Aplikacion
Një sherr mes disa të miturve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores në Tiranë, ku të plagosur kanë mbetur 5 persona, 1 i mitur dhe një tjetër në moshë madhore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, ndërsa dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta.
5 personat që janë plagosur po marrin mjekim në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, efektivët kanë shoqëruar personat e tjerë ku po sqarohen rrethanat e ngjarjes.
Kamëz/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa të mitur.
Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas’, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Von der Leyen nesër në Tiranë, zbardhet agjendaKryeministri Edi Rama do të presë nesër në Tiranë Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Sipas njoftimeve zyrtare, ceremonia e mirëseardhjes do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku pritet të diskutohet mbi rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Fillimisht, presidentja do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama, e më pas do të mbahet një takim bilateral mes dy delegacioneve.
Pas përfundimit të takimeve, është njoftuar se do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp, ku kryeministri Edi Rama dhe Presidentja Ursula von der Leyen do të flasin mbi zhvillimet e takimit.
Ky takim zhvillohet në kuadër të turit që Ursula von der Leyen do të nisë të hënën në Ballkanin Perëndimor, me qëllim theksimin e mbështetjes së Bashkimit Europian për procesin e anëtarësimit të rajonit në BE, si dhe për të diskutuar Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024–2027.
EXIT POLL/ Ky është rezultati për komunën e PrishtinësBazuar në Exit Poll-in e Albanian Post për zgjedhjet lokale, rezultatet preliminare tregojnë përqindjet e kandidatëve kryesorë në garën për kryetar të komunës së Prishtinës.
Pëparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 37.7% të votave, Hajrulla Ceku nga Lëvizja Vetëvendosje 30.0%, Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës 26.3%, Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 3.9%, dhe Besa Shahini nga Partia Sociademokrate 1.5%.
Për krahasim, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me kandidatin Arben Vitia kryesonte me 36.818 vota, që përbënin 42.54% të totalit. Ndjekur nga Përparim Rama i LDK-së me 25.000 vota (29.17%), Uran Ismaili nga PDK me 18.771 vota (21.69%) dhe Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 3.874 vota (4.48%).
Miss Kosova: Flas dy gjuhë, shqip dhe atë të KosovësMiss Grand Kosovo 2025, Brikena Selmani, ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pas një momenti të veçantë gjatë një interviste për garën ndërkombëtare të bukurisë.
Gjatë prezantimit të saj, bukuroshja u shpreh se flet gjuhën e Kosovës dhe gjuhën shqipe, duke i përshkruar si dy gjuhë të ndryshme.
Kjo deklaratë u shpërnda shpejt në platforma si Instagram dhe TikTok, duke u bërë virale brenda pak orësh.
Komentet e ndjekësve ishin të përziera. Disa e morën me humor, si diçka e shkaktuar nga emocionet e momentit, ndërsa të tjerë e kritikuan, duke e interpretuar si mungesë njohurie ose si një deklaratë të qëllimshme, transmeton telegrafi.
Megjithatë, shumë mbrojtën Brikenën, duke theksuar se mund të jetë hutuar për shkak të presionit të skenës ndërkombëtare dhe kamerave.
VIDEO/ Sulmi me armë zjarri në një lokal, vdesin 4 persona dhe plagosen mbi 20 të tjerë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ishullin e Shën Helenës në Karolina e Jugut, ku një person i armatosur hapi zjarr në drejtim të një turme njerëzish brenda një lokali. Si pasojë, katër persona humbën jetën dhe të paktën 20 të tjerë mbetën të plagosur.
Në momentin e sulmit, ambienti ishte i tejmbushur dhe sipas njoftimeve zyrtare, oficerët e parë që mbërritën në vendngjarje gjetën shumë persona të plagosur nga arma e zjarrit.
“Viktima dhe dëshmitarë të shumtë u larguan me vrap, duke kërkuar strehim në biznese dhe banesa përreth”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga zyra e sherifit në Platformën X.
Autoritetet e përshkruan sulmin si një “incident tragjik dhe tejet i vështirë për komunitetin”, duke apeluar për durim dhe bashkëpunim ndërsa hetimet vazhdojnë.
Katër persona u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa më shumë se njëzet të plagosur po marrin trajtim mjekësor, ku katër prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike në spitalet lokale. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimave, ndërsa po vijojnë përpjekjet për të identifikuar autorin ose autorët e sulmit dhe për të zbardhur motivin e kësaj tragjedie.
Çfarë ndodhi?! G Bani tërhiqet i nervozuar nga gara në “Kënga Magjike”⚠️ Important
— Open News© (@OpenNewNews) October 12, 2025
Exclusive visuals of the early morning Mass shooting scene of Beaufort county bar, south Carolina https://t.co/azsfmtqBbc pic.twitter.com/jBJoZI1mPI
Reperi G Bani ka njoftuar përmes një postimi në Instastory se do të tërhiqet nga konkurrimi i tij në “Kënga Magjike”.
