zoom

Day ArchiveVrasja në Vlorë/ Detajet e reja, reagon policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Gjorm të Selenicës, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.

Bëhet me dije se 35-vjeçari Dalan Gjolekë Aliaj nga Levani i Fierit kishte shkuar në shtëpinë e djalit të xhaxhait në Gjorm të Selenicës, ku është qëlluar me armë zjarri.

Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit të Vlorës, por ka ndërruar jetë përgjatë rrugës për shkak të plagës së marrë.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa nuk dihet ende se cili është autori.

”Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri,”- njofton policia./ Zoom.al

EMRI/ Vritet me armë zjarri 35-vjeçari në Selenicë (PAMJET)

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Bashkisë së Selenicës, në Vlorë.

Viktima është identifikuar si Dalan Gjolek Aliaj, 35- vjeç.

Sipas burimeve paraprake, viktima ndodhej në Gjormë te kushërinjtë e tij. Banorët thonë se i ndjeri është banor i fshatit Levan të Fierit.

Nuk dihen ende detaje të mëtejshme nga vrasja./ Zoom.al

Disa arsye psikologjike se përse disa gra tërhiqen nga “kriminelët”

Burrat shumë të këqij, si vrasësit serialë dhe kriminelët, mund të duken magjepsës kur i dëgjojmë në podkaste apo lexojmë për ta në libra.

Në fakt, një studim nga “Pew” tregoi se 34% e dëgjuesve të podkasteve preferojnë zhanrin “krim i vërtetë”. Por kur mësojmë që një grua ka shkëmbyer letra me një vrasës apo ndjen tërheqje romantike ndaj një vrasësi serial, ne fillojmë të vëmë në pikëpyetje zgjedhjet, jetën dhe mënyrën si është rritur ajo. Ja cilat janë disa arsye psikologjike pse një grua, edhe “normale” qoftë, mund të dojë të flasë me një vrasës:

Ajo është e magjepsur nga vëmendja mediatike që merr vrasësi

Shumë vrasës serialë veçanërisht ata që kanë kryer krime të dhunshme që janë bërë lajm tërheqin vëmendjen e grave. Ekspertët besojnë se disa gra mund të kërkojnë famë nëpërmjet lidhjes me këta burra.

Ajo beson se mund ta rehabilitojë vrasësin dhe “ta zbusë”

Shumë profesionistë të shëndetit mendor besojnë se gratë që duan të flasin me vrasësit po përmbushin një nevojë të parealizuar. Sipas kërkimeve të vitit 2010, disa gra mendojnë se mund të shohin përtej sjelljes së dhunshme dhe të shërojnë njeriun që “është produkt i mjedisit të tij”.

Ajo ndjen siguri, sepse e di gjithmonë ku ndodhet ai

Oscar Ray Bolin Jr., një vrasës serial që përdhunoi dhe vrau tri gra në Florida në vitin 1986, u martua me avokaten e tij mbrojtëse, Rosalie Martinez. Ajo ishte e martuar dhe kishte katër fëmijë, por pasi takoi Bolin-in, e la burrin dhe u martua me të përmes telefonit në vitin 1995. Martinez besonte në pafajësinë e tij dhe vendosi të luftonte për “drejtësinë” e tij.

Marrëdhënia nuk ka kërkesat e një lidhjeje tradicionale

Kur partneri është në burg, nuk ka takime të përditshme, as përgjegjësi të zakonshme të një marrëdhënieje. Kjo i tërheq ato që nuk ndihen rehat në lidhje të zakonshme.

Janë të fiksuara ose të magjepsura nga vrasësit

Ashtu si njerëzit që fiksohen pas një ylli kinemaje, disa gra “dashurohen” me vrasës serialë. Është një formë adhurimi ekstrem që i shtyn drejt një marrëdhënieje imagjinare.

Kanë vetëvlerësim të ulët

Gratë që tërhiqen nga vrasësit shpesh vuajnë nga mungesa e vetëvlerësimit. Ato ndihen të padukshme, të pavlera dhe kërkojnë vëmendje, njohje ose ndjenjën se janë “të veçanta” për dikë madje edhe nëse ai është një kriminel famëkeq.

Nuk arrijnë të gjejnë dashuri në mënyra të zakonshme

Disa gra ndihen të shtyra nga nevoja të pavetëdijshme për të “shëruar” dikë me të meta të rënda si mënyrë për të përballuar plagët emocionale nga fëmijëria e tyre.

Janë të shmangura në aspektin e dashurisë

Për shkak se nuk arrijnë të përjetojnë lidhje intime të plota, ato kërkojnë marrëdhënie që nuk mund të plotësohen fizikisht. Ndalesat e kontaktit fizik në burg e rrisin për to ndjesinë e lidhjes emocionale.

