Aplikacion
Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka ndezur sërish rrjetin me një përgjigje intriguese në “Instagram”. Gjatë një rubrike pyetjesh me ndjekësit, një fans e pyeti:
“Kur do të të shohim sërish në ekran? Mbase si opinioniste e BBVA5?”.
Aktorja iu përgjigj me humor, por edhe me një notë misterioze:
“Mbase. Ose mbase po bëj valixhen për të rihyrë, gjithmonë gati për ndonjë debat të mirë. Pupupupu.”

Ky reagim ka mjaftuar për të shkaktuar spekulime se Egla mund të rikthehet në “Big Brother VIP Albania 5”, qoftë si opinioniste, qoftë si pjesëmarrëse surprizë në shtëpi.
Pas fitores së saj, Egla është komentuar gjerësisht për karakterin e fortë dhe debatet e saj brenda lojës, ndaj një rikthim i mundshëm do të ishte një nga momentet më të shumëpritur të edicionit të ri. Fansat e saj në rrjete sociale tashmë po presin me kureshtje nëse kjo përgjigje ishte një shaka apo një paralajmërim i fshehtë.
FNSH dhe policia “zbarkojnë” në Vlorë, kontrolle “blic” pas ngjarjeve të fundit tragjike në qytetVijojnë kontrollet e shtuara në qytetin e Vlorës nga Policia e Vlorës, Forcat Operacionale dhe FNSH-ja. Pas ngjarjeve të fundit dhe me qëllim rritjen e sigurisë publike, uniformat blu kanë shtuar masat në disa pika kryesore të qytetit.
Kontrollet janë përqendruar te drejtuesit e mjeteve luksoze, personat me precedentë penalë, si dhe tek ata që dyshohet se qarkullojnë me armë të ftohta apo nën efektin e pijeve alkoolike. Gjithashtu, po kryhen verifikime për dokumentacionin dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Burime nga policia bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në të gjitha akset kryesore të qytetit, me synimin për të parandaluar ngjarje kriminale dhe për të garantuar rendin e qetësinë publike në Vlorë.
EMRAT/ Aksidenti i trefishtë në Fier, vdes 33-vjeçariNjë aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor ‘Strum-Roskovec’ të Fierit ku një person ka humbur jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, ku nga përplasja e tre mjeteve vdiq një i ri.
Të përfshirë në këtë aksident janë Fabio Dushku, Behar Cjapi dhe Klajdi Hoxha, i cili ka mbetur viktimë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Pas ceremonisë mortore të ish liderit socialist Fatos Nano, kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij Lindën, janë parë së bashku duke kaluar një moment privat, i pazakontë për çiftin.
Teksa Linda po largohej, Rama e ka përshëndetur duke e puthur në buzë, ndërsa ka vijuar të jetë prezent në përcjelljen e arkmortit.
Të blesh një shtëpi apo ta marrësh me qira?
Raporti çmim/qira përdoret kudo në botë për të treguar nëse ia vlen të blesh një shtëpi, apo të rrish me qira. Ai mat vlerën e një shtëpie, në krahasim me të ardhurat që mund të marrësh nga ajo.
Sipas vlerësimeve të ekspertëve, të marrësh një shtëpi me qira është e leverdishme nëse ky raport është më i madh sesa 20, dhe ta blesh nëse kjo normë është më pak se 15.
Nëse norma është midis 15 dhe 20, atëherë ka më shumë sens që të blesh, në rast se blerësi synon të jetojë në shtëpi për një kohë të gjatë.
Raporti i çmimit ndaj qirasë është kostoja mesatare e pronësisë e pjesëtuar me të ardhurat e marra nga qiraja (nëse blihet me qira) ose qiraja e vlerësuar që do të paguhet nëse jepet me qira (nëse blihet për të banuar).
Vlerat më të ulëta sugjerojnë se është më mirë të blesh sesa të marrësh me qira dhe vlerat më të larta sugjerojnë se është më mirë të marrësh me qira sesa të blesh.
