zoom

Day ArchiveKosova prek “ëndrrën” e Botërorit, mund Suedinë 1-0

Kosova është fantastike. “Dardanët” po japin maksimumin dhe kjo gjë po shpërblehet në tre ndeshjet e fundit.

Ekipi i drejtuar nga Franco Foda arriti një tjetër fitore historike, duke mundur për herë të dytë ekipin e Suedisë, kësaj radhe në transfertë pas asaj fitore 2-0 në Prishtinë një muaj më parë.

Në takimin e luajtur në Goteberg dhe i transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb, “Dardanëve” menaxchuan në mënyrë fantastike lojën, teksa kaluan në avantazh me anë të Fisnik Asllanit në minutën e 32’.

Më pas, ekipi arriti mjaft mirë të ruante rezultatin, duke mos e lejuar Suedinë të shënonte edhe në këtë sfidë.

Kështu Kosova shkon në kuotën e 7 pikëve, 4 më shumë se vendi i tretë Sllovenia dhe duke iu afruar më shumë ëndrrës për në Botëror, ku do t’i mjaftojë vetëm një pikë në takimin tjetër pikërisht kundër Sllovenisë për të arritur fazën “Play Off”.

Vuçiç, xheloz për Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata

“Mua vërtetë nuk më zuri gjumi nga humbja me Shqipërinë, por nuk më zuri gjumi se isha i trishtuar, jo sepse isha i zemëruar”, kështu u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas ndeshjes.

Por më pas ai ka hyrë në analizë teknike të skuadrës së tij dhe nuk e ka fshehur admirimin për futbollistët e kombëtares shqiptare.

“Ne mendojmë se duhet të fitojmë gjithmonë, por nuk është kështu. Për ta bërë këtë duhen lojtarë që luajnë në Ligën e Kampioneve. Që luajnë rregullisht aty”, ka shtuar Vuçiç.

Por ne nuk kemi lojtarë që luajnë aty rregullisht. Kemi vetëm Stankoviçin, djalin e Dejanit, se këtij të birit nuk ia di emrin. Kurse shqiptarët kanë lojtarë që luajnë te Lazio (Hysaj), kanë lojtarë që luajnë te Atalanta (Gjimshiti) dhe janë lojtarë që kanë peshë aty. Ne s’kemi për momentin”, tha ndër të tjera presidenti i Serbisë.

Trump komplimenton Melonin: Nuk do të guxoja në Amerikë

Një skenë e papritur u zhvillua në samitin e Gazës në Sharm el-Sheikh kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, personalisht komplimentoi kryeministren italiane, Giorgia Meloni, duke shkaktuar momente sikleti, por edhe buzëqeshje në audiencë.

“Kemi një grua të re këtu. Nuk më lejohet ta them këtë në Shtetet e Bashkuara, zakonisht është fundi i karrierës tënde nëse e bën, por do të rrezikoj: ajo është një grua e re dhe e bukur“, tha Trump, duke e kthyer shikimin nga Meloni. “Ajo donte të ishte këtu, është e pabesueshme. Në Itali, ajo është një politikane shumë e suksesshme. A të bezdis nëse të them se je e bukur? Sepse vërtet je …”

Kryeministrja italiane u habit, u përgjigj me një buzëqeshje, pohoi me kokë “jo” për të treguar se nuk shqetësohej dhe thjesht tha “faleminderit”, duke marrë duartrokitje nga publiku.

“Në Itali ajo është një politikane e suksesshme”

Duke vazhduar, Trump e falënderoi Melonin për praninë e saj në samit: “E vlerësojmë. Ajo donte të ishte këtu dhe është e pabesueshme. Ajo është shumë e respektuar në Itali. Është një politikane e suksesshme.”

Pak kohë më parë, presidenti amerikan i kishte mirëpritur udhëheqësit në skenë për një foto familjare, duke pozuar me gishtin e madh lart karakteristik dhe duke bërë shaka me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan:

Bëjeni edhe ju të njëjtën gjë!

Kur erdhi radha e kryeministrit italian, Trump buzëqeshi dhe tha dy herë: “Kush është ajo grua?”, përpara se t’i shtrëngonte dorën dhe të përsëriste: “Një grua e bukur .” Zoom.al/

Mbyllja e autostradës, trafiku i rënduar zhvendoset edhe në hyrje të Elbasanit

Mbyllja e segmentit të autostradës Vorë- Durrës, ka shtuar fluksin e mjeteve edhe në aksin Tiranë- Elbasan. 

