Aplikacion
Gazetari Osman Stafa ka bërë një denoncim të fortë në studion e Quo Vadis këtë të martë.
Ai tha se sot çdo shqiptar që ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale te seksioni i kardiokirurgjisë duhet t’i japë paradhënie kirurgut deri ën 5 mijë euro.
Pjesë nga biseda:
Stafa: Tek kardiokirurgjia ti duhet të japësh 4-5 mijë euro mjekut para operacionit. Para disa vitesh shkoja unë dhe i thosha “na një kafe nga unë”, kurse tani flasim për shifra të frikshme.
Borakaj: Po pse nuk e denoncojnë?
Stafa: Se njeriu që shkon atje, shkon se ka hall e do ta mbyllë sa më shpejt këtë punë… Ke shefa pavionesh që të çojnë pacientët te klinikat e tyre private. Nuk munden dot të bëjnë analizat, pasi i marrin pacientët dhe i rrjepin në klinika private. I përdorin klinikat shtetërore si recepsion për t’i çuar në klinika private.
Jakaj: Është sistemi?
Stafa: Edhe sistemi sot, thotë: “Të korruptohesh ti? Pse nuk korruptohesh ti?”
Jakaj: Është ndërgjegjja.
Stafa: Po pra, ndërgjegjja, se mjekët kanë bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit.
Grabitja spektakolare e Luvrit/ Arrestohet një nga autoret e dyshuara, detajetVjedhja spektakolare që tronditi Luvrin në Paris ka një faturë marramendëse edhe financiarisht.
Bizhuteritë e grabitura të Napoleonit dhe Perandoreshës sipas llogarive kanë një vlerë totale prej 88 milionë euro. Ngjarja është një goditje për trashëgiminë kulturore të Francës, e cila tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare.
Prokurorja Laura Beccuau konfirmoi se vlera e objekteve të vjedhura është shumë më e madhe se sa çmimi i thjeshtë i materialeve, duke pasur një rëndësi të jashtëzakonshme historike.
Si pjesë e hetimeve, një grua kineze u arrestua në Barcelonë dhe u dorëzua autoriteteve franceze. Ajo dyshohet të ketë lidhje me vjedhjen e bizhuterive dhe një tjetër incident në Muzeun e Historisë Natyrore, ku u vodhën copëza ari të vlerës 1.5 milion euro në shtator të vitit të kaluar. Sipas ekspertëve, dëmi ndaj trashëgimisë kulturore është i paçmueshëm, përtej thjesht çmimit të arit.
Vjedhja u zbulua nga një punonjës i kompanisë së pastrimit, i cili e gjeti galerinë mineralogjike në rrëmujë, sipas informacionit nga BFM. Hajdutët kishin hyrë në seksionin e Gjeologjisë dhe Mineralogjisë, duke përfituar nga fakti që sistemi i alarmit ishte çaktivizuar prej disa javësh për shkak të një sulmi kibernetik. Galeria e Historisë Natyrore dhe Mineralogjisë kishte qenë e mbyllur prej disa ditësh. Zoom.al/
Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorjaGjykata e Tiranës ka shpallur fajtore Egla Cenon për shpifje ndaj Saimir Kodrës, pas akuzave që ajo ka bërë gjatë pjesëmarrjes në reality show-n “Big Brother”.
Egla kishte deklaruar se ishte ngacmuar seksualisht nga Kodra në vendin e punës. Në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ajo refuzoi të komentojë menjëherë vendimin e gjykatës, duke shtuar se do të presë zbardhjen e tij dhe do të apelojë.
Egla Ceno theksoi se është e bindur për qëndrimin e saj dhe se do të ndjekë çështjen në të gjitha instancat ligjore, pasi vazhdon të qëndrojë pas deklaratës që bëri më herët. Ajo u shpreh se nuk ka ndryshuar mendim dhe do të bëjë çdo përpjekje për të mbrojtur të drejtat e saj.
“Nuk marr përsipër të flas për vendimin e gjykatës, ende nuk është zbardhur. Avokati më ka telefonuar, nuk kam qenë vetë prezente në seancë, avokati më tha që unë dënohem si fajtore dhe detyrohem të shkruaj në një media një përgënjeshtrim, ky është dënimi që avokati më tha që është marrë. Vendimi nuk është zbardhur, nuk dihet mbi ç’bazë arsyetimesh”, tha ajo.