Sipas të dhënave që jep “Numbeo” deri në mesin e 2025 për Tiranën ky raport është 19.7 për zonat e qendrës, dhe 16.2 për zonat jashtë qendrës. Pra për zonat jashtë qendrës raporti është brenda kufirit të blerjes së shtëpisë.
Stela Dhami, eksperte e tregut të pasurive të paluajtshme dhe përfaqësuese e “Colliers International Albania”, thotë se raporti mes çmimit të shitjes së një apartamenti dhe të ardhurave që vijnë nga dhënia me qira është bërë gjithnjë e më i zhdrejtë në Shqipëri.
“Sot, në Tiranë, duhen mesatarisht 19 vite për të shlyer investimin e një apartamenti përmes të ardhurave nga qiraja, ndërkohë që mesatarja në vendet e tjera europiane është rreth 13 vite, dhe në mënyrë ideale kjo periudhë duhet të jetë 10–12 vite”, – shprehet znj. Dhami.
Sipas saj, ky disproporcion vjen sepse çmimet e shitjes janë rritur në mënyrë të ndjeshme në vlerë nominale, ndërsa qiratë nuk kanë ndjekur të njëjtin ritëm rritjeje.
Kjo e bën kthimin e investimit më të ngadalshëm dhe e vendos tregun shqiptar në një trajektore të ngjashme me ato të disa ekonomive perëndimore, ku shumë njerëz nuk arrijnë dot të blejnë dhe përfundojnë duke jetuar përherë me qira.
Qiratë e zyrave dhe dyqaneve
Përveç çmimit të qirave afatgjatë të banesave, edhe qiratë për zyra vijuan të mbeten të larta gjatë 2025-s.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Colliers International Albania”, çmimet mesatare të qirave për zyra në qendër të Tiranës vijuan të mbeten 30 euro për metër katror edhe për 6-mujorin e dytë të 2025-s, duke u barazuar me ato të Barcelonës dhe Pragës, dy tregje të konsoliduara në Europë.
Me këtë çmim, Tirana renditet jo vetëm ndër qytetet më të shtrenjta në rajon, por edhe më lart se disa qytete të Bashkimit Europian.
Në Tiranë, çmimet e qirave tejkaluan kryeqytetet europiane, si: Portugalia që shënon vlera 29 euro apo Budapesti me çmime 25.5 euro dhe Bukureshti me çmime mesatare 20 euro për metër katror në muaj.
Çmimet e qirave për zyra janë edhe më të larta sesa kryeqytetet e rajonit. Në zonat qendrore të Beogradit, çmimet arritën 18 euro për metër katror në 6-mujorin e parë të 2025-s.
Në Zagreb, çmimet janë 17.5 dhe në Sofje 16 euro për metër katror në muaj.
Tirana pozicionohet ndër qytetet më të shtrenjta edhe për çmimet e qirave në zonat sekondare. Me një mesatare prej 19 eurosh për metër katror në muaj, kryeqyteti shqiptar tejkalon disa qytete të rajonit si Beogradi (15 euro), Zagrebi (13 euro) dhe Sofja (11 euro).
Në terren, sipas të dhënave të marra nga agjencitë imobiliare, çmimet e qirave për zyra ndryshojnë ndjeshëm në varësi të vendndodhjes dhe cilësisë së ndërtesës.
Në objekte kulla apo qendra të njohura të biznesi, si “Arena Center”, “Alban Tower”, “Downtown One”, “Rainbow Center” (ish-Blloku), “MET Building” dhe “Lion Park” ofrohen qira për ambiente zyrash me çmime nga 22 deri në 30 euro në muaj për metër katror, duke reflektuar standard të lartë ndërtimi, por edhe vendndodhje të favorshme për bizneset.
Nga ana tjetër, çmimet për zyrat në zona të ndryshme të Tiranës janë më të ulëta dhe më të përballueshme, por me variacione të dukshme brenda vetë zonës.
