Aplikacion
Një ngjarje horror ka ndodhur këtë të premte në qytetin e Heraiklionit në Kretë të Greqisë, ku një i ri ka djegur nënën dhe xhaxhain dhe më pas është hedhur nga ballkoni.
Mediat greke raportojnë se i riu i vuri flakën dhe dogji nënën dhe xhaxhanë e tij, në një apartament në Heraklion të Kretës.
Më pas ai u hodh nga ballkoni në një përpjekjeje vetëvrasjeje sipas autoriteteve që e gjetën në gjendje të rënduar psikologjike. Autori i dyshuar u dërgua me urgjencë drejt spitalit.
Sipas policisë, burri ia vuri zjarrin duke dashur të digjte nënën dhe xhaxhanë e tij, që ndodheshin brenda në shtëpi në atë kohë. Nëna mësohet se vuante nga një sëmundje dhe nuk mund të ecte dot.
Po hetohet gjithashtu nëse autori i krimit kishte probleme psikike, ndërsa sipas informacioneve nga “Protothema”, trupat e djegur u gjetën në zona të ndryshme të shtëpisë.
Enkileda Carja, kampione e EuropësEnkileda Carja është shpallur kampione e Europës.
Peshëngritësja shqiptare ka arritur të triumfojë në kampionatin europian që po zhvillohet në Durrës, duke vendosur rekord europian për moshën U-23.

Ajo nuk gaboi asnjë provë në të dyja stilet, duke ngritur 98 kilogramë në shkëputje dhe 118 në shtytje, pesha që përkojnë me rekorde të reja në kampionatin europian.
Në dygarësh, Carja ngriti 216 kilogramë, duke marrë medalje të artë./ Zoom.al
Parashikimi i motit/ Çfarë na pret në fillim të nëntoritKjo fundjavë, e cila përkon edhe me nisjen e muajit nëntor, do të jetë e ngrohtë dhe me temperatura deri në 5 gradë mbi vlerat mesatare të muajit.
“Të shtunën dhe të dielën termometri në disa zona do të ngjitet në 26 gradë Celsius, temperatura këto shumë të larta. Nëse do të bënim një krahasim me tetorin, janë rreth 5-6 gradë më të larta se ç’duhet të jenë. Parashikohet që të dielën në mbrëmje të kemi zhvillim të vranësirave duke bërë që java tjetër të nisë disi më e paqëndrueshme”, u shpreh Lajda Porja.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, ndryshe nga tetori, nëntori pritet të jetë një muaj i thatë.
“Muaji nëntor, i cili duhej të ishte në fakt i lagësht, pasi është ndër muajit më të lagësht të klimës shqiptare, parashikohet të jetë relativisht i thatë. Pjesa e parë e nëntorit, deri më 14-15 nëntor, do të ketë reshje, por shumë të pakta dhe parashikohet të ketë më shumë ditë me diell”, tha Porja për Klan News.
Në fundjavë, temperaturat do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius. Zoom.al/
Rritje financash dhe takime romantike/ Shenjat e “zgjedhura” të nëntoritMuaji nëntor vjen me bollëk dhe fat për 3 shenja të horoskopit. Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut, do të qëndrojë në gaforre gjatë gjithë muajit, duke sjellë energji pozitive, por edhe reflektime të thella.
Binjakët
Për binjakët, nëntori është muaji i bollëkut! Jupiteri në Gaforre ndikon direkt në shtëpinë tuaj të dytë, atë të financave dhe vetëvlerësimit, duke sjellë rritje ekonomike dhe mundësi profesionale. Venusi, deri më 6 nëntor, ndikon në marrëdhëniet dhe miqësitë, mund të ketë një romancë që lind nga një miqësi e vjetër.
Nga 6 nëntori, kur Venusi hyn në akrep, vëmendja kthehet te puna dhe shëndeti. Kjo është periudha ideale për të përmirësuar rutinën, për të fituar një pozicion të ri, apo për të rritur të ardhurat.
Në fund të muajit, kur venusi kalon në shigjetar, binjakët do të përjetojnë një periudhë të bukur në dashuri. Hëna e Plotë në dem ndihmon në çlirimin e energjive të vjetra dhe hap rrugën për fillime të reja profesionale.
Peshorja
Peshoret janë në qendër të vëmendjes! Jupiteri në shtëpinë e dhjetë të karrierës dhe reputacionit sjell rritje profesionale, njohje dhe suksese që mund t’i keni pritur prej kohësh. Është koha për të dalë në pah dhe për të marrë vlerësimin që meritoni.