Ai dha si arsye mospërfshirjen e pjesëmarrjes së tij në spotin publicitar të festivalit, duke vijuar se është ai që është dhe nuk do të ndryshojë:
“Për arsye të mospërfshirjes së pjesëmarrjes time në spotin publicitar zyrtar të “Këngës Magjike” në TV Klan, po e anuloj konkurrimin tim në festival. Unë ky jam, dhe nuk dua të ndryshoj. Kur më ofendojnë personalisht në komente, shaj dhe ofendoj me fjalor të pistë. Kur më kritikojnë në mënyrë konstruktive, falenderoj, dëgjoj dhe përmirësoj”, u shpreh reperi.
Më tej, bëri me dije se nuk do të tolerojë sulmet personale që vijnë nga komentuesit dhe kolegët e tij.
Anëtar i grupit të Troplinëve/ GJKKO lë në burg Juxhin Drazhin“Nëse dikush nga publiku apo nga faktorët e mediave iluzionon se do toleroj sulme personale nga publiku apo kolegët, për hir se krijoj art, gabon”.
Gjykata e Posaçme i komunikoi masën e arrestit në burg Juxhin Drazhit, anëtarit të grupit kriminal të Troplinëve që u ekstradua këtë fundjavë nga Spanja.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, teksa prokurori Vladimir Mara kërkoi vijimin e masës shtrënguese dhënë më herët në mungesë ndaj tij që u pranua nga togat e zeza.
Drazhi akuzohet për ‘Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal’.
Ai u ekstradua 3 muaj pas arrestimit të tij në Spanjë, ndërsa ndaj 34-vjeçarit rëndojnë disa akuza si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga Norvegjia në Belgjikë.
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dhe disa pasuri të cilat dyshohet se i përkasin Juxhin Drazhit që i ka vënë nëpërmjet aktivitetit kriminal.
Në Kosovë “votojnë” Rey Manajn për kryetar komuneNë Kosovë “votuan” Rey Manajn për kryetar komune. Kur po mbahen zgjedhjet lokale për 38-të kryetarët e rinj të komunave, në një fletë votimi është shkruar emri i Rey Manajn për kryetar komune në Rahovec. Sulmuesi që i shënoi dje Serbisë duke i dhënë fitoren e historike Shqipërisë.
Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 510.525 apo 25.21 për qind.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se deri në intervalin e njëjtë kohor në zgjedhjet lokale të mbajtur katër vjet më parë kishin votuar 26.95 për qind e votuesve të regjistruar.
“Procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa. Deri më tani nuk janë evidentuar parregullsi që do të ndikonin në integritetin apo rrjedhjen e përgjithshme të zgjedhjeve”, tha ai gjatë konferencës për media.
Të shtëna me armë zjarri pranë një qendre votimi në KosovëNjë përleshje fizike është regjistruar në afërsi të shkollës “Xheladin Gashi”, që sot shërben si qendër votimi, në Komoran të Drenasit, Kosovë, ku konflikti ka degraduar deri në përdorimi e armëve të zjarrit.
Fatmirësisht, mediat vendase raportojnë se si pasojë e të shtënave me armë zjarri nuk ka patur persona të lënduar. Ndërkohë, raportohet se gjatë sherrit është dëmtuar një automjet, jo nga të shtënat me armë, por nga goditja me çekiç në xhamin e përparmë.
Ndërkohë, policia ka mohuar që ngjarja të ketë lidhje me zgjedhjet, por ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëhershëm mes palëve të përfshira.
Njoftimi i Policisë
“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes,ku ka konstatuar se ka pasë të shtëna me armë dhe raportohet vetëm për dëmtim prone (dëmtim i veturës). Lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në rast. Aktualisht policia ka nisë punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve.”
Ndeshja Serbi-Shqipëri, reagon Vuçiç. Pyetet nga gazetarët, ja si përgjigjetSerbia pësoi disfatë 0-1 ndaj Shqipërisë, duke u larguar kështu nga objektivi botëror. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është pyetur nga gazetarët për ndeshjen, ndërsa ai zgjodhi që t’a lidhë me zgjedhjet që mbahen në Kosovë këtë të dielë.
“Kudo, deri në orën 10, pjesëmarrja ishte më e lartë në zonat serbe sesa në ato shqiptare. Shpresoj që Lista Serbe të fitojë, shpresoj që ata të jenë në gjendje të marrin përsëri në duart e tyre një pjesë të qeverisë.
Do të doja që sonte të ishte një festë pak më e rëndësishme në komunitetet serbe në Kosovë dhe Metohi, sesa ajo festë. Ashtu siç u gëzuan mbrëmë me flamurin shqiptar, në mënyrë që sonte për një çështje më të rëndësishme sesa shkelmimi i topit, njerëzit të gëzohen në komunitetet serbe”, tha Vuçiç./ Zoom.al