zoom

Day ArchiveKorrupsion në Rinas/ Pezullohen nga detyra dy policët që u filmuan duke marrë ryshfet

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të emisionit “Fiks Fare”, e cila denoncoi korrupsionin në komisariatin e Rinasit, ku një efektiv u filmua me zë dhe me figurë se si merrte ryshfet për të kaluar persona me probleme.

Pas denoncimit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit raportohet se janë pezulluar nga detyra inspektor K. K., me detyrë ndihmës specialist kontrollor, dhe inspektori E. L., me detyrë ndihmës specialist kontrollor.

Gjithashtu, Policia thotë se ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë. Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur menjëherë hetimin penal ndaj punonjësve të Policisë të përfshirë në këtë rast.

Reagim i Policisë së Shtetit

Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku dy punonjës të Policisë Kufitare, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, dyshohen se janë përfshirë në veprime korruptive, ju bëjmë me dije se:

Drejtoria e Standardeve Profesionale me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në zbatim të nenit 163, pika 3 germa a dhe pika 8 e Rregullores së Policisë së Shtetit, ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve të Policisë, Inspektor K. K., me detyrë ndihmës specialist kontrollor, dhe Inspektor E. L., me detyrë ndihmës specialist kontrollor, ndaj të cilëve ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë.

Ndërkohë, në vijim të veprimeve të kryera për ketë rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur menjëherë hetimin penal ndaj punonjësve të Policisë të përfshirë në këtë rast.

Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën nga punonjësit e saj dhe i fton sërish ata të vijojnë t’i raportojnë çdo rast të tillë, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

BIRN: Dëgjesa në Kuvend kthehet në vajtim për televizionin publik

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar dhe deputetët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ritheksuan gjendjen e keqe në të cilën ndodhet transmetuesi publik. Drejtuesit e rinj premtuan transformim me ndihmën e EBU-së.

Mbi 380 milionë lekë borxhe e penalitete në gjyqe të humbura, mungesë programesh origjinale, kufizim në përhapjen gjeografike, shikueshmëri të ulët dhe një institucion i vjetruar dhe i keqmenaxhuar. Kjo është çka u prezantua nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar të martën në raportin vjetor të gjendjes së transmetuesit publik para Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.

Raportimi megjithatë bëri me dije se gjendja e rënduar vinte si pasojë e ish-drejtuesve dhe keqmenaxhimit të trashëguar. Kjo u pranua edhe nga deputetët e shumicës dhe opozitës, të cilët, si rrallëherë, ishin në dakordësi të plotë, ndërsa vunë në dukje situatën kritike ku ndodhet RTSH.

Jorida Tabaku, kryetare e komisionit, e hapi seancën duke shfajësuar drejtuesit aktualë nga ajo që ka ndodhur.

“Ju do raportoni për një periudhë për të cilën nuk jeni përgjegjës,” tha Tabaku, por shtoi se ishte e nevojshme që drejtuesit e rinj të merrnin përgjegjësi që televizioni të dilte nga kriza dhe të bënte “lajme për shqiptarët”.

Kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli paraqiti një gjendje të zymtë gjatë prezantimit të raportit.

Ai tha se RTSH kishte dështuar të realizonte të ardhurat e parashikuara, qoftë ato nga tarifa fikse që paguajnë qytetarët, qoftë ato që televizioni realizon vetë. Ai po ashtu vuri në dukje borxhet që institucioni ka, përfshi 228 milionë lekë pas humbjes së gjyqeve me punonjës të shkarkuar dhe mbi 160 milionë në procese të tjera administrative. Ai tha se ekzekutimi i vendimeve të gjykatës e vuri në situatë të vështirë institucionin dhe drejtuesit e rinj u gjendën para faktit të kryer.

Drejtoresha e Përgjithshme, Eni Vasili po ashtu pranoi situatën e rënduar financiare. Ajo tha se kur mori detyrën, administrata e re u gjend në mungesë të likuiditeteve, por shtoi se ky problem kryesisht rëndonte programacionin e prodhuar nga bashkëpunëtorët e Televizionit. Vasili tha se fondi i pagave ishte i paprekur dhe se gazetarët paguheshin në kohë. Vasili këmbënguli se televizioni ishte keqmenaxhuar nga paraardhësit.