Venusi, që qëndron në shenjën tuaj në fillim të muajit, ju jep një shkëlqim të veçantë, jeni më karizmatikë dhe tërhiqni vëmendje pozitive nga të tjerët. Kur Venusi kalon në akrep, në shtëpinë tuaj të dytë, do të ketë përmirësime të qarta në financa dhe stabilitet material.
Hëna e Plotë në dem mund të sjellë lajme të mira për një çështje financiare, ndërsa Hëna e Re në akrep hap një kapitull të ri në të ardhura.
Akrepi
Nëntori është muaji juaj! Jupiteri ndodhet në shtëpinë tuaj të nëntë, fushë që lidhet me udhëtimet, studimet dhe zgjerimin e horizonteve. Ky pozicion ju sjell mundësi të reja për të mësuar, për të udhëtuar, apo për të krijuar lidhje me njerëz që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës tuaj.
Kur Venusi hyn në shenjën tuaj më 6 nëntor, ju bëheni magnetikë dhe të parezistueshëm. Kjo është periudha ideale për dashuri, romanca dhe rritje personale. Në fund të muajit, venusi kalon në shigjetar, duke vënë në fokus financat dhe vetëvlerësimin. Zoom.al/
Turqia me dorë të hekurt, 11 të dënuar përjetë pas tragjedisë në resortin malorNjë gjykatë turke dënoi me burgim të përjetshëm 11 persona, përfshirë pronarin e një hoteli luksoz në resortin malor Kartalkaya, pas zjarrit që shkaktoi vdekjen e 78 personave, mes tyre rreth 30 fëmijë.
Zjarri shpërtheu më 21 janar në hotelin “Grand Kartal”, në veri të Turqisë, duke përfshirë të gjithë godinën në pak minuta. Hetimet zbuluan se ishin shkelur rregullat e sigurisë dhe se sistemi i alarmit nuk funksiononte natën e ngjarjes.
Përveç 78 viktimave, 137 persona të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa familje të tëra u zhdukën në flakë. Të afërmit e viktimave vendosën fotografitë e tyre përpara palestrës në qytetin e Bolusë, ku u zhvilluan seancat gjyqësore.
Sipas mediave turke, përveç pronarit të hotelit, dënime me burgim të përjetshëm morën edhe drejtori i hotelit dhe disa anëtarë të bordit drejtues. Një zëvendëskryetar bashkie në Bolu dhe shefi lokal i zjarrfikëses u dënuan gjithashtu me burg, ndërsa vendimi i gjykatës u prit me duartrokitje në sallë.
Gjykata dënoi gjithsej edhe 18 të pandehur të tjerë, shumica punonjës të hotelit, me dënime nga 12 deri në 22 vjet burg, ndërsa tre persona, përfshirë dy kuzhinierë, u shpallën të pafajshëm.
“Është një vendim historik që sjell ngushëllim për zemrat e të gjitha familjeve”, tha Bilsay Sarper Arslan, nipi i një prej viktimave.
Pronari i hotelit, Halit Ergul, mohoi çdo përgjegjësi, duke fajësuar furnizuesin e pajisjeve me gaz.
“Nuk kam lejuar as fishekzjarre për dasma përpara hotelit, sepse nuk doja të dëmtoheshin zogjtë”, tha ai në gjykatë.
Zjarri, që shpërtheu në restorantin e hotelit pak para orës 03:30 të mëngjesit, shkaktoi tronditje në mbarë vendin. Dëshmitarë dhe të afërm të viktimave rrëfyen me lot në sy dhimbjen e pamasë që la pas tragjedia.
“Shkoj çdo ditë në varreza. Asnjë psikolog nuk mund ta lehtësojë këtë dhimbje”, tha Hilmi Altin, i cili humbi bashkëshorten dhe vajzën 9-vjeçare në zjarrin vdekjeprurës. Zoom.al/
Pengmarrje me dhunë/ Shoqërohet nga policia vëllai i deputetit të PD-së dhe dy të tjerëNjë ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll, ku tre persona dyshohet se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një shtetas. Policia ka shoqëruar në komisariat Alti Nallbatin, Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun.