Në Unazën e Re, qiratë variojnë nga 6 deri në 8 euro në muaj për metër katror, duke e bërë atë një nga zonat më ekonomike për zyra.
Në ish-parkun e autobusëve, “21 Dhjetori”, çmimet janë më të larta, duke filluar nga 10 deri në 13 euro në muaj për metër katror.
Zona e Rrugës së Kavajës në Qendër paraqet një gamë prej 15 deri në 23 euro në muaj për metër katror, ndërsa ish-Blloku dhe sheshi “Willson” janë ndër më të shtrenjtët në zonat jo-kulla, me çmime që luhaten nga 18 deri në 25 euro në muaj për metër katror.
Në zona si ish-stacioni i trenit, Bulevardi i Ri dhe Tregu Medreseja te zona 5 Maji, çmimet e zyrave nisin nga 8 deri në 10-12 euro për metër katror në muaj.
Rritje kanë shënuar edhe qiratë e dyqaneve vitet e fundit. Në vitin 2020, sipas të dhënave të agjencive imobiliare, çmimet maksimale të ambienteve për dyqane në rrugët kryesore ishin 40 euro për metër katror, ndërsa maksimalja e qirasë për dyqanet në qendrat tregtare arriti 52 euro për metër katror.
Për 2024, sipas “Colliers Albania”, qiratë maksimale kanë arritur në 70 euro për metër katror në muaj për qendrat tregtare dhe 55 euro për metër katror në muaj për rrugët kryesore të shitjes me pakicë. Rritja është 38%./monitor
Pamjet/ Momente nga ceremonia mortore e Fatos NanosMijëra qytetarë i dhanë sot lamtumirën ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroi jetën ditën e parë të nëntorit.
Të pranishëm në këto homazhe kanë qenë eksponentë të lartë të politikës shqiptare (nga mazhoranca dhe opozita), por edhe të politikës në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, si Albin Kurti dhe
Po ashtu mësohet se në homazhe kanë marrë pjesë edhe disa nga krerërt e besimeve fetare, mes tyre Kryepeshkopi Joan, Baba Mondi, Arqipeshkvi Arjan Dodaj dhe Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqiptarëve.


Një fjalim i ndjerë nga bashkëshortja, Xhoana Nano, preku të gjithë të pranishmit.
“Unë një vajzë fare e re, rashë në dashuri me Fatosin, atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di, kisha rënë në dashuri jo thjesht me atë si person, por njëkohësisht edhe me vizionin e një Shqipërie ndryshe, komplet tjetër nga ajo që jetonim, që përherë e më shumë lipsej të largohej nga barbaria, primitivja”, tha Xhoana për Fatos Nanon, me zërin që i dridhej e lotët që mezi i mbante.

Në ceremoni mori pjesë edhe ish-bashkëshortja e të ndjerit Nano, Rexhina.

I biri i të ndjerit, Sokol Nano, dha fjalimin e tij të lamtumirës, duke e falenderuar për trashëgiminë që i ati i tij i la familjes dhe shqiptarëve.
“Ai e donte lirinë si frymë, jo si slogan. Ai besoi gjithmonë se politika shkonhte përtej luftës personale. Ai mboli ide, kulturë, qytetar… Ishte i butë, tolerant me gjithkënd me atë që mendonte ndryshe. I ashpër dhe i drejtë kur kërkohej vendim e kurajo. Faleminderit për trashëgiminë e vyer që na la. Faleminderit kampion për kulturën, kokëfortësinë, zemrën, lirinë që na mësove të mbrojmë, brenda e jashtë vetes“, tha Sokol Nano.

Edhe kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim lamtumire për “kryetarin”. Rama ka vlerësuar figurën e të ndjerit si dhe ka sulmuar të gjithë ata që e luftuan në jetën e tij politike ndërsa pas lajmit të ndarjes nga jeta të liderit historik, sipas kryeministrit, i “qëndisën” fjalë ngushëllimi.