Deputetë që morën fjalën pas raportimit u mëshuan të njëjtave probleme, ndërsa thanë se nuk fajësonin administratën aktuale për situatën, por kërkuan të dinë masat që po merren për përmirësimin e saj.

Nënkryetarja e komisionit, deputetja socialiste Iris Luarasi, vuri në dukje mungesën e prodhimtarisë së RTSH-së, duke theksuar se disa prej kanaleve të hapura nuk kishin përmbajtje, por thjesht ritransmetonin.

“Një fond i konsiderueshëm 12 milionë lekë për (programacion) fëmijët dhe të rinjtë nuk është përdorur fare,” tha Luarasi, ndërsa shtoi se mungonin programet edukative dhe nuk kishte transparencë për shpenzimet për festivalet.

Luarasi vuri në dukje se mungonte një plan afatmesëm për të ndryshuar situatën dhe kërkoi që televizioni të ndryshonte mënyrën se si përdoren paratë.

“Mendoj se edhe pse koha është e shkurtër do të ishte mirë të hartohej urgjent një plan strategjik afatmesëm i shoqëruar me një ristrukturim të thellë buxhetor, fokusim të fondeve nga pagat drejt investimeve në përmbajtje dhe teknologji,” tha ajo.

Në të njëjtën valë ishte edhe deputetja e opozitës, Greta Bardeli, e cila ironizoi se TVSH ishte sot një “Muze Mediatik, i pasur me borxhe, i stolisur me privilegje për disa dhe pothuajse i padukshëm për qytetarët që e financojnë”. Ajo tha se situata vinte prej keqmenaxhimit, abuzimit me fondet dhe ndërhyrjes politike dhe shtoi se ishte krijuar një gropë e thellë e zezë. Bardeli këmbënguli në hetimin e keqmenaxhimit dhe kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të gjetur fajtorët e situatës në të cilën ndodhet RTSH.

Hoxhalli dhe Vasili premtuan reformim dhe këmbëngulën se ishin marrë masat për të ndryshuar gjendjen.

“Duke qenë të vetëdijshëm për nevojën emergjente të një reforme të thellë, ne kemi marrë hapa konkretë për të projektuar rimodelimin e RTSH-së sipas standardeve më të mira evropiane të transmetuesve publikë,” tha Hoxhalli, duke vënë në dukje se ishte ftuar ekspertiza e EBU-së për të ndihmuar në këtë ndryshim.

Hoxhalli deklaroi se brenda muajit nëntor do të vijë misioni i parë teknik i ekspertëve të EBU-së, të cilët do të ndihmojnë në hartimin e një plani për reforma të mëtejshme. “Reformimi përfshin disa elemente kyçe, si: një model të ri financimi me qëllim sigurimin e pavarësisë dhe qëndrueshmërisë financiare të RTSH-së,” tha ai.

Vasili, nga ana e saj, tha se ishin bërë ndryshime në programacion dhe se po i kushtohej më shumë rëndësi prodhimit të brendshëm, kjo edhe për shkak të situatës financiare. Vasili premtoi më shumë vëmendje për fëmijët dhe theksoi se ishin në negociata me Ministrinë e Arsimit për programacionin e RTSH Shkollë.

Në përgjigje të pyetjeve nga deputetët, Vasili tha se televizioni kishte rrezikuar të humbiste marrëdhëniet me EBU dhe la të kuptohej se paraardhësit kishin mbajtur korrespondencën zyrtare në e-maile personale. Vasili tha se ishte njohur me detyrimet për t’iu paguar EBU-së pasi faturat erdhën në RTSH me postë si urgjente.

Në përgjigje të pyetjeve të deputetëve për përgjegjësitë e situatës, Vasili tha se i takonin t’i nxirrte auditimi. “Përgjegjësia financiare dhe institucionale i takon RTSH-së. Për sa i përket përgjegjësisë individuale, kjo mund të evidentohet në përfundim të auditit të brendshëm ose nga KLSH-ja, nëse konstatohet. Nëse hasim përgjegjësi penale, kemi detyrim ligjor të procedojmë, por deri më tani nuk është ky rasti,” deklaroi Vasili.