“Më vjen mirë që kjo kauzë është në vëmendjen e të gjithëve, sepse ky është dhe qëllimi i kësaj kauze. Kam një video në Instagram ku kam folur fjalën e fundit në seancë, dhe ajo video është literalisht fjala ime e fundit, nuk kam asnjë presje për të shtuar apo hequr. Unë nuk do tërhiqem, me mjete ligjore do ta vazhdoj këtë betejë, dhe dy jetë të kisha do i shfrytëzoja për të vazhduar këtë betejë”, u shpreh Ceno.
“Ndihem shumë mirë që flitet për këtë gjë publikisht, duhet të flitet. Njerëzve që dinë të lexojnë nën reshta dhe që respektojnë figurën time apo këtë kauzë, të jenë të kujdesshëm sesi drejtohen. Kjo është një çështje që do durim dhe unë kam gjithë durimin e botës për ta çuar përpara”, u shpreh aktorja.
“Unë bëra rrëfim personal për një kauzë të lartë sociale, nuk u shpreha padashje apo në emocione e super”, tha Ceno.
“Do ta ankimoj, do t’i shkoj deri në fund, tani më shumë se kurrë. Do doja ta kisha bërë më herët, por nuk ka një kohë të përcaktuar për këtë.
E thashë në Big Brother sepse nuk kanë qenë kushtet për ta folur më parë, nuk ma ka tërhequr truri. Konteksti ku isha, konteksti ku dola, ishte në kontekstin e një bisede të organizuar me letra, ku flitej për këtë temë, dhe unë solla eksperiencën time”, tha Egla.
“Nuk më lidh asgjë me zotërinë në fjalë, nuk kam folur dhe as takuar pas deklaratës. Çfarë kam për të thënë do zhvillohen brenda institucioneve përkatëse”, u shpreh ajo. Zoom.al/
Ish-prokurori: Në Durrës dhe Kakavijë nuk po kapet më asnjë gram drogë, diçka nuk shkonIsh-prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka ngritur një alarm të fortë lidhur me moskapjen e lëndëve narkotike në vend.
I ftuar në A2 CNN, Beçi deklaroi se pavarësisht rritjes së përdoruesve, policia shqiptare nuk po arrin të zbulojë më asnjë sasi droge në kufij.
“Policia shqiptare dhe organet ligjzbatuese nuk kanë asnjë dijeni mbi aktivitetin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Kemi infrastrukturë ligjore që lë për të dëshiruar,”tha ish-prokurori.
Sipas tij, që prej vitit 2022, nuk është kapur asnjë sasi droge në pikat kufitare kryesore të vendit.
“Kemi disa muaj që diskutojmë se si ka mundësi që në kufijtë e Shqipërisë nuk po kapet më lëndë narkotike. Si ka mundësi që në portin e Durrësit asnjë gram, jo më kilogramë, as në Gjirokastër apo në pikat e tjera të kalimit kufitar? Këtu ka diçka që nuk shkon!”
Beçi theksoi se, sipas statistikave ndërkombëtare, në çdo vend kapet vetëm rreth 10 për qind e drogës që qarkullon, ndërsa situata në Shqipëri, sipas tij, është edhe më e rëndë.
“Nëse kemi kaq shumë përdorues, si ka ardhur droga që e konsumojnë këta? As organet ligjzbatuese nuk e kanë një përgjigje për këtë paradoks”.
60 hetues kërkojnë grabitësit e Luvrit, çfarë kanë gjetur deri taniGjashtëdhjetë hetues janë ende në kërkim të katër të dyshuarve që ikën me bizhuteri në grabitjen në Luvër.
Hetuesit nga njësia e specializuar BRB po kërkojnë të dyshuarit, ndërsa ADN-ja e mundshme në sendet e lëna nga hajdutët mund të ndihmojë në përparimin e hetimit.
Hetuesit kanë gjetur një helmetë motoçiklete që i përkiste njërit prej të dyshuarve, një dorezë në një vinç me kosh (platformë pune ajrore), së bashku me një helmetë dhe çelësa, sipas informacionit të marrë nga gazeta Le Parisien.