“I thonë një fjale vdis pa të të dua. Sa do të doja të uleshim në një nga ato darkat e rralla të viteve të fundit në ajrin e pastruar mes nesh. Po sa të paskan dashur e admiruar. Dhe ata që s’të lanë shkop në rrota pa të bërë dhe gur pa të hedhur, mezi paskëshin pritur ta tregonin adhurimin sapo morën vesh që nuk do t’i hapje më sytë.

Për herë të parë pas shumë kohësh, kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, u bënë bashkë për të shoqëruar kortezhin e ish-liderit socialist, ndërsa luhej kënga e Frank Sinatra, “I did it my way”.
Në të njëjtën kohë, bashkëshortja e Nanos, Xhoana është parë krah Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama.



Më 5 nëntor, qielli do të ndriçohet nga një Hënë e plotë, e cila do të ndodhë në shenjën e Demit, duke e vendosur theksin te çështjet e qëndrueshmërisë, sigurisë materiale dhe vlerave të tua. Ajo mund të sjellë edhe fundin dhe përmbylljen e një cikli të rëndësishëm, ose qartësi mbi gjërat/njerëzit që duhet të lësh pas.
Dashi
Energjia e Hënës ndriçon sektorin tënd të aseteve dhe të ardhurave. Është momenti të rishohësh buxhetin tënd dhe mënyrën se si i përdor paratë. Mund të ndodhë që të marrësh një mundësi financiare ose të kesh frymëzim për të bërë ndryshime në karrierë.
Demi
Kjo është Hëna jote! Kjo ngjarje qiellore do të ndikojë fuqishëm tek ti. Identiteti, besimi dhe vetëbesimi yt do të jenë në fokus, ndaj është koha të merresh me veten që ndikon më fuqishëm tek ju. Identiteti, vetëbesimi dhe ajo që po bëheni janë në fokus. Është koha të lësh pas gjërat që të pengojnë që të ecësh para.
Binjakët
Hëna aktivizon sektorin e brendshëm, që lidhet me përmbyllje, mistere që ke fshehur për një kohë të gjatë dhe çështje që deri më tani, nuk i ke folur. Mund të dalin në sipërfaqe frikëra, besime të mohuara apo mendime që të kanë penguar. Shfrytëzoje këtë periudhë për çlirim të përgjithshëm.
Gaforrja
Tema të lidhura me miqtë, rrjetet shoqërore dhe vizionin tënd për të ardhmen mund të dalin në pah. Mund të ndihesh i/e tërhequr nga lidhje që plotësojnë shpirtin tënd, ndërkohë që zgjedh të distancohesh nga njerëzit që nuk janë në të njëjtën frekuencë me ty.
Luani
Hëna ndriçon aspektin e karrierës dhe imazhit publik. Mund të marrësh një meritë për kontributet e tua, ose të mendosh për një ndryshim rrënjësor në punë. Bëj kujdes të mos marrësh vendime impulsive; prit që emocionet të qetësohen për t’u siguruar që zgjedhjet e tua janë të qëndrueshme.
Virgjëresha
Tema e udhëtimeve, mësimit, filozofisë apo zgjerimit të horizontit tënd është në fokus të kësaj Hëne të plotë. Një mundësi për të mësuar diçka që ndryshon perceptimin tënd ose për të udhëtuar nëpër rrugë që sjellin frymëzim të ri do të shfaqet para teje.
Peshorja
Hëna prek sferën e transformimit, intimitetit dhe burimeve të përbashkëta (financiare ose emocionale). Mund të ndjesh se është momenti të rivlerësosh marrëdhëniet ku ka pabarazi, kontroll apo tension. Çlirohu nga ajo që nuk të shërben më.