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

Elseid Hysaj thyen rekordin. Mbrojtësi është bërë futbollisti me më shumë paraqitje në historinë e Shqipërisë, pasi shkoi në kuotën e 94 ndeshjeve.

Ai nuk ishte titullar në miqësoren ndaj Jordanisë, por u aktivizua nga Sylvinho 13 minuta nga fundi. Hysaj lë mbrapa Canën me 93 ndeshje, duke thyer kështu rekordin.

Pas një Europiani jo dhe aq pozitiv, paraqitjet e 31-vjeçarit kanë ardhur duke u përmirësuar. Zoom.al/

Miqësorja me Jordaninë, Shqipëria me “4 Yje”! Broja, Bajrami dhe Hoxha gjejnë golin

Kuqezinjtë e Silvinjos kanë bërë një ndeshje me “4 Yje” në miqësoren e luksit përballë Jordanisë, e cila vjen 3 ditë pas suksesit historik me Serbinë në Leskovac.

Në këtë sfidë trajneri Silvinjo la pushim disa prej titullarëve duke nisur nga porta ku në vend të Strakoshës u aktivizua Dajsinani, ndërsa ndryshime pati edhe në mbrojtje ku nga minuta e parë zbritën në fushë Mihaj dhe Balliu në vend të Hysjat dhe Ajetit, ndërsa në mesfushë u rikthye titullar Bajrami.

Ndërsa në sulm e nisi nga miniyta e parë Hoxha, Daku dhe Asani. Një ndeshje e cila u nis keq nga kuqezinjtë të cilët pësuan gol në minutën e 27-të nga Rashdan, por 5 minuta para mbylljes së pjesës së parë kuqezinjtë barazuan shifrat pas një autogoli të Abualnadi.

Në pjesën e dytë Silvinjo hodhi në fushë Brojën, Ramadanin, Gripshin, Caken Hysjan dhe Alijin, çka solli dhe ndryshimin e lojë.

Ishte Broja i cili në minutën e 65 kaloi Shqipërinë në avantazh pasi kaloi topin mbi portierin kundërshtar dhe më pas e shtyu në portën e boashatisur.

Ndërkohë pak minuta më pas Arbër Hoxha do të shënonte një supergol nga jashtëzone duke trefishuar rezultatin. Në të 79-t Broja merr para gjithë mbrojtjen jordaneze dhe jep asistin perfekt për Bajramin i cili rikthehet tek goli.

Pak minuta para fundit Oluan shënon golin e dytë për Jordaninë.

Një miqësore që shërbeu më shumë ëpr të aprë gjendjen e futbollistëve që nuk patën mundësinë të aktivizohen me Serbinë, por edhe për të provuar lojtarët e rinj. Zoom.al/

Shpërthejnë bombulat e gazit në Lezhë, merr flakë magazina e një biznesi

Magazina e një lokali të vogël është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në Ishull-Lezhë. Zjarri ka përfshirë pjesën e pasme të lokalit duke djegur disa orendi.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e shpërthimit të dy bombulave të gazit, pasi kryefamiljari i kishte vënë në punë dhe po bënte kazanët e rakisë,aty ngjitur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në zonë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë është arritur izolimi dhe fikja e plotë e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e tyre në pjesën tjetër të lokalit dhe në banesat përreth.

Policia e Lezhës po kryen të gjitha hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e këtij zjarri që fatmirësisht përfundoi me të pa lënduar. Zoom.al/

Riparimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Plan i ri masash për trafikun, ja oraret

Autoriteti Rrugor Shqiptar në koordinim me Policinë e Shtetit ka vendosur të ndryshojë planin e menaxhimit të trafikut në autostradën Tiranë – Durrës, për të mundësuar ndërhyrjen rehabilituese në pjesën nga Vora deri te ura e Dajlanit.