Një nga pistat e hetuara nga BRB-ja është një vinç me kosh që thuhet se i është vjedhur pronarit të saj, me seli në komunën e Luvrit në veri të Val-d’Oise, i cili e kishte nxjerrë në shitje në faqen franceze të rishitjes “Leboncoin”.
Blerësit e supozuar dyshohet se e sulmuan pronarin dhe ikën me vinçin pa paguar. Ai paraqiti një ankesë për vjedhjen më 10 tetor, raportoi Le Figaro.
Të dyshuarit vodhën Galertinë e Apolonit (Galerie d’Apollon) në Muzeun ikonik të Luvrit të dielën në më pak se shtatë minuta.
Ata përdorën platformën ajrore për të arritur në një ballkon pranë lumit Sena, ku dy nga hajdutët hynë në galeri duke prerë dritaren me mjete elektrike.
Ata vodhën “tetë objekte me vlerë të paçmuar trashëgimie”, sipas Ministrisë së Kulturës, por u ka rënë kurora e Perandoreshës Eugenie, e cila është dëmtuar gjatë rrugës së arratisjes.
“Qeni solli disa kocka në shtëpi”/ Detaje tronditëse nga vrasja e Klevis LleshitDetaje tronditëse mësohen nga dosja e vrasjes së Klevis Lleshit më 5 gusht të vitit 2020.
Vetëm pas 5 vitesh, SPAK ka zbardhur autorët e këtij krimi për të cilin autori u pagua me shumën 50 mijë euro. Të dhëna nga dosja hetimore kanë dalë në drit dhe tregojnë se si u gjet trupi i Klevis Lleshit, disa muaj pas vrasjes, më 8 dhjetor 2020 në një sipërfaqe ullishte në fshatin Shpërdhet të Kurbinit nga efektivët e policisë Kurbin, të cilët u lajmëruan nga shtetasi Edmond Kolaveri, që është pronari i ullishtes.
Kolaveri deklaroi në polici se kafkën dhe disa kocka i kishte sjellë qeni i tij, çka bëri që ai menjëherë të njoftonte policinë. I pyetur nga grupi hetues në vendngjarje, i zoti i ullishtes nuk diti të japë shpjegime më të gjata se si kishin përfunduar ato eshtra në pronën e tij. Madje ai tha se as kishte parë dhe as dëgjuar ndonjë gjë të pazakontë gjatë kohës që punonte aty.
Sipas përshkrimit të vendngjarjes, pozicioni ku u gjet trupi tashmë i dekompozuar ndodhej brenda rrethimit me rrjetë të ullishtes, në pikën më të ulët të pritës dhe kodrës.
Por, Klevis Lleshi u pa për herë të fundit atë pasdite gushti teksa qëndronte me shoqërinë e tij në një nga lokalet, pranë zonës ku banonte. Që nga ai moment ai u zhduk sikur njëherësh ta kishte përpirë dheu, pa lënë asnjë njoftim, qoftë edhe për të lajmëruar nënën e tij, e fundit që kishte kontaktuar me të, gjatë orëve të paradites të po asaj dite, të datës 5 gusht të vitit 2020.
Nëna, e cila duke ditur problematikat e të birit që ndërkohë rrinte i fshehur pasi ishte shpallur në kërkim nga policia, por edhe të familjes së tyre që ishte në hasmëri të gjatë me një tjetër fis në zonë, ishte gjithmonë në merakun se të birit do t’i ndodhte diçka e keqe. Ashtu sikur në fakt edhe ndodhi ajo së cilës nëna e Klevis Lleshit i druhej më së shumti.
E keqja e paralajmëruar që do të përndiqte dhe djalin e saj, i cili pas zhdukjes së papritur, vetëm disa muaj më pas trupi i tij do të gjendej i groposur, i vrarë me një armë zjarri në një ullishte, fare pranë zonës ku banonte. Një krim tronditës, ku vrasësit do të duheshin 5 vite të gjata për t’u zbuluar, të cilët në fakt nuk ishin edhe aq të panjohur me viktimën, apo krimi nuk ishte aq i sofistikuar sa të krijonte kaq shumë vështirësi gjatë hetimeve për zbulimin e tij.
