trajtimit të zyrtarëve të lartë.
Në një analizë të bërë në ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV, Bushati u shpreh se rastet e fundit përbëjnë një thyerje të linjës së mëparshme, ku SPAK akuzonte individë dytësorë, por shmangte përballjen me përgjegjësit kryesorë politikë.
Megjithatë, ai ngriti pikëpyetje mbi qëndrimin e butë ndaj Belinda Ballukut, në krahasim me rastet e tjera si ato të Erion Veliajt apo Arben Ahmetajt, duke nënvizuar se “kujdesi i tepruar ndaj Ballukut kërcet me trajtimin e të tjerëve”.
Andi Bushati: Ka disa gjëra që vërtet duket sikur kërcasin. SPAK-u nuk kërkon dot dorëheqje.
Dhe këtu do të dal te ana tjetër e medaljes. Pra, pra, duhen thënë dy gjëra që janë një thyerje me vijën e mëparshme të marrëdhënies SPAK-pushtet. Këtë u mundova ta analizoj. Pra, kush është vija e mëparshme? Bëhen koncesione për shëndetësi, po Beqjan fute brenda për fatura restoranti. Bëhen koncesione për inceneratorë, po Arben Ahmetaj mos i thuaj që je i korruptuar, po që ke vilë atje, jo për gjë të përbashkët me Ramën. Erion Veliaj jo për gjë të përbashkët me Ramën, po për ‘tangat’ e bashkëshortes. Në këtë kuptim, këtu kemi një thyerje nga linja e përgjithshme. Por, pasi kemi thënë këtë, ka dhe ca gjëra që gjithsesi të ngjallin dyshim dhe këtu do të dal te ato që u mundove të theksosh ti. Për shembull, pse Veliaj ngre pyetjen, unë duhet të jem në burg dhe Belinda Balluku jo? Kur kjo e ka akuzën më të rëndë?
Merr, merr një gjë tjetër. Merr një gjë tjetër. Shiko vetëm një detaj se shpesh djalli fshihet në detaj. Kur SPAK-u mori të pandehur Erion Veliajn, po ta nxjerrësh tani ti nga arkiva…
Shih komunikatën e për Veliajn. Shih lajmet e SPAK-ut për Arben Ahmetajn. Përveç fakteve të akuzës, ka denigrim publik ndaj tyre. Ndaj Belinda Ballukut ka një kujdes për mos ta prekur, që kërcet shumë me ata të tjerët. Është kjo e arrestit që thua ti. Belinda Balluku, po t’i shohësh akuzën, duket shumë e rëndë. Por në SPAK ndenji vetëm 15 minuta. Pra vetëm e kanë komunikuar, nuk e kanë pyetur. Mbani mend ç’ka bërë me të tjerët. Ndenji shtatë orë në SPAK, ndenji nëntë orë. Pra, fillon procesi i denigrimit. Ky është aq thellë sa e mbytëm për nëntë orë. Ka, pra, ka disa elementë që të bëjnë të dyshosh që Balluku po trajtohet ndryshe nga sa janë trajtuar të gjithë paraardhësit e vet. Ishalla jam unë i gabuar dhe është ky versioni i parë që këta po hyjnë me themel, por këto…
Vendimi për Veliajn/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë burgut të DurrësitPasi Gjykata Kushtetuese riktheu Erion Veliajn si Kryetar i Bashkisë së Tiranës ka shpërthyer festa pranë qelisë ku ndodhet krybashkiaku.
Mbështetësit e Veliajt janë mbledhur jashtë ambienteve të burgut të Durrësit ku ai qëndron që prej shkurtit të këtij viti dhe kanë hedhur fishekzjarrë.
Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin për të rrëzuar kërkesën e Këshillit të Ministrave dhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Tiranë, duke i dhënë të drejtë Erion Veliajt që të vijojë detyrën si kryetar i Bashkisë.