Mësohet se Alti Nallbati, vëllai i deputetit të Partisë Demokratike Bledion Nallbati, është person me precedentë penalë. Sipas burimeve policore, të tre të dyshuarit kanë marrë peng dhe kanë ushtruar dhunë ndaj Ilir Topçiut, banor i fshatit Vishocicë, i cili aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Njëri prej të shoqëruarve, Trajan Çeliku, rezulton i përfshirë edhe në një tjetër ngjarje të dhunshme të ndodhur më 1 tetor në Bilisht, ku së bashku me dy persona të tjerë sulmoi me shkopinj bejsbolli 39-vjeçarin Guri Mazelliu.
Edhe Alti Nallbati është përfshirë më herët në një incident të ndodhur më 3 maj, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, kur ka goditur me grushte një shofer kamioni pas një konflikti.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të sakta të pengmarrjes./ Zoom.al
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, qeveria shpall 2 nëntorin ditë zie kombëtareKëshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.
Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe omazhet kombëtare për të ndjerin. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.
Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.
Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore
Pallati i Kongreseve, Tiranë
• 08:30 – 11:00 – Homazhe publike
• 11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
• 12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës
Ish-kryeministri Nano, prej disa kohësh ndodhej në reanimacion në një prej spitale private të vendit, ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, teksa gjendja shëndetësore u rëndua gjatë ditëve të fundit.
Nano ka pësuar një arrest kardiak, ndërkohë që më herët është kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen.
Një prej politikanëve më të rëndësishëm të vendit në periudhën post-komuniste, Fatos Nano është “zhdukur” dhe “rikthyer” në shumë momente kyçe për vendin. Zoom.al/
Pasi u mor e pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shkon në KryeministriPasi u mor e pandehur nga SPAK, zv.kryeministrja Belinda Balluku është parë të futet në Kryeministri.
Nuk dihet nëse Balluku do të zhvillojë ndonjë takim, apo ka shkuar në Kryeministri për mbledhjen e qeverisë ku pritet të merret edhe vendimi për përcjellen e Fatos Nanos në banesën e fundit me ceremoni shtetërore.
Balluku u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme ku iu komunikua akuza për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
Ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, lidhur me projektin e Tunelit të Llogarasë. Zoom.al/
Berisha reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Ka meritën e reformimit të PSKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pas lajmit se ish-kryeministri Fatos Nano u nda jeta.
Në rrjetet sociale, Berisha shprehu ngushëllime për familjarët e Fatos Nanos.
Ai e vlerësoi figurën e Nanos për kontributin e dhënë në Partinë Socialiste, në kohën kur ishte lider.
“Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë.
Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.
Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.
Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!”, u shpreh Sali Berisha./ Zoom.al
4 shenjat që do të përjetojnë ndryshime gjatë nëntoritBinjakët
Këtë muaj, binjakët përballen me pyetje të mëdha mbi jetën, identitetin dhe dëshirat e tyre më të thella. Procesi i reflektimit sjell një maturim emocional dhe një ndjesi më të qartë për atë çfarë kanë realisht nevojë. Ndryshimet mund të përfshijnë pamjen, mënyrën e komunikimit, madje edhe mënyrën se si ndërtojnë marrëdhënie të reja. Një transformim që ndodh nga brenda dhe reflektohet jashtë.
Luani
Luani, gjithmonë në qendër të vëmendjes, këtë herë kërkon një mënyrë të re për ta treguar veten. Nëntori sjell dëshirën për t’u shfaqur ndryshe, qoftë përmes një stili të ri veshjeje apo një qëndrimi më të ekuilibruar. Është koha për ta ripërtërirë imagjinatën dhe për të provuar diçka ndryshe, duke mahnitur edhe veten.
Virgjëresha
Për Virgjëreshat, transformimi vjen përmes një pauze të merituar nga kërkesat e larta që i vendosin vetes. Nëntori sjell reflektim dhe pyetje thelbësore: Çfarë më përmbush realisht? Nga një marrëdhënie më e thellë e deri te ndryshimet në pamje, gjithçka fillon me një vendim të thjeshtë: të lesh pak më shumë hapësirë për veten.
Ujori
Pas një periudhe intensive në punë, ujorët ndihen të konsumuar dhe të etur për një ndryshim. Ky muaj i shtyn drejt eksplorimit të gjërave të reja, nga një tatuazh spontan, një udhëtim i papritur apo një ndryshim në stilin personal. Ky është momenti për të rikthyer balancën dhe për të jetuar me më shumë spontanitet./ Zoom.al