Në një njoftim të publikuar në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë thuhet se “nisur nga situata e trafikut të rënduar në autostradën Tiranë–Durrës, si pasojë e ndërhyrjeve për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, ka hartuar një Plan të ri të Menaxhimit të Trafikut me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë rrugore gjatë fazës së punimeve”.

Sipas këtij plani, duke filluar nga sonte, datë 14 tetor, në orën 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, do të zbatohet bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në këto segmente:
* Vorë – Maminas
* Maminas – Sukth
* Sukth – Fllakë
* Fllakë – Mbikalimi i Shkozetit
* Mbikalimi i Shkozetit – Ura e Dajlanit

Kohëzgjatja e punimeve parashikohet të jetë 1 deri në 2 ditë për çdo segment, në varësi të kushteve atmosferike dhe progresit të punës.

Gjatë orareve të mbylljes së qarkullimit, përdoruesit e rrugës do të duhet të ndjekin rrugën alternative:
Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës.

Pas përfundimit të punimeve në drejtimin Vorë–Durrës, do të vijojë ndërhyrja edhe në kahun tjetër të autostradës, Ura e Dajlanit – Vorë, duke ndjekur të njëjtin plan pune dhe afat kohor për çdo segment.

ARRSH në njoftimin e saj thekson se ndërhyrja në këtë aks rrugor është e domosdoshme për rehabilitimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për përdoruesit. Institucioni kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke i ftuar të përdorin rrugët alternative në oraret e planifikuara të punimeve, për të kontribuar në mbarëvajtjen e procesit.

Në përfundim të ndërhyrjes, autostrada Tiranë–Durrës do të ofrojë një standard më të lartë sigurie dhe komoditeti, duke reduktuar ndjeshëm problematikat aktuale të trafikut dhe amortizimit të shtresave rrugore. Zoom.al/

Shqipëria barazon shifrat, me autogol

Shqipëria ka barazuar 1-1 ndaj Jordanisë në miqësoren e zhvilluar sot në “Arenën Kombëtare”, pjesë e përgatitjeve për kualifikueset e Botërorit 2026.

Nedim Bajrami, me një aksion fantastik brenda zonës, dha një asist për Mirlind Dakun, por topi u kap nga mbrojtësi jordanez, i cili realizoi autogol.

Rezultati aktual: Shqipëri 1-1 Jordani.

Ndërkohë në minutën e 27-të, Jordania kaloi në avantazh me golin e Al-Rashdan, i cili shfrytëzoi një krosim në zonën kuqezi dhe goditi me kokë, duke tundur rrjetën. Zoom.al/

“Ti je…”/ Zbardhet dinamika, çfarë i tha autori gjyqtarit para se ta qëllonte

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur në detaje dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Për herë të parë, janë bërë publike edhe fjalët e fundit të shkëmbyera në sallë, vetëm pak çaste para se të ndodhte krimi.

Sipas dosjes hetimore, tensioni në sallë kishte arritur kulmin kur Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të dyshuar Elvis Shkambi, i është drejtuar gjyqtarit me fjalët:
“Po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty, që ti je…”
Në përgjigje, gjyqtari Kalaja i është kthyer me qetësi:
“Vazhdo ti, vazhdo…”

Në atë moment, Elvis Shkambi ka nxjerrë një armë zjarri nga brezi dhe ka qëlluar disa herë drejt gjyqtarit, duke e lënë të vdekur. Ngjarja ndodhi në prani të disa personave, përfshirë Ragip dhe Ervis Kurtajn, palë në procesin gjyqësor për një çështje pronësie.

Sipas dëshmisë së Ervis Kurtajt, ai dhe i ati kanë tentuar të largohen nga salla, por autori ka qëlluar edhe në drejtim të tyre. Si pasojë, Ervisi është plagosur në krahun e djathtë, ndërsa Ragipi ka marrë plagë në brinjë.

Dëshmia e Gjon Shkambit:
Gjon Shkambi ka mohuar çdo përfshirje në krim, duke deklaruar para prokurorëve se “Jam viktimë në këtë rast, nuk kam vrarë njeri, s’kam ditur gjë. Me nipin, Elvisin, kemi një pronë të përbashkët, për të cilën ishim në gjyq.”