Ato besojnë se dashuria e tyre mund ta shndërrojë vrasësin

Nga një njeri i dhunshëm, tinëzar dhe pa ndjenja, ai do të bëhet i kujdesshëm dhe dashamirës falë dashurisë së saj. Kjo është një fantazi shpëtimi që disa gra besojnë fort.

Ndihen të tërhequra ose të eksituara nga rreziku

Ky është termi për tërheqjen ndaj personave që kanë kryer krime të rënda. Nuk ka nevojë që vrasësi të jetë fizikisht tërheqës. Për shembull Henry Lee Lucas një vagabond me një sy që rrëfeu qindra vrasje pati shumë adhuruese. Një grua e martuar madje u shtir sikur ishte ish-e dashura e tij e vdekur për ta ndihmuar të dilte nga burgu. Pavarësisht se sa e pakuptueshme duket për pjesën më të madhe të njerëzve, disa gra ndihen emocionalisht të tërhequra nga burrat më të rrezikshëm, veçanërisht kur ata kanë edhe një lloj karizme apo famë mediatike. Ky shpesh është një pasqyrim i plagëve të tyre të brendshme./TAR

Homazhet nesër për Fatos Nanon/ Kryeministri Rama do të mbajë fjalim, kush pritet të marrë pjesë nga opozita

Ditën e nesërme do të mbahen në Tiranë homazhet në nder dhe kujtim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e premte, pas disa javësh i shtruar në një spital privat, në gjendje të rëndë.

Homazhet do të transmetohen LIVE në media, ndërsa pritet të ketë një fjalim nga Edi Rama. Të pranishëm po ashtu pritet të jenë të gjithë anëtarët e PS-së. Disa degë të PS janë organizuar me autobusë për të sjellë mbështetësit në Tiranë.

Nga PD pritet të marrë pjesë Flamur Noka si përfaqësues, ndërsa nga protokolli bëjnë me dije se janë ftuar personalitete politike nga Kosova.

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.

Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe omazhet kombëtare për të ndjerin. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.

Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin./ Zoom.al

Pengmarrja në Devoll/ “Zgjohet” Proda, shkarkon drejtorin e Policisë së Korçës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Policisë së Korçës, Erion Ahmetin, si dhe ka pezulluar zv.Drejtorin për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Hajri Kushen, pas ngjarjes së ndodhur ditët e fundit në Bilisht, ku një 32-vjeçar u mor peng.

Në njoftim theksohet se pas një analize të kryer në lidhje me veprimet dhe menaxhimin e situatës, rezultoi se zinxhiri drejtues i DVP Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet situatën, duke sjellë pasoja në imazhin e Policisë në komunitet.

Sipas mediave, drejtori tashmë i shkarkuar Erion Ahmeti nuk ofroi ndihmë për rastin e pengmarrjes për arsye të panjohura, duke vënë në vështirësi punonjësit dhe drejtuesit e komisariatit të Devollit.

Rezistenca e Ahmetit bëri që stafi të kërkonte ndihmë drejtpërdrejt në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, duke marrë parasysh se një nga të dyshuarit për pengmarrje është vëllai i deputetit Bledion Nallbati, i njohur për influencën e tij në zonën e Devollit.

Ngjarja ka ndodhur më 27 tetor, kur Policia e Devollit arrestoi Alti Nallbatin, 42 vjeç, i njohur me nofkën “Duçja”, vëllai i deputetit Bledion Nallbati, Trajan Çelikun, 38 vjeç, dhe Marsel Bucin, 37 vjeç. Të tre akuzohen për “Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “Kanosje”, ndërsa Marsel Buci edhe për “Plagosje të lehtë me dashje”.

Sipas hetimeve, të arrestuarit dyshohet se morën me forcë nga banesa Ilir Topçiun, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhe e çuan në një ambient privat, ku e mbajtën për disa orë, duke ushtruar dhunë dhe kërcënuar jetën e tij. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. Zoom.al/

I mori jetën kolegut, zbulohen detaje të reja nga krimi në Komunën e Parisit

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur pak ditë më parë në Komunën e Parisit, ku Filip Shehu goditi me thikë kamarierin 34-vjeçar, Indrit Ismaillari.

Teksa ai është lënë në burg, zbulohet se ka deklaruar në gjykatë se viktima e ka fyer dhe ngacmuar.

Filip Shehu është shprehur se për vdekjen e kolegut e ka mësuar një ditë më pas, kjo pasi fillimisht e dinte që 34-vjeçari kishte mbetur thjesht i plagosur.