Pas një seance që përfundoi rreth orës 17:30, trupa gjyqësore shpalli vendimin me pesë vota pro dhe tre kundër, duke e cilësuar të pavlefshëm shkarkimin e Veliajt dhe të papërshtatshëm dekretin për zgjedhje të reja në Tiranë. Zoom.al/
Zgjedhjet e 11 Majit, zbulohet sa kanë kushtuar fushatat e PS dhe PDKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin e plotë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, sa i përket shpenzimeve të tyre për zgjedhjet e 11 majit.
Partia Socialiste ka shpenzuar në total 169,574,703 lekë. Sipas raportit zyrtar të bërë publik nga KQZ, totali i shpenzimeve indirekte-dhurimet janë në vlerën e 9,889,608 lekëve.
Ndërkohë Partia Demokratike ka shpenzuar në total 213,060,301 lekë, ndërsa totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet kapin shifrën e 270,000 lekëve.
Sipas KQZ, për PD totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare është në vlerën e 13,819,837 lekëve.
Raporti i plotë për PS:
Të ardhurat
Totali i të ardhurave nga fondet publike: 65,291,390
Totali i të ardhurave nga individë: 10,989,608
Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 0
Totali i të ardhurave nga kandidatët e listave: 0
Totali i të ardhurave nga vetë partia: 103,740,313
Totali i të ardhurave jopublike në natyrë : 9,889,608
Totali i të ardhurave: 180,021,311
Huatë dhe Kreditë
Totali i huave dhe kredive: 0
Shpenzimet
Totali i shpenzimeve të bëra nga partia: 169,574,703
Totali i shpenzimeve të bëra nga kandidatët e listave: 0
Totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet në natyrë: 9,889,608
Totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare: 0
Raporti i plotë për PD:
Të ardhurat
Totali i të ardhurave nga fondet publike: 44,818,545
Totali i të ardhurave nga individë: 9,921,118.755
Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 1,400,000
Totali i të ardhurave nga kandidatët e listave: 0
Totali i të ardhurave nga vetë partia: 171,010,474
Totali i të ardhurave jopublike në natyrë : 270,000
Totali i të ardhurave: 227,150,137.755
Huatë dhe Kreditë
Totali i huave dhe kredive: 0
Shpenzimet
Totali i shpenzimeve të bëra nga partia: 213,060,301
Totali i shpenzimeve të bëra nga kandidatët e listave: 0
Totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet në natyrë: 270,000
Totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare: 13,819,837
Zoom.al/
Iku nga Bashkia e Vlorës/ Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në ZvicërIsh-kryebashkiaku i Vlores, Ermal Dredha është emëruar ambasador i Shqipërisë në Zvicër.
Kjo vjen pas doreheqjes së tij nga posti i kreut të bashkisë.
Ermal Dredha e filloi karrierën në vitin 1999 si përkthyes për gazetarë italianë gjatë krizës së Kosovës. Në vitin 2000 u emërua menaxher i arkivit kompjuterik në Bashkëpunimin Italian në Tiranë, duke menaxhuar projekte infrastrukture uji.
Në 2002 iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme si asistent personal i zv/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm. Më vonë u drejtues i sektorit të IT dhe i Departamentit të Protokollit Shtetëror. Nga dhjetori 2010 deri në nëntor 2013 ishte Drejtor i Protokollit Shtetëror.
Nga nëntori 2013 deri në nëntor 2016 shërbeu si Konsull i Përgjithshëm në Bari, Itali.
Nga maji 2016 deri në mars 2023 shërbeu si Ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në prill 2023 u përzgjodh si kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Vlorës. Në maj 2023 fitoi zgjedhjet dhe mori detyrën në korrik 2023, duke zëvendësuar Dritan Lelin.
Ai qëndroi në këtë detyrë për 2 vite, duke u dorëhequr më pas, e duke iu rikthyer sërish diplomacisë.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese: asnjë fitues, por të gjithë të lumturNga Lutfi Dervishi
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese: asnjë fitues, por të gjithë të lumtur
Veliaj i lumtur se mbeti kryebashkiak!
Manastirliu e lumtur sepse mbeti deputete!
Binaj i lumtur se mbeti kandidat!
Qorri i lumtur se është në garë!