Provat e sekuestruara jane arma e krimit, një pistoletë me mbishkrimin “Welt Waffen W Germany, Cal. 7.65 mm, Browning”, me një fishek në fole dhe dy të tjerë në krëhër, si dhe automjeti “Mercedes-Benz” me targa AA900AA, në pronësi të Gjon Shkambit, qe u gjet në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë.

Brenda makinës u sekuestruan 31 fishekë kalibri 9 mm, të cilët sipas ekspertëve janë fishekë manovër. Zoom.al/

Shqipëri-Jordani/ Miqtë kalojnë në avantazh

Shqipëria pret Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, në një duel miqësor.

Pas fitores në Leskovc kundër Serbisë, morali te kuqezinjtë është i lartë, teksa Sylvinho ka zgjedhur të kryejë disi një rotacion në 11-she.

Por megjithë ritmin e pjesës së parë të kuqezinjve, miqtë arritën të shënojnë një gol.

Në portë është zgjedhur Mario Dajsinani, ndërkohë që në mbrojtje do të rreshtohen Balliu, Mihaj, Gjimshiti dhe Mitaj. Asllani dhe Shehu nuk “luajnë” nga formacioni, ndërkohë që Bajrami do ta startojë këtë takim si titullar. Zoom.al/

“Berisha dhe Meta u trajtuan me njëanshmëri nga SPAK”, ja si përgjigjet Altin Dumani

Gjatë Komisionit të Ligjeve, Ivi Kasi i është drejtuar Altin Dumanit me disa pyetje duke e vënë theksin tek perceptimi i qytetarëve për SPAK, që sipas tij e shohin Prokurorinë e Posaçme si të njëanshme në gjykimin e saj.

Ai përmendi rastin e Alfredi Belerit dhe ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës dhe rastet e Berishës dhe Metës që sipas Kasos janë trajtuar ndryshe nga funksionarët e tjerë të mazhorancës.

“Kemi rastin e trajtimeve të ndryshme të funksionarëve të lartë, ndryshe të opozitës ndryshe të mazhorancës.Ndryshe për Berishën, që kërkohet arrest shtëpie ose për Metën që kërkohet arrest në burg dhe ndryshe  për zyrtarë të tjerë si Kryeministri ose ministrat apo zv. ministra që shpërdorojnë fonde publike pa fund dhe nuk i aplikohet asnjë masë sigurie”, parashtroi Ivi Kaso.

Dumani:

“Unë skam kompetencë të ndërhyjë në çështjet në hetim, vetëm një rast ka kur jap udhëzime jo detyruese që nuk prekin thelbin e çështjeve.Pas muajit të parë në detyrë një ndër gjërat e para që bërë është delegimi tek prokurorët e posacëm të të drejtës për të nënshkruar çdo akt dhe shkresë që lidhet me hetimin e një çështjet konkrete.

Unë kam garantuar pavarësinë  e prokurorëve. I them që ligji njeh ata dhe unë si drejtues po delegoi të drejtën time për të nënshkruar shkresa të ndryshme, apo urdhër thirrje apo vendim-këqyrje, ia kalojë prokurorëve të posaçëm sa kohë që ligji i thotë ju jeni zot të çështjeve.

Sepse ashtu siç Kushtetua e parashikon unë besoj që prokurorët duhet të jenë të pavarur si nga jashtë si nga brenda.

Të gjitha trajtohen të barabartë para ligjit. Prokurori vendos strategjinë hetimore, çdo gjë kalon në filtrin e gjykatave. Çështjet që heton SPAK janë të komplikuara dhe kërkojnë kohë më tepër. SPAK i trajtonë të gjitha njësoj pavarësisht pozicionit të tyre publik duke shmangur ndikimin politik në vendimmarrje. Çdo veprim përputhet me kodin e procedurës penale.

Sa I takon çështjes “McGonigal” e kam bërë publike që ajo është në hetim paraprak. Patjetër që është e nevojshme edh ndihma juridike nga autoritet gjyqësore të huaja”, tha Dumani. Zoom.al/