Gjatë këtyre ditëve e sidomos këtë të hënë qindra mjete kanë kaluar nga Elbasani në drejtim të jugut. Ky fluks mjetesh sjell për pasojë edhe trafik të rënduar në hyrje-dalje të Elbasanit.

Në këto kushte autoritetet kanë kërkuar edhe mirëkuptimi i qytetarëve për t’i dhënë përparësi investimeve në infrastrukturën rrugore që po kryhen në segmentin Vorë- Durrës.

Trafiku në autostradën Tiranë-Durrës, ka arritur sot mbi 20 kilometra, kryesisht më i rënduar në Vorë-Maminas. Zoom.al/

Rama therrët tubim më 17 tetor në Tiranë për krerët e UÇK-së

Edi Rama ka thërritur një tubim më 17 tetor, në orën 17:00, për të kërkuar drejtësi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen në Gjykatën e Hagës.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se kësaj proteste duhet t’i bashkohen të gjithë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare.

Gjithsesi, Rama thotë se nuk është ai organiozatori, por ka pranuar kërkesën e tyre për ta postuar këtë thirrje për të marrë pjesë në këtë tubim, ku të ngjashme janë mbajtur edhe në Kosovë apo në Hagë.

“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje.

LIRIA KA EMËR

Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT”,- shkruan Rama. Zoom.al/

Presidenti Begaj përshëndet Marrëveshjen e Paqes për Gazën

Presidenti Bajram Begaj, përshëndet me anë të një postimi në rrjetin social X, firmosjen e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, sot në Egjipt, si një zhvillim historik për paqen dhe njerëzimin.

“Firmosja e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, sot në Egjipt, e iniciuar, mbështetur dhe bërë realitet nga Presidenti Trump, është një moment historik për paqen dhe njerëzimin. Kjo marrëveshje shënon një pikë kthese, duke dëshmuar se diplomacia, dialogu dhe vizioni mund ta bëjnë të pamundurën realitet.

Shqipëria qëndron krah të gjitha kombeve që kontribuojnë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, në këtë moment kaq të rëndësishëm”, shkruan Begaj. Zoom.al/

Karton i verdhë për festën me shqiponjë? Duka zbulon përse u ndëshkua Manaj

Kartoni i verdhë i Rey Manajt, pas festës me shqiponjë në Serbi, ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Megjithatë, sulmuesi i Shqipërisë nuk është ndëshkuar për festën me shqiponjë, të paktën sipas interpretimit zyrtar.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, deklaroi për gazetarin Blendi Fevziu, se Manaj u ndëshkua për festën në stolin e kundërshtarëve.

“Manaj dhe çdo futbollist tjetër mund të festojnë me shqiponjë sa herë të duan dhe asnjëherë s’do të ndëshkohen me karton të verdhë. Rasti konkret është ndëshkuar me kartonin e verdhë sepse është festuar në pankinën e ekipit kundërshtar, e cila mund të ishte provokim dhe të sillte trazira në fushën e lojës.

Ky është interpretim zyrtar, vendim i arbitrit. E thashë dhe më parë, kartoni i verdhë jepet në raste të tjera, kur provokon kundërshtarin, spektatorin, ose kur heq bluzën pas shënimit të golit. Se feston me shqiponjë as nuk është ndëshkuar dhe as nuk do të ndëshkohet me karton të verdhë”, tha presidenti Duka.

“Një ditë e re po lind”/ Fjalimi i Trump në Egjipt: Disa nga ju këtu nuk më pëlqejnë, por…

Donald Trump ka mbajtur fjalimin e tij në samitin diplomatik në Sharm El-Sheikh, ku komentoi mbi përfundimin e konfliktit në Gaza dhe rolin e SHBA-së në procesin e paqes.

Presidenti amerikan u shpreh se fundi i luftës në Gaza do të shënojë një “fillim të bukur për Lindjen e Mesme”, duke lënë të kuptohet se koha e justifikimeve për dhunën dhe tensionet ka marrë fund.

Trump nuk nguroi të kritikonte ashpër administratën Biden, ndërsa përmendi edhe entuziazmin e qytetarëve izraelitë për lirimin e pengjeve dhe ndaljen e luftimeve.