Akrepi
Kjo Hënë ndikon te marrëdhëniet afatgjata dhe partneritetet. Ndryshime mund të ndodhin në çdo aspekt, duke sjellë lëshime, negociata apo përmbyllje të ciklit. Mos u përpiq të kontrollosh gjithçka; beso që ajo që nuk përputhet me ty, nuk meriton të jetë në jetën tënde.
Shigjetari
Sfera e shëndetit, rutinave të përditshme dhe kujdesit personal do të ndriçohet gjatë kësaj ngjarjeje qiellore. Është momenti për të shqyrtuar nëse zakonet e tua të shërbejnë apo të pengojnë dhe për të lënë pas ato që nuk të bëjnë mirë.
Bricjapi
Kjo Hënë ndriçon fushën e kreativitetit, pasionit dhe vetëshprehjes për shenjën tënde. Mund të ndjesh nevojë për të hequr dorë nga marrëdhënie ose projekte që nuk përshtaten me vizionin tënd të lartë. Na beso, nuk është mendjemadhësi, por një dëshirë për të shkuar më larg.
Ujori
Çështjet e shtëpisë, familjes dhe themeleve të tua shpirtërore po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Mund të përjetosh një transformim në shtëpi ose marrëdhënie familjare. Qetësia dhe harmonizimi i ambientit të brendshëm do të jenë shumë të rëndësishme.
Peshqit
Komunikimi, media, lidhjet me njerëzit që njeh, apo rrjetet sociale mund të kenë rëndësi gjatë kësaj periudhe. Mund të ndihesh i/e tërhequr nga të shprehurit me sinqeritet ose të heqësh dorë nga mesazhe që nuk të drejtohen ty. E kuptojmë dëshirën për të bërë mirë, por mos e dëmto veten.
Teherani do t’i rindërtojë objektet e veta bërthamore “me forcë edhe më të madhe”, tha të dielën për mediat shtetërore presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, duke shtuar se vendi nuk synon të prodhojë armë bërthamore.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të urdhërojë sulme të reja ndaj objekteve bërthamore të Iranit, nëse Teherani përpiqet ta rifillojë punën në objektet që Uashingtoni i bombardoi në qershor.
Pezeshkian i bëri këto komente gjatë një vizite në Organizatën e Energjisë Atomike të vendit, ku u takua me drejtues të lartë të industrisë bërthamore iraniane.
“Shkatërrimi i ndërtesave dhe fabrikave nuk do të na krijojë problem; ne do t’i rindërtojmë ato dhe me forcë edhe më të madhe”, tha presidenti iranian për mediat shtetërore.
Në qershor, SHBA-ja kreu sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane, për të cilat Uashingtoni thotë se ishin pjesë e një programi për zhvillimin e armëve bërthamore.
Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor ka qëllime tërësisht civile.
“Gjithçka është e menduar për zgjidhjen e problemeve të popullit, për sëmundjet, për shëndetin e njerëzve”, tha Pezeshkian, duke iu referuar aktiviteteve bërthamore të Iranit.
Fjalimi i Ramës në lamtumirën e Nanos/ Berisha: Puthja e Judës!Kryetari i PD, Sali Berisha e ka konsideruar si një tradhti, fjalimin që kryesocialisti Edi Rama mbajti në homazhin e lamtumirës për paraardhësin e tij, Fatos Nano.
Përmes një statusi të shkurtër në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar fjalimin e Ramës për Nanon, njëjtë si me puthjen e Judës.
‘Puthja e Judës’, shkruan Berisha, krah videos së shpërndarë në platformën e tij sociale në Facebook.
Në homazhet në ndër të ish kryeministrit Fatos Nano, PD u përfaqësua nga nënkryetari Agron Gjekmarkaj dhe Sekretari i Përgjitshëm, Flamur Noka.