Berisha i lumtur se gjykatësit zbatuan ligjin!
Rama i lumtur se…gjithçka po ecën sipas planit!
Zoom.al/
Alarm në Kosovë/ Xhandarmëria serbe kalon kufirin dhe rrëmben një person, detajetPolicia e Kosovës tha se më 1 nëntor ka pranuar informacion se në zonën e Leposaviqit, një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, nga xhandarmëria serbe.
“Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës [siç quhet pika zero -0-], në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar”, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi më 3 nëntor.
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar më shumë informacione nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.
Po ashtu, REL-i i është drejtuar edhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për më shumë detaje, por ende nuk ka pranuar përgjigje.
Policia e Kosovës tha se viktima, i identifikuar me inicialet M.V., sipas dëshmitarëve është dërguar me një autoambulancë në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.
Policia tha se ka intervistuar dëshmitarët okularë dhe përmes tyre ka siguruar informacionet se “persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën, të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë”.
Rasti, sipas njoftimit, është iniciuar në organet e drejtësisë në Kosovë.
Lidhur me këtë rast, Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë e Mbrojtjes të Serbisë, por deri më tani nga këto institucione nuk janë përgjigjur.
Përgjigje nuk kthyen as nga Qendra Klinike Universitare në Nish.
Informacionet e para lidhur me plagosjen dhe rrëmbimin e dyshuar i pari i bëri publike avokati Ivan Niniq në Serbi. Ai shkroi në X se Millan Vukashinoviq ishte plagosur rëndë gjatë të shtënave në fshatin Jellakcë, afër Leposaviqit dhe se mjekët në Qendrën Klinike Universitare në Nish po tentojnë që t’ia shpëtojnë jetën.
Në postimin e tij në X, Niniq ndër të tjera ngriti pyetjen nëse në incident kanë marrë pjesë pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë në uniforma kamuflazhi, pa shenja dalluese.
Leposaviqi është një nga katër komunat në veri të Kosovës, ku shumica e popullatës janë serbë.
Kjo komunë gjendet në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është reaguesi i tretë i sigurisë në vend, pas Policisë dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.
KFOR-i, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e Kosovës akuzojnë xhandarmërinë serbe se hyn në territorin e shtetit. Në mars të vitit 2012, dy policë të Kosovës ishin arrestuar në fushatin Dumnicë të Podujevës. Pas 48 orësh ata ishin liruar.
Ndërkaq, më 2023 tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës ishin arrestuar.
Sipas autoriteteve në Beograd, ata u kapën më shumë se një kilometër thellë në territorin serb, ndërsa zyrtarët në Prishtinë thanë se ata u rrëmbyen në Kosovë, gjatë një patrullimi kufitar.
Edhe banorët e fshatit Karaçevë në Komunën e Kamenicës – pjesa lindore e Kosovës – që nga përfundimi i luftës kanë reaguar vazhdimisht për, siç kanë thënë, futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës.
Rel/
Nuk i rezistuan kohës/ Neda Balluku kërkon divorcin nga vëllai i Belinda BallukutModeratorja Neda Balluku i ka dhënë fund martesës 10-vjeçare me Ogren Ballukun, vëllanë e ministres Belinda Balluku, duke kërkuar zyrtarisht divorcin në gjykatë.
Sipas mediave, Neda ka kërkuar këtë të hënë në gjykatë divorcin nga Ogren Balluku, teksa kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë.
Ata u njohën në vitin 2010, kur të dy ishin konkurrentë të spektaklit Big Brother Albania. Një prej çifteve më të përfolur në atë kohë, Neda dhe Ogreni vendosën të martoheshin në vitin 2015. Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë, Serzh dhe Zai.
Ndonëse jeta e tyre ka qenë kryesisht private, Neda nuk ka ngurruar herë pas here të rrëfejë në media momente të veçanta nga ky rrugëtim. E mediat rozë shpesh i kanë cilësuar si një ndër çiftet e ekranit që i kanë rezistuar kohës./ Zoom.al
“I është cënuar e drejta”/ Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për VeliajnGjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave lidhur me shkarkimin e tij dhe dekretin e Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet.