Më parë ai ka deklaruar se konflikti ka qenë i çastit vetëm për punën, por ka shtuar se kanë pasur marrëdhënie konfliktuale të gjata me të.

Dëshmia bie ndesh me atë që ka thënë stafi tjetër i lokalit. Ata kanë deklaruar se viktima Indrit Ismaillari, nuk ishte një njeri problematik dhe nuk grindej me asnjë njeri.

Viktima prej 5 vitesh ishte pjesë e këtij restoranti, ndërsa autori ishte pjesë e stafit prej disa muajsh.

Nuk kanë pasur debate të ashpra, teksa autori vijon të mbajë të njëjtën dëshmi duke treguar se “ndjehesha i kërcënuar, cënuar, kishim konflikte të vazhdueshme”, por kjo gjë nuk konfirmohet nga stafi i biznesit.

Sa i përket dinamikës së ngjarjes, gjithçka ka nisur për një proshutë. Autori kishte marrë një pjatë me proshutë, të cilën viktima i ka thënë të mos e marrë.

Fillimisht kanë nisur një debat verbal e më pas Filip Shehu ka marrë thikën dhe e ka goditur në qafë, duke i prekur arterien kryesore. Kjo plagë i mori edhe jetën 34-vjeçarit.

Autori, ka qëndruar i qetë duke pritur policinë, ndërkohë që pritet t’i bëhet një ekzaminim psikologjik. Ai ka probleme sociale, prej muajsh jetonte i vetëm dhe kishte probleme me familjen.

34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes. Zoom.al/

Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut modern

Balfin Real Estate ishte një nga pjesëmarrësit kryesorë në Forumin e Potencialit të Investimeve të Qëndrueshme nëTregun e Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri, pjesë e Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër të mbajtur në Pallatin e Kongreseve.

Në këtë edicion të rëndësishëm, u diskutua mbi rolin e sektorit të ndërtimit në transformimin e qyteteve shqiptare drejt standardeve më të gjelbra.

Në panelin e parë të forumit, CEO e Balfin Real Estate, Ledia Telhai, solli perspektivën e një prej kompanive më me ndikim në tregun e pasurive të paluajtshme, duke theksuar se qëndrueshmëria nuk është më një trend, por një standard që duhet të udhëheqë çdo zhvillim të ri.

Gjithmonë e më tepër klientët sot po kërkojnë investime që ofrojnë cilësi, inovacion dhe qëndrueshmëri reale si në aspektin mjedisor, ashtu edhe në vlerën e pronës në kohë. Për ne, ky është një moment i rëndësishëm për të komunikuar qartë pse një projekt ka vlerë më të madhe në afatgjatënga eficenca energjetike dhe mirëmbajtja e qëndrueshme, te standardet e jetesës dhe ndikimi pozitiv në komunitet “ u shpreh ajo gjatë fjalës në panel.

Telhai nënvizoi se kompania që drejton me projektet e shumta që ka në portofol po orientojnë tregun shqiptar drejt një kulture të re investimi, ku vlera e pronës nuk matet më në metra katrorë, por në ndikimin afatgjatë që projekti sjell për komunitetin dhe mjedisin.

Gjithashtu Telhai, solli në vëmendje se BRE bën një para zgjedhje dhe para vlerësim të projekteve të portofolit të sajduke u bërë një urë lidhëse mes zhvilluesve dhe tregut, për të sjellë në tryezë zërin e klientëve, pritshmëritë e tyre për cilësi, funksionalitet dhe qëndrueshmëri.

Balfin Real Estate synon ta udhëheqë tranzicionin ( drejt zhvillimeve të zgjuara, të qëndrueshme dhe me vlerë afatgjatë) nga njera ane duke nxitur zhvilluesit të investojnë në koncepte moderne dhe të qëndrueshme, ndërsa nga ana tjeter i udhëzojmë klientët të vlerësojnë dhe të përqafojnë këto standarde të reja jetese.”– shtoi ajo.

Në këtë kuadër, Balfin Real Estate po ofron një shembull konkret përmes projekteve të portofolit të saj si Green Coast, Vlora Marina, Belvedere Korça, Next to Vala Mar Premium etj, zhvillime që ndërthurin arkitekturën moderne me eficencën energjetike dhe respektin për mjedisin. Këto projekte përfshijnë riciklimin e ujërave, përdorimin e materialeve ekologjike, fasada të tipit Claustra për ndriçim dhe ventilim natyral, si dhe konceptin “Passive House” që redukton ndjeshëm konsumin e energjisë.