Edi Rama e preu në besë për herë të fundit Fatos NanonNë ceremoninë shtetërore të lamtumirës për Fatos Nanon, Edi Rama foli jo vetëm si mik dhe pasardhës i Nanos, jo vetëm për të nderuar figurën e liderit historik të së majtës shqiptare, por e përdori nderin që iu dha me ngjitjen në foltore edhe për të bërë politikë, në një ditë heshtje e respekti kur vdekja nuk lë vend për të përmendur mëkatet e askujt, por shërben si reflektim i thellë i gjithkujt për jetën, kuptimin e saj dhe trashëgiminë e atij që ikën nga kjo botë.
Goditjet e drejtpërdrejta ndaj kundërshtarëve politikë, e kthyen ceremoninë mortore në një skenë betejash politike si ato të seancave parlamentare ku as Rama e as kundështarët e tij nuk i kursejnë asgjë njëri – tjetrit. Por sot, tinëzisht, duke e ditur që nuk do të kishte replikë nga askush, ai i përmendi Nanos “persekutorët” e tij, që vetë Nano i pati falur mbi 1 dekadë më parë dhe që madje i bëri aleatë kundë Edi Ramës që s’pranoi t’i jepte votat për t’u bërë president.
“Por sa të paskan dashur e të paskan admiruar mor burr i dheut! Po edhe ata që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë në kurriz pa të hedhur! Mezi ç’paskeshin pritur të ta tregonin dashurinë dhe adhurimin sapo ta merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë. More deri te ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe që erdhën të të vrasin në zyrë duke të mallkuar si vrasës, e që t’i lëshuan mbi fytyrë për vite e vite të tëra me radhë, tërë të zezat e gjuhës shqipe, – veç ta shije si t’i kanë qëndisur aq bukur fjalët e admiratës së tyre!” -tha Rama para arkivolit të Nanos, duke ngjallur habi në sallë e jashtë saj.
Le ta themi troç. Kjo qe një tjetër prerje në besë ndaj Fatos Nanos.
Edi Rama e pati prerë në besë kur i vërsuli tinëzisht Mjaft-in e Erion Veliajt në vitin 2003 duke e etiketuar si të korruptuar apo kur i vinte përpara kryeministrisë fustanet e nusërisë së Xhoanës.
E preu sërish në besë në vitin 2007 kur nuk pranoi t’i jepte votat për president edhe pse Nano arriti të bindte Sali Berishën, e t’i shtrëndonte dorën publikisht liderit të PD-së, të cilin Rama ia serviti edhe sot Nanos si armik e persekutor, duke e akuzuar deri në atë pikë, a thua se Nanon e kishte vrarë Sali Berisha dhe demokratët e tij.
Edi Rama tregoi sot se as vdekja nuk arrin t’ia shuajë mllefin, inatin, hakmarrjen ndaj një opozite që, ndonëse ai e ka gjymtuar në çdo formë, i qëndron përballë si pasqyrë për t’i treguar vjedhjet galopante, korrupsionin endemik, lidhjet e ngushta të politikës me krimin.
Është kjo ajo që ai nuk arriti t’ia falë as sot opozitës dhe jo burgosja e Fatos Nanos, prandaj ai e shndërroi funeralin e tij nga një moment nderimi e reflektimi në një instrument politik që i shërben vetëm atij e askujt tjetër.
Sulmet politike në një ditë zie, edhe pse mund të jenë të mbështetura në të vërteta, nuk nderojnë askënd, nuk lehtësojnë askënd, por ndajnë gjithkënd.
Dita e mortit i ka dyer e hapura edhe për hasmin, por Rama tregoi edhe njëherë se para hallit, ambicies, planeve, qëllimeve, pushtetit, luftës për mbijetesë politike nuk respekton askënd e asgjë.
Fatos Nano iku me të mirat e të këqijat, me padrejtësitë që bëri dhe padrejtësitë që iu bënë, por sot Rama e përdori për herë të fundit, ndoshta ngaqë nuk ia fali dot kurrë paqen që Nano arrit të bënte me kundështarët e vet dje e të Ramës sot. /Zoom.al