Në vendimin e zbardhur, Gjykata thekson se procedura e ndjekur nga Këshilli Bashkiak dhe më pas nga Këshilli i Ministrave nuk i ka garantuar Veliajt të drejtën për proces të rregullt ligjor, pasi ai nuk është njoftuar dhe nuk i është dhënë mundësia të dëgjohet apo të mbrohet.
Juridiksioni dhe argumentet kryesore
Gjykata vlerësoi se ka juridiksion për të shqyrtuar vendimin e qeverisë, duke theksuar se shkarkimi i një kryetari bashkie, si organ i zgjedhur drejtpërdrejt, përbën një çështje kushtetuese.
Në interpretimin e nenit 115 të Kushtetutës, Gjykata nënvizoi se një i zgjedhur vendor mund të shkarkohet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe të ligjeve, ndërsa në rastin e Veliajt nuk është provuar asnjë prej tyre.
Sipas trupës gjykuese, Këshilli i Ministrave nuk ka justifikuar shkarkimin e Veliajt me ndonjë shkelje të tillë, duke tejkaluar kufijtë e kompetencave të përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligji.
Gjykata theksoi se marrja dijeni për datën e mbledhjes së këshillit bashkiak nuk mjafton për të konsideruar të respektuar të drejtën për mbrojtje, pasi organet publike kanë detyrimin të garantojnë në mënyrë aktive procesin e rregullt ligjor.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Pas shqyrtimit të plotë të çështjes, Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votash:
1. Pranimin e kërkesës së Erion Veliajt.
2. Shfuqizimin e vendimit nr. 539, datë 25.09.2025 të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si të papajtueshëm me Kushtetutën.
3. Shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025, për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë Tiranë, pasi është një akt që rrjedh nga një vendim i pavlefshëm i qeverisë.
4. Vazhdimin e pezullimit të dekretit presidencial deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës.
Në përfundim, Gjykata theksoi se shfuqizimi i vendimit të qeverisë dhe i dekretit presidencial rikthen automatikisht në fuqi mandatin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke mbrojtur parimin kushtetues të autonomisë vendore dhe të drejtën e qytetarëve për t’u qeverisur nga një organ i zgjedhur drejtpërdrejt./ Zoom.al
Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn: Një i zgjedhur vendor shkarkohet vetëm për shkelje të rënda ligjiZbardhen disa prej argumenteve të përdorura nga trupa gjykuese lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që Erion Veliaj të rikthehet në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke rrëzuar kështu shkarkimin e mëhershëm nga qeveria.
Sipas gjykatës, një i zgjedhur vendor, siç është rasti i Veliajt, shkarkohet për shkelje të rënda të ligjit dhe jo për argumentin e përdorur nga Këshilli i Ministrave se nuk është paraqitur në punë.
Po ashtu, Gjykata Kushtetuese vlerëson se ndaj Veliajt, procesi nuk ka qenë i drejtë dhe nuk i është dhënë mundësia të shprehet.
Argumentet e gjykatës:
1. Kemi juridiksion për VKM-në e shkarkimit.
2. Një i zgjedhur vendor shkarkohet vetëm për shkelje të rënda ligji dhe Kushtetute, e ky nuk ishte rasti.
3. Këshilli Bashkiak dhe Qeveria nuk nuk garantuan proces të rregullt ligjor pasi nuk u ftua, dëgjua dhe nuk u mbrojt dot. Njoftimi për mbledhjen e Këshillit Bashkiak nuk ishte i mjaftueshëm.
4. VKM-ja nuk përmbushte një shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas nenit 115 të Kushtetutës.
5. Veliajt nuk i ishte garantuar një proces i rregullt ligjor.
ME SHUMICË VOTASH GJYKATA KUSHTETUESE VENDOSI:
1. Shfuqizon VKM-në që shkarkoi Veliajn
2. Shfuqizon Dekretin e Begajt për zgjedhje vetëm pjesën për Tiranën./ Zoom.al