Me filozofinë “Smart. Green. Sustainable.”, Balfin Real Estate synon të udhëheqë tranzicionin e tregut vendas drejt një ndërtimi më të ndërgjegjshëm, duke promovuar projekte që krijojnë vlerë për ekonominë, komunitetet dhe mjedisin.

Gjithashtu Balfin Real Estate me pjesmarrjen në panairedhe evente të rëndësishme të real estate në botë po bën edhe një promovim të Shqipërisë krahas zyrave tëpozicionuara në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Zvicër dhe SHBA, nëpërmjet të cilave po mundohet të bashkojëklientët që janë jashtë vendit me projektet më të mira të real estate që po zhvillohen në Shqipëri. 

Kompania nga dita në ditë po vijon të forcojë pozicionin e saj si lider në pasuritë e paluajtshme në vend, duke dëshmuar se zhvillimi ekonomik dhe ai mjedisor mund të ecin paralelisht për një të ardhme më të qëndrueshme. Zoom.al/

Izraeli thotë se trupat e kthyer nga Hamasi nuk janë të pengjeve izraelite

Mbetjet më të fundit mortore të dorëzuara nga Hamasi në Izrael nuk i përkasin asnjërit prej pengjeve të zhdukura, njoftoi ushtria izraelite të shtunën.

Hamasi është grup militant palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera.

Sipas ushtrisë izraelite, mbetjet e tre trupave, të cilat u transferuan tek Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) të premten në mbrëmje, u ekzaminuan nga një institut mjekoligjor në Izrael.

Në të kaluarën, dorëzimi i mbetjeve mortore që më vonë rezultonte se nuk i përkisnin pengjeve, ka shkaktuar zemërim në Izrael. Qeveria izraelite nuk ka folur për pasojat e mundshme.

Të enjten, Hamasi kishte kthyer trupat e dy pengjeve izraelite, të identifikuar si Amiram Kuper dhe Sahar Baruh. Në Gazë tani kanë mbetur trupat e edhe 11 pengje të tjera të zhdukura.

Hamasi i ka kthyer gradualisht trupat në Izrael si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.

Hamasi thotë se e ka të vështirë t’i gjejë trupat nën rrënojat e ndërtesave dhe tuneleve të bombarduara, por Izraeli e akuzon atë për vonesa të qëllimshme.

Lufta në Gazë shpërtheu pasi militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 persona dhe duke rrëmbyer mbi 250 të tjerë. Rel/

Yamal tradhton të dashurën e tij me një influencere italiane

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, është përfshirë sërish në një histori që po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ndezur diskutime në mediat rozë në mbarë botën.

Sipas raportimeve të fundit, futbollisti spanjoll ka tradhtuar të dashurën e tij aktuale, këngëtaren argjentinase Nicki Nicole, me influenceren italiane Anna Gegnoso gjatë një udhëtimi të fundit në Milano. Thuhet se marrëdhënia mes tyre nuk është e re, por një “rinxehje” e një historie të vjetër që daton që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur të dy u panë bashkë në “La Roca Village”, pranë Barcelonës.

Këtë herë, sipas paparacit të njohur Jordi Martín, Yamal dhe Gegnoso janë parë sërish bashkë në “Armani Hotel” në Milano. Futbollisti 17-vjeçar besohet se ka udhëtuar drejt Italisë me avion privat të hënën e kaluar, i shoqëruar nga kushëriri dhe një mik shumë i afërt.

Zërat për takimin u shtuan edhe më shumë pasi në “Instagram Stories” u publikuan disa pamje që e përforcojnë dyshimin: një postim nga shoku i tij Souhaib dhe një tjetër nga vetë Anna, e cila ndau një video brenda dhomës së hotelit, duke lënë të kuptohet se Yamal ndodhej aty.

Burime pranë çiftit pretendojnë se në hotel është mbajtur një festë private me disa të ftuara, por gjatë gjithë mbrëmjes, Lamine Yamal është parë duke qëndruar pranë influenceres italiane. Kjo histori ka ndezur reagime të shumta në rrjete, sidomos nga fansat e Nicki Nicole, të cilët kërkojnë një sqarim nga artistja pas zërave të tradhtisë. Zoom.al/

Goditi mjekun me grusht, arrestohet 49-vjeçari në Shijak

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili ka goditur për shkak të detyrës një mjek në spitalin e Shijakut.

Bëhet me dije se 49-vjeçari F.K ka goditur me grusht 34-vjeçarin, ndërsa ndodhej në ambientet e godinës së Radiologjisë, në Qendrën Shëndetësore Shijak.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ngjarja ka ndodhur gjatë ushtrimit të detyrës nga mjeku, i cili pas sulmit është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.

Autori është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Shijak dhe më pas është arrestuar./ Zoom.al