Edhe këtë herë, policia dhe drejtësia kishin dështuar në mënyrën më të paprecedentë për të gjetur dhe vënë në kohë përpara përgjegjësisë autorët. Ajo që familja Lleshi uroi të mos ishte e tillë do të konfirmohej në vazhdim.
Eshtrat të cilat u gjendën fare pranë përroit, ku më herët kishte pasur një përmbytje rezultuan të ishin pikërisht të familjarit të tyre të zhdukur. Kjo e konfirmuar edhe nga analiza e ADN-së, e cila u përputh plotësisht me ato të nënës së Klevis Lleshit, që nga ana e saj nuk kishte asnjë dyshim se i biri kishte pasur të njëjtin fat sikundër edhe babai i tij apo edhe të afërm të tjerë të familjes Lleshi, të cilët ose ishin vrarë ose ishin zhdukur në rrethana të paqarta.
Ekspertimi biologjik doli në përfundimin se nga krahasimi i profilit gjenetik të përfituar prej një dhëmballe, paraqitej lidhje gjenetike bir e nënë, me profilin gjenetik të shtetases Fatbardha Lleshi. Por nëna e Klevis Lleshit dhe të afërm të tij, nuk pritën që të gjendeshin eshtrat, për të filluar kërkimet se kush ishin vrasësit e njeriut të tyre të dashur. Ata i nisën hetimet e tyre që ditën që Klevisi u zhduk, duke u ndalur fillimisht te vendi ku ai kishte qëndruar për herë të fundit dhe te personat me të cilët ai ishte shoqëruar atë ditë; aty ku gjetjet e tyre do të çonin edhe te ngritja e gishtit të akuzës ndaj hasmit të tyre, familjes Hoxha, si të interesuar direkt në zhdukjen e Klevisit./ Marrë nga emisioni “Në Shënjestër”
Hëna e re në Peshore dhe shenjat e zodiakut më të prekuraNdërsa sezoni i Peshores po mbaron më 22 tetor, një Hënë e Re e fuqishme në të njëjtën shenjë një ditë më parë shënon një pikë kthese.
Nevoja për ekuilibër, harmoni dhe ndershmëri në marrëdhënie del në pah, ndërsa Hëna e Re bën thirrje për vetëanalizë, sqarim dhe lëvizje të guximshme që çojnë në ndryshime kuptimplote.
Me energjitë e Diellit dhe Hënës në Peshore që përballen me sfidat nga Jupiteri në Gaforre, kjo periudhë ngjall emocione të forta dhe ngjall plagë të vjetra. Në të njëjtën kohë, prania e Plutonit në Ujor dhe bashkimi Merkur-Mars në Akrep japin një ndjesi “zbulese” dhe depërtimi të thellë, duke i shtyrë shenjat të shohin të vërtetën, pavarësisht se sa e vështirë është.
Dashi
Tensioni i brendshëm që sjell kjo Hënë e Re ka të bëjë kryesisht me marrëdhëniet. Periudha nxjerr në pah situata të ngarkuara emocionalisht dhe shkakton probleme të vjetra që ndikojnë në komunikimin me të tjerët. Dashi thirret të dalë nga introversioni dhe të bëjë vend për mbështetje nga mjedisi i tij. Ekuilibri në marrëdhënie kërkon ndershmëri dhe reciprocitet dhe kjo është koha e duhur për t’i rivendosur ato.
Gaforrja
Dyshimet që mund të kenë lindur në sferën profesionale ose në çështjet e vetëvlerësimit tani dalin në pah për t’u adresuar. Hëna e Re sjell kujtesa për vlerën personale dhe qëndrueshmërinë e ndërtuar përmes përvojave të jetës. Gaforrja duhet të pranojë se është pikërisht aty ku duhet të jetë dhe se është e pajisur për të vazhduar, pa e zvogëluar ose dyshuar veten.