“Fundi i luftës në Gaza do të jetë një fillim i bukur në Lindjen e Mesme. Sprinti final i kësaj gare nisi tre javë më parë këtu. Ju njoh të gjithë këtu. Disa nga ju nuk më pëlqejnë aspak, por nuk do t’i them kush. Port ka më shumë që më pëlqejnë shumë dhe kjo ka rëndësi. U bashkuam në këtë miks kaq të bukur. Ishte një ditë e bukur. Të gjithë ne këtu, izraelitët janë shumë të lumtur. Ata prej ditësh po kërcejnë në rrugë sa i përket lirimit të pengjeve. Do të jemi partnerë të mirë dhe shpresoj që të gjithë të na bashkohen.

Kishit administratën e Biden, më e keqja në historinë e vendit tonë dhe që nuk bënë asgjë. SHBA-ja ka punuar shumë në Lindjen e Mesme. Të gjithë kanë punuar shumë fortë. Ju do t’ia dilni mirë. Shpresoj që të gjithë të na bashkohen. Nuk kemi më justifikime për Gazën. Nuk kemi më justifikimin e Iranit. Ishte një justifikim i mirë, por nuk e kemi më”, tha ndër të tjera Trump. Zoom.al/

Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës/ “Paralizohen” rrugët e kryeqytetit, reagon policia

Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës ka ‘paralizuar’ gjatë gjithë ditës së sotme rrugët e kryeqytetit duke shkaktuar trafik të rënduar.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe policia e Tiranës, e cila thotë se për shkak të punimeve në autostradë  është krijuar trafik i rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij.

Policia thotë se ka marrë masat duke vendosur shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit.

“Për shkak të mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës, për arsye punimesh, të njoftuar me datë 10.10.2025, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, është krijuar trafik i rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme ndodhen në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit.

Policia e Tiranës u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, si dhe të përdorin rrugë alternative, për të shmangur vonesat në lëvizje.“-njofton policia. Zoom.al/

Javë me debate dhe tensione, 3 shenjat që duhet të bëjnë kujdes

Dashi
Opozita e Venusit me Neptunin më 13 tetor krijon konfuzion dhe mungesë qartësie në marrëdhëniet emocionale. Ka të ngjarë të lindin vështirësi në komunikim, pasi nuk është e lehtë të shprehësh nevojat reale. Ndershmëria është çelësi, edhe nëse ka tensione. Nuk është e nevojshme t’i japësh rëndësi çdo mosmarrëveshjeje, veçanërisht kur energjia është e kufizuar. Zgjedhja e “betejave” që ia vlejnë të luftohen është thelbësore për të mbrojtur ekuilibrin mendor. Drejt fundit të javës, tensioni mund të arrijë kulmin në diskutimet rreth intimitetit ose financave. Ekuilibri midis lirisë personale dhe marrëdhënies është çështja e madhe.

Gaforrja
Me Plutonin që kthehet në drejtim të hënën, më 13 tetor, aktivizohen çështjet që lidhen me intimitetin dhe financat e përbashkëta. Disa ditë më vonë, lidhja Mërkur-Mars më 19 tetor sjell sfida në marrëdhëniet ndërpersonale. Ndonjëherë, bisedat e vështira janë të pashmangshme. Komunikimi i sinqertë, edhe nëse shkakton siklet ose shqetësim të përkohshëm, është e vetmja rrugëdalje. Para se të merrni vendime, është një ide e mirë të shikoni prapa në të kaluarën dhe modelet e mundshme të përsëritura. Nëse është e nevojshme, ia vlen të kërkoni ndihmë nga njerëz të besuar ose ekspertë. Venusi në Peshore mund të përforcojë nevojën për ekuilibër, por shmangia e së vërtetës nuk është zgjidhja.

Luani
Bashkimi Mërkur-Mars të dielën, më 19 tetor, ndikon në mjedisin familjar ose në shtëpi, duke sjellë potencialisht konflikte me të afërmit ose me njerëzit që jetojnë së bashku. Këto tensione mund të ndikojnë edhe në fusha të tjera, siç është mjedisi profesional. Është e rëndësishme të jepet përparësi kujdesit për veten, por edhe hapësirës personale. Koha për t’u izoluar mund të ndihmojë në lehtësimin e presionit. Dialogu, kur bëhet me qetësi, mund të jetë konstruktiv. Shprehja e nevojave personale është thelbësore, për sa kohë që bëhet pa agresion ose egoizëm.