zoom

Day ArchiveTrump: Nëse Hamas nuk respekton marrëveshjen, Izraeli mund të rifillojë sulmet

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të merrte në konsideratë lejimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të rifilluar veprimet ushtarake në Gaza, nëse Hamasi nuk e respekton marrëveshjen.

“Forcat izraelite mund të kthehen në terren sapo ta them unë. Çfarë do të ndodhë me Hamasin, do ta mësojmë shpejt,” tha Trump në intervistën për CNN.

Hamasi nga ana e tij ka konfirmuar se ka dorëzuar tek Izraeli, të gjithë trupat e vdekur.

“Të gjitha trupat që kemi gjetur deri tani, janë dorëzuar”, ka thënë Hamasi.

Ushtria izraelite njoftoi më herët se po shkon bashkë me Kryqin e Kuq në Gaza, për të marrë trupat e pengjeve të vdekur. Zoom.al/

Dëshmia tronditëse e autorit të vrasjes së gjyqtarit: Nuk ishte hera e parë me armë në gjykatë

Dëshmitarët tregojnë se gjyqtari u rrëzua mbi tavolinë, ndërsa një dosje e bardhë u njollos me gjak.

Autori nuk u mjaftua me kaq, por qëlloi sërish. Këtë herë drejt palës paditëse, babë e bir, Ervis dhe Rakip Kurtaj. Djali 45-vjeçar, pasi del nga salla me babanë, instinktivisht e mbulon me trup këtë të fundit për ta mbrojtur nga plumbat. Në këtë moment, autori ul armën, nuk qëllon më. Drejtohet drejt rojës së sigurisë dhe ia dorëzon atij pistoletën i qetë, sikur të mos kishte bërë asgjë.

“Vazhdova të qëlloja sërish. Nuk i kam harxhuar të gjitha plumbat, më kishin mbetur edhe 3 plumba të tjerë. Në momentin që po qëlloja, kuptova atë çfarë po bëja, aty ndalova së qëlluari dhe shkova dorëzova pistoletën te roja e sigurisë, dola jashtë dhe prita të vinte policia që të dorëzohesha”, u shpreh Shkambi.

Patrulla e parë mbërriti në vendngjarje 6 minuta më pas. Elvis Shkambi ndodhej ende në oborr, në këmbë, duke pritur uniformat blu. Jo vetëm që nuk bëri rezistencë, por u thërriste policëve të çorientuar ta arrestonin, pasi ishte pikërisht ai autori i krimit.

Ai u prangos së bashku me xhaxhain Gjonin, që në ato momente fliste në telefon me dikë.Dëshmitarët okularë tregojnë se pas të shtënave çdo gjë u kthye në kaos, ku asnjë s’po kuptonte çfarë kishte ndodhur.

Sipas dëshmitarëve, në ambientet e ngushta të koridorit, avokatë, palë në procese të tjera, por edhe punonjës të administratës, të terrorizuar, dolën jashtë gjykatës. Të tjerë u futën në dhomën e pritjeve.

Dëshmia e autorit të aktit të rëndë përpara oficerëve të policisë gjyqësore Tiranë është tronditëse. I pyetur për armën e krimit, ai ka treguar se e mbante me vete prej kohësh. Më tronditës është fakti që ai nuk e ka pasur për herë të parë që ka hyrë në gjykatë i armatosur.

“Pistoletën e mbaj prej kohësh. E mbaj sepse ashtu kam disa punë të mijat. Unë kam hyrë edhe herë të tjera në ambientet e gjykatës i armatosur, kjo nuk është hera e parë. Në shumicën e rasteve e kam pasur armën me vete”, tha Shkambi në dëshminë e tij.

Në fillim, ngjarja u duk si një shpërthim i papritur zemërimi, një reagim emocional ndaj një vendimi gjyqësor. Por hetimi që pasoi zbuloi një zinxhir dështimesh dhe përgjegjësish që çuan deri te akti ekstrem. Jo ndaj gjyqtarit të ndjerë, por ndaj sistemit. Ai ishte viktima e pafat e sistemit. Në atë sallë nuk ishte vetëm një autor. Ishte një sistem i tërë që nuk funksionoi.

“Në shënjestër, unë jam i bindur, ka qenë sistemi, frustrimi që ai mund të ketë prodhuar. Mendoj se edhe ndaj gjykatës u drejtua kjo armë, sepse ekzekutimi u realizua në momentin më solemn. Kur gjykata flet, palët duhet të heshtin. Nuk heshtën, por goditën me plumb dhe morën një jetë, një jetë që sakrifikohet për mëkatet e të gjithë sistemit”, u shpreh Gerti Shella, drejtor i INFOCIP.

“Kjo histori neglizhence tregon se krimi dhe lënia në mëshirë të fatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk është një histori e re që zbulohet tani që u vra Astrit Kalaja, i cili nga e gjithë dinamika e zbardhur, tregon se sistemi i kontrollit për të hyrë kishte dështuar, për sa kohë që edhe vetë drejtësia e pranoi dy vite më parë se kishte probleme”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.

Sipas hetimeve të prokurorisë, Elvis Shkambi nuk hyri rastësisht me armë në gjykatë.

Fakti që autori kishte hyrë edhe herë të tjera në atë gjykatë i armatosur e çon në dyshimin e arsyeshëm se çdo gjë ka qenë e planifikuar, bashkë me xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi, i cili është edhe përfaqësuesi i familjes Shkambi në të gjitha proceset gjyqësore.

Gjoni, i cili ishte gjithashtu prezent në seancë, akuzohet për bashkëpunim në ngjarje. Ai po hetohet për vrasje të funksionarëve publikë në bashkëpunim dhe për vrasje në rrethana të tjera cilësuese. InsideStory/

Grenell sulmon Von der Leyen: Si jepni këshilla për Kosovën kur Thaçi mbahet në burg

I dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar ashpër pas vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Kosovë.

Në një postim në platformën X, Grenell akuzoi Von der Leyen për hipokrizi dhe heshtje përballë drejtësisë selektive të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila prej pesë vitesh mban në burg ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund t’i shpërndani këshilla gjyqësore çdo vendi?”, shkruan Grenell.

Ai shtoi më tej se Von der Leyen nuk ka reaguar as kur prokurori Jack Smith arrestoi një president në detyrë “vetëm sepse po shkonte të takonte Donald Trump për të arritur një marrëveshje paqeje që do të ndikonte në punën e gjykatës”.

Grenell e quajti të “turpshme” mënyrën si mediat ndërkombëtare kanë injoruar, sipas tij, “ndjekjen penale politike” ndaj Thaçit dhe drejtuesve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Skims sërish në qendër të polemikave, produkti i ri “shokon” rrjetin

Skims është një nga markat që po ia del gjithnjë e më shumë të jetë në qendër të zhurmës në rrjet dhe produkti më i fundit nuk përbën përjashtim.

Kompania e themeluar nga Kim Kardashian sapo ka lançuar tanga të quajtura “The Ultimate Bush” me qime të rreme që “tapeti” juaj të jetë në çfarëdo ngjyre.

Produkti, i cili shitet për 32 dollarë, është shitur i gjithi e madje ka edhe një listë pritjeje.

Duket se Kim ia ka dalë sërish të jetë në qendër të vëmendjes, të paktën në vijën e parë të frontit të provokimit.

Zanafilla e një krjimi të tillë është më e vjetër në fakt. Një artikull i dikurshëm i The Guardian shpjegonte se “merkin” është fjala e saktë për “paruken pubike”. Fjala rrjedh nga “malkin”, e cila u shfaq për herë të parë në vitin 1450. Në shek. XV, disa punonjëse seksi e vendosnin për të mbuluar pjesën e epiluar apo të fshihnin simptomat e infeksioneve të shkaktuara nga aktiviteti seksual, në një periudhë kur qimet në zonën pubike konsideroheshin shenjë pjellorie ose shëndeti.

Diskutimi tashmë është ndezur. Në komente, njerëzit ironizojnë faktin që një pjesë e mirë kanë zgjedhur lazerin për t’i eliminuar qimet përgjithmonë dhe tani mund të blejnë këto tanga. Të tjerë e konsiderojnë “të shpifur”, “humbje parash”, “mungesë shijeje”…por ndërkohë nuk ka më stok. Zoom.al/

Incident në ajër/ Avioni i sekretarit amerikan të mbrojtjes bën ulje emergjente

Avioni që transportonte Pete Hegseth, sekretarin amerikan të mbrojtjes, u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Britani të Madhe këtë të mërkurë.

kjo për shkak të një krisje në xhamin para të avionit, njoftoi Pentagoni, duke shtuar se Hegseth dhe gjithë personat në bord janë të sigurtë.

“Avioni u ul sipas procedurave standarde dhe të gjithë në bord, përfshirë sekretarin Hegseth, janë të sigurtë,” tha Sean Parnell, zëdhënës i Pentagonit, në një postim në X.

Hegseth ishte duke u kthyer nga një udhëtim i shkurtër nga Brukseli.

Kjo nuk është hera e parë që një avion ushtarak amerikan që transporton zyrtarë të lartë ka patur probleme teknike.

Më herët këtë vit, një avion i forcave ajrore amerikane që transportonte Marco Rubio, sekretar shteti, për në Mynih, u detyrua të kthehej në Uashington për shkak të një problemi mekanik.

Disa shërbime në e-Albania do të jenë me pagesë

Këshilli i Ministrave ka vendosur që disa shërbime në portalin qeveritar e-Albania të jenë me pagesë për bizneset dhe qytetarët.

Shërbimet që do të kenë tarifa përfshijnë nënshkrimet elektronike, vulën elektronike, çertifikatat për fiskalizim dhe transaksionet në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG). Për bizneset, pagesat variojnë nga 15 deri në 4 800 lekë për shërbim, ndërsa qytetarët do të paguajnë 2 000 lekë për një vit për nënshkrimin elektronik.

Vendimi duket se është pjesë e “modernizimin” e administratës online siç e quan kryeministri Edi Rama, ndërkohë që promovon e-Albanian si një platformë pa kosto dhe e shpejtë,

Sipas VKM-së, pagesat do të realizohen elektronikisht në momentin e marrjes së shërbimit, ndërsa për transaksionet periodike, pagesa do të bëhet çdo muaj.

VKM

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 36, të ligjit nr.43/2023, “Për qeverisjen elektronike”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shërbimet elektronike, në favor të organeve dhe të institucioneve të administratës publike, subjekteve private dhe qytetarëve, ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, kundrejt aplikimit të tarifave përkatëse.

2. Për organet dhe institucionet e administratës publike, shërbimet elektronike për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit, vulë kohore, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG) ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën zero lek.

3. Për subjektet private, shërbimet elektronike për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG) ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me tarifat, si më poshtë vijon:

a) 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, me afat vlefshmërie 1 (një) vit;

b) 20 (njëzet) lekë, përfshirë TVSH-në, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve me vulë elektronike/për transaksion;

c) 4 000 (katër mijë) lekë, përfshirë TVSH-në, për certifikata elektronike për projektin e fiskalizimit, me afat vlefshmërie 1 (një) vit;

 ç) 15 (pesëmbëdhjetë) lekë, përfshirë TVSH-në, për transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG).

4. Për shtetasit shqiptarë dhe shtetasit e huaj, shërbimi i nënshkrimit elektronik ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën                    2 000 (dy mijë) lekë, me afat vlefshmërie 1 (një) vit.

5. Për nëpunësit e administratës në institucionet publike me vetëfinancim, shërbimi i nënshkrimit elektronik ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, me afat vlefshmërie 1 (një) vit.

6. Pagesa e tarifave të përcaktuara në këtë vendim kryhet në momentin e aplikimit on-line për kryerjen e veprimeve dhe të procedurave, nëpërmjet pagesës elektronike në portalin qeveritar “e-Albania”.

7. Pagesat e tarifave, të përcaktuara në shkronjat “a” e “c”, të pikës 3, dhe të pikave 4 e 5, të këtij vendimi, realizohen në marrje të çdo shërbimi elektronik.

8. Pagesat e tarifave, të përcaktuara në shkronjat “b” e “ç”, të pikës 3, të këtij vendimi, realizohen periodikisht çdo muaj për numrin e transaksioneve të kryera gjatë asaj periudhe on-line nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”, si dhe kryerja e tyre shihet në kohë reale.

9. Të ardhurat e realizuara derdhen 100% në buxhetin e shtetit, në përputhje me vendimin nr.432, datë 28.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, që krijohen nga institucionet buxhetore”.

10. Vendimi nr.35, datë 22.1.2020, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për shërbimet elektronike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, shfuqizohet.

11. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

U fejua me Princ Lekën, zbulohet çmimi marramendës i unazës së Blertës

Fejesa e Princit Leka me Blerta Celibashin ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë dhe publikut, jo vetëm për ceremoninë luksoze në një resort buzë detit, por edhe për unazën e fejesës, e cila ka shkaktuar habi me çmimin e saj.

Sipas “Hello Magazine”, unaza me gur diamanti e Blertës mund të ketë kushtuar rreth 140 mijë euro. Gazeta ka kontaktuar ekspertë të bizhuterive të çmuara për të vlerësuar gurin dhe punimin e saj.

Eksperti Nilesh Rakholia shpjegoi se unaza është “e punuar bukur” dhe shumë e vlefshme, si nga aspekti financiar, ashtu edhe sentimental. Ai theksoi se për një diamant qendror me 2-3 karat, me qartësi dhe ngjyrë të shkëlqyer, vlera mund të arrijë midis 80,000 dhe 120,000 paund (rreth 100,000-150,000 dollarë).

Pamjet e ceremonisë dhe unazës u ndanë edhe në rrjetet sociale nga çifti, duke bërë që lajmi të bëhet kryefjalë e mediave dhe fansave të familjes mbretërore. Zoom.al/

Drama për “unfollow-in” mes Kiarës & Dojnës, ironizon Luizi

Luiz Ejlli, duke njohur karakterin e tij, nuk mundi të qëndronte pa bërë një reagim ironik lidhur me përplasjen e fundit mes Kiarës dhe Dojna Memës.


Sipas një bisedë që duket se është ndarë me Kiara-n, Luizi ka parashikuar saktësisht rezultatin e fitores së Shqipërisë në ndeshjen kundër Serbisë, duke e shoqëruar këtë me disa fjalë që ngjajnë me përgjigjen e Dojnës, por me disa ndryshime të qëllimshme.

Në një postim të tij, Luizi shkruan: “Kur më pyesin drejtpërdrejt jashtë kamerave, kam këllqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejt! Sepse ndjehem rehat dhe nuk merrem me sajesa që i besojnë vetë. E thënë kjo, tema është e paparë dhe kam shumë interes ta tjerrë edhe më shumë se kaq publikisht. Natën e mirë.”

Duke u shprehur kështu, Luizi ka theksuar se, ndryshe nga sa thotë Dojna, është më e guximshme të bëhen deklarata të tilla pas kamerave, ndërkohë që ai e shikon si një lojë të rrezikshme të Dojnës për të mbajtur historinë live në media.

Ky reagim i Luizit ka shtuar më shumë tensione në një debat që tashmë ishte duke u zhvilluar mes dy moderatoreve, ndërkohë që ai ka vazhduar të thurë ironira mbi veprimet e Dojnës. Presim regimin e Vlashentit…😜 Zoom.al/

Dalin në shitje biletat për ndeshjen me Anglinë/ Çmime stratosferike për duelin e fundit

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për duelin e fundit të kuqezinjve në fushatën Kualifikuese të Botërorit 2024 me Anglinë.