Peshorja
Me Diellin dhe Hënën në Peshore, kjo Hënë e Re është një kohë vendimtare për fuqizimin personal. Nevoja për ekuilibër nuk do të thotë domosdoshmërisht shmangia e konfliktit. Përkundrazi, mund të kërkojë marrjen e pozicioneve të qarta dhe guximin. Periudha ofron një mundësi për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet më qartë, për të rritur vetëbesimin tuaj dhe për të theksuar autenticitetin, edhe nëse sjell reagime negative. Zoom.al/
Takimi Trump-Putin/ Shtëpia e Bardhë bën deklaratën e papriturZyrtari i Shtëpisë së Bardhë thotë se nuk ka plane të menjëhershme për takim Trump-Putin.
“Nuk ka asnjë plan që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të takohet me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në të ardhmen e afërt”, deklaroi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, sipas BBC.
Të enjten e kaluar, Trump tha se ai dhe presidenti rus do të zhvillojnë bisedime në Budapest brenda dy javësh për të diskutuar luftën në Ukrainë.
Një takim përgatitor midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov, ishte planifikuar të mbahej këtë javë, por Shtëpia e Bardhë tha se të dy kishin pasur një telefonatë “produktive” dhe se një takim nuk ishte më “i nevojshëm”.
Shtëpia e Bardhë nuk dha më shumë detaje se pse bisedimet ishin pezulluar.
Të hënën, Trump përqafoi idenë e ngrirjes së konfliktit ukrainas në vijën aktuale të frontit.
“Le të ndërpritet ashtu siç është”, tha ai të hënën, duke iu referuar rajonit të kontestuar të Donbasit në Ukrainën lindore.
Rusia ka kundërshtuar vazhdimisht ngrirjen e vijës aktuale të kontaktit.
Moska ishte e interesuar vetëm për “paqe afatgjatë dhe të qëndrueshme”, tha Lavrov të martën, duke nënkuptuar se ngrirja e vijës së frontit do të përbënte vetëm një armëpushim të përkohshëm. Zoom.al/
Aksident i rëndë në Pogradec-Korçë, makina shpërthen në flakë pas përplasjesNjë aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec–Korçë, në afërsi të Qafë-Plloçës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas të dhënave paraprake, prej përpalsjea një prej makinave, tip “Benz” me benzinë, ka shpërthyer menjëherë pas goditjes, duke u përfshirë plotësisht nga flakët.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme. Për pasojë, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme të konsiderueshme materiale./ Zoom.al
Dy gjërat që duhet të keni parasysh para se të bëni mamografinëSipas ISHP-së 16.5% e shqiptarëve vdesin nga kanceri dhe 1 në 7 vdekje janë nga kanceri i gjirit. 80% e grave që preken nga kanceri i gjirit janë mbi moshën 45 vjeç.
Masë e rëndësishme në luftën kundër kancerit të gjirit mbetet kapja e sëmundjes në fazë të hershme gjë që rrit ndjeshëm shanset e kapërcimit të sëmundjes.
Mosha e nisjes së mamografisë është në varësi të faktorëve të rrezikut të kancerit të gjirit. Nëse rreziku është mesatar, mjekët rekomandojnë nisjen e mamografisë që në moshën 40 vjeçare.
Nëse rreziku është më i lartë, atëherë mjekët rekomandojnë që gratë të nisin të bëjnë mamografinë që në moshën 30 vjeç. Faktorët e rrezikut mund të përcaktohen vetëm nga mjeku. Përballja me mamografinë është e sikletshme për çdo grua. Përpara kryerjes së mamografisë ajo duhet të ndjekë këto dy këshilla të thjeshta.
Rroba të përshtatshme: Përpara se të shkoni tek mjeku për mamografinë, ekspertët rekomandojnë të vishni rroba të përshtatshme. Pra duke qenë se gruaja do të zhvishet nga mesi e lart, ekspertët thonë që ajo do të ndihet më rehat nëse është e veshur nga mesi e poshtë. Ju mund të vishni pantallona ose fund dhe një bluzë pambuku, ose çdo gjë që ju bën ju të ndiheni të qetë.
Jo anti-djersë: Ekspertët këshilllojnë që të mos aplikoni anti-djersë sepse disa përbërës të tyre dalin gjatë analizës dhe i bëjnë rezultatet të vështira për tu kuptuar e jo normale. Mamografia mund të jetë e parehatshme e shpesh e dhimbshme për disa. Nëse e shihni të udhës dhe me këshillën e mjekut mund të merrni një ilaç kundër inflamacionit./ Living