Sipas njoftimit të FSHF-së, këto bileta do të shpërndahen me short, njësoj si dueli Shqipëri-Serbi, vendim i marrë pas kërkesës së madhe për të siguruar një biletë në stadiumin “Arena Kombëtare” më 16 nëntor.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, duke ndjekur të njëjtën procedurë si në blerjet e mëparshme online.

Por ajo që bie në sy është çmimi i biletave. Duke parë që Shqipëria deri në ndeshjen e fundit mund ta ketë siguruar matematikisht vendin e dytë që të çon në “Play Off”, dueli me Anglinë do të jetë më shumë si një sfidë “luksi”.

Çmimet varijojnë nga 2,500-3,500 lekë të reja për tribunat në cep dhe prapa porte. Sa i përket tribunave përballë fushës, çmimet shkojnë deri në 9,000 lekë, ndërsa në tribunat VIP, një biletë kushton 15,000 lekë deri në 50,000 lekë në disa pjesë të caktuara të stadiumit.

Gjithashtu Federata ka publikuar dhe mënyrën e aplikimit dhe të përzgjedhjes së fituesve.

Si të aplikoni:

– Hyni në llogarinë tuaj në platformën ebileta.al në rast se keni një llogari ekzistuese ose në rast se nuk keni një të tillë, regjistrohuni paraprakisht për të vijuar më tej.

– Zgjidhni tribunën e dëshiruar në stadium.

– Plotësoni të dhënat personale në formularin përkatës.

* Lutemi të plotësoni saktë të dhënat sipas dokumentit tuaj të identifikimit, pasi hyrja në stadium do të bëhet me dokument identifikimi.

* Çdo tifoz i interesuar do të ketë mundësinë për të aplikuar vetëm për 4 bileta.

– Përfundoni me sukses aplikimin, për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes përmes shortit.

– Pas aplikimit, do të merrni një e-mail konfirmimi automatik që vërteton përfundimin me sukses të procesit të aplikimit.

*Kujdes/ Ky email konfirmimi nuk nënkupton që keni siguruar biletat për ndeshjen.

Procesi i përzgjedhjes:

– Përmes shortit elektronik do të zhvillohet një përzgjedhje automatike dhe e rastësishme.

– Të përzgjedhurit nga shorti do të njoftohen nëpërmjet një e-mail, ku do të gjejnë një link unik nëpërmjet të cilit mund të kryhet pagesa online.

*Ju do të keni vetëm 24 orë kohë për të kryer blerjen e biletave. Pas 24 orësh linku do të skadoj dhe ju duhet të bëni edhe një herë prej fillimit procedurën e aplikimit, më pas duhet të prisni në rast se do të përzgjidheni automatikisht ose jo.

– Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen automatikisht në adresën e e-mailit tuaj.

Maska me 3 përbërës që tendos lëkurën më mirë se botoksi

Përveçse është ekonomike, efekti i kësaj maske çudibërëse është ekuivalent i botoksit të famshëm. Përdorimi i saj nuk është vetëm relaksues, por edhe një aleat i shkëlqyer i kujdesit për lëkurën.

Maska është plotësisht natyrale, ndërsa vërtet tendos lëkurën më mirë se botoksi.

– 1 të bardhë të vezës

– Gjysmë luge lëng limoni

– Gjysmë luge vaj kokosi

Merrni një vezë të madhësisë mesatare dhe ndajeni të bardhën nga e verdha e vezës.

Hidheni të bardhën vezës në një enë dhe tundeni derisa të bëhet krijohet shkumë e dendur. Pastaj shtoni lëngun e limonit dhe vajin e kokosit dhe përsëri tundeni.

Maskën vendoseni në fytyrën e pastruar dhe lëreni të veprojë 10-15 minuta.

Kur të thahet maska, lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë apo me çaj kamomili.

Për rezultate optimale, mjafton të përdorni këtë maskë 2 herë në